LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca e radhës të dielën/ Dështon për të gjashtën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Krasniqi: Kurti të ndryshojë kandidatin për kryetar Kuvendi! Haxhiu: Vendi të shkojë në zgjedhje

• Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme seancën e gjashtë konstituive. • Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, propozoi sërish Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës. • Ai u kërkoi votën edhe partive të tjera, duke u thirrur në tentim për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. • Kjo është hera e katërt që Haxhiu propozohet për këtë post por ajo nuk ka arritur asnjëherë të sigurojë 61 votat e nevojshme. • Edhe në këtë seancë ajo nuk ka marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. • Partitë politike janë shprehur të bindura në qëndrimet e tyre. • LDK-ja nuk votoi asnjë kandidat të VV-së. • PDK-ja ka lënë të hapur mundësinë për ndonjë kandidat tjetër. Kurse, AAK-ja ka propozuar Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin. • Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate që e meriton këtë post. • Seanca e sotme është ndërprerë për tu mbajtur të dielën. • Pas seancës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, për mbajtjen peng të institucioneve të Kosovës. • Sipas Krasniqit, Kurti nuk ka shumicën parlamentare të nevojshme për formimin e qeverisë, dhe kjo është arsyeja pse procesi i formimit të qeverisë është bllokuar. • Deputetja e e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se tha se ata nuk janë për ta bllokuar formimin e institucioneve, por afatet kushtetuese janë duke u afruar drejt përfundimit. • Ajo shtoi se sipas Kushtetutës, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, afat që përfundon këtë të diel. • Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka theksuar se mungesa e vullnetit politik për ta konstituuar Kuvendin po e shtyn vendin drejt një zgjidhjeje të pashmangshme ajo e zgjedhjeve të reja. • Ajo shtoi se Vetëvendosje është e hapur për dialog me partitë e tjera lidhur me caktimin e një date për zgjedhje. • Sipas saj nëse partitë refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë është e qartë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Albulena Haxhiu: Nëse partitë refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje! VV e hapur për dialog për caktimin e një date

Seanca e radhës të dielën/ Dështon për të
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të gjashtë të konstituimit të Kuvendi të Kosovës si përzgjedhjes së saj si kryetare e Kuvendit. Haxhiu ka theksuar se mungesa e vullnetit politik për ta konstituuar Kuvendin po e shtyn vendin drejt një zgjidhjeje të pashmangshme ajo e zgjedhjeve të reja.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të konstituohet. Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Por duket se mungon vullneti për konstituimin e Kuvendit. Jemi shumë të gatshëm të flasim me partitë politike për datën e zgjedhjeve”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se Vetëvendosje është e hapur për dialog me partitë e tjera lidhur me caktimin e një date për zgjedhje. Sipas saj nëse partitë refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë është e qartë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Albulena Haxhiu dështoi sot për herë të katërt për tu zgjedhur kryeparlamentare me 57 vota kundër, 48 kundër dhe 3 abstenime. Partitë politike janë shprehur të bindura në qëndrimet e tyre. LDK-ja nuk votoi asnjë kandidat të VV-së. PDK-ja ka lënë të hapur mundësinë për ndonjë kandidat tjetër. Kurse, AAK-ja ka propozuar Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin. Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate që e meriton këtë post. Seanca e sotme është ndërprerë për tu mbajtur të dielën.

1 VITE ME PARE

Kusari: Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultatit! Po afrohet gradualisht një datë tjetër e zgjedhjeve

Seanca e radhës të dielën/ Dështon për të
Kusari

KOSOVË- Deputetja e e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas dështimit për herë të gjashtë të konstituimit të Kuvendi të Kosovës u shpreh se tha se ata nuk janë për ta bllokuar formimin e institucioneve, por afatet kushtetuese janë duke u afruar drejt përfundimit.

Ajo shtoi se sipas Kushtetutës, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, afat që përfundon këtë të diel.

“Ne në asnjë moment nuk jemi për të bllokuar formimin e institucioneve. Është paraparë edhe me Kushtetutën e Kosovës që 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të konstituohet Kuvendi. Ai 30 ditësh është ditën e diel. Mund të jetë edhe neser. Kjo situatë nuk është që mund të shkojë në pafundësi. Po afrohet gradualisht një datë tjetër e zgjedhjeve”, tha Kusari-Lila.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, propozoi sërish sot Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës. Ai u kërkoi votën edhe partive të tjera, duke u thirrur në tentim për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.  Edhe në këtë seancë ajo nuk ka marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Partitë politike janë shprehur të bindura në qëndrimet e tyre. LDK-ja nuk votoi asnjë kandidat të VV-së. PDK-ja ka lënë të hapur mundësinë për ndonjë kandidat tjetër. Kurse, AAK-ja ka propozuar Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin. Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate që e meriton këtë post. Seanca e sotme është ndërprerë për tu mbajtur të dielën.

1 VITE ME PARE

Krasniqi: Kurti po i mban peng institucionet e Kosovës, duhet të ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit

Seanca e radhës të dielën/ Dështon për të

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mbajtjen peng të institucioneve të Kosovës. Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka dështuar pasi kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme. Sipas Krasniqit, Kurti nuk ka shumicën parlamentare të nevojshme për formimin e qeverisë, dhe kjo është arsyeja pse procesi i formimit të qeverisë është bllokuar, përcjell Telegrafi.

“Është e turpshme kjo që po bëhet. Problemi është që nuk kanë shumicë parlamentare dhe nuk kanë numra për të bërë qeverinë, Albin Kurti është duke e mbajt peng institucionet. Kjo vërtetë është e papranueshme. Kurti duhet me ndrru këtë kandidat. Ai nuk i ka votat …Dështimin e tij personal që s’mundet mu bo kryeministër po dëshiron me lënë si pjesë të kësaj bllokadë të cilën është duke e bërë qëllimshëm. Ose duhet me konstituuar Kuvendi ose të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme”, tha Krasniqi.

1 VITE ME PARE

Dështon për të gjashtën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, seanca e radhës të dielën

Seanca e radhës të dielën/ Dështon për të
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme seancën e gjashtë konstituive. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se të pranishëm janë 119 deputetë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, propozoi sërish Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës.

Ai u kërkoi votën edhe partive të tjera, duke u thirrur në tentim për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo është hera e katërt që Haxhiu propozohet për këtë post por ajo nuk ka arritur asnjëherë të sigurojë 61 votat e nevojshme.

Edhe në këtë seancë ajo nuk ka marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. Ajo ka pasur 57 vota. 47 vota kundër, dhe 3 abstenime. Nisma sërish ka abstenuar.

"Ne sërish e bëjmë propozimin e njëjtë, emri ynë i vetëm është Albulena Haxhiu. Ju kërkoj mirëkuptimin e juaj që t’i kontribuoni zhbllokimit të kësaj situate, ashtu që të kalojmë në faza të tjera", tha Konjufca.

Partitë politike janë shprehur të bindura në qëndrimet e tyre. LDK-ja nuk votoi asnjë kandidat të VV-së. PDK-ja ka lënë të hapur mundësinë për ndonjë kandidat tjetër. Kurse, AAK-ja ka propozuar Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin. Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate që e meriton këtë post. Seanca e sotme është ndërprerë për tu mbajtur të dielën.

"Detyrohemi ta ndërpresim seancën. 27 prill sërish në ora 10:00. Shihemi përsëri,” u tha para se të shpërndaheshin deputetet.

kuvendi i kosoves kusari albulena haxhiu

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë