Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. • Gjatë fjalës së tij, Salianji u shpreh se SPAK ka hapur rrugën duke goditur korrupsionin dhe se po i reziston presioneve politike. • Ai tha se duhet një rregullim ligjor se si funksionojnë partitë politike. • Gjithashtu demokrati theksoi se vendi ka një oligarki ekonomike, e cila sipas tij vjen si pasojë e asaj politike, ndërkohë shtoi se për drejtësinë palët politike kujtohen vetëm kur preken interesat personale. • Ish-deputeti theksoi se pjesë e rëndësishme është edhe reforma zgjedhore, për të cilën tha se pa hapjen e një sistemi që i jep të drejtën qytetarëve është gati pamundur të çahte sistemi ekzistues. • Salianji u shpreh se Berisha u rikthye me premtimin se Rama nuk ia vjedh zgjedhjet. • Në lidhje me këtë, ai tha se Kryetari i PD-së pati premtuar se do ta bëj PD fituese dhe do rregullojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. • Sipas tij, Berisha nuk e mbajti fjalën pasi neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat. • Gjatë takim me intelektualët, Salianji theksoi rëndësinë e respektimit të rregullave nga partitë politike, duke paralajmëruar se mungesa e tyre cenon vetë demokracinë. • Gjithashtu ai ngriti shqetësimin për mungesën e zgjedhjeve reale si brenda partive politike, ashtu edhe për qytetarët në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji gjatë takim me intelektualë në Tiranë, theksoi rëndësinë e respektimit të rregullave nga partitë politike, duke paralajmëruar se mungesa e tyre cenon vetë demokracinë. Gjatë fjalës së tij, Salianji ngriti shqetësimin për mungesën e zgjedhjeve reale si brenda partive politike, ashtu edhe për qytetarët në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.
“Pa parti që u nënshtrohen rregullave nuk kemi më demokraci. Sot nuk hiqet as dorëheqja si akt sublim. Politika duket sikur ka qëllim jo pjesëmarrjen e intelektualëve dhe qytetarëve, por dekurajim për të mos marrë pjesë në procese. Duket sikur debati real mbi ekonominë ose administratën publike nuk ekziston. Duket sikur zërat që reagojnë janë të çuditshëm, kur duhet të ishte e kundërta. Mungesë zgjedhjesh reale si në PS, si në PD, mungesë zgjedhjesh reale të qytetarëve të përfaqësuesve të tyre, pasi kemi një sistem ku zgjedhin më shumë krerët e partive”, tha tha Salianji./Dosja.al
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjatë fjalës së tij, Salianji u shpreh se Berisha u rikthye me premtimin se Rama nuk ia vjedh zgjedhjet. Në lidhje me këtë, ai tha se Kryetari i PD-së pati premtuar se do ta bëj PD fituese dhe do rregullojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët.
Sipas tij, Berisha nuk e mbajti fjalën pasi neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat. Salianji tha se nëse PD nuk është forcë qeverisëse kryetarit i ndërpritet mandati, pasi sipas tij këto janë rregulla të shkruara, ndërsa shtoi se statuti i partisë është kushtetuta.
Ervin Salianji: Tryezë e parë për të çelur një cikël tryezash për të treguar se PD lidershipi nuk arrin të mbledhë gjithë flukse opozitare. Në disa raste nuk do, në disa raste i ka zhgënjyer. Nëse një kryetar partie thotë 4 vite më parë se Edi Rama nuk i vjedh zgjedhje. Do e bëjë PD fituese, do rregullojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, kemi një problem me fjalën e mbajtur. Shqiptari pa dyshim e ka në traditë besën. Kur dikush jep fjalën fjala mbahet. Nëse thuhet do zgjedhin anëtarët do i zgjedhin ata. Partia neni 46 nuk thotë mu vodhën.
Nëse PD nuk është forcë qeverisëse kryetari i ndërpritet mandati. Janë rregulla të shkruara, statuti i partisë është kushtetuta. Prandaj duhet demokratizimi i partisë. Një sistem 35 nuk ndryshon brenda ditës. Themelore, kjo që thotë Gim Baçi, gjithë përpjekja e politikës, gabimi më i madh, që bën lidershipi i PD-së për 4 vite thotë se nuk mundet Rama me zgjedhje. Dekurajimi i votuesit është avantazhi më i madh që i jepet. Kemi detyrim të bëjmë thirrje për aktivizimin e sa më shumë njerëzve. Bojkoti favorizon të paktit.
Të bëjmë një përpjekje si shumë parti politike, që një pjesë e rëndësishëm e listës kandidate vijnë nga shoqëria. 20% duhet të ishte një shifër, për të dhënë mundësi, frymëmarrje. Nuk fiton një parti që rri brenda gardhit. Elementi ku shoh se mund të bashkohet gjithë shoqëria, një sistem proporcional kombëtar me lista 100% të hapura. Dhe secili deputet të zgjidhej prej qytetarëve. Zgjidhja është me një sistem zgjedhor tjetër. Që jep mundësi ky sistem zgjedhor që opozita të bashkohet./Dosja.al
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjatë fjalës së tij, Salianji u shpreh se SPAK ka hapur rrugën duke goditur korrupsionin dhe se po i reziston presioneve politike.
Ai tha se duhet një rregullim ligjor se si funksionojnë partitë politike. Salianji theksoi se vendi ka një oligarki ekonomike, e cila sipas tij vjen si pasojë e asaj politike. Ndërsa shtoi se për drejtësinë palët politike kujtohen vetëm kur preken interesat personale.
Në fund, ish-deputeti theksoi se pjesë e rëndësishme është edhe reforma zgjedhore, për të cilën tha se pa hapjen e një sistemi që i jep të drejtën qytetarëve është gati pamundur të çahte sistemi ekzistues.
Ervin Salianji: Sistemi zgjedhor që ka goditur në themel sistemin përfaqësues u përkeqësuar me ndryshimin në Kod në vitin 2024, me një sistem hibrid ku qytetarët nuk zgjedhin asgjë. Institucionet janë në kontroll të plotë nga një personazh. SPAK që ka hapur rrugën duke goditur korrupsionin, pa diskutim dhe krimin dhe po sjell ndryshim gradual kulturor në lidhje me përgjegjësin para ligjit është në një sulm nga palët politike. Shumë mendojnë se më shumë duhet të bëjë SPAK, por po i reziston presioneve politike.
Në shumë raste, për shkak të bllokimit të sistemit dhe mos pasjes së zgjedhjeve mund të jetë mundësi për qarkullimin e elitave. Do doja të diskutonim për demokracinë e brendshme të partive politike. Duhet të jetë rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike. Duket sikur dy kryetarët bëhen bashkë. Në model janë njësoj. Kemi një oligarki ekonomike pasojë e asaj politike. Për drejtësinë kujtohen palët vetëm kur preken interesat personale. Kushdo është i bindur se Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin. Pjesë e rëndësishme është dhe reforma zgjedhore, pa hapjen e një sistemi që i jep të drejtën qytetarëve direkt, e pamundur të çahte ky sistem./Dosja.al