Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Drejtori i filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku, është dhunuar. • Në njoftimin zyrtar, Policia e Lezhës bëhet me dije se kanë qenë dy persona ata që e kanë dhunuar drejtorin Çuku dhe më pas janë larguar me vrap. Drejtori Çuku është dërguar në spital. • Nuk dihen ende detaje nga rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk bëhen me dije detaje të tjera dhe nuk dihet nëse Çuku ka pasur konflikte personale. • Gjithashtu nuk bëhet me dije nëse dhuna lidhet me postin të cilin e mban Çuku.
3 artikuj për këtë temë.
LEZHË- Drejtori i Postës së Lezhës, Pjerin Çuku mohon të ketë probleme me njeri. I pyetur nga grupi hetimor për ngjarjen e një dite më parë, ku u dhunua nga dy persona, Çuku nuk ka dhënë asnjë indicie se kush mund ta ketë kryer këtë akt.
Mirëpo, Çuku ka deklaruar se arsyeja e goditjeve me grushta ndaj tij ditën e djeshme lidhet me zhvillime politike.
"Nuk kam konflikte, por mendoj se ngjarje mund të ketë ndodhur për shkak detyres dhe që lidhen me politiken"- mësohet të ketë thënë Çuku gjatë dëshmisë në polici.
Policia nuk e përjashton mundësinë që ngjarje të ketë ndodhur për çështje përonale, që nuk kanë lidhje me funksionin e Çukut. Agresoret kanë qenë dy të rinjë të cilët e kanë goditur disa herë me grushta, 42-vjeçarin Pjerin Çuku e më pas janë larguar me vrap.
42-vjeçari, pësoi fraktura në kokë dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Ky është rasti i dytë në harkun kohor të më pak se 1 muaj i dhunimit të drejtuesve të institucioneve në Lezhë. Me 30 nëntor u sulmua dhe u godit me sende të forta, Drejtori i OSHEE Edmir Përndreca teksa po lëvizte në rrugen Lezhë-Shënkoll.
LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e drejtorit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se kanë qenë dy persona ata që e kanë dhunuar drejtorin Çuku dhe më pas janë larguar me vrap. Drejtori Çuku është dërguar në spital.
Njoftimi i policisë:
Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
LEZHË- Drejtori i filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku, është dhunuar. Çuku është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij. Nuk dihen ende detaje nga rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk bëhen me dije detaje të tjera dhe nuk dihet nëse Çuku ka pasur konflikte personale. Gjithashtu nuk bëhet me dije nëse dhuna lidhet me postin të cilin e mban Çuku.