LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me dhunë dhe manipulime. Përgjimet: Do ja q* robt

• Dosja.al, ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me hetimet për aferën me tenderat e AKSH-it. • Në një pjesë të dosjes hetmore, shihet se si drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj ka skualifikuar ofertat më të ulta në lidhje me tenderin për mbrëmbajtjen e depove farmaceutike (eDepo), për t'ia dhënë atë një kompanie që dyshohet se është e lidhur me Ilir Beqajn. • Sipas hetimeve të SPAK, Karçanaj ka vendosur kritere specifike në këtë tender, në mënyrë që kompanitë që nuk janë të lidhura me Ermal Beqirin apo Ergys Agasi të skualifikohen. • Në një rast tjetër, Karçanaj ka vendosur kritere bosh, në mënyrë që një tender, të shkonte te kompania e paracaktuar për të fituar. • Bëhet fjalë për një tender me objekt "Implementimi i infrastrukturës së desktopëve virtual për Autoritetin e Aviacionit Civil". • Nga dy operatorë që kanë marrë pjesë në tender, fituesi ka qenë kompania "Communication Progress", e cila drejtohet nga kunati i Ermal Beqirajt, Gentian Likaj. • Në dosje hetimore, Dosja.al, ka zbardhur dhe pamjet nga rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe. • Disa persona të veshur me uniforma policie dhe veshjeve që imitonin agjentët e BKH-së, i afrohen Meçes nën simbolikën e "shtetit" dhe peshës së unformave që mbartnin. • Mësohet se Meçe u mbajt për disa orë nën presion dhe kërcënime, me synim që ai të tërhiqej nga ankesat e paraqitura lidhur me procedurat e tenderëve të AKSHI-t. • Vetëm pasi biznesmeni pranoi të heqë dorë nga këto ankimime, rrëmbyesit e lanë të lirë, duke e braktisur në një zonë rurale të qarkut të Elbasanit.

10 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

"10 milionë euro për çokollata e biskota"/ Dosja e SPAK për AKSHI, zbulohet edhe një skemë pastrimi parash! Si nisi shkëmbimi tregtar

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me

TIRANË- Dosja.al, ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me hetimet për aferën me tenderat e AKSH-it. Nga hetimet kanë dalë në pah edhe dyshime për një skemë transferimi dhe pastrimi parash. Në dosje thuhet se, gjatë viteve 2018, 2020 dhe 2021, një shumë totale prej rreth 10 milionë eurosh është transferuar përmes faturimeve drejt një subjekti që ushtron aktivitet në fushën e shpërndarjes së çokollatave dhe biskotave.

Gjithashtu nga hetimet rezulton se, subjekti “Soft & Solution” sh.p.k. dhe “Fastech” sh.p.k., per periudhen 2018 – 2021 kane blere produkte nga subjekti “Mega Distribution”. Ky subjekt aktualisht rezulton në pronësi dhe administrim te shtetasit Bedri Rryta.

Ndërkohë, Rryta ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie tregtare me shoqëritë “Fastech” dhe “Soft & Solution”, por ka deklaruar se nuk i kujtohet mënyra se si ka nisur kjo marrëdhënie tregtare gjatë periudhës kur ai ushtronte detyrën e administratorit të “Mega Distribution”.

Pjesë nga dosja:

Nga hetimet rezulton gjithashtu se, subjekti “Soft & Solution” sh.p.k. dhe “Fastech” sh.p.k., per periudhen 2018 – 2021 kane blere produkte nga subjekti “Mega Distribution”. Ky subjekt aktualisht rezulton ne pronësi  dhe administrim te shtetasit Bedri Rryta….

Gjatë kohës që ka qenë administrator i kompanisë ka patur marrëdhënie tregtare me kompanitë “Fastech” sh.p.k. dhe “Soft & Solution” sh.p.k. për tregtimin e çokollatave dhe biskotave. Nuk e mban mend si ka filluar konkretisht kjo marrëdhënie tregtare. Nuk ka patur kontrata me këto kompani dhe nuk i kujtohet se çfarë produkti kanë blerë ato, si janë transportuar, ku kanë qenë të magazinuara etj.

Lidhur me kreditimet me fonde të vazhdueshme gjatë viteve 2018, 2020 dhe 2021, në shumë totale mbi 10 milion euro në llogaritë bankare të subjektit të tij, në monedhat Euro, USD dhe ALL, deklaron se janë pagesa ndaj faturave që bëhen për shitje. Këto fatura lidhen me shitjen e çokollatave dhe biskotave. Këto fonde janë përdorur për të vazhduar aktivitetin tregtar që ai ka. Nuk ka dijeni për aktivitetin tregtar që kryejnë subjektet “Fastech” sh.p.k. dhe “Soft & Solution” sh.p.k. Nuk njeh shtetasin Ermal Beqiri, nuk ka patur ndonjëherë marrëdhënie me të. Nuk njeh shtetasin Andis Papa, nuk ka patur ndonjëherë marrëdhënie me të. Të njëjtin qëndrim deklaron edhe lidhur me shtetasit Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj.

Nga pyetja e administratorëve të shoqërive “First” dhe “Fastech” sh.p.k., rezultuan me interes të dhënat si më poshtë:

Konkretisht, më datë 18.11.2025, u bë marrja në pyetje e shtetasit Gëzim Hoxha, me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë “First” sh.p.k., i cili shpjegoi se:

Aktualisht jam administrator i shoqërisë “First” sh.p.k. dhe gjithashtu ortak i vetëm i kësaj shoqërie qysh prej vitit 2008. Shoqëria ka si aktivitet ofrimin e shërbimeve të integrimit të sistemeve të nivelit të lartë, ose ‘shërbim me çelësa në dorë’, në fushën e teknologjisë dhe informacionit, specifikisht në fushën e sigurisë kibernetike, por kemi dhe objekt konsulence dhe shërbime të tjera.

Më tej, lidhur me shërbimet dhe bashkëpunimet e shoqërisë me operatorë të tjerë ekonomikë, shtetasi Gëzim Hoxha deklaroi se:

Më pas AKSHI ka prokuruar një procedurë tjetër, që kishte të bënte me fushën e sigurisë kibernetike me AKSIK, pra menaxhimin e rrezikut të institucioneve shtetërore, procedurë në të cilën ne kemi marrë pjesë dhe jemi shpallur fitues si operator ekonomik i vetëm. Ajo që kompania ime ofronte në kontratë ishte pjesa e integrimit dhe arkitekturës së sistemit, që e bënim me punonjësit tanë, ndërsa lidhur me pjesën e ‘software-it’, pjesa e moduleve do të nënkontraktohej nga shoqëria ‘Soft & Solution’ sh.p.k., pasi ne përzgjodhëm të bashkëpunonim me këtë shoqëri. Ajo kishte tashmë eksperiencë në kontratat me nënshkrim elektronik, e cila ishte një kërkesë specifike për zgjidhjen që do t’i jepet Autoriteti Kontraktor.

Pasi përfundoi procedura dhe ne u shpallëm fitues, u takuam me shtetasin Ermal Beqiri dhe Arjola Koromanis, si përfaqësuese të shoqërisë ‘Soft & Solution’ sh.p.k., për të bërë ndarjen e moduleve që ata do të bënin. Duke qenë se deklaruan se ishin të zënë dhe nuk kishin mundësi, më thanë që këto module do t’i bënte një kompani tjetër, me reputacion dhe staf të kualifikuar që mund ta bënte këtë punë, konkretisht shoqëria ‘EA Solution’.

E pyeta Ermalin nëse kjo shoqëri ishte në rregull me punët, fiskal dhe ligjërisht, dhe më tha se ishte në rregull dhe kishte staf shumë të kualifikuar. Nga stafi i kësaj shoqërie më pas, kam kontaktuar shtetasen Ina, mbiemrin nuk ia mbaj mend. Paga më duket, e cila ishte edhe administratorja e shoqërisë. Me të jam takuar në ambientet e shoqërisë ‘Soft & Solution’.

Nuk kam pyetur dhe nuk kam kërkuar informacion shtesë mbi stafin apo selinë e shoqërisë, pasi edhe në kontratë ishte e parashikuar që unë nuk do të bëja asnjë pagesë nëse nuk do të kryhej shërbimi sipas parashikimeve kontraktore. Nuk kam patur ndonjë arsye për t’i pyetur rreth zyrave apo punonjësve, pasi interes ishte që produkti të dorëzohej sipas parashikimeve kontraktore dhe sipas fjalës që kjo shoqëri më prezantoi nga ‘Soft & Solution’, e cila, më duhet ta them, kishte një reputacion të mirë dhe kishte përvojë në punët që kishte bërë. Ata më dhanë edhe sigurinë që kompania ‘EA Solution’ mund ta dorëzonte produktin dhe se mund ta bënte punën.”

5 MUAJ ME PARE

Rrëmbimi i Gerond Meçes/ "Jemi SPAK-u...", ZBARDHET dëshmia e biznesmenit: Më vunë kapuçin në kokë, nuk dinin të vendosnin prangat

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me

TIRANË- Dosja.al, ka siguruar dosjen hetimore të SPAK për tenderat e AKSH-it. Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit ndaj drejtuesve të AKSHI-t dhe dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri përfshin edhe dëshminë e Gerond Meçes, biznesmenit që u mor peng. Më herët u publikuan edhe disa imazhe nga rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht të këtij viti. 

Por në dëshminë e dhënë Meçe tregon se poshtë pallatit të tij sapo kishte dalë nga makina, i ishin afruar dy persona të cilët i ishin prezantuar si punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas tij, dy personat pasi e kishin marrë brenda në makinë i kishin komunikuar se ishte arrestuar dhe i kishin vendosur kapuçin në kokë për të mos parë itinerarin e lëvizjes. Pas kësaj, Meçe thotë se kishte kuptuar që ishte marrë peng pasi personat në makinë që ishin prezantuar si punonjës të BKH-së nuk dinin të vendosnin pranga.

Dëshmia e Meçes:

“Ka profesionin inxhinier elektronik dhe aktualisht punon me biznes privat. Mamaja e tij, në vitin 2002, ka hapur një kompani private, të cilës ai i është bashkuar në korrik të vitit 2003. Nga viti 2006 e në vijim është bërë ortak i vetëm dhe administrator i kompanisë ‘Advanced Business Solutions, ABS’, me NIPT K21710002J. Nga viti 2020, për arsye shëndetësore, u tërhoq nga administrimi dhe caktoi dy administratorë të tjerë, Eriksela Shuli dhe Shkëlqim Kerluku, të cilët vijojnë të jenë edhe aktualisht. Nga muaji shkurt i vitit 2025 i ka kaluar aksionet e kompanisë ‘ABS’ te mamaja e tij, për të shmangur probleme apo pengesa në prokurime të ndryshme.

Kompania ‘ABS’ ka aktivitet kryesor ofrimin e shërbimeve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe punon si me sektorin privat ashtu edhe me sektorin shtetëror. Që nga viti 2016, pothuajse çdo tender në fushën e teknologjisë dhe informacionit zhvillohet nga AKSHI, me pak përjashtime, si për shembull tenderat që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen, pra ata të Ministrisë së Mbrojtjes, SHISH, disa të Ministrisë së Brendshme, si edhe institucionet e pavarura.

Lidhur me këto tenderime apo procedura, bën me dije se, së fundmi, konkretisht nga janari 2025 deri në korrik 2025, kompania ‘ABS’ është ankimuar në gati 20 procedura prokurimi ku ka marrë pjesë, kryesisht në AKSHI, por edhe në institucione të tjera si KLGJ, UKT etj. I kujtohet se disa nga këto procedura janë ‘Ndihma ekonomike’, që është procedurë për softëare dhe hardëare për sigurimet shoqërore, ‘Biletimi, ticket’, që është sistemi i menaxhimit të biletave për muzetë, ‘Softëare për policinë’, që lidhet me menaxhimin ekonomik të programeve për Policinë e Shtetit, ‘Update dhe mirëmbajtja e softëare të menaxhimit të thesarit të shtetit’, ‘Menaxhimi për çështjet gjyqësore’, dy procedura të Ministrisë së Brendshme, dy procedura të Ministrisë së Bujqësisë, dy procedura të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Këto procedura të ankimimit mund të aksesohen edhe në faqen e APP dhe të KPP.

Lidhur me këto, deklaruesi pohon se më datë 12.08.2025 ka qenë në shtëpi deri rreth orës 10:30 paradite për shkak të një bisede telefonike pune. Më pas ka dalë nga banesa. Ka pasur me vete çantën e punës të markës MontBlanc, ngjyrë e zezë, me laptop Lenovo brenda, çantën e dorës të markës MontBlanc, ngjyrë e zezë, ku kishte brenda dy palë çelësa, çelësat e makinës Range Rover me targa AA695SF dhe mjetit Hyundai me targa AB028LB, çelësat e zyrës dhe të shtëpisë, një mbajtëse kartash krediti, si edhe aparatin celular Samsung Galaxy S24, mbajtës i numrit 06820xxxx.

Kur ka dalë nga pallati ku banon, makina e tij ka qenë e parkuar në rrugën pranë pallatit, përballë dadës ‘KEN’, automjet Hyundai me targa AB028LB. Në atë vend ka disa poste ndriçimi dhe rreth 25 metra më larg ndodhet muri rrethues i një biznesi, autoservis, lavazh.

Ka hapur nga distanca bagazhin e makinës dhe ka vendosur çantën e shpinës dhe çantën e dorës në bagazh. Në atë moment është afruar një automjet fuoristradë Land Rover Defender, ngjyrë e zezë, me sinjalistikë në dukje si polici dhe me targa shqiptare, të cilat në atë moment nuk i ka fiksuar, por më vonë ka parë se targa ka qenë ‘AC12JJY’.

Ndërkohë që automjeti ka lëvizur drejt tij, ai ka fiksuar një person në automjet, i cili e ka thirrur në emër, ‘Gerond Meçe’. Ky person kishte këto karakteristika: i gjatë rreth 1.85, trup mesatar, flokë të zeza të drejta, pa mjekër, i veshur me uniformë ngjyrë blu me krah të gjatë, si edhe jelek fosforeshent me mbishkrim BKH. Nuk ka dalluar shenja të veçanta. Ky person i ka thënë: ‘Jemi SPAK u, duhet të vish me ne, hyr në makinë’. Në atë moment deklaruesi ka besuar se ishte SPAK dhe është bindur, pa krijuar pakënaqësi apo rezistencë, për shkak se ndodhej në oborrin e pallatit.

Në këtë moment, nga dera mbrapa ka dalë një person i dytë, i cili i ka hapur vendin për t’u futur brenda. Edhe ky nuk ka qenë i maskuar. Ishte trupmadh, i veshur me bluzë si ato të policisë, sipas perceptimit të deklaruesit. Më pas, brenda në makinë, ka parë se ky person mbante xhinse të zeza.

Kur personi i parë e thirri në emër, deklaruesi kishte shtypur butonin e bagazhit të makinës së tij, i cili automatikisht kishte filluar të mbyllej. Teksa bagazhi po mbyllej, deklaruesi është futur në sediljen e pasme, në mes, të automjetit Defender. Në atë moment ka hyrë edhe një person i tretë nga krahu i majtë i tij. Ky kishte veshje të ngjashme me personin e dytë, xhinse të zeza dhe bluzë si ato të policisë, trupmadh, pa maskë, me fytyrë të rrumbullakët, të cilin deklaruesi thotë se është në gjendje ta identifikojë lehtësisht.

Dy personat që kanë qenë mbrapa me të, personi i dytë dhe personi i tretë, kishin tatuazhe. Personi i dytë kishte tatuazh në pjesën e jashtme të dorës së djathtë, midis gishtit të madh dhe gishtit tregues, një tatuazh në formë si gërma ‘b’, i pambyllur plotësisht, me një pikë diku nga mesi, raporton Lapsi.al. Personi i tretë kishte të tatuazhuar gjithë parakrahun e dorës së majtë me tatuazh bardh e zi.

Deklaruesi ka dëgjuar shoferin, i cili ishte me maskë, duke i folur personit të parë dhe duke i kërkuar të merrte dy çantat e deklaruesit nga bagazhi i makinës së tij. Personi i parë i ka marrë dhe i ka futur në automjet.

Pasi janë futur brenda, deklaruesi i ka pyetur: ‘Keni ndonjë letër, ju lutem, ma jepni’. Personi i parë, që ishte në vendin e pasagjerit para, i ka thënë se ishte i arrestuar dhe i ka thënë personit të dytë, në të djathtën e deklaruesit, t’i vinte prangat. Deklaruesi ka kërkuar sërish t’i jepnin dokumentet dhe të lejohej të telefononte familjen. Personi i parë i ka thënë se dokumentet do t’ia jepnin në komisariat, ndërkohë që makina ka lëvizur për të dalë nga oborri i pallatit.

Personat mbrapa kanë tentuar t’i vënë prangat, por fakti që personi i dytë nuk dinte t’i vendoste prangat dhe ka ndërhyrë personi i tretë, ka bërë që deklaruesi të dyshojë se këta nuk ishin punonjës siç u prezantuan.

Në momentin kur po i vinin prangat, deklaruesi u ka thënë: ‘O çuna, unë nuk jam kriminel’. Personi i dytë i ka thënë: ‘Ça the ti, ça the, kush është kriminel?!!’, ndërkohë që shoferi ka thënë: ‘Vini kapuçin’. Teksa po dilnin nga parkimi i oborrit, deklaruesi ka parë babain e tij dhe në atë moment i kanë vendosur kapuç të zi në kokë. Këtu deklaruesi thotë se e ka kuptuar që personat nuk ishin nga SPAK.

Makina ka ndaluar për pak sekonda në semafor. Deklaruesi ka menduar se do vazhdonin drejt, ndërkohë që makina ka devijuar majtas. Ai i ka pyetur në cilin komisariat do ta çonin. Personi i parë i ka thënë: ‘Në komisariatin më të afërt’. Sipas deklaruesit, lëvizjet e makinës ishin në drejtim të Durrësit, çka i ka krijuar bindjen se nuk ishin policë. Deklaruesi u ka thënë: ‘Çuna, e mora vesh se çfarë jeni’.”

“Makina ka marrë drejtimin për nga Astiri dhe në ato momente u kam thënë: ‘Çuna, unë jam në moshë dhe kapuçi që kam në kokë më pengon frymëmarrjen’. Kur makina futet në Unazë të Madhe dhe kalon Astirin, më heqin kapuçin nga koka, por personi i tretë, në të majtën time, mundohej të ma mbante kokën poshtë dhe të më mbulonte fytyrën me dorë. Pavarësisht kësaj, unë kam parë gjithë itinerarin që kanë përshkuar.

Personi i parë, pasagjeri para, më ka kërkuar passëordin e telefonit. Unë i thashë që do ta jap në komisariat. Personi i tretë filloi të ushtronte forcë te prangat, duke m’i shtrënguar, pas refuzimit për t’ua dhënë passëordin. Ata thanë: ‘Ta tregojmë ne, e dimë ne çfarë je ti, hajdut je ti’.

Makina ka marrë drejtimin për nga Elbasani, pas Unazës së Madhe. Më pas kanë bërë dalje për në fshatin Krrabë dhe makina ka vijuar rrugën e vjetër të Elbasanit. Gjatë kësaj kohe ata nuk kanë komunikuar.

Kur kanë ndaluar, ora në automjet shënonte rreth 11:20 dhe jemi gjendur në një vend si shesh i madh, në fshatin Gracen, me pamje nga fshati Papër, pasi në atë pozicion shikohej gjurma e rrugës së re që po hapet, Elbasan, Durrës. Në krah të majtë ishte një godinë me tulla të bardha, e braktisur, një katëshe, pa dritare, dhe një pemë përtej murit rrethues të rrugës.

Më kërkuan të dal jashtë nga makina dhe vazhduan të më kërkojnë passëordin e telefonit. Fillimisht refuzova t’ua jap dhe në këtë moment vjen shoferi dhe më godet me shuplakë. Më marrin telefonin dhe e vendosin te gishti im, pasi duart i kisha mbrapa. Personi i tretë m’i heq prangat nga mbrapa dhe m’i vendos përpara. Aty arritën ta hapin telefonin me gjurmën e gishtit tim dhe unë mendova që në atë moment ata e kaluan direkt në airplane mode, raporton Lapsi.al.

Në një moment më të mëparshëm, pa u futur akoma në Unazë të Madhe, telefoni kishte rënë pa pushim. Kjo më dha shpresë që dikush po më kërkonte dhe prandaj nuk pranoja t’u jepja passëordin, sepse shpresoja se dikush do të më gjente.

Personi i parë, pasagjeri para, më tha: ‘Po të kërkojmë të bashkëpunosh, jo si me passëordin, se në të kundërt ke plumbin në kokë’. Ky është edhe momenti ku të tre, përveç shoferit, demonstruan armët e shkurtra që kishin në brez. Personi i dytë e nxori pistoletën nga brezi, e mbajti në dorë dhe bënte veprime duke nxjerrë dhe futur karikatorin, ndërkohë që personi i parë po e mbante pistoletën në dorë duke më kërcënuar: ‘Do bashkëpunosh apo si e ke?’.

Unë i thashë: ‘Ore për çfarë të bashkëpunoj?’. Personi i parë, që kishte qenë i veshur me jelek me mbishkrimin BKH, të cilin e kishte hequr tashmë, shkoi te makina dhe doli me një zarf të bardhë në dorë. E hapi zarfin dhe më dha një letër që kishte një tabelë Excel dhe më tha: ‘E njeh këtë letër?’. Më treguan letrën, e cila kishte një tabelë ku, nga emërtimi, kuptohej se ishin shkruar tenderat për të cilët kompania ime kishte bërë ankesa dhe në një kolonë ishte edhe gjendja, situata e tenderit në KPP. Në këtë letër pashë edhe një procedurë ku ishte shkruar Gjykata Administrative.

Ata më pyetën: ‘A e kuptove?’. Në momentin e parë u thashë jo, por e perceptova që dikush e kishte organizuar këtë ngjarje për shkak të ankimimeve të mia. Në perceptimin tim, në atë moment mund të ishin shtatë deri në nëntë procedura.

Personi i parë më pyeti sërish: ‘E kuptove?’. Unë i thashë: ‘Çfarë duhet të kuptoj?’. Ai më tha: ‘Janë tendera që ke ankimuar ti dhe duhet të tërhiqesh. Nuk kemi punë me lekët e tua, ne e dimë që ke lekë, i gëzofsh ato, por s’ke punë te këto procedura dhe do të tërhiqesh nga këto procedura’.

Unë i thashë: ‘Çuna, nuk bëhet kështu kjo punë, sepse edhe po u bë, u prish punë më shumë juve sesa mua’. Pastaj u përpoqa t’u mbushja mendjen që nuk bëhet në atë moment tërheqja, duke u sjellë në vëmendje se nuk jam më administrator, gjë të cilën ata thanë se e dinin, por u kërkova kompromis që do ta bëja ditën në vijim nëse e donin. Personi i parë i thotë që duhet të tërhiqesh edhe nga gjyqi në Gjykatën Administrative.”

“Në këto momente gjatë kohës kur personi i parë fliste me deklaruestin, ka parë që shoferi, por dyshon se edhe një person i pestë ka ardhur aty me një makine tjettër. (Dyshon makinë Volvo) raporton Lapsi.al

Në këtë moment ka folur në telefon me administratorin e kompanisë, Shkëlqim Kerluku dhe i thonë “Po ti na the që nuk (nuk kuptohet transkrptimi (Shënim i Lapsi.al) , por administratori thotë bëhet. Nga ky moment geroni ka qenë i lidhur me pranga në duar dhe personi i dytë dhe i tretë rrinin roje me të, ndërkohë që shoferi dhe personi i parë kanë qenë tek godina. Dyshon se ka qenë edhe një person i pestë i përfshirë në këtë aktivitet. Gjatë kësaj kohe personi i dytë dhe i tretë i heqin rrobat e policisë, ku personi i dytë është me këmishë dhe personi i tretë me bluzë të bardhë. Ky i fundit hoqi edhe maskën. Personi i trtë në një moment i thotë që “Po të të shoh në Elbasan do të të flas, nuk e di për ty, por unë do të të flas”. Për të arritur qëllimin që kishin, pra tërheqjen e kompanisë nga procedurat, grupi që kreu rrëmbimin ka komunikuar me administratorin me telefonin e tij nëpërmjet komunikacionit ëhatsapp, si dhe ia kanë dhënë telefonin për shkak se nuk po realizohej qëllimi i tyre për tërheqje. Gjatë kësaj kohe e kanë lejuar të flasë edhe me gruan time, të cilës i ka thënë se ‘zemër jam mirë, kam ca punë dhe do të të marr më vonë’.

Ndërkohë që telefoni i tij binte pa pushim dhe në një moment afrohet personi numër një dhe i thotë: ‘Fol dhe qetësoje pak këtë personin, se vazhdon dhe i bie shumë telefonit’. Ka parë që ishte numri i vëllait tim dhe ka folur me të. Ai i tha: ‘Ku je, jam shumë i shqetësuar:’ ndërsa deklaruesi i ka thënë: ‘Nuk ke pse të shqetësohesh, por fol me administratorin, Mimin’.

Gjatë kohës që kam qenë me personin e dytë dhe personin e tretë, ka bërë biseda të ndryshme dhe ka marrë vesh se personi i tretë sapo ishte bërë baba me një vajzë. Gjithashtu, ka konstatuar se të tre personat kishin dialekt të theksuar të Elbasanit, gjë që e kupton shumë mirë pasi është vetë nga Elbasani, (raporton Lapsi.al pavarësisht faktit se ata përpiqeshin ta fshihnin si fakt. Gjithashtu të njëjtën gjë ka kuptuar edhe për personin një që ishte nga Elbasani.

Ndërkohë që po priste në automjet me personin dy dhe tre ata e pyetën: ‘Sa zgjat kjo procedurë?’. Po ashtu e pyetën edhe personin e parë: ‘Çfarë po presim?’. Personi i parë u tha se ‘nuk kemi konfirmim’. Kam parë orën e automjetit dhe shënonte rreth 15:10.

Në një moment tjetër personi i tretë shkoi drejt bagazhit të automjetit dhe aty u afrua personi i parë, i cili tha: ‘Në polici nuk ka denoncim’.

Rreth orës 16:20 janë futur të gjithë në automjet në të njëjtat pozicione si në fillim dhe kanë marrë rrugën për t’u nisur drejt Elbasanit, në rrugën e vjetër. Gjatë nisjes, pasi i tha shoferi, më hoqën prangat dhe shoferi më tha: ‘Po hap sytë, po shikon ku je’. Unë i thashë: ‘E di shumë mirë se ku jam, jam nga Elbasani dhe këtu jemi në Gracen’.

Gjatë rrugës kanë përdorur sirenën e policisë për të parakaluar automjete të tjera. Më pas makina u fut në drejtim të fshatit Shijon, por në këtë moment personi i parë po fliste në telefon me dikë tjetër, i cili i tha të ndryshonin itinerarin dhe ta kthenin në rrugën nacionale. Automjeti u kthye dhe më lanë rreth 200 metra larg rrethrrotullimit të parë që futesh për në autostradën Elbasan, Tiranë.

Në momentin që po më linin, shoferi më tha: ‘Nuk duam probleme nga ty, nuk duam denoncime nga ty. Në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën, se babë nuk ke ti’. Më dhanë mbajtësen e kartave të kreditit dhe syzet e diellit dhe më premtuan se do të më sillnin sendet e tjera në recepsionin e qendrës së biznesit ku kam zyrën, por çantën e shpinës me laptop Lenovo, çantën e dorës dhe telefonin. Sqaron se këto sende nuk ia kanë sjellë ende.

Pas lirimit, kam dalë në rrugën nacionale dhe jam drejtuar drejt rrethrrotullimit tjetër të Bradasheshit, ku ndodhet një karburant. Rastësisht, duke pritur për automjete të rastit apo autobus, ka kaluar një makinë e zyrës, me shofer inxhinierin Jorgis Sollaku, i cili kishte qenë për punë në Berat. Nuk i ka treguar asgjë dhe ai e ka sjellë në Tiranë deri te Toptani, ku kam shkuar në zyrën tij.

“Pasi jam kthyer në Tiranë dhe kam shkuar në zyrën time, kam mësuar se familjarët kishin kuptuar që unë mund të isha rrëmbyer dhe po prisnin orën 18:00 për të bërë denoncim, pasi kontaktet me mua ishin shkëputur që nga ora 15:00.

Babai i tij kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte thënë gruas dhe nënës: “Më duket Geronin e kanë (nuk kuptohet Shënim i Lapsi.al) Gruaja ka filluar dhe e ka marrë në telefon. Pas kësaj, babai im ka njoftuar vëllain tim.

Vëllai im ka parë pamjet filmike të ngjarjes, të cilat i ka marrë në një USB, dhe ka identifikuar automjetin. Ai ka shkuar në të gjitha komisariatet e policisë për të pyetur nëse ishte i shoqëruar apo i ndaluar, si edhe ka kontaktuar SPAK për të pyetur për shoqërimin apo ndalimin e tij. Për shkak se nuk ka marrë asnjë informacion, ka dyshuar për rrëmbimin e Gerondit dhe më ka telefonuar pa pushim.

Ka shkuar në zyrë dhe kishte mësuar se ishte bërë tërheqje për më shumë procedura se ato që i tregoi administratorit në tabelën EXCEL, grupi që e mori në makinë.

Administratori i kompanisë, Shkëlqim Kerluku, ka hartuar dokumentet e tërheqjes nga ankimimet dhe ka shkuar personalisht për t’i dorëzuar pranë KPP dhe AKSHI, por këto dokumente nuk janë pranuar nga KPP, me arsyetimin se nuk ishte procedurë. Për këtë arsye, administratori ka qenë i detyruar të procedojë më tej me tërheqjen përmes sistemit elektronik, e cila është publikuar rreth orës 15:00 të datës 12.08.2025.

Ka dyshime se grupi që e mori peng e liroi rreth orës 16:20 të datës 12.08.2025, vetëm pasi mori konfirmim se tërheqjet ishin depozituar nga kompania në sistemin e KPP. Këtë dyshim e lidh me faktin se, nga eksperienca e tij në këtë fushë, për të verifikuar në kohë reale një tërheqje nga procedurat e ankimimit, duhet të ketë një autoritet apo lidhje brenda KPP që ka akses dhe kompetencë për ta bërë këtë verifikim.

Dyshoj se ky person është shtetasi Kreshnik Timova, anëtar i KPP. Këtë dyshim e lidh me faktin se Kreshnik Timova ka lidhje me shtetasin Ermal Beqiri dhe janë parë bashkë në restorantin ‘Markata e Peshkut’, në Pazarin e Ri. Gjithashtu, ka shumë procedura ku, edhe kur KPP i ka dhënë të drejtë kompanisë sonë, anëtari i KPP, Kreshnik Timova, ka qenë në minorancë.

Theksoj edhe një rast konkret, lidhur me një procedurë për mirëmbajtjen e sistemit të kamerave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku ky anëtar, gjatë mbledhjes ballafaquese mes KPP dhe kompanisë ankimore, i është drejtuar autoritetit kontraktor duke i sugjeruar që ta klasifikonte procedurën si tender i klasifikuar, gjë që ishte drejtpërdrejt me qëllim nxjerrjen jashtë loje të kompanisë sonë.

Shtoj se ditën pas rrëmbimit, shoqëria ‘ABS’ ka paraqitur kërkesë për pezullimin e ‘njoftimit të tërheqjes’ pranë KPP dhe AKSHI, me argumentimin se sistemi ishte hakuar një ditë më parë. Pavarësisht kësaj kërkese për pezullim, KPP, në kundërshtim me ligjin, ka marrë vendim më datë 13.08.2025 për mospranimin e pezullimit të njoftimit të tërheqjes, edhe pse nuk kishte kohë që kjo çështje të shqyrtohej në vetëm një ditë dhe vendimi duhej të përgatitej të paktën 24 orë përpara.

Më pas, shoqërisë i ka ardhur një njoftim ku firma elektronike rezulton të jetë vendosur më datë 15 gusht dhe jo më datë 13 gusht, siç pretendohet. Sipas ligjit për KPP, flitet për kërkesë për tërheqje dhe jo për njoftim për tërheqje, siç është trajtuar në rastin tonë.

Çdo procedurë e ankimuar nga ana jonë në KPP zgjat më shumë se dy muaj, ndërkohë që procedurat e ankimuesve të tjerë nuk zgjasin kaq shumë, gjë që e bën të mendojë se kjo bëhet qëllimisht.”

“Deklaruesi shpreh bindjen se personi që ka organizuar rrëmbimin është shtetasi Ermal Beqiri. Arsyeja pse e pohon këtë me bindje lidhet me faktin se, pas çdo procedure të ankimuar nga ana e tij, fituese rezulton një nga kompanitë e lidhura me Ermal Beqirin ose kompani që veprojnë në orbitën e tij./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"E kam takuar disa herë"/ U filmua fshehur në zyrën e Ergys Agasit, Mirlinda Karçanaj tregon edhe për lidhjet me Ermal Beqirin

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me
Mirlinda Karçanaj

TIRANËDosja.al, ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me hetimet për aferën me tenderat e AKSH-it. Drejtoresha e Përgjithshme, Mirlinda Karçanaj është filmuar me zë dhe figurë nga Ergys Agasi, në zyrën e këtij të fundit, ku së bashku me biznesmenin Ermal Beqiri bënin pazaret.

Madje në dëshminë e saj, Karçanaj nuk i ka mohuar takimet me Ergys Agasin dhe thotë se të dy kanë njohje të vjetra. Ajo gjithashtu thekson se janë takuar për punë private.

"Raport miqësor nuk kam me asnjë por për t’i njohur i njoh të gjithë pasi janë pak dhe janë ekspertë të fushës. As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo të shoqërohem me ndonjë operator ekonomik jashtë zyre. Ka patur një rast ku kam takuar një operator ekonomik të cilin e kam takuar rastësisht në zyrën e një të njohurit tim, të cilin e kisha takuar për një kafe në zyrën e tij, për shkak të një konsulence private, konkretisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi, me të cilin kam njohje të vjetra, të cilin e kam takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private.

Ergysi do të bënte një partneritet që donte të bënte me një kompani izraelite, dhe më pyeti për një zgjedhje teknike. Në këtë ambient ka qenë dhe shtetasi Ermal Beqiri, i cili rezultoi në mënyrë rastësore prezent në këtë takim. Me shtetasin Ermal Beqiri mund të jem takuar vetëm një herë jashtë zyre në një ambient privat por jemi takuar në ambientet e AKSHI si me çdo drejtues të kompanive private, për të mirëmenaxhuar implementimin projekteve shtetërore.

Me shtetasin Ergys Agasi, mund të jem takuar disa herë në zyrën e tij, për shkak të raportit miqësor që ne kemi. Po kështu, deklaroj faktin se lidhur me njohjen time me shtetasin Ermal Beqiri, kam qenë gjithashtu në një udhëtim të përbashkët me shumë përfaqësues të tjerë të shoqërive të teknologjisë dhe informacionit, të cilat kanë krijuar një organizatë jofitimprurëse së bashku dhe gjatë kohës së fushatës, u kërkua nga kryeministri, që të shkohej në Greqi dhe t’u kërkohej emigrantëve që të ktheheshin në atdhe, me qëllim për t’u punësuar në institucione të ndryshme dhe institucionin tonë".

5 MUAJ ME PARE

“Do ja q* robt, do fusim çunat pastaj”/ Dosja e SPAK për AKSHI-n, si Ergys Agasi përgatiste 'pjesëtarët' për presion ndaj Damian Gjiknurit, ish-ministri u kishte krijuar pengesa

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me
Ergys Agasi

TIRANA- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) mbi aktivitetet në AKSHI ka zbuluar dyshime për një skemë të organizuar, ku një grup personash të lidhur me pushtetin përdorte presion, kërcënim dhe pengmarrje për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga koncesionet dhe procedurat publike.

Sipas hetimeve, Ergys Agasi dyshohet si një nga personat kryesorë që ka koordinuar aktivitetet e paligjshme. Në dokumentet e SPAK rezulton se disa prej pengesave për përfitimet e tyre kanë qenë ish-zyrtarë si Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjisë, i cili dyshohet se u ka krijuar vështirësi për realizimin e kontratave dhe përfitimeve.

Hetimet tregojnë se Ergys Agasi dhe persona të tjerë, mes të cilëve Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako, përdornin lidhjet dhe ndikimin e tyre për të eliminuar pengesat që u dilnin përpara në mënyrë të paligjshme. Skema e tyre, sipas SPAK, përfshinte emërime në shoqëri private të lidhura me koncesionet, për të siguruar kontroll mbi procedurat publike.

“Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për të cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emërojë si administrator në një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar në atë kohë nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bërë pengesë për realizimin e këtyre përfitimeve të paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në këtë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja qi robt do fusim cunatboastaj..” (do fusim çunat pastaj), çka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për  të “hequr” këto pengesa”, thuhet në dosjen e SPAK.

Dosja lidh këtë grup edhe me pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe, pasi sipas hetimeve ai kishte krijuar pengesa përmes ankimimeve të shumta pranë KPP-së, duke bllokuar procedurat e prokurimit pranë AKSHI-t. Hetimet po ashtu kanë identifikuar automjetin e përdorur për pengmarrjen, i cili rezulton në pronësi të një shoqërie private të lidhur me një nga anëtarët e grupit, duke forcuar dyshimet për përfshirjen e Ergys Agasit në këtë ngjarje.

“Në vijim të këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm në ngarkim të shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrjes së shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për kryerjen e pengmarrjes, rezulton të jetë në pronësi të subjektit “Merkaj 3” sh.p.k., me nipt L31722005D, në pronësi të shtetasit Endri Merkaј”, thuhet në dosjen e SPAK.

SPAK nënvizon se skema e dyshuar tregon një modus operandi të njëjtë të grupit, që përfshinte përdorimin e ndikimit, dhunës ose kërcënimeve për të përfituar nga kontratat publike dhe për të eliminuar pengesat administrative dhe ligjore.

5 MUAJ ME PARE

"Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4"/ Dosja e AKSH-it, takimet sekrete në zyrën e Ergys Agasit nxjerrin zbuluar Karçanajn: Kam njohje të vjetra

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me

TIRANË-  Dosja.al, ka siguruar dosjen hetimore të SPAK për tenderat e AKSH-it. Sipas dosjes hetimore bëhet me dije se drejtoresha e Përgjithshme, Mirlinda Karçanaj ka njohur të drejtpërdrejta me Ermal Beqirin, ortak i shoqërive tregtare që marrin pjesë në tendrerat e AKSHIT. Në dosjen e SPAK thuhet se takimet e Karçanajt janë konfirmuar nga kamerat e fsheta të instaluara në zyrën e Ergys Agasit.

Nga bisedat e përgjuara është mometi ku rezulton se Karçanaj ka njohje të drejtpërdrejta me Beqirin dhe dyshja flasin edhe për procedura apo detyra që lidhen me projekte në dukje prokurimi, pasi përmendin se projekti bën 2 milion dhe ata do ta bëjmë 4. Gjithashtu në dëshminë e saj Mirlinda Karçanaj sipas SPAK nuk ka mohuar njohjet me Ergys Agasin dhe me Ermal Beqirin.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE:

Znj. Mirlinda Karçanaj rezulton të ketë njohje të drejtpërdrejta me shtetasin Ermal Beqiri, ky i fundit ortak i shoqërive tregtare, operatorëve ekonomikë që marrin pjesë në procedurat e prokurimit publik të zhvilluar nga Autoriteti Kontraktor, AKSHI. Po ashtu, ky shtetas është lidhje e shtetasit Ergys Agasi, i cili ka në pronësi, pra është ortak i shoqërisë “EA Solutions” sh.p.k. Edhe ky shtetas është njohje e znj. Karçanaj. Të dhënat e përftuara nga pamjet filmike, të cilat ndodhen në pajisjen kompjuterike të sekuestruar “4-Smart Battery Camera”, tregojnë se këta shtetas janë lidhje e njëri-tjetrit dhe flasin edhe për procedura apo detyra që lidhen me projekte në dukje prokurimi, pasi përmendin se “projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4”, ose “nuk futet as në eksperiencë”, të cilat nënkuptojnë përcaktimin e kritereve të procedurave të prokurimit, vlera e kontratave që do të publikohen (fondi limit) etj”

Znj. Karçanaj ka deklaruar në deklarimet e saj, se me shtetasin Ergys Agasi ka raport miqësor, ka njohje të vjetra dhe e ka takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private. Po ashtu, nga të dhënat e përftuara, organi procedues ka ardhur në dijeni të faktit se shtetësja Viola Agasi (që rezulton të jetë në përbërje të grupeve të punës në procedurat e AKSHI-r), e punësuar te AKSHI, është e motra e shtetasit Ergys Agasi!

Lidhur me shtetasin Ermal Beqiri, znj. Karçanaj ka deklaruar se e ka takuar njëherë rastësisht në zyrën e z. Agasi, ku z. Agasi donte të bënte një partneritet me një kompani izraelite, dhe e ka pyetur atë për zgjidhje teknike.

Prezent në ambient ka qenë edhe z. Beqiri, i cili sipas deklarueses ka qenë prezent në mënyrë rastësore. PO ashtu, me z. Beqiri deklaron që ka patur një udhëtim të përbashkët, me shumë përfaqësues të tjerë të shoqërive të teknologjisë dhe informacionit, të cilët kanë krijuar një organizatë jofitimprurëse. Në fakt, takimi në zyrën e z. Agasi konfirmon faktin se të tre këta shtetas janë lidhje e njëri-tjetrit dhe po ashtu znj. Karçanaj është në dijeni të plotë të faktit se z. Agasi dhe z. Beqiri janë njohje dhe lidhje e njëri-tjetrit./Dosja.al

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat meDosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me

5 MUAJ ME PARE

PAMJET e rrëmbimit të Gerond Meçes! Të veshur si policë dhe agjentë të BKH-së, biznesmeni u mor peng nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me
Beqiri, Meçe, Karçanaj

TIRANA- Janë publikuar disa imazhe nga rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht të këtij viti. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, disa persona të veshur me uniforma policie dhe veshjeve që imitonin agjentët e BKH-së, i afrohen Meçes nën simbolikën e "shtetit" dhe peshës së unformave që mbartnin.

Mësohet se Meçe u mbajt për disa orë nën presion dhe kërcënime, me synim që ai të tërhiqej nga ankesat e paraqitura lidhur me procedurat e tenderëve të AKSHI-t. Vetëm pasi biznesmeni pranoi të heqë dorë nga këto ankimime, rrëmbyesit e lanë të lirë, duke e braktisur në një zonë rurale të qarkut të Elbasanit.

Hetimet kanë zbuluar se urdhri për këtë ngjarje dyshohet se ka ardhur nga një grup kriminal i drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Aktualisht, të dy janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me

5 MUAJ ME PARE

Dosja e AKSH-it/ Si Ermal Beqiraj fuste kompani fiktivisht për të fituar tenderat nga 'Soft & Solution'

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me
Ermal Beqiraj

TIRANË- Dosja.al, ka siguruar dosjen hetimore të SPAK për tenderat e AKSH-it. Në një pjesë të dosjes, siç shihet dhe mëposhtë, biznesmeni Ermal Beqiraj merrte 'tenderat' e AKSH-it, duke futur kompani në mënyrë fiktive për të rritur numrin e operatorëve në pjesëmarrje. 

Në një tender për "Implementimi i sistemit të qendërzuar për dokumentet me nënshkrim elektronik 2.0, modulit të administratës publike", thuhet se kanë marrë pjesë dhe më pas janë skualifikuar operatorët "Fastech". Këtë tender më vonë e ka fituar "Soft & Solution" e Ermal Beqirajt, që kishte dhe ofertën më të lartë në tender.

Pjesë nga Dosja e SPAK:

Procedura e prokurimit "Implementimi i sistemit të qendërzuar për dokumentet me nënshkrim elektronik 2.0, modulit të administratës publike", në të cilën evidentohen dokumentet e mëposhtme: Procesverbal për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave i datës 18.03.2024, përbërë nga shtetasit Suela Ago, Klajdi Kokalla dhe Helena Çupi, në të cilën thuhet se në këtë procedurë kanë marrë pjesë; -"3i Solution" sh.p.k. me ofertë 462 307 993 ALL; - "MC Networking" sh.p.k. me vlerë 501 026 292.40 ALL; - "Soft & Solution" me vlerë 513 579 899 ALL dhe "Fastech" sh.p.k. me vlerë 543 211 897 ALL. Nga shqyrtimi i këtyre ofertave ka rezultuar se "3i Solution" sh.p.k nuk ka dorëzuar sigurimin e ofertës, sipas shtojcës 3. Gjithashtu ka paraqitur vërtetim realizimi të Kontratës nr. 41/1 datë 15.04.2021 në vlerën 65 877 427 e cila nuk përbën 40% të vlerës së kontratës që prokurohet;

- "MCN" sh.p.k. ka ofertuar me subjekt mbështetës "UNI Systems", nuk plotëson kushtin për shërbime të tjera të ngjashme të realizuara gjatë tre viteve të fundit financiar me vlerë jo më të vogël se 40% të vlerës së përllogaritur të kontratës; kontrata që ka kryer me Sekretariatin e Shtetit në Greqi në vitin 2020 vërtetohet me fatura jo të fiskalizuara; vërtetimi i projektit me “Alpha Bank” nuk shoqërohet me fatura tatimore shitjeje; vërtetimi i realizimit të kontratës me Ministrinë e Politikës Digjitale nuk është i vulosur me vulë apostile; fatura me nr. 160/2024 nuk ka të parashikuar shërbimin e kryer.

Pra, ky operator nuk plotëson kapacitetin teknik: Dëshmi të shërbimeve të mëparshme; - "Soft Solution" sh.p.k. i plotëson të gjitha kriteret dhe është vlerësuar ofertë e vlefshme; - "Fastech" sh.p.k nuk ka paraqitur sigurimin e ofertës duke mos përmbushur kriteret e vendosura në DST. Në këto kushte është klasifikuar vetëm një ofertë e vlefshme, ajo e "Soft & Solution".

Nga kjo procedurë rezulton se dy subjekte kanë ofertuar pa sigurim oferte me qëllim për të rritur fiktivisht numrin e operatorëve konkurrues në procedurë. Subjekti "MCN" është skualifikuar pa kërkuar informacion shtesë lidhur me dokumentet e paraqitura nga ky operator për punë të ngjashme si vërtetim me vulë apostile, fatura tatimore etj. Skualifikimi është bërë me qëllim për t'i hapur rrugë subjektit "Soft & Solution" i cili ka qenë dhe me ofertë të lartë ekonomike se "MCN".

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me
Pjese nga dosja e spak
5 MUAJ ME PARE

Vendosën kritere bosh për paracaktimin e tenderave/ Si kompania e lidhur me Ermal Beqirajn 'mori' tenderin për Autoritetin e Aviacionit Civil nga Karçanaj

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me
Mirlinda Karcanaj

TIRANË- Dosja.al, ka zbardhur detaje të tjera nga dosja e SPAK për tenderat e AKSH-it. Siç thuhet në dosjen hetimore, drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj vendoste kritere bosh, që skanë lidhje me tenderat, në mënyrë që të shkonin te kompania e paracaktuar për të fituar. 

Në këtë rast, bëhet fjalë për një tender me objekt "Implementimi i infrastrukturës së desktopëve virtual për Autoritetin e Aviacionit Civil". Nga dy operatorë që kanë marrë pjesë në tender, fituesi ka qenë kompania "Communication Progress", e cila drejtohet nga kunati i Ermal Beqirajt, Gentian Likaj.

Pjesë nga Dosja e SPAK:

Procedura e prokurimit me objekt "Implementimi i infrastrukturës së desktopëve virtual për Autoritetin e Aviacionit Civil, në të cilën evidentohet dokumentet e mëposhtme:

Shkresa me nr. 6991, datë 05.12.2023 "Për hartimin e kritereve të veçanta" nënshkruar nga shtetasit Arjana Demiri, Sidorel Hoxhaj dhe Florida Belulli, në të cilën specifikohet se punonjësit e operatorit ekonomik që do të kenë akses në zonat e sigurisë së klasit të parë dhe/ose të dytë duhet të jenë të pajisur me çertifikatë sigurie (CSP) të lëshuar nga AKSIK

Procesverbal për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave datë 12.02.2024, në të cilën thuhet se në këtë procedurë prokurimi janë paraqitur dy operatorë: "Communication Progress" sh.p.k. me vlerë të ofertës 107 884 000 ALL dhe "Infosoft Systems" sh.p.k. me vlerë të ofertës 109 800 000 ALL pa TVSH. KVO ka vlerësuar se oferta fituese është ajo më e vogla pra operatori "Communication Progress" sh.p.k.

Formulari i njoftimit të fituesit me nr. 1428, datë 26.03.2024 nënshkruar nga shtetasja Mirlinda Karçanaj.

Në këtë procedurë vihet re që fitues është subjekti "Communication Progress" sh.p.k. i cili ka lidhje me shtetasin Ermal Beqiri, pasi aksioneri dhe administratori i saj shtetasi Gentian Likaj është bashkëjetues me motrën e shtetasit Ermal Beqiri. Edhe në këtë procedurë vihet re futja e kriterit të pajisjes së punonjësve me CSP e cila është e pavend, pasi të dhënat e prodhuara dhe komunikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil nuk janë të klasifikuara, si dhe vendndodhja e infrastrukturës nuk është e klasifikuar.

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me
Dosja e SPAK
5 MUAJ ME PARE

Tenderat e AKSH-it të paracaktuar/ Pjesë nga Dosja e SPAK: Si Karçanaj skualifikonte ofertat me të ulta, për t'ia dhënë tenderat kompanisë së lidhur me Ilir Beqajn

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me
AKSHI

TIRANË- Dosja.al, ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me hetimet për aferën me tenderat e AKSH-it. Në një pjesë të dosjes hetmore, shihet se si drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj ka skualifikuar ofertat më të ulta në lidhje me tenderin për mbrëmbajtjen e depove farmaceutike (eDepo), për t'ia dhënë atë një kompanie që dyshohet se është e lidhur me Ilir Beqajn.

Bëhet fjalë për kompaninë 'Fastech' me administrator Andis Papa. Sipas hetimeve të SPAK, Karçanaj ka vendosur kritere specifike në këtë tender, në mënyrë që kompanitë që nuk janë të lidhura me Ermal Beqirin apo Ergys Agasi të skualifikohen. 

Pjesë nga Dosja e SPAK:

Procedura e prokurimit "Mirëmbajtja e sistemit të depove farmaceutike (eDepo) për FSDKSH", në të cilën evidentohen këto dokumente:

Shkresa me nr. 6956, datë 04.12.2023 "Për hartimin e kritereve të veçanta" nënshkruar nga shtetasit Arjana Demiri, Sidorel Hoxhaj dhe Florida Belulli, në të cilën specifikohet se punonjësit e operatorit ekonomik që do të kenë akses në zonat e sigurisë së klasit të parë dhe/ose të dytë duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie (CSP) të lëshuar nga AKSIK.

Termat e referencës, Aneksi 2 - Mirëmbajtje për projektet TIK, HARDUARE DHE SOFTUARE, në të cilën evidentohet se pikën 7.3 janë përshkruar specifikimet teknike për përditësim, përmirësim apo modifikim të aplikacionit apo infrastrukturës (nëse aplikohet).

Procesverbal "Për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave" datë 15.04.2024 në të cilën thuhet se nga procesverbali i hapjes së ofertave të datës 25.01.2024 në orën13.00 ka rezultuar se u paraqitën tre operatorë; - BOE "Datalog sh.p.k" & "Infosoft Systems" me vlerë të ofertës 40 620 000 ALL; "Fastech" sh..pk, me vlerë të ofertës 42 303 600 ALL dhe "Icom" me vlerë të ofertës 39 000 000 ALL pa TVSH.

Nga shqyrtimi i ofertave rezulton se vetëm oferta e "Fastech" sh.p.k është e vlefshme. Oferta e "i-Com" është e pavlefshme pasi oferta nuk është e nënshkruar dhe nuk ka vulë të subjektit apo administratorit. Oferta e BOE "Datalog sh.p.k" & "Infosoft Systems", ishte në kundërshtim me vetëdeklarimin në pikën: pjesa III Germa A ku deklarohet që përmbush specifikimet teknike ndërkohë që në zgjidhjen teknike të paraqitur OE nuk pranon të realizojë projektin në përputhje me termat e referencës pjesë e DST. Në termat e referencës kërkohet që të realizohen (nëse aplikohet) përmirësime të sistemit/aplikacionit/modulit.

Pavarësisht se kjo kontratë në thelb synon procesin e mirëmbajtjes së sistemit eDepo AK, përfituesit mund t'i lindë nevoja që herë pas here të kërkojnë azhornimin, përmirësimin, modifikimin apo optimizimin e sistemit eDepo dhe ndërveprimeve mes databazave të regjistruara. Këto përmirësime do të diskutohen/realizohen hap pas hapi mes grupeve të punës gjatë zbatimit të kontratës. Me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë së informacionit, sistemi që do të ndërtohet/përmirësohet nevojitet që baza e të dhënave e administruar në këtë të fundit të jetë e enkriptuar. Enkriptimi i bazës së të dhënave të jetë i specifikimit AES (Advanced Encryption Standart) 256 bit. Baza e të dhënave duhet të jetë e enkriptuar edhe përgjatë komunikimit me përdoruesit. Gjithashtu dhe transmetimi i të dhënaye duhet të jetë i enkriptuar. Operatori në ofertën e tij ka deklaruar se enkriptimi i bazës së të dhënave dhe komunikimeve nuk është e aplikueshëm.

Enkriptimi kërkon ri-instalim, riimplementim, ri-parametrizim dhe ri-konfigurim nga e para e të gjitha moduleve softëare të
sistemit eDepo, në një infrastrukturë të re hardëare, me komponentë softëare shtesë për enkriptimin e bazës së të dhënave në mënyrë që të mos afektohet operimi i sistemit ekzistues. Për këtë arsye, operatori skualifikohet për mosplotësimin e dokumentacionit në përputhje me vetëdeklarimin e bërë sipas Shtojcës 9.

Oferta teknike datë 25.01.2024 e ofertuesit "Fastech" sh.p.k., në të cilën evidentohet se në pikën 6.3 janë përshkruar identike të gjitha kriteret e kërkuara në pikën 7.3 të Aneksit për Termat e Referencës në DST. Formulari i njoftimit të fituesit me nr. 2574, datë 27.05.2024 nënshkruar nga shtetasja Mirlinda Karçanaj në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm.

Arsyetim: Nga dokumentacioni i evidentuar rezulton se BOE "Datalog sh.p.k" & "Infosoft Systems" ka patur ofertë më të ulët se operatori fitues "Fastech" sh.p.k e megjithatë është skualifikuar. Kriteri i vendosur nga AK për enkripitimin e databazës dhe komunikimeve nuk është i detyrueshëm por mund të kryhet vetëm nëse aplikohet sipas kushteve që sistemi ka. Sipas operatorit të skualifikuar ky kriter është i paaplikueshëm pasi kërkohet një sistem tjetër i cili të ketë aftësinë për të kryer enkriptimin. AK e ka konsideruar si të detyrueshëm këtë kriter dhe mbi bazën e këtij arsyetimi ka bërë skualifikimin e tij. Minimalisht AK duhej të kërkonte sqarime lidhur me ofertën e paraqitur nga operatori i skualifikuar për të vlerësuar nëse ky kriter është nevojshëm për këtë procedurë. Ky veprim i kryer nga KVO është qëllimshëm për të kualifikuar operatorin "Fastech" sh.p.k. i cili ka patur vlerë më të lartë të ofertës ekonomike.

Gjithashtu në këtë procedurë vihet re se tek kriteret e veçanta të kualifikimit është përcaktuar se punonjësit e operatorit ekonomik duhet të jenë të certifikuar me (CSP) pasi do të aksesojnë në zona të nivelit të parë ose të dytë. Databaza dhe sistemet e përdorura nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nuk përmbajnë të dhëna të klasifikuara sipas ligjit të klasifikimit të informacionit. Gjithashtu vendndodhja e pajisjeve fizike të këtyre sistemeve nuk ndodhen në zona të klasifikuara. Si rrjedhojë ngrihet dyshimi se ky kriter vendoset formalisht në procedurat e tenderimit nga AKSHI me qëllimin për të patur mundësinë për të skualifikuar operatorët të cilët nuk janë në marrëveshje me shtetasit Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj.

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me
Dosja e SPAK
5 MUAJ ME PARE

"Ueeee, jemi shumë lart", zbardhen DETAJE nga takimet e Agasit, Karçanajt dhe Beqirit! Biznesmeni regjistronte çdo mbledhje në zyrë: Kallëzimin penal për Nardin, ka nxjerr sekret shtetëror

Dosja e AKSH-it/ Zbardhen detajet si Beqiraj dhe Agasi merrnin tenderat me
Agasi, Karçanaj, Beqiri

TIRANANjë skandal Në dosjen hetimore të AKSHI-t ka dalë në pah nga regjistrimet e bisedave mes Ergys Agasit, Ermal Beqirajt dhe Mirlinda Karçanajt, të cilat dokumentojnë diskutime mbi çështje të ndjeshme dhe veprime të mundshme ligjore. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detaje nga këto regjistrime, të kryera me kamera në zyrë dhe të lidhura gjithashtu me telefonin e vendit të punës.

Regjistrimet tregojnë se Beqiraj diskutonte rëndësinë e informacioneve, duke theksuar se ai ishte më i madh se numrat, ndërsa Agasi e konfirmonte seriozitetin e situatës dhe njoftonte se tashmë ishin arritur nivele shumë të larta.

Në vazhdim, Agasi përgatitej për kallëzim penal ndaj një personi të quajtur Nardi, duke theksuar se ky i fundit kishte zbuluar "sekret shtetëror". Gjatë këtyre diskutimeve, Karçanaj ishte e pranishme, por më pas u largua.

Pjesë nga bisedat:

Ermal Beqiri: Informacioni është një gjë shumë më e madhe se numrat

Ergys Agasi: Ueee

Beqiri: Ça me i bo atij…

Agasi: Nuk e diskuto fare mo burrë, tani jemi goxha shumë shumë lart

Agasi: E ke bërë gati kallëzimin penal për Nardin se ka nxjerrë sekret shtetëror. Edhe filloi pastaj e pa situatën si shkoi, filloi prap jo Nardi kshu jo ashtu, filloi t’u shpjegu.

Karçanaj largohet.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor./ Dosja.al

akshi mirilinda karçanaj ergys agasi ermal beqiraj

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty