LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takim me kryenegociatorët, TAKIMI përfundon pa asnjë rezultat konkret për Asosacionin dhe të 'Zhdukurit' e luftës

•Në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, sot në Bruksel, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryenegociatorët për dialogun, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç nga pala serbe. •Në fokus të bisedimeve ishte tema e të zhdukurve në luftë dhe Asosacioni i komunave me shumicë serbe. Lajçak, paraprakisht ka takuar ndaras Bislimin dhe Petkoviçin, takim ky i pari mes zyrtarëve pas atij të nivelit të lartë që u mbajt më 2 maj në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. •Takimi nuk ka patur një rezultat konkret lidhur me çështjet. •Në një deklaratë për mediat Petkoviç tha se sjelljet e Bislimit kanë qenë skandaloze dhe se situata rreth dialogut është e vështirë. Ai gjithashtu ka pretenduar se Serbia në anën tjetër është përgatitur për takimin, me ekspertë dhe propozime. •Një reagim ka ardhur edhe nga kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi i cili tha se qëllimi i këtij takimi ishte për t’u qartësuar se ku ndodhet i gjithë procesi. •Sipas tij, sot nuk bëhej fjalë për pritshmëri rezultatesh. •Nga ana tjetër, Lajçak është shprehur gjatë vizitës në Serbi, se takimi i sotëm ishte një mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm të dialogut. •Kujtojmë që në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. •Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Takimi Bislimi-Petkoviç në Bruksel/ Lajçak: Diskutimet do të vazhdojnë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takim me kryenegociatorët, TAKIMI
Petar Petkoviç, Besnik Bislimi, Miroslav Lajçak

KOSOVË- I dërguari Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar lidhur me takimin që u zhvillua sot mes kryenegociatorëve të dialogut Kosovë-Serbi, në Bruksel. Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shkruan se në fokus të bisedimeve ishte zbatimi i Marrëveshjes së 27 shkurtit ndërsa theksoi se diskutimet për dialogun mes dy vendeve vijojnë. 

“Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës Besnik Bislimi dhe Serbisë Petar Petkoviq për një raund tjetër të takimeve të Dialogut në Bruksel. Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam të qartësojmë pyetjet e hapura. Diskutimet do të vazhdojnë ”, tha Lajçak në Tëitter. 

Në Bruksel është mbajtur raundi i ri i dialogut mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat, megjithëse sipas pjesëmarrësve, janë diskutuar një sërë temash. Ky raund bisedimesh kishte fokus zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit të saj. Ky ishte takimi i parë i kryenegociatorëve pas takimit në nivel të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 2 maj në Bruksel. Në atë takim, liderët politikë u pajtuan për deklaratën e përbashkët për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë dhe aty u prezantua nga Ekipi Menaxhues drafti i parë i statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

3 VITE ME PARE

Takimi në Bruksel/ Bislimi: Petkoviç tha se i intereson vetëm Asociacioni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takim me kryenegociatorët, TAKIMI
Besnik Bislimi

KOSOVË-  Kryenegociatori i palës kosovare në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka folur mbi takimin e sotëm në Bruksel me palën serbe. Ai tha se qëllimi i këtij takimi ishte për t’u qartësuar se ku ndodhet i gjithë procesi. Sipas tij, sot nuk bëhej fjalë për pritshmëri rezultatesh. 

”Nuk është dashtë të priten rezultatet sot. Ky takim ka qenë për ta bërë të qartë se ku ndodhet procesi i dialogut dhe se ku duam të shkojmë. Pra është diskutuar për gjithçka që ka të bëjë me Marrëveshjen e 27 shkurtit. Sekuentimi për ne ka qenë pjesë qendrore e takimit. Kemi pasur propozimet tona dhe vërejtjet tona… pala serbe ka thënë se ‘ne na intereson vetëm pjesa e Asociacionit e pastaj do të flasim për pjesën tjetër. Mirëpo nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që sot të diskutohet. Situata në veri nuk është trajtuar fare. Mirëpo kanë qenë dokumentet të cilat i ka sjell [Miroslav] Lajçak në vizitën e tij me 11 maj në Prishtinë”, deklaroi Bislimi siç shkruan televizioni publik, dhe sipas të cilit, situata në veri nuk ka qenë fare pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.

Në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, sot në Bruksel, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryenegociatorët për dialogun, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç nga pala serbe. Në fokus të bisedimeve ishte tema e të zhdukurve në luftë dhe Asosacioni i komunave me shumicë serbe. Lajçak, paraprakisht ka takuar ndaras Bislimin dhe Petkoviçin, takim ky i pari mes zyrtarëve pas atij të nivelit të lartë që u mbajt më 2 maj në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi nuk ka patur një rezultat konkret lidhur me çështjet. 

3 VITE ME PARE

Takimi në Bruksel/ Petkoviç: Situata rreth dialogut është e vështirë! Sjelljet e Bislimit kanë qenë skandaloze

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takim me kryenegociatorët, TAKIMI
Petar Petkoviç

KOSOVË-Kryenegociatori serb, Petar Petkoviç ka reaguar lidhur takimin që zhvilloi sot me kryenegociatorin e Kosovës, Benik Beslimi në Bruksel, në kuadër të bisedimeve për procesin e dialogut mes dy vendeve. Në një deklaratë për mediat ai tha se sjelljet e Bislimit kanë qenë skandaloze dhe se situata rreth dialogut është e vështirë. Ai gjithashtu ka pretenduar se Serbia në anën tjetër është përgatitur për takimin, me ekspertë dhe propozime.

Bislimi që erdhi vetëm dhe kur duhej të diskutonte për çështje të rëndësishme, si formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, çështjet e të pagjeturve, liria e lëvizjes, çështjet që kanë të bëjnë me jetën, dhunën institucionale të Kurtit, nuk deshi të japë përgjigje konkrete dhe u përpoq t’i jepte kuptim rrjedhës së bisedës me ndërhyrje të ndryshme”, ka thënë Petkoviç. 

Në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, sot në Bruksel, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryenegociatorët për dialogun, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç nga pala serbe. Në fokus të bisedimeve ishte tema e të zhdukurve në luftë dhe Asosacioni i komunave me shumicë serbe. Lajçak, paraprakisht ka takuar ndaras Bislimin dhe Petkoviçin, takim ky i pari mes zyrtarëve pas atij të nivelit të lartë që u mbajt më 2 maj në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi nuk ka patur një rezultat konkret lidhur me çështjet. 

3 VITE ME PARE

Përfundon takimi në Bruksel mes Bislimit dhe Petkoviç, asnjë rezultat konkret për Asosacionin dhe të 'Zhdukurit' e luftës

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takim me kryenegociatorët, TAKIMI
Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç

BRUKSEL- Ka përfunduar në Bruksel takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Mediat kosovare raportojnë se, nga diskutimet e takimit të sotëm zyrtar nuk është arritur asnjë rezultat konkret. 

Bislimi ka deklaruar se në agjendë kanë qenë disa tema që lidhen kryesisht me dokumentet që Lajçak ka sjellë në Kosovë dhe Serbi. Sipas Bislimit këto dokumente lidheshin kryesisht me temën e të zhdukurve në luftë.

Zëvendëskryeministri tha se në takimin e sotëm është diskutuar edhe për temën e Asociacionit. Ai tha se koha nuk ka qenë e mjaftueshme për të shqyrtuar propozimet e sjella nga Lajçaku gjatë vizitës së fundit në Prishtinë.

Ky është takimi i parë i kryenegociatorëve pas takimit në nivel të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 2 maj në Bruksel.

Në atë takim, liderët politikë u pajtuan për deklaratën e përbashkët për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë dhe aty u prezantua nga Ekipi Menaxhues drafti i parë i statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Lajçak takimin e së hënës e përgatiti përmes vizitave javën e kaluar në Kosovë dhe Serbi. 

3 VITE ME PARE

Nis takimi në Bruksel/ Bislimi dhe Petkoviç përballë njeri-tjetrit, nga Asosacioni te bojkoti i Listës Serbe në zgjedhjet në veri, çfarë pritet të diskutohet

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takim me kryenegociatorët, TAKIMI
Besnik Bislimi, Petar Petkoviç dhe Miroslav Lajçak

BRUKSEL- Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka nisur takimin me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç në Bruksel.

Në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes së arritur së fundmi për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ankeksit të saj. Pritet që të vazhdohen edhe diskutimet për Asociacionin, por edhe për situatën aktuale në veri të Kosovës pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit në katër komuna, të cilat i bojkotoi Lista Serbe.

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, paraprakisht ka takuar ndaras Bislimin dhe Petkoviçin, takim ky i pari mes zyrtarëve pas atij të nivelit të lartë që u mbajt më 2 maj në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. 

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara më herë t deklaruan se takimi i 2 majit solli një pë rparim në çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi aty u prezantua një draft i statutit të kësaj bashkësie komunash, të cilin Kosova e konsideron të papranueshëm. BE-ja thotë se ai draft është pikënisje për diksutim lidhur me këtë çështje, gjë të cilën e kanë kundërshtuar ashpër eskponentë të partisë në pushtet.

3 VITE ME PARE

Sot në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takon kryenegociatorët

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takim me kryenegociatorët, TAKIMI
Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviçi

BRUKSEL-Sot në Bruksel do të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve. Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takojë kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin nga pala serbe, shkruan Kosovapress.

Lajçak është shprehur gjatë vizitës në Serbi, se takimi i së hënës është mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm. “Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm dhe konkretë”,- ka shkruar Lajçak në Twitter.

Kujtojmë që në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës