LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Daniel Shima u rrëmbye, e shpëtoi ai mesazhi", Berisha: Ish-zv.drejtori i AKSHI-t në qendër të një cikloni interesash nga më mafiozet! U kërcënua, nuk flet dot

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me zhdukjen prej disa orësh të ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. • Berisha u shpreh se ish-zyrtari i lartë është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama. • Ai theksoi se kjo është deklaruar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmertaj dhe se kërcënimet kanë ardhur për shkak të tenderëve familjare. • Sipas tij Shima është në një vorbull ndërthurjesh, interesash ndër më mafiozet. • Sipas tij mesazhi i dërguar nënës së tij e shpëtoi Shimën. • Berisha u shpreh se zhdukja e Shimës për disa orë ishte rrëmbim dhe se mesazhi e tregoi qartë se ai është në rrezik. • Sipas tij mesazhi "po më arrestojnë" fakton angazhimin e uniformave të shtetit në rrëmbimin e tij. • Ai më tej ka komentuar të dhënat që kanë dalë në lidhje me lëvizjet e Shimës. • Berisha u shpreh se personit nuk mund t'i humbin gjurmët nga Qyteti Studenti e më pas të dalë në tunelin e Elbasanit. • Ai theksoi se mbi Qytetin Studenti është Surreli ndërsa ngiriti dyshimet se Shima u rrëmbye dhe u mbajt në Surrel ose në bodrumet e Suel Çelës. •  Sipas tij gjatë orëve që ishte i rrëmbyer vrasësit seriale ia mbyllën gojën. •  Sipas tij ai nuk është një njeri i lirë dhe nuk mund të flasë ashtu siç ndodh edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-ministrin, Lefter Koka. • Berisha u shpreh se ata e kanë qepur gojën pasi Elvis Doçi i përcakton kushtet.

4 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

"Hape gojën po deshe, e ka plumbin mas veshi ai"/ Berisha: A flet Lefteri, a flet Veliaj? Elvis Doçi ua përcakton kushtet po folën për Ramën

"Daniel Shima u rrëmbye, e shpëtoi ai mesazhi", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima ishte një rrëmbim dhe se është kërcënuar prandaj hesht. Berisha u shpreh se ata e kanë kërcënuar Shimën se do ta vrasin por dje nuk e bënë këtë pasi kishin hallin e tyre dhe do të shkaktonte zhurmë.

Sipas tij ai nuk është një njeri i lirë dhe nuk mund të flasë ashtu siç ndodh edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-ministrin, Lefter Koka. Berisha u shpreh se ata e kanë qepur gojën pasi Elvis Doçi i përcakton kushtet.

"Hape gojën po deshe, e ka plumbin mas veshi ai. Çfarë flet. Ai pa atje që mund ta varrosnin të gjallë në bodrum. I thanë kaq, nuk po e bëjmë këtë. Se ata kishin hallin e tyre se u bë zhurmë. Po fole do pësosh atë. A flet Lefteri, më thuaj ti mua. E qep. Tani kanë kapur këtë dosjen tjetër ‘EcoParkun’ e Porto Romanos. E thirrën Alqin, do thërrasin dhe Lefterin, do ua shtojnë dhe dënimet. E qep.

Sepse Elvis Doçi në qeli, ja përcakton kushtet, çfarë pëson Lefteri po foli për Ramën. E njëjta gjë Erion Veliaj. E dini ju, nuk flet dot. Një, dy, tre, katër. Të shkurtër fare ata. Kështu që nuk bënte dot deklaratë tjetër. Kaq. Tani nuk flet ai. Se ai po të ishte njeri i lirë, ai del dhe falënderonte mediat që ndoqën çdo minutë gjendjen e tij dhe shpëtuan. Nuk e injoruan ‘SOS-in’ e tij. Nuk flet dot ai.," tha Berisha.

 

9 MUAJ ME PARE

Berisha-Ramës: Nëse nuk ballafaqohesh dot me Daniel Shimën, je autori kryesor i këtij terrorizmi shtetëror bashkë me Agasin

"Daniel Shima u rrëmbye, e shpëtoi ai mesazhi", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij për mediat u shpreh se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima u mbajt disa orë i rrëmbyër dhe se policia po mashtron. Sipas tij gjatë orëve që ishte i rrëmbyer vrasësit seriale ia mbyllën gojën. Berisha u shpreh se kështu ka ndodhur edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Ai thekson se pse ndaj tij hidhen akuza njëra pas tjetrës akoma nuk e tregon të vërtetën. Berisha gjithashtu ka shtruar disa pyetje ndaj kryeministri Edi Rama. Ai pyeti nëse ka qenë Rama ai që kërkoi shkarkimin e Shimit pas paraqitjes në SPAK. Berisha gjithashtu u shpreh se a mundet të ballafaqohet ai me Shimën dhe nëse nuk mundet kjo tregon se ai është pjesë e kësaj ngjarjeje.

"Pra, policia mashtroi paturpësisht. Ishte në jug, tha. Policia kishte të gjitha mundësitë në qoftë se policia e lokalizoi atë tek Qyteti Studenti, por pastaj u tha hiqni dorë nga kjo, çojeni në Elbasan.
Hajdeni merreni vesh tani se ku... Por një gjë del e sigurt, që ky për disa orë u mbajt peng në një bodrum mafie, vrasësish serialë, në të cilën atij iu mbyll goja. Ai ka dalë, është në shtëpi. E ka qepur gojën njëlloj si Lefteri, i cili pas kërcënimit që i bëri Poja, pret me durim dajak pas dajaku, akuzë pas akuze dhe nuk u thotë shqiptarëve të vërtetën.

Pra, cili ishte skenari? Ishte skenari zhdukja e tij përfundimtar apo vetëm qepja e gojës, faktikisht cilido që të ishte, kodi i mafies, Omerta mbizotëroi. Tani unë kam disa pyetje për Edi Ramën. 1.Cilat kanë qenë motivet e kërcënimit tuaj ndaj Daniel Shimës? 2.E urdhërove ti Mirlinda Karçanajn ta shkarkojë atë sapo doli nga Skapi dhe pse? 3.Ke dijeni ti për regjistrimin ambiental në të cilin Gerond Meçe pohon se të gjitha tenderat në AKSH i përcakton baxhanaku dhe bashkëshortja jote, Linda Rama?

4.Je i gatshëm të ballafaqohesh me Daniel Shimën pas kësaj situate? Në qoftë se ta mban. Përndryshe, me Agasin je autor kryesor i këtij akti i terrorizmit shtetëror të realizuar sigurisht nëpërmjet karteleve të drogës dhe absolutisht më i mundshmi, meqenëse këta thonë njëherë shkoi në Qytetin Studenti, po ç’punë ka QS me Elbasanin? Pra në qoftë se e keni identifikuar me kamera dhe qeliza në Elbasan, ai atëherë aty është përpunuar në bodrumet e Suel Çelës. Pretendimi i policisë se kishte një zënkë me partneren, fakton të gjitha këto që themi.

Është një turp, turp i madh. Përndryshe, AKSHI si sipërmarrja private e Edi Ramës është një institucion me inkriminimin më të lartë. Ju jeni dëshmitarë se si drejtoresha aty u kap në flagrancë teksa transportonte 140 kg kanabis. Njëfarë Erisa Feraj. Për të mos folur për të tjerë. Por, edhe njëherë, gjithçka ndodhi si në romanet e Markezit, si në një narkoshtet të parë dhe të vetëm në Europë që është Shqipëria. Dënoj me forcën më të madhe rrëmbimin dhe kërcënimet e mëdha që i janë bërë Daniel Shimës, një person siç u faktua, i planifikuar për t’u zhdukur nga Edi Rama me mafien e tij," tha ai.

9 MUAJ ME PARE

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye, e shpëtoi ai mesazhi! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

"Daniel Shima u rrëmbye, e shpëtoi ai mesazhi", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij për mediat është shprehur se mesazhi i dërguar nga ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima nënës së tij e shpëtoi. Berisha u shpreh se zhdukja e Shimës për disa orë ishte rrëmbim dhe se mesazhi e tregoi qartë se ai është në rrezik.

Sipas tij mesazhi "po më arrestojnë" fakton angazhimin e uniformave të shtetit në rrëmbimin e tij. Ai më tej ka komentuar të dhënat që kanë dalë në lidhje me lëvizjet e Shimës. Berisha u shpreh se personit nuk mund ti humbin gjurmët nga Qyteti Studenti e më pas të dalë në tunelin e Elbasanit. Ai theksoi se mbi Qytetin Studenti është Surreli ndërsa ngiriti dyshimet se Shima u rrëmbye dhe u mbajt në Surrel ose në bodrumet e Suel Çelës.

"Tani vijmë pak te Shima, kthehemi prapë. Ky person i shkarkuar në mënyrë brutale para një viti nga Mirlinda Karçanaj, i zhdukur nga radarët, i përfolur në kohën e shkarkimit, na shfaqet dje me një SOS. ‘Po më arrestojnë’! Në ora 1.30 minuta, sipas burimeve shumë të afërta me policinë, Shima i dërgon mesazh bashkëjetueses a partneres së tij: Po më arrestojnë.

Natyrisht një mesazh i tillë, që shpreh kërcënimin me një rrezik të madh arrestimi, nënkupton jashtë çdo dyshimi angazhimin direkt të uniformave të shtetit ose të banditëve të shtetit të veshur me uniformë. Po më arrestojnë.

Por nga ora 13:30 që Daniel i dërgoi mesazhin partneres, gjer në orën 5 pasdite, gjithçka u mbulua me kodin e heshtjes, gjersa më në fund nëna e tij denoncoi në polici zhdukjen e djalit dhe mediat u informuan. Fakti që u mbajt kjo heshtje prej 3 orësh dëshmon se policia, e cila përpiqet të hiqet sikur dinte gjithçka për Danielin, në tërësi ishte jashtë loje, përveç atyre që kishin marrë detyrën ose ta arrestonin, ose bandës së veshur me uniformë që e rrethoi.

Është e vështirë të besosh në komunikatat e policisë, të cilat njëherë thonë se u nis drejt Qytetit Studenti dhe na u zhduk gjurma. Po të gjithë shqiptarët e dinë se mbi Qytetin Studenti është Surreli. Po vazhdove pak më sipër, del në Surrel. Kjo është e vërteta. Dhe pastaj thonë se e pikasëm kur kaloi tunelin në Elbasan.

Pra, përfundoi Shima në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Dajtit të Surrelit, këtë të vërtetë nuk mund ta themi me siguri. Por një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye. Dhe se ai shpëtoi i gjallë falë atij instinkti që e shtyu t’i bënte një mesazh, një SOS, partneres së tij.
Përndryshe do kishim skena si ajo e Jan Prengës ose zhdukje si ajo e Ervis Martinit që nuk gjindet edhe sot e kësaj dite pa nam dhe nishan," tha ai.

9 MUAJ ME PARE

Berisha: AKSHI është sipërmarrja private e Ramës! Daniel Shima në qendër të një cikloni interesash nga më mafiozet

"Daniel Shima u rrëmbye, e shpëtoi ai mesazhi", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me zhdukjen prej disa orësh të ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Berisha u shpreh se ish-zyrtari i lartë është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se kjo është deklaruar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmertaj dhe se kërcënimet kanë ardhur për shkak të tenderëve familjare.

Sipas tij Shima është në një vorbull ndërthurjesh, interesash ndër më mafiozet. Ai më tej theksoi se AKSHI është quajtur sipërmarrja private e Ramës. Berisha u shpreh se janë vërtetuar se janë kryer 800 transaksione nga Thesari i Shtetit. Ai tha se bisedimet e zbardhura një personi i kërkon Gerond Meçes mbështetje për të fituar tendera në AKSH, ku sipas tij tenderat i përcakton baxhanaku i Edi Ramës, Armand Fangu.

"Dje pasdite, Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, e tëra u përpi nga lajmi se ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ish-zyrtari i lartë i kërcënuar egërsisht nga Edi Rama sipas ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmertaj, për shkak të tenderëve familjare, personi, i cili u shkarkua si zëvendësdrejtor i përgjithshëm me datën 19 mars të vitit 2024, pasi famozja Mirlinda Karçanaj kaloi një sesion shumë të zgjatur pyetjesh në SPAK. Dhe po atë ditë, pas atij sesioni, sikur të merrte urdhër nga SPAK, ajo e shkarkoi në vend pa dhënë asnjë motiv.

Ky është Shima, i cili është në një vorbull ndërthurjesh, interesash ndër më mafioze. Ju e dini se AKSHI është quajtur sipërmarrja private e Edi Ramës. Ju, shqiptarët e dinë, se regjistrime ambientale, çka do të thotë regjistrime në tavoline, të një bisede të Gerond Meçes, njeriut që ka fituar 46 milionë euro tendera, me të famshmen kompani ABS, tendera sekrete, tendera pa garë, dhe janë vërtetuar 800 transaksione nga Thesari i Shtetit, në një bisedë me një person tjetër në një mjedis, personi tjetër i kërkon Gerond Meçes mbështetje për ët fituar tendera në AKSH, ku aty përflitet se tenderat i përcakton baxhanaku i Edi Ramës, kunati i Linda Ramës, Armand Fangu, madje thuhet se vetë Linda ka bërë takime me prokurorin Mara që po hetonte dosje të Armand Fangut.

Pra, Shima ishte një person në qendër të ciklonit. Ishte personi që dinte çdo gjë për Fangun, për Meçen, por dinte gjithçka tjetër edhe për dy zonjat aty, njëra është famozja Mirlinda, kurse tjetra është fiks motra e Ergys Agasit, e këtij kryemafiozi të Shqipërisë dhe Ballkanit. Ajo është drejtoresha juridike e AKSHI-t." tha ai.

berisha daniel shima rama akshi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë