LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit/ Gërvalla dhe Haxhiu nuk marrin dot votat e duhura, Abdixhiku: Qëndrimet e LDK do të jenë të njëjta! Krasniqi: S’ka vota për ministrat

•  Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ka dështuar sërish pas votimit të dy kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje. • Seanca nisi në orën 11:00 me shpresën për konstituimin e Kuvendit. •  Duke qenë se votimi i hapur nuk arriti të zgjidhte kryeparlamentaren seanca e radhës do të mbahet më 22 gusht. • Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish sot Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit por ajo mori vetëm 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenim. •  Pas dështimit të parë LVV propozoi emrin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. • Edhe Gërvalla mori 57 vota, kundër votuan 56 deputetë, kurse tre deputetë abstenuan. • Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancë u shpreh se është e qartë se problemi qëndron te mungesa e shumicës. • Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat dhe po refuzon të bëj kompromis me partitë e tjera që kanë ofruar alternativa. • Sipas tij qëndrimet e LDK do të jenë të njëjta. •  Ai shtoi se po kjo situatë po sjell humbje të madhe kohe nga kokëfortësia e një qasjeje të njëanshme. • Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se shpresonte që Lëvizja Vetëvendosje do të reflektonte pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që qartësoi rregullat për zgjedhjen e kryerparlamentarit dhe konstituimin e Kuvendit. • Ai u shpreh se LVV po mban peng vendin duke sjellë bllokimin e Kuvendit. • Krasniqi u shpreh se PDK do të votojë një kandidat apo kandidate të pranueshme nga radhët e e partisë së parë që s’ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit.

5 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Nuk mori votat e duhura për kryeparlamentare, Haxhiu: Problem nuk ka qenë emri im! PDK, LDK, AAK dhe Lista serbe janë bashkë

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit/ Gërvalla
Foto

KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur për mediat pas dështimit për të disatën herë të votimit të saj si kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës. Haxhiu u shpreh se seanca e sotme dëshmoi se problemi nuk është emri i saj, por është me Lëvizjen Vetëvendosje. Haxhiu theksoi se partitë PDK, LDK, AAK janë bashkë me Listën serbe, ndonëse ata akuzonin LVV për marrëveshje me Listën serbe.

“Besoj që sot jeni bindur që problem nuk ka qenë emri im, problemi është me Vetëvendosjen. Pra, opozita bashkë me Listën serbe, sepse sot edhe njëherë u dëshmua se PDK, LDK, AAK dhe Lista serbe janë bashkë…”, tha ajo.

“Për shembull kur kryesuesi i seancës vendoste për votim të fshehtë ne akuzoheshim nga njerëzit e PDK se po insiston për votim të fshehë se kemi marrëveshje me Listën serbe… Sot u dëshmua se këtë marrëveshje e kanë PDK, LDK, AAK, në të linjë me Listën serbe”, tha ajo.

Sipas saj, sot u dëshmua se LVV nuk ka pasur marrëveshje me Listën serbe, nuk ka dhe nuk do të ketë. Haxhiu mori vetëm 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenim. Pas dështimit të parë LVV propozoi emrin e minsitrise së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Edhe Gërvalla mori 57 vota, kundër votuan 56 deputetë, kurse tre deputetë abstenuan.

10 MUAJ ME PARE

"S’ka vota për ministrat", Krasniqi: PDK do të votojë një kandidat të pranueshëm që s’ka qenë pjesë e qeverisë së Kurtit

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit/ Gërvalla
Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur para mediave në lidhje me dështimin e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Krasniqi u shpreh se shpresonte që Lëvizja Vetëvendosje do të reflektonte pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që qartësoi rregullat për zgjedhjen e kryerparlamentarit dhe konstituimin e Kuvendit. Ai u shpreh se LVV po mban peng vendin duke sjellë bllokimin e Kuvendit. 

“Kanë kaluar mbi katër muaj prej kur partia që doli e para e ka mbajtur vendin peng dhe të bllokuar. Neve na është pamundësuar votimi me tendencat bllokuese e arbitrare të Vetëvendosjes. Ne erdhëm sot me shpresën që Lëvizja Vetëvendosje do të rezonojë arsyeshëm dhe do të propozjë një kandidat që do të merrte votat në mënyrë që të ecim tutje në konstituimin e Kuvendit dhe pastaj në afatet kushtetuese për themelim të qeverisë,” tha ai.

Krasniqi u shpreh se kryesuesi i seancës nuk duhet ta mbyllte seancën pas dy votimeve që u kryen për kandidatet e propozuara nag LVV, Gërvalla dhe Haxhiu. Sipas tij sot duhet të ishin bërë edhe propozime të tjera.

“E patë që dolën me dy propozime ndryshe nga herët e kaluara kur kanë propozuar vetëm një. Nuk e di me çfarë logjike apo bazuar në çfarë dispozite kushtetuese a të Rregullores së Kuvendit Dehari e mbylli seancën. Ka mundur t’i propozojë edhe të tjerët sot, por megjithatë, së paku mund të themi që kemi një rikthim te pika ku kemi qenë e që s’është dashur të largohemi asnjëherë, por që jemi larguar për shkak të tendencës bllokuese të VV-së,” shtoi Krasniqi.

Ai u shpreh se PDK do të votojë një kandidat apo kandidate të pranueshme nga radhët e e partisë së parë që s’ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit.

"S’ka vota për ministrat. S’i dalloj ministrat e Qeverisë Kurti, bashkërisht janë përgjegjës për degradimin që i është bërë Kosovës,” tha ai.

10 MUAJ ME PARE

"Qëndrimet e LDK do të jenë të njëjta," Abdixhiku: Kemi humbur kohë shumë! LVV refuzon të bëj kompromis me partitë tjera që kanë ofruar alternativa

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit/ Gërvalla
Foto

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për mediat pas dështimit të seancë së radhës në Kuvend. Abdixhiku u shpreh se është e qartë se problemi qëndron te mungesa e shumicës. Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat, dhe po refuzon të bëj kompromis me partitë e tjera që kanë ofruar alternativa.

Sipas tij qëndrimet e LDK do të jenë të njëjta, janë të pandryshueshme parimore. Ai shtoi se po kjo situatë po sjell humbje të madhe kohe nga kokëfortësia e një qasjeje të njëanshme.

‘‘Tashmë është e qartë se thelbi i problemit ka qenë të shumica parlamentare përkatësisht mungesa e kësaj shumice. Ne kemi në thelb të problemit mungesën e shumicës politike. Pra nuk ka numra partia që ka dal e para në këto zgjedhje, refuzon të bëj kompromis me partitë tjera që kanë ofruar alternativa dhe rrjedhimisht bën bllokadë.

Qëndrimet e LDK do të mbesin të njëjta, janë të pandryshueshme parimore. Por ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kemi humbur kohë shumë, për shkak të instituimit kokëfortë për shkak të qasjes së njëanshme të më të vjetrit të kësaj seance sot iu kthyem në fillim, të thelbi i problemit të mungesa e numrave’’, tha ai.

10 MUAJ ME PARE

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gërvalla dhe Haxhiu nuk marrin votat e duhura nga votimi i hapur, deputetët mblidhen sërish më 22 gusht

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit/ Gërvalla
Foto

KOSOVË- Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ka dështuar sërish pas votimit të dy kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Seanca nisi në orën 11:00 me shpresën për konstituimin e Kuvendit. Duke qenë se votimi i hapur nuk arriti të zgjidhte kryeparlamentaren seanca e radhës do të mbahet më 22 gusht.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish sot Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit por ajo mori vetëm 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenim. Pas dështimit të parë LVV propozoi emrin e minsitrise së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Edhe Gërvalla mori 57 vota, kundër votuan 56 deputetë, kurse tre deputetë abstenuan.

Kjo seancë vjen dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin. Çështja e trajtuar lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit është ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike. Por, Gjykata tha se kërkesat e lëndëve ndërlidhen edhe me lëndën e dorëzuar paraprakisht nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

10 MUAJ ME PARE

30 ditë afat për zgjedhjen e kryeparlamentares me votim të hapur, mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, a do të zgjidhet ngërçi politik?

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit/ Gërvalla
Foto

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të zhvilluar seancën e radhës me shpresën për konstituimin e saj. Seanca pritet të nisë në ora 11:00. Në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kjo seancë vjen dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin. Çështja e trajtuar lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit është ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike. Por, Gjykata tha se kërkesat e lëndëve ndërlidhen edhe me lëndën e dorëzuar paraprakisht nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Vendi vazhdon të jetë pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit. Procesi ka ngelur në postin e kryeparlamentarit. LVV vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq, partitë tjera thonë se nuk është unifikuese.

kuvendi i kosoves krasniqi abdixhiku

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale