LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kurti dhe Osmani gati për diskutimet për Asosacionin, Haradinaj pas takimit në DASH: Diskutuam për nevojën e arritjes së marrëveshjes finale

• Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin, që do ta organizojë kjo ambasadë më 31 janar. • Shtetet e Bashkuara më herët kanë deklaruar se në diskutimin e 31 janarit janë ftuar një grup divers i liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve. • Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në diskutimin e organizuar nga SHBA-ja. • Ndërkohë sot ka përfunduar takimi i Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me të dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Euroazisë, Gabriel Escobar. • Haradinaj zbuloi se kanë diskutuar për nevojën për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. • Në një draft-statut të publikuar të hënën nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. • I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet. Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015. • Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ambasadori Hill: Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë, Serbia është e gatshme dhe konstruktive

Kurti dhe Osmani gati për diskutimet për Asosacionin, Haradinaj pas
Christopher Hill

KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Në një shkrim në Twitter, ai ka thënë se marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Sipas tij Serbia ka shprehur konstruktivitet dhe ishte e gatshme për marrëveshje, ndërkaq shpreson që një gjë të tillë të bëjnë të gjitha palët.

Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Mendoj se Serbia është e gatshme dhe konstruktive, dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të veprojnë njësoj”, ka shkruar ai.

Marrëveshja për krijimin e këtij asociacioni është arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

1 VITE ME PARE

ZYRTARE/ Albin Kurti dhe Vjosa Osmani konfirmojnë pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin më 31 janar

Kurti dhe Osmani gati për diskutimet për Asosacionin, Haradinaj pas
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë tha se Zyra e shtypit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin, që do ta organizojë kjo ambasadë më 31 janar.

Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në një përgjigje të Ambasadës amerikane dërguar Radios Evropa e Lirë.

Ambasada amerikane tha se diskutimi për Asociacioni konsiston me qëllimin e Shteteve të Bashkuara për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe është si “reflektim për miqësinë tonë të gjatë dhe mbështetjen për popullin e Kosovës”.

Shtetet e Bashkuara më herët kanë deklaruar se në diskutimin e 31 janarit janë ftuar një grup divers i liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve. Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në diskutimin e organizuar nga SHBA-ja.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015. Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

Në një draft-statut të publikuar të hënën nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet.

1 VITE ME PARE

Përfundon takimi në DASH i Ramush Haradinajt me Gabriel Escobarin, ja çfarë u diskutua 

Kurti dhe Osmani gati për diskutimet për Asosacionin, Haradinaj pas
Ramush Haradinaj dhe Gabriel Escobar

SHBA- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Amerikë, ka takuar të dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Euroazisë, Gabriel Escobar. Pas takimin me Escobar, Haradinaj ka thënë se kanë diskutuar për nevojën për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj tha se ka falendëruar Escobarin për angazhimin e tij dhe të administratës amerikane tash e shumë dekada dhe inkurajova për thellim të marrëdhënieve dhe që mbështetja ndaj Kosovës të shtohet.

Në një takim të hapur dhe të sinqertë diskutuam zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë nevojën për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. U ndjeva i nderuar sot në Departament të Shtetit të takoj emisarin amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.  Arritjet e Kosovës, nga vitet e 90-ta, lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi kanë ndodhur në partneritet të përbashkët. Edhe Marrëveshja Finale duhet të jetë fitore e përbashkët. Do të punojmë ngushtë me ShBA-të që partneriteti për paqe dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO të arrihet me urgjencë pasi që është jetike për paqe të qëndrueshme në rajon”, shkroi Haradinaj.

1 VITE ME PARE

Drafti i FES: Asociacion me flamur e stemë, kush e drejton, kush e financon dhe cila është lidhja e tij me Serbinë?

Kurti dhe Osmani gati për diskutimet për Asosacionin, Haradinaj pas
Foto ilustruese

Cilat janë qëllimet e Asociacionit? Si do të quhet zyrtarisht ai? Çfarë do të jetë lidhja e tij me Serbinë dhe kush e financon atë? Fondacioni gjerman “Friederich Elbert Stiftung” ka dhënë këto përgjigje, duke treguar se si do mund të dukej Asociacioni i komunave me shumicë serbe, po të formohej.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është rikthyer në termin më të përdorur në politiken kosovare. Parashikimet se çka do të ishte Asociacioni për Kosovën janë të ndryshme, prej “Republikës Srspka”, te një shoqatë pa fuqi ekzekutive.

Sot fondacioni gjerman FES ka dhënë një version se si do të mund të ishte ai. Ndërsa nesër, në Ambasadën amerikane në Prishtinë mblidhen të ftuarit e saj për të diskutuar rreth formimit të Asociacionit, pa aprovimin e Qeverisë.

Drejtuesit e FES-it, në prezantimin e sotëm në kryeqytet thanë se ai është në një linjë me Kushtetutën, ka parasysh shqetësimet dhe kërkesat e komunitetit serb dhe është në linjë me marrëveshjet e Brukselit, marrëveshjen e parimeve të vitit 2013. Po ashtu ata thanë se ka “pasur tendenca këtë draft për ta ndërlidhur me faktorë tjerë dhe se ka qenë i porositur prej dikujt”.

Drafti i FES-it nis me fjalinë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin ligjor të Kosovës. Statutin do ta miratojë Kuvendi i themeluar i Asociacionit, që do të përbëhet nga përfaqësues të zgjedhur të komunave me shumicë serbe, që do të jenë nën kupolën e Asociacionit.

“Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një Qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në nenin e parë të draft-dokumentit.

Kuvendi i Asociacionit mund ta ndryshojë statutin e tij.

Emrat zyrtarë të këtij entiteti do të jenë: “Asociacioni/Bashkësia e Komunave të Republikës së Kosovë, në të cilat komuniteti serb është shumicë”, “Bashkësia e Komunave në Republikën e Kosovës, në të cilin komuniteti serb i Kosovës është në shumicë” dhe “Asociacioni i Komunave Serbe në Republikën e Kosovës, në të cilat Komuniteti serb i Kosovës është në shumicë”.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale. Neni 3 i draft-dokumentit përfshin të gjithë objektivat që i ka Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Një nga të parat është “Promovimi dhe mbrojtja e etnisë, gjuhës, fesë, dhe formave të tjera të identiteteve kulturore të përfaqësuara në mesin e popullsisë së bashkive pjesëmarrëse”.

Te qëllimet përfshihen shumë sfera, me theks të veçantë ekonomia, arsimi, shëndetësia. Në një nga pikat te objektivat e Asociacionit thuhet se ai “Ushtron pasqyrë të plotë për të zhvilluar ekonominë lokale”. Drafti thotë se Asociacioni e ushtron këtë funksion nëpërmjet lehtësimit të bashkëpunimit ndërmjet bashkive pjesëmarrëse, duke i mbështetur ato në “projektim të projekteve, politikave dhe masave që zhvillojnë ekonomitë lokale të tyre ose duke ndihmuar në angazhimin e burimeve financiare dhe njerëzore të rëndësishme për ekonominë shërbimet, financimin dhe promovimin e aktiviteteve për rritjen e zhvillimit ekonomik, investimeve dhe lidhjet biznesore dhe përfaqësimin e interesave të bashkive pjesëmarrëse dhe të aktorëve ekonomikë të vendosur në territoret e tyre në marrëdhënie me autoritetet qendrore dhe operatorët ekonomikë në rajon dhe më gjerë, duke përfshirë ato nga Republika e Serbisë”.

Asociacioni ushtron pasqyrë të plotë edhe në fushën e arsimit. Një nga ankesat që i janë bërë përfaqësuesve të FES-it për draftin sot, e që është edhe shqetësimi kryesor i shprehur i Kryeministri Kurti, është formimi i një bashkësie njëetnike përbrenda shtetit. Në disa pika, ky draft përmend përfshirjen e etnive të tjera që jetojnë në disa prej 10 komunave, që pritet të jenë pjesë e Asociacionit.

Te trajtimi i Arsimit thuhet se Asociacioni duhet të ofrojë të njëjtin shërbim për arsimin në shqip dhe gjuhë të tjera, nëse ka nevojë.

“Lehtësimi dhe/ose financimi i transportit dhe shpërndarjes së teksteve arsimore lidhur me kurrikulën serbe të arsimit sipas ligjit të Kosovës. Kuvendi/Komuniteti do të ofrojë të njëjtin shërbim për arsimin kurrikular të Kosovës në shqip dhe gjuhë të tjera nëse ka nevojë për ndonjë grup banorësh të bashkive pjesëmarrëse në të”, thuhet në draft.

Në disa prej objektivave të Asociacionit përmendet ndërlidhja që atij i lejohet ta bëjë me Serbinë për përmbushjen e tyre. Edhe te objektivi i arsimit, thuhet se Asociacioni mund të ketë,“ndërlidhje me palët e tjera, përfshirë autoritetet arsimore të Republikës së Serbisë, për përmbushjen e këtij objektivi”.

Në draft-dokument thuhet se Asociacioni “ushtron një pasqyrë të plotë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor parësor dhe sekondar lokal dhe atë social”. Është një listë e gjatë e funksioneve që parashihet në kryhen në këtë sektor. Disa prej tyre janë financimi dhe lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve dhe trajnimit profesional të personelit mjekësor, financimi i projekteve ndërtimore dhe infrastrukturore, mbështetja financiare për mirëmbajtjen e objekteve mjekësore.

Sipas nenit 4 të draft-statutit, “në asnjë mënyrë nuk do të zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet e parashikuara me Kushtetutë dhe me ligj ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale në Republikën e Kosovës”.

Asociacioni përbehet nga Kuvendi i Asociacionit, Kryetari i Asociacionit; Nënkryetar i Asociacionit; Këshilli i Asociacionit; Bordi i Asociacionit; Zyra për Ankesa dhe Parashtresa e Asociacionit.

Kuvendi i Asociacionit përbëhet nga përfaqësues të emëruar nga secili kuvend i komunave pjesëmarrëse në mesin e anëtarëve të tyre të zgjedhur dhe pasqyron përbërjen e kuvendeve komunale.

Kush do të financojë Asociacionin?

Në draftin e FES-it është vendosur një listë e gjatë e qëllimeve që do t’i ketë Asociacioni. Burimet financiare për funksionimin e Asociacionit, siç i parasheh statuti, do të jenë të ndryshme. Asociacioni, thotë drafti, do të financohet nga kontributet nga anëtarët e tij, të ardhurat nga shërbimet e kryera nga Asociacioni, ose nga pasuritë e tij të luajtshme dhe të paluajtshme, transaksionet nga autoritetet qendrore, kontributet, grantet, donacionet, dhe, gjithashtu përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat e tjera, të brendshme dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Republikën e Serbisë.

 Po ashtu, te pjesa e financimit thuhet se “Asociacioni/bashkësia do të përjashtohet nga taksat dhe detyrimet për arritjen e objektivave të tij, ashtu sikurse komunat pjesëmarrëse”. Asociacioni do të ketë një buxhet vjetor të integruar, i propozuar nga Bordi i tij dhe miratuar nga Kuvendi i tij. Buxheti vjetor duhet të jetë proporcional, i përcaktuar dhe i përshtatshëm për objektivat e Asociacionit dhe funksionimin e trupave të tij. 

Aty thuhet se Qeveria dhe Auditori i Përgjithshëm i Kosovës duhet të rishikojnë çdo buxhet vjetor të integruar të Shoqatës/Komunitetit para miratimit të tij.

“Qeveria dhe Auditori i Përgjithshëm do të bëjnë një shqyrtim të projekt-buxhetit për përputhjen me objektivat e Shoqatës/Komunitetit dhe funksionimin e organeve të saj siç përcaktohet nga ky statut”, thuhet në draft-dokumentin.

Presioni për formimin e Asociacionit është shtuar. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe Emisari Special i SHBA-së, Gabriel Escobar, kanë publikuar të hënën një opinion të përbashkët ku kërkojnë që të formohet Asociacioni. Ata i ka përkrahur edhe shefi i misionit të Gjermanisë në Prishtinë.

Sa më shumë që janë shtuar rritjet, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shtuar reagimet e tyre kundër formimit të Asocacionit, të cilin sërish kanë nisur ta quajnë në serbisht “Zajednicë”.

Më 31 janar, në Ambasadën amerikane në Prishtinë janë ftuar akterë të ndryshëm për të diskutuar rreth formimit të Asociacionit.

Kryeministri Kurti ka thënë se ai nuk është ftuar nga Ambasada amerikane, por është konfirmuar se ministri serb i Qeverisë së tij, Nenad Rashiq do të jetë aty. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe partitë opozitare të Kuvendit. Qeveria thotë se kundërshton kategorikisht formimin e një Asociacioni njëetnik edhe pse dy diplomatët Chollet e Escobar në opinionin e tyre e përjashtuan një të tillë. /Express

1 VITE ME PARE

'Asosacioni'/ Haradinaj: Kjo lojë politike të marrë fundit! Po përdoret nga Serbia dhe Kurti për të 'mbuluar' marrëveshjen e madhe

Kurti dhe Osmani gati për diskutimet për Asosacionin, Haradinaj pas
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Asociacioni po paraqitet si “mbulesë”, për marrëveshjen e madhe nga kryeministri i Kosovës. Me një postim në faqen zyrtare në Facebook, Haradinaj theksoi se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi mund të arrihet vetëm me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si garanci e plotë në këtë proces.

Diskutimet dhe konsultat për Asociacionin kanë vetëm një synim, heqjen e pengesave të fundit drejt marrëveshjes së madhe me Serbinë, për njohje të ndërsjellë. Ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe këtu çështja mbyllet. Prandaj të gjithë ata që Asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te Asociacioni, por duan që Asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe”, ka shkruar Haradinaj.

Ish-kryeministri thotë se, Kosova duhet të mbledhë potencialin e saj intelektualë dhe të vendosë theksin tek arritja kryesore, që sipas tij është marrëveshja finale me Serbinë.

Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i Planit Evro-Amerikan. Kjo lojë politike duhet të marrë fund dhe Kosova duhet t’i fokusojë krejt potencialet politike, intelektuale e qytetare në kryetemën e saj që është “marrëveshja e madhe për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, e cila mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me SHBA dhe BE”, thekson ai.

Asosacioni

Sipas Marrëveshjes së parë të Brukselit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet mbi bazën e një statuti, ndërsa shpërndarja e tij mund të bëhet vetëm mbi bazën e një vendimi të komunave pjesëmarrëse. Marrëveshja parasheh, po ashtu, të drejtën e komunave pjesëmarrëse për bashkëpunim në zbatimin kolektiv të kompetencave përmes Asociacionit, i cili do të ketë mbikëqyrje të plotë mbi fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe zhvillimit rural. Marrëveshja e vitit 2015 përbëhet nga 22 pika, të cilat specifikojnë kornizën ligjore, objektivat, strukturën organizative, marrëdhënien me autoritetet qendrore, buxhetin dhe mbështetjen. Disa prej objektivave përfshijnë forcimin e demokracisë lokale; kryerjen e mbikëqyrjes së plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale, edukimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, planifikimit urban dhe rural, dhe ofrimin e shërbimeve për pjesëtarët e tij në përputhje me ligjet e Kosovës. Asociacioni duhet të ketë një Kuvend, një kryetar i cili përfaqëson Asociacionin para autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës, një nënkryetar, një Këshill, një Komitet, një Administratë, një Zyrë për ankesa, përderisa selia e tij duhet të përcaktohet nga statuti.

1 VITE ME PARE

Draft-statuti nga FES-i: Asociacioni me simbole të veta, kuvend, kryetar...

Kurti dhe Osmani gati për diskutimet për Asosacionin, Haradinaj pas
Mitrovice

KOSOVË- Në një draft-statut të publikuar të hënën nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet.

Për krijimin e tij, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që zhvillohet në Bruksel.

Me gjithë trysninë e faktorit ndërkombëtar, Kosova, deri më tash, nuk e ka zbatuar këtë marrëveshje. Kryeministri Albin Kurti, në disa raste, ka përsëritur se në Kosovë nuk mund të formohen asociacione njëetnike.

Duke prezantuar draft-statutin, përfaqësuesi i organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë, Rene Schlee, tha se gjatë hartimit të tij, janë kujdesur që ai të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me Marrëveshjen e Brukselit.

“Ky është një projekt i pragmatizmit politik, sepse ne kemi menduar se do të vijë koha kur do të ishte i nevojshëm statuti i Asociacionit”, tha ai.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 18 janar, Schlee ka thënë se beson se ky draft “është një bazë e mirë, e cila pas publikimit meriton të diskutohet nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë”.

Sipas këtij dokumenti, Asociacioni parashihet t’i ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse.

Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të hyjë në fuqi pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Sipas dokumentit, anëtare të këtij asociacioni mund të jenë dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë: Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca. Anëtarësimi është vullnetar dhe çdo anëtar duhet t’i përmbahet statutit.

Asociacioni, sipas dokumentit të prezantuar, do të ketë të drejta të plota në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, në fushën e edukimit, planifikimit urban, si dhe rural.

“Asociacioni ka të drejtë të ketë buxhet të tijin, llogari bankare, prona, si dhe të angazhohet në transaksione financiare”, thuhet po ashtu në draft-statutin e prezantuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung.

Një ndër nenet flet edhe për objektivat e Asociacionit, të cilat, siç thuhet, janë: forcimi i demokracisë lokale, duke lehtësuar, financuar ose promovuar aktivitete që avancojnë pjesëmarrjen qytetare dhe praktikat demokratike, si dhe përfaqësimi i interesave të rëndësishme për demokracinë lokale.

Në draft-statut thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe kompetenca të tjera shtesë, që mund të delegohen nga autoritetet qendrore, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Sa i takon strukturës organizative, neni 6 parasheh që Asociacioni të ketë: kuvendin e Asociacionit, kryetarin e Asociacionit, nënkryetarin e Asociacionit, këshillin e Asociacionit dhe bordin e Asociacionit.

Neni 15 parasheh që Asociacioni të angazhohet me autoritetet qendrore të Kosovës në shkëmbimin e informacioneve, në frymën e promovimit të demokracisë dhe multietnicitetit, bazuar në sistemin ligjor të Kosovës.

Sa i takon rregullimit ligjor, neni 16 parasheh që Qeveria e Kosovës, përmes një akti juridik, t’i japë Asociacionit statusin e subjektit juridik.

“Kjo përfshin të drejtën e zotërimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme” dhe të “bashkëpronësisë së shoqërive që ofrojnë shërbime lokale brenda fushëveprimit të Asociacionit”.

Shpenzimet e Asociacionit parashihet të jenë subjekt i auditimeve nga autoritetet kompetente, përfshirë Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës.

Sa i takon financimit, sipas dokumentit në fjalë, Asociacioni do të financohet nga kontributet e anëtarëve të tij, të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni, pasuritë e tij të luajtshme ose të paluajtshme, transferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe mbështetja financiare e shoqatave dhe organizatave të tjera, vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Republikën e Serbisë.

Sipas draft-statutit, Asociacioni do të përjashtohet nga detyrimet dhe taksat në arritjen e objektivave të tij, në të njëjtën mënyrë sikurse komunat pjesëmarrëse.

Qeveria dhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës parashihet që të kenë qasje në rishikimin e buxhetit vjetor të Asociacionit, përpara se ai të miratohet.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për të komentuar draft-statutin e prezantuar nga organizata gjermane.

Para publikimit të tij, zyrtarë të partisë në pushtet -Lëvizjes Vetëvendosje - u takuan me zotin Schlee.

Në komunikatën dërguar mediave u tha se në këtë takim “u ritheksua qëndrimi i LV-së [Lëvizjes Vetëvendosje] kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshjeje tjetër mbi baza etnike”.

“Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë, brenda kornizave ligjore dhe kushtetuese”, u tha po ashtu në komunikatë.

Deri më tash, nuk ka komente as nga Beogradi, por, javën e kaluar, kur Friedrich-Ebert-Stiftung ka paralajmëruar publikimin e draft-statusit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kjo nuk është punë e organizatave joqeveritare.

I themeluar në vitin 2001, Asociacioni i Komunave të Kosovës është organizatë jofitimprurëse dhe anëtarë të tij janë autoritetet lokale të Kosovës.

Autoritetet lokale anëtarësohen në këtë asociacion nga Kuvendi i Asociacionit, pas vendimit të marrë në Kuvendin Komunal.

AKK-ja angazhohet që në Kosovë të zbatohen rregullat nga Karta Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Mision i këtij asociacioni është të krijojë qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike.

Ai, po ashtu, angazhohet që të nxisë decentralizimin e pushtetit, përmes mbështetjes praktike dhe bashkëpjesëmarrjes mbi baza të barabarta, mes autoriteteve qendrore dhe atyre lokale.

Mes tjerash, Asociacioni i Komunave të Kosovës fokusohet në rritjen e njohurive dhe kapaciteteve të komunave për të siguruar kualitete të larta dhe efektive në shërbimet lokale, si dhe në demonstrimin se komunat e Kosovës janë të barabarta.

Në anën tjetër, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së vitit 2013, parasheh që pjesë e këtij organizimi të jenë vetëm komunat që kanë shumicë të banorëve serbë: Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca.

Qeveria e tanishme e Kosovës e ka kundërshtuar më së shumti idenë e formimit të një asociacioni njëetnik, por edhe nga qeveritë e kaluara është konsideruar si një mekanizëm që mund t’i sjellë telashe Kosovës, pasi do të kishte qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural.

Siç thuhet në marrëveshje, Asociacioni do të ketë për qëllim t’i përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural, si dhe të ekonomisë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, do të harmonizoheshin.

Komuniteti ndërkombëtar, javëve të fundit, e ka rritur trysninë mbi Qeverinë e Kosovës që të nisë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar në fillim të janarit në Prishtinë, ku ka thënë se SHBA-ja është e angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani - përfshirë atë për Asociacionin.

Këtë kërkesë, Chollet e ka përsëritur edhe më 30 janar në një tekst bashkautorial me Escobarin, i cili është publikuar nga disa media lokale në Kosovë.

Chollet dhe Escobar kanë thënë se ndër qëllimet më të rëndësishme të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmojnë në krijimin e kushteve për “marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, por si çështje kritike në këtë qëllim e kanë cilësuar themelimin e Asociacionit.

“Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe, për të bashkërenditur çështjet dhe shërbimet, si: arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal - me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse”, kanë shkruar Chollet dhe Escobar.

Ata kanë thënë se e kundërshtojnë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë zgjidhje.

Më herët, Kurti, duke iu përgjigjur një kërkese të SHBA-së që Kosova të vendosë në tryezë propozimet për formimin e Asociacionit, ka thënë se çështja mund të zgjidhet brenda kornizës së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në Serbi insistojnë se nuk mund të ketë dialog për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Kosovën, pa themelimin e këtij asociacioni.

Marrë nga REL

1 VITE ME PARE

FES publikon draft-statutin e Asociacionit, të themelohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Kurti dhe Osmani gati për diskutimet për Asosacionin, Haradinaj pas
Foto Ilustruese

KOSOVË- Instituti “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar draft-statutin e për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Drafti përmban 7 kapituj me gjithsej 18 nene.

Ky draft-statut thekson se Asociacioni do të jetë si etnitet juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Tutje theksohet se Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.

Sipas draftit, statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë juridik i Asociacionit/Bashkësisë duke shtuar se statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit/Bashkësisë, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një Qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

 

1 VITE ME PARE

Pesë gjëra që duhet t’i dini për Asociacionin

Kurti dhe Osmani gati për diskutimet për Asosacionin, Haradinaj pas

KOSOVË- Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është nënshkruar 10 vjet më parë. Por, ajo nuk është zbatuar asnjëherë. Kush e ka nënshkruar marrëveshjen, çfarë parasheh ajo dhe pse faktori ndërkombëtar është duke rritur trysninë mbi Kosovën për zbatimin e saj?

1 VITE ME PARE

Zyrtarët amerikanë: Është koha për themelimin e Asociacionit

Kurti dhe Osmani gati për diskutimet për Asosacionin, Haradinaj pas
Derek Chollet

SHBA- Në një tekst autorial nga Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, i publikuar në mediat Koha.net dhe Kossev, kanë bërë thirrje përsëri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Chollet dhe Escobar kanë thënë gjithashtu se ndër qëllimet më të rëndësishme të Amerikës në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmojnë në krijimin e kushteve "për marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës".

"Gjatë javëve të shkuara, së bashku me Francën, Gjermaninë, Italinë dhe BE-në, kemi udhëtuar në Beograd dhe Prishtinë për të inkurajuar të dyja palët që të pranojnë propozimin e BE-së për të dy vendet që të normalizojnë marrëdhëniet, të ndërprejnë ciklin e krizave dhe konfrontimit, dhe të çojnë përpara me vendosmëri integrimin e tyre evropian. Kjo është mundësi historike që ne besojmë të dy palët duhet ta shfrytëzojnë", thuhet në tekstin e tyre.

Por zyrtarët amerikanë thonë se ndër detyrat më kritike mbetet zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar më 2013 marrëveshjen për formimin e asociacionit. Më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij asociacioni.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Chollet dhe Escobar thonë se ka pasur shumë diskutime për Asociacionin, por tani sipas tyre, dhe ka ardhur koha të tregohet qartë se çka është ky Asociacion e çka jo.

"Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe për të bashkërenditur çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal – me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse".

"Është mënyrë për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve, krijimin e besimit ndërmjet serbëve etnikë dhe qeverisë qendrore, sigurimin e lidhjeve më të mira ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të vendit, dhe krijimin e mekanizmave për serbët për pjesëmarrje më të madhe në jetën shoqërore të Kosovës", thuhet në tesktin e tyre autorial.

Ata thonë se e kundërshtojnë rreptësishtë krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë një zgjidhje.

"Në vend të kësaj, ne po kërkojmë nga Kosova që të ofrojë vizionin e saj për këtë asociacion dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike për të siguruar që ajo funksionon në interesin më të mirë të kosovarëve".

Ata kanë elaboruar se çka mund të jetë dhe çka nuk mund të jetë një Asociacion i komunave me shumic serbe.

"Komunat me interesa, gjuhë dhe kulturë të përbashkët do të mund të punonin në mënyrë më efikase së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta në ofrimin e shërbimeve publike, nëpërmjet ekonomive të shkallës dhe shkëmbimit të praktikave më të mira".

Sipas tyre, Asociacioni nuk do t’ia shtonte qeverisë së Kosovës një shtresë të re të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

"Ky parim i rëndësishëm daton që nga propozimi i Ahtisaarit. Komunat bashkëpunojnë në bashkë-menaxhimin e juridiksioneve brenda institucioneve dhe strukturave legjitime kosovare. Duke lejuar komunat e caktuara që në mënyrë më efikase të ushtrojnë kompetencat që tashmë i kanë, kjo do të mënjanonte nevojën që qytetarët kosovarë të kërkojnë shërbime nga strukturat paralele ilegale – siç bëjnë shumë veta tani – dhe do të ruante transparencën dhe ligjshmërinë e strukturës së re sipas dhe brenda ligjit kosovar".

Ata kanë deklaruar se "është me rëndësi të vihet në pah se një Asociacion i komunave me shumicë serbe nuk do të ishte një-etnik".

"Këto do të ishin komuna me shumicë serbe ku jetojnë jo vetëm serbët etnikë, por edhe grupet tjera – shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë –të drejtat e të cilëve gjithashtu duhet të sigurohen dhe mbrohen", thonë ata.

"Si mikja dhe aleatja më e afërt e Kosovës, ne besojmë se duke punuar për themelimin e Asociacionit, Kosova do të përmbushë një element kritik të nevojshëm për ndërtimin e të ardhmes së saj të drejtë si shtet sovran, shumetnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantik", përfundojnë Chollet dhe Escobar.

Marrë nga REL

asosacioni i komunave me shumice serbe dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni