Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli mbi rezultatet e Asamblesë së Përgjithshme të Internacionales Demokrate të Qendrës (CDI) të mbajtur në San Paolo, ku Shqipëria u trajtua si një nga çështjet qendrore. • Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se CDI miratoi një rezolutë të veçantë për Shqipërinë, e cila denoncon ashpër regresin demokratik, kapjen e shtetit dhe depërtimin e krimit të organizuar në institucionet shtetërore nën qeverisjen e Edi Ramës. • Berisha lexoi pjesët kyçe të dokumentit, i cili ngre shqetësime serioze për gjendjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend. • Po ashtu Berisha theksoi se publikimi i rezolutës përbën një sinjal të fortë ndërkombëtar për krizën në vend dhe domosdoshmërinë e reformave urgjente. • Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi edhe ndaj deklaratës së zyrtares së BE-së, Marta Kos, duke e cilësuar këtë deklaratë të pavlefshme dhe të ndikuar nga propaganda qeveritare. • Berisha akuzoi dhe ambasadorin Silvio Gonzato për përhapje dezinformatash kundër PD-së në institucionet e BE-së. • Në fund, Berisha njoftoi se është zgjedhur nënkryetar i CDI-së, duke e konsideruar këtë një vlerësim të rëndësishëm për PD-në dhe përpjekjet e saj për mbrojtjen e vlerave demokratike.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se ishte një nder i madh për të, të zgjidhej, zv/president i CDI. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ky ishte një vlerësim i madh për qëndresën e PD, në mbrojtje të vlerave, të lirisë, demokracisë, shtetit ligjor, që ndan me partitë e tjera.
Kryedemokrati tha se ky ishte gjithashtu edhe një vlerësim dhe nderim për përpjekjet e tij personale. Në fund, ai tha se do të bëjë gjithçka që këtë nder të madh, së bashku me opozitarët në Shqipëri, ta shndërroj në një fitore të forcave opozitare, të vlerave që këto forca mbrojnë dhe zhvillojnë.
"Ishte nder i madh për mua, që u propozova dhe u zgjodha zv/president i organizatës më të vjetër dhe më të madhe në botë të partive të qendrës së djathtë. Ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm për qëndresën e Partisë Demokratike, në mbrojtje të vlerave, të lirisë, demokracisë, shtetit ligjor, që ndan me partitë e tjera. Por ishte një vlerësim dhe nderim edhe për përpjekjet e mia personale për të qëndruar për ato të vërteta që unë besoj dhe që janë të përbashkëta. Për dinjitetin njerëzor, për lirinë dhe demokracinë. Unë do të bëjë gjithçka që këtë nder të madh që më bënë, së bashku me opozitarët në Shqipëri, ta shndërroj në një fitore të forcave opozitare, të vlerave që këto forca mbrojnë dhe zhvillojnë. Faleminderit," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet janë frymëzuar nga propaganda e paguar e kryeministrit Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se deklarata e saj shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar.
Kryedemokrati tha se në lidhje me këtë ka pasur një reagim nga ana e zëdhënësit të Komisionit Europian, i cili shpreh qëndrimin korrekt të Komisionit Europian të papajtueshëm me qëndrimin e Marta Kos. Nga zyra e selisë blu, lideri demokrat e cilësoi Kos, një adhuruese pa kushte, të Edi Ramës dhe gjëmave të tij.
Në fund, Berisha falenderoi Komisionin Europian për reagimin dhe garantoj se PD mbetet e përkushtuar totalisht për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer për shqiptarët.
"PD pas deklaratës së Marta Kos, bëri një deklaratë në të cilën ajo e publikisht dhe gjerësisht, deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos, nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmit politik i majtë apo dizinformimi, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar. Ajo çka unë dua të them, sot lexova para se të vij këtu, se ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të Komisionit Europian, i cili shpreh qëndrimin korrekt të Komisionit Europian të papajtueshëm me qëndrimin e Marta Kos, një adhuruese pa kushte për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave, gjëmave të tij.
Ndaj dhe unë falënderoj Komisionin për reagimin dhe garantoj se PD mbetet e përkushtuar totalisht për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer për shqiptarët. Sikundër thekson se sot Shqipëria në mënyrë absolute përveç pozicionit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë nga kushtet dhe kriteret që kërkohen për këtë anëtarësim." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se do të bëjë të pamundurën për t'u garantuar shqiptarëve demokracinë dhe votën e lirë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se rezoluta e CDI-së së bashku me 5 rezoluta të tjera paraprake të miratuara nga organizatat ndërpartiake të forcave politike të qendrës dhe qendrës së djathtë, përbën një mbështetje të një rëndësie të jashtëzakonshme për opozitën shqiptare.
Nga zyra e selisë blu, lideri opozitar tha se kjo është e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, në betejën e tyre kundër një regjimi që është jashtë çdo lloj standardi demokratik. Në fund, Berisha tha se qëllimi i PD-së për rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë do të vazhdojë me çdo përpjekje dhe çdo sakrificë.
"Ju e shihni se çfarë shkalle të lartë përgjegjësie ka treguar Asambleja e Përgjithshme e CDI në vlerësimin e plotë dhe të gjithanshëm të gjendjes në Shqipëri. Kjo rezolutë, së bashku me 5 rezoluta të tjera paraprake të miratuara nga organizatat ndërpartiake të forcave politike të qendrës dhe qendrës së djathtë, përbën një mbështetje të një rëndësie të jashtëzakonshme për opozitën shqiptare, për qytetarët shqiptarë, në betejën e tyre kundër këtij regjimi që është jashtë çdo lloj standardi demokratik, nuk ka asnjë legjitimitet, bashkëpunon me krimin dhe vjedh në mënyrë monstruoze qytetarët shqiptarë.
Unë shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë përfaqësuesve të forcave politike që gjatë Asamblesë së Përgjithshme të CDI të mbajtur në San Paolo votuan me unanimitet të plotë këtë rezolutë. Diskutimet që ata bënë me preokupimin më të madh për gjendjen në Shqipëri dhe garantoj shqiptarët, garantoj miqtë tanë, se përpjekjet tona nuk do tërhiqen para asgjëje dhe se qëllimi ynë për rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë do të vazhdojë me çdo përpjekje, çdo sakrificë." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar rezolutën e CDI-së. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se në rezulotën e CDI thuhet se Shqipëria është kthyer në një nyje kryesore për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, duke shërbyer si korridor logjistik për kokainën nga Amerika Latine drejt porteve evropiane.
Sipas rezolutës, Kryeministri dhe Partia Socialiste ushtrojnë kontroll pothuajse total mbi institucionet e shtetit, përfshirë shërbimin civil, gjyqësorin, prokurorinë, institucionet rregullatore dhe mediat publike, duke eliminuar mekanizmat efektivë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies. Në raportin e lexuar nga lideri opozitar thuhet se konfirmohet një shkrirje sistemike e pushtetit shtetëror me atë partiak.
Gjithashtu thuhet se ODIHR dokumentoi blerje votash, ndërhyrje të krimit në zgjedhje dhe rrjetet e patronazhit që shkëmbenin vendet e punës, përfitimet dhe lejet për vota. Në fund, të kësaj thuhet se Shqipëria rrezikon të kthehet në një strehë të përhershme për krimin e organizuar, kapitalin e paligjshëm dhe qeverisjen autoritare brenda kufijve të Evropës.
"Por përveç kësaj, siç jeni informuar, Asambleja e Përgjithshme e CDI miratoi një rezolutë të veçantë, edhe për Shqipërinë. Në këtë rezolutë, po lexoj, thuhet: Duke marrë parasysh Raportin Final të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit 2025 në Shqipëri. Duke marrë parasysh Indeksin e Sundimit të Ligjit 2025 të ëorld Justice Project, Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për Klimën e Biznesit 2025 në Shqipëri. Duke marrë parasysh Kriteret e Kopenhagës, Dokumentin e Kopenhagës të OSBE-së (1990), Kodin e Komisionit të Venecias për Praktikat e Mira në Çështjet Zgjedhore dhe Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore. Duke marrë parasysh rezolutat e mëparshme të miratuara nga EPP, CDI dhe IDU lidhur me regresin demokratik dhe korrupsionin në Shqipëri. Duke shprehur shqetësimin se Shqipëria ka pësuar një regres të thellë demokratik, shkrirjen e partisë me shtetin, drejtësinë selektive dhe depërtimin sistemik të krimit të organizuar në strukturat politike dhe ekonomike, dhe duke theksuar se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian duhet të jetë në bazë merite, e kushtëzuar me progres të matshëm në demokraci, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.
1. Integriteti Zgjedhor
Konstaton me shqetësim të thellë gjetjet e Raportit Final të OSBE/ODIHR, i cili konfirmon shkrirjen sistemike të pushtetit shtetëror me atë partiak, keqpërdoriminmasiv të burimeve publike dhe klimën e intimidimittë drejtësisë selektive që pengoi konkurrencën e barabartë. Vëren se ODIHR dokumentoi blerje votash, ndërhyrje të krimit në zgjedhje dhe rrjetet e patronazhit që shkëmbenin vendet e punës, përfitimet dhe lejet për vota. Forcat e rendit vepruan në mënyrë selektive, duke forcuar pandëshkueshmërinë. Rikujton se ODIHR dokumentoi mbi 4,500 aktivitete të financuara nga shteti, të shndërruara në aktivitete elektorale, ndërsa KQZ sanksionoi vetëm 18 prej tyre, duke ekspozuar dështim të plotë tërregullatorit. Partia Socialiste përdori zyrat publike, infrastrukturën dhe komunikimin shtetëror për përfitime zgjedhore, në shkelje të Kodit Zgjedhor, kritereve tëKopenhagës, angazhimet ndaj OSBE-së. Dënon ndjekjet penale dhe arrestimet me motiv politik të drejtuesve të opozitës në vitin elektoral, përfshirë Sali Berishën, Ilir Metën, deputetin Ervin Salianji dhe Fatmir Mediun, të cilat ODIHR i vlerësoi si faktorë që kontribuuan në një klimë përplasjesh, mosbesimi dhe drejtësie selektive, duke penguar pjesëmarrjen e lirë dhe të barabartë të opozitës në procesin politik.
Shpreh shqetësim se ditën e votimit janë regjistruar raste intimidimi, aktivistë të paautorizuar në qendra votimi dhe shkelje të fshehtësisë së votës, ndërsa mbi 90% e mediave ishin nën kontroll qeveritar.
ODIHR konkludon se zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të ndershme, të dominuara nga kontrolli partia-shtet, shantazhi dhe ndikimi i krimit, në shkelje të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së, standardeve të Komisionit të Venecias dhe Nenit 25 të PNDCP (IÇPR). Shpreh keqardhjen që, pavarësisht rekomandimeve të përsëritura të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare, Shqipëria ka dështuar të zbatojë rekomandimet kryesore të ODIHR-it që prej vitit 2013, duke e vijuar klimën e pandëshkueshmërisë për krimet zgjedhore, dhe se qeveria shqiptare nuk ka adresuar asnjë prej thirrjeve ndërkombëtare të shprehura në pesë rezolutat e mëparshme të CDI, EPP dhe IDU.
2. Përqendrimi i Pushtetit dhe Eleminimi i Kontrollit dhe Balancave
Vëren se Kryeministri dhe Partia Socialiste ushtrojnë kontroll pothuajse total mbi institucionet e shtetit, përfshirë shërbimin civil, gjyqësorin, prokurorinë, institucionet rregullatore dhe mediat publike, duke eliminuar mekanizmat efektivë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies. Dënon pengimin sistematik të mbikëqyrjes kushtetuese dhe parlamentare, përfshirë rrëzimin e mocioneve të opozitës, interpelancave urgjente dhe bllokimin e komisioneve hetimore parlamentare, veçanërisht atyre që hetojnë korrupsionin e gjerë ku përfshihet Kryeministri, apo farsën zgjedhore, etj. Dënon shtypjen e mbikëqyrjes parlamentare, bllokimin e komisioneve hetimore dhe moszbatimin nga ana e ekzekutivit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vëren se Indeksi ëorld Justice Project 2025 e rendit Shqipërinë në vendin e 87-të në rang global, me rezultate veçanërisht të ulëta në “kufizimin e pushtetit qeveritar” dhe “luftën ndaj korrupsionit”, duke konfirmuar erozionin e pavarësisë së drejtësisë dhe llogaridhënies. Shpreh keqardhje që Reforma në Drejtësi është shndërruar në një mekanizëm kontrolli politik dhe ndjekjesh selektive, duke paralizuar gjyqësorin dhe minuar besimin publik në sundimin e ligjit. Pra, përqendrohet edhe tek degradimi i sistemit të drejtësisë dhe thekson se janë mbi 200,000 çështje të pashqyrtuara dhe vonesat e gjata në gjyqësor (deri në 1,230 ditë për zbardhjen e vendimeve) përbëjnë mohimin e drejtësisë.
3. Shqipëria si Narko-Shtet dhe Kërcënim për Sigurinë Rajonale
CDI shpreh shqetësimin e thellë se Shqipëria është kthyer në një nyje kryesore për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, duke shërbyer si korridor logjistik për kokainën nga Amerika Latine drejt porteve evropiane. Vëren me alarm infiltrimin e krimit në institucionet e shtetit, përfshirjen e trafikantëve të njohur dhe rrjeteve kriminale në kontrata publike, zhvillim turistik dhe procese zgjedhore. Rikujton provat për takime midis zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe individëve të lidhur me Kartelin Sinaloa dhe grupet mafioze shqiptare. Është fjala këtu për takimin në zyrën e kryeministrit me Luftar Hysin, përfaqësuesin e Sinaloas, dhe udhëtimin e qeveritarëve për në Aruba me çarter për të takuar krerët e organizatave kriminale shqiptare në Amerikën Latine. Vëren se Eurostat dhe studime të pavarura konfirmojnë pastrim masiv parash në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, në rreth 4 miliardë euro investime të pajustifikuara në sistemin formal bankar. I referohet Raportit të Klimës së Biznesit 2025 të SHBA, i cili identifikon korrupsionin endemik, flukset e paligjshme të kapitalit, përdorimin e PPP-ve dhe prokurimit publik për patronazhim politik. Paralajmëron se konsolidimi e një narko-ekonomie paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, cenon besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së dhe kërcënon sigurinë evropiane.
III. Thirrje dhe Rekomandime
Bën thirrje që Bashkimi Evropian, Shtetet Anëtare dhe partnerët demokratikë të sigurojnë që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë të mbetet rreptësisht i bazuar në meritë, i lidhur me progres të verifikueshëm në sundimin e ligjit, integritetin zgjedhor dhe luftën kundër korrupsionit. Bën thirrje për krijimin e një mekanizmi të pavarur monitorimi për sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe zgjedhjet në Shqipëri. Kërkon vendosjen e sanksioneve të përcaktuara nga BE dhe SHBA ndaj individëve dhe entiteteve të përfshira në trafik droge, krim të organizuar dhe grupe terroriste, pastrim parash dhe manipulim zgjedhor.
Bën thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të: Luftuar pastrimin e parave dhe çmontuar rrjetet kriminale; Mbështetur një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe depolitizimin e administratës publike; Forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe mediave; Rikthyer funksionimin e parlamentit dhe mbrojtjen e opozitës; Siguruar zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Mbështet krijimin e një qeverie teknike që të monitorojë zgjedhjet e ardhshme dhe të garantojë besueshmërinë e tyre.
Shpreh solidaritet me qytetarët shqiptarë dhe forcat demokratike që punojnë për rikthimin e pluralizmit, llogaridhënies dhe vlerave evropiane.
IV. Konkluzione
Rikonfirmon se konsolidimi i një regjimi narko–autoritar në Shqipëri përbën jo vetëm një tragjedi të brendshme, por edhe një sfidë strategjike për sigurinë demokratike të Evropës. Thekson se, pa veprim të menjëhershëm përmirësues, Shqipëria rrezikon të kthehet në një strehë të përhershme për krimin e organizuar, kapitalin e paligjshëm dhe qeverisjen autoritare brenda kufijve të Evropës." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme deklaratën e drejtueses së PPE. Gjatë një konference për mediat Berisha u shpreh se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të CDI, u dënuan lidhjet e tmerrshme të qeverisë me kartelet e drogës.
"Ju e dëgjuat vetë nga deklarata e Dolors Montserrat, sekretare e Përgjithshme se cili ishte qëndrimi i Partisë Popullore në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të CDI. Pra, sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane shprehu në përmbledhjen, në deklaratën e saj në të cilën përmblodhi çështjet kryesore të asamblesë, një nga të cilat ishte Shqipëria, narkoshteti shqiptar dhe lidhjet e tmerrshme me kartelet e drogës të qeverisë shqiptare." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se "narkoshteti" shqiptar kishte një vend qendror në punimet e CDI-së në Brazil. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Presidenti Pastrano, Sekretari i Përgjithshëm Isturiz dhe një seri personalitetesh morën fjalën pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë.
Kjo sipas tij, duke dënuar me forcë të madhe dhe duke shprehur shqetësimin për zhvillimet "dramatike" në Shqipëri. Lideri opozitar tha se një çështje tjetër madhore në punimet e CDI-së në Brazil, ishte edhe Venezuela të cilin e konsideroi narkoshtetin më të rrezikshëm të Amerikës Latine.
"Sot jam para jush për të informuar shqiptarët lidhur me rezultatet e punimeve të asamblesë së përgjithshme të Internacionales Demokrate të Qendrës në San Paolo të Brazilit, punime në të cilat Shqipëria ishte një nga temat qendrore të organizatës politike të qendrës së djathtë më të madhe në botë, e cila grupon në gjirin e saj rreth 118 parti politike dhe ka të federuara në gjirin e saj organizata të tjera siç është EPP, etj. Në këtë organizatë, kushtuar gjendjes së demokracisë dhe shtetit ligjor në botë, natyrisht një vend kryesor zinte Ukraina, përpjekjet e kombit ukrainas për t’u çliruar, për të çliruar territoret nga pushtuesi rus dhe dënimi i këtij agresioni nga ana e CDI, solidaritet i plotë me kombin ukrainas.
Venezuela, narkoshteti i rrezikshëm i Amerikës Latine, ishte çështje tjetër madhore dhe rezoluta e miratuar nga CDI bën thirrje për rikthimin, rivendosjen në detyrë të presidentit të zgjedhur të popullit venezuelas, i cili jeton në Spanjë për shkak të grabitjes së zgjedhjeve nga Maduro, ky diktator i narkoshtetit. Por një vend qendror kishte edhe narkoshteti shqiptar. Presidenti Pastrano, Sekretari i Përgjithshëm Isturiz dhe një seri personalitetesh morën fjalën pas ekspozesë dhe miratimit të rezolutës për Shqipërinë, duke dënuar me forcën më të madhe, shpreh shqetësimin më të madh për zhvillimet dramatike në Shqipëri, konsolidimin e narkoshtetit në drejtimin e Edi Ramës. Lidhjet direkte të Edi Ramës me kartelet më të rrezikshme si të Sinaloas apo kartelet e tjera të Amerikës Latine." tha Berisha./Dosja.al