LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Do krijojmë Akademinë e Sigurisë", Rama: Policia e Shtetit do të transformohet me standardet e BE, por ka akoma të meta për të adresuar

• Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë një takimi me punonjësit e Policisë së Shtetit, ku u bë dhe një prezantim i anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend. • Rama tha gjatë fjalës së tij se vendi ynë është mobilizuar për të arritur barazinë para ligjit. • Ai theksoi se çelja e negociatave me Bashkimin Evropian nuk është dhuratë, por shenjë progresi për rritjen e barazisë para ligjit. • Sipas tij puna e policisë në vendin tonë meriton respekt, por është duke u përbaltur nga opozita. • Ndërsa deklaroi se Policia e Shtetit do të transformohet me standartet e Bashkimit Evropian, shtoi se ka ende shumë të meta për të adresuar për policinë. • Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë njoftoi se do të krijohet Akademia e Sigurisë në vend, në mënyrë që të ketë një polici shteti me të gjitha aspektet që prekin publikun. • Ai tha se do të modernizohet sistemi i sigurisë në qytete, duke vendosur kamera survejimi dhe se me anë të tyre do të evidentohen shkeljet nga qytetarët.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Do krijojmë Akademinë e Sigurisë"/ Rama: Do survejojmë me kamera qytetet dhe evidentojmë shkeljet rrugore

"Do krijojmë Akademinë e Sigurisë", Rama: Policia e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të krijohet Akademia e Sigurisë në vend, në mënyrë që të ketë një polici shteti me të gjitha aspektet që prekin publikun. Duke folur gjatë një takimi me punonjësit e policisë, Rama theksoi se do të modernizohet sistemi i sigurisë në qytete, duke vendosur kamera survejimi. Po ashtu Rama theksoi se me anë të këtyre kamerave, do të evidentohen shkeljet nga qytetarët. 

"Është i mirëkuptueshëm stresi, ngarkesa, lodhja nga probleme shumë serioze që merret policia e shtetit, por asnjë nga këto nuk justifikon një sjellje që të provokojë qytetarin. Edhe në atë pikë, pjesën më të mëdha e zinte Rrugorja, prandaj duhen analizuar me kujdes shkeljet e sjelljes rrugore. Ne do ta modernizojmë dhe do të kemi një tranformim epokal për sa i përket survejimit me kamera të qyteteve, me fokus shkelësit dhe shkeljet. Një sistem i pasuruar me inteligjencën artificiale. Ky sistem do të fillojë me 20 qytete dhe do të jenë sallat e përshtatshme. Ai sistem do të japë mundësinë që çdo ankesë e qytetarit të jetë në kohë reale e verifikuar. Ai sistem do të verifikojë me emrin, mbiemrin e personit dhe precedent penal. E fundit që kam është Akademia e Sigurisë, janë bërë përmirësime të ndjeshme. Sepse për të pasur një polici shteti me të gjitha aspektet që prekin publikun. Ne na duhet një Akademi sigurie në planin europian dhe ne nuk e kemi. Me planin për të përfshirë rreth 120 studentë të drejtësisë dhe me planin e krijimit të një Akademie do të jemi shumë shpejt në BE”, tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"Ka akoma të meta për të adresuar"/ Rama: Do ta transformojmë policinë me standartet e BE

"Do krijojmë Akademinë e Sigurisë", Rama: Policia e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Policia e Shtetit do të transformohet me standartet e Bashkimit Evropian. Gjatë një takimi me punonjësit e policisë, Rama theksoi ka ende shumë të meta për të adresuar në policinë, por shtoi se rritja e besimit te policia tregon se puna e bërë po jep frytet e veta. Kryeministri ka theksuar se puna e policisë në vendin tonë meriton respekt, por është duke u përbaltur nga opozita.   

"Faktikisht është një anketim ku përsëriten po ato pyetje, dhe ku rezultatet janë aty, tregues i qartë që ka një ecuri, progres por që ato shifra pasqyrojnë çfarë mblidhen nga publiku dhe jo vullnet tjetër jashtë lirisë së plotë të publikut për t’u shprehur. Prandaj kanë natyrshmërinë dhe stabilitet të vazhdueshëm. Po të shikosh, lexosh apo dëgjosh çfarë shfaqet dhe thuhet, e shkruhet në policinë e shtetit për rendin dhe sigurinë në Shqipëri është vend për të ikur e vrap, ku s’ka rend dhe siguri dhe policia është insitutcion pa asnjë forcë e besueshmëri, por gjëja më e mirë dhe inkurajuese është se ndërkohë faktet dhe shifrat që ne i ndjekim sepse mbi bazën e tyre vlerësojmë ku jemi, flasin të kundërtën.

Flasin për ulje të vazhdueshme të kriminalitetit edhe viti 2024 nuk zhgënjeu por u mbyll si të gjitha vitet që kur kemi ardhur në detyrë me ulje të mëtejshme të numrit të vrasjeve, kur sot, ne jemi në mesataren shumë pranë mesataren të BE. Dhe lajmi i mirë është që këtë të vërtetë që e shohim te shifrat e lexon edhe në faqet e kësaj ankete. pra, publiku, ata që jetojnë jetën e përditshme në Shqipëri në të gjitha herët e anketimit janë shumë afër logjikës së fakteve dhe shifrave të progresit të matshëm të policisë së shtetit. Ky faktikisht e thënë thjesht është një fakt që thotë se populli është shumë më i qartë në leximin e situatës së rendit dhe sigurisë, dhe problematikave dhe vlerësimin e punës së policisë sesa gjithë ata që ia rrokanisin kokën përnatë në sallonet e debateve tv, pavarësisht nga balta e përditshme që hidhet nga ata prej më shumë se 10 vitesh, nuk kanë lënë gjë pa thënë kundër policisë dhe drejtuesve apo punonjësve të saj.

Si Shqipëria nga vrima e fundit nga vrima e fundit e vakallit në 2013 është afruar drejt mesatares së BE, duke qëndruar në mes vendesh evropiane, ku përpara nesh apo pas nesh janë vende që në një perceptim të sipërfaqshëm mendohet se janë ku e ku më të avancuar. Problemi i sigurisë është bërë problem më i madh sidomos në vendet më të zhvilluara. Ka akoma të meta për të adresuar dhe për të transformuar policinë deri në pikën që të qëndrojë aty në mes të policive të BE, as e para dhe as e fundit, tek mesi i artë duke garantuar standartet dhe vazhdimësinë e saj, që sido që të rrotullohet politika, policia të mos kthehet më kurrë pas. Besimi te policia që është rritur, duhet të vazhdohet të forcohet, guri themelor për një shtet të së drejtës”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Po arrihen standardet e BE por duhet ende përmirësim", ministri Hoxha: Garantimi i një procesi zgjedhor të qetë është sfidë për Policinë e Shtetit

"Do krijojmë Akademinë e Sigurisë", Rama: Policia e
ervin hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar anketimin për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend.

Hoxha u shpreh gjatë fjalës së tij se Policia e Shtetit po arrin standardet e policive të BE, por ka ende shumë vend për tu përmirësuar. 

Një sfidë për policinë, ministri tha se ishte garantimi i një procesi zgjedhor të qetë dhe pa ngjarje të dënueshme. 

"Sot 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e policisë si të mirë ose shumë të mirë. Koha e reagimeve ndaj krimeve është përmirësuar edhe 67% e qytetarëve besojnë se trajtohen me respekt. Këto numra nuk janë statistika, por janë pasqyra e besimit të fituar me mund dhe sakrificë. 82% e qytetarë ndihem më të sigurt.

Policia e shtetit po arrin standardet e policive të BE, por ka ende shumë vend për tu përmirësuar, veçanërisht në aspektin e ndjenjës së sigurisë gjatë natës, ku ne jemi shumë afër mesatares së BE.

Sfida e shpejtë është angazhimi i policisë së shtetit për garantimin e zgjedhjeve në një proces zgjedhor të qetë dhe pa ngjarje të dënueshme. Megjithatë ne nuk jemi të vetëkënaqur për këtë. Sfidat si aksidentet rrugore, vjedhjet, mashtrimet na tregojnë se nuk mund ta ndalemi”, u shpreh Hoxha.

1 VITE ME PARE

Besimi te Policia e Shtetit/ Rama: Puna e policisë meriton respekt, por te ne është përbaltur

"Do krijojmë Akademinë e Sigurisë", Rama: Policia e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë është mibilizuar për të arritur barazinë para ligjit. Duke folur gjatë një takimi me punonjësit e policisë, Rama theksoi se çelja e negociatave me Bashkimin Evropian nuk është dhuratë, por shenjë progresi për rritjen e barazisë para ligjit. Ndërkohë që më tej, Rama ka theksuar se puna e policisë në vendin tonë meriton respekt, por është duke u përbaltur nga opozita.   

“Është një arsye e rëndësishme kjo e sotmja, për të ndarë disa vendime. I vetmi shtet i qëndrushem, është ai që njerëzit janë të barabartë para ligjit. Kurrë më shume sesa sot, Shqipëria nuk ka qenë e mobilizuar për ta arritur barazinë para ligjit. Na është konfirmuar si fakt i pamohuar nga çelja e negociatave me BE, të cilat janë janë asnjë dhuratë dhe as vendimmarrje politike, por konstatim i progresit të bërë, në aspektin e nivelit të rritjes së barazisë para ligjit. Na vendos kjo nevojë përditë, përballë sfidës së rritjes së vazhdueshme të asaj niveli barazie. Duke nisur, nga çdo prind i kësaj republike, ndaje, qytetarët janë baza e sigurisë. Këshilli është një organizëm i krijuar rishtazi, vitin e shkuar, si një strukturë që i shtohet arkitekturës institucionale të sigurisë publike. Kjo hapësirë e përbashkët, është shprehje e vullnetit për të qenë në reflektim të vazhdueshëm. Meriton mbështetje pa rezervë, edhe nga qeveria në radhë të parë. Unë erdha sot këtu, sepse tema e zgjedhur, është e dobishme. Prej një dekade e pak më shumë, qeveria e Suedisë, bujarisht financon një anketim shkencor, të pavarur nga qeveria shqiptare për të matur sa i kënaqur, apo i pakëanqur është publiku në raport me Policinë e Shtetit”, tha Rama.

edi rama policia e shtetit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë