Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Qyteti i Durrësit është veshur ditën e sotme në zi, ndërsa familjarët, miqtë dhe të afërmit i japin ditën e sotme lamtumirën e fundit dy të miturve që humbën jetën ditën e djeshme në aksidentin tragjik. • Qindra qytetarë, familjarë dhe bashkëmoshatarë janë mbledhur pranë banesave të dy vogëlushëve të ndjerë, për t'u dhënë lamtumirën e fundit. • Në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik janë vendosur lule, ndërsa bashkëmoshatrët e tyre kanë mbërritur me kurora lulesh në duar. • Tragjedia që goditi dy familje ua ka lënë vendin lotëve dhe dhimbjes, ndërsa pjesëmarrësit kanë kanë qenë të shumtë. • Autori i aksidentit Nikoll Radaçi në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit nga shpejtësia dhe ka përplasur të miturit që po luanin me top. • Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. • Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. • Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. • Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022.
9 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik i cili ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji u shpreh se “Të fortët” sfidojnë ligjin para syve të institucioneve, ndërsa shtoi se heshtja ndaj tyre është bashkëfajësi.
Salianji tha se faji shkon drejt një sistemi të dështuar përgjegjësish dhe drejt një shteti të paaftë dhe të paguximshëm për të ndalur të fortët sepse i mbron dhe i ushqen ata. Ai tha se për të tilla raste nuk duhet vetëm ashpërsimi i Kodin Penal, por duhet zbatim i ligji, barazia para tij, ndëshkimi real për ata që drejtojnë të dehur dhe përsërisin krimin dhe parandalimi.
Reagimi i plotë:
2 jetë fëmijësh të humbura. Një tjetër në luftë për jetën. Një tragjedi që sot ka thyer zemrat e familjeve dhe ka ulur kokën e gjithë Shqipërisë. Nuk ka fjalë që e përshkruajnë këtë dhimbje. Por ka përgjegjësi dhe ato duhen thënë. Kjo tragjedi nuk është rastësi. Është pasojë e një shoqërie që çdo ditë bëhet më e mpirë përballë padrejtësisë dhe më e pafuqishme për të reaguar. E shohim çdo ditë: Në autostrada, në rrugët e qyteteve, në vijat e bardha, në pedonale! “Të fortët” sfidojnë ligjin nga mëngjesi në darkë, para syve të institucioneve, duke rrezikuar jetën e njerëzve, fëmijëve, grave shtatzëna, të moshuarve, familjeve. Heshtja ndaj tyre është bashkëfajësi. Tolerimi është degradim. Është turp. Sot, gishti shkon drejt një sistemi të dështuar përgjegjësish. Drejt një shteti të paaftë dhe të paguximshëm për të ndalur të fortët sepse i mbron dhe i ushqen ata.
Një shtet që sillet i fortë me të dobëtit dhe i përkulur përballë të fortëve. Një shtet që ndëshkon qytetarin e zakonshëm,
por mbyll sytë kur ligji shkelet nga ata që ndihen mbi të ose që vlejnë për një grusht votash. Kjo tragjedi është pasojë e një padrejtësie që është kthyer në kulturë. Dhe ndërkohë, disa kërkojnë shoë: “Të ashpërsojmë Kodin Penal”, thonë.
Jo vetem kaq, eshte e pamjaftueshme!
Na duhet diçka më themelore.
Na duhet zbatim i ligjit, jo propagandë.
Na duhet barazi para ligjit, jo privilegj për të fortët.
Na duhet ndëshkim real për ata që drejtojnë të dehur dhe përsërisin krimin.
Na duhet përgjegjësi për ata që projektojnë dhe ndërtojnë rrugë e trotuare të pasigurta.
Na duhen standarde në rrugë, në qytet, në çdo hapësirë publike.
Na duhet parandalim.
Sepse ndëshkimi pas tragjedisë nuk kthen jetët e humbura.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që sot jetojnë dhimbjen më të madhe.
Dhe lutem për shërimin e fëmijës që po lufton për jetën./Dosja.al
DURRËS- Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, e shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako, ka bërë homazhe në familjet e dy fëmijëve të mitur që ndërruan jetë tragjikisht në aksidentin e mesditës së të dielës. Me anë të një postimi në Facebook, Koçiu shprehu dhimbjen për humbjen e të miturve, duke theksuar se kjo është një tragjedi që nuk mund të ngushëllohet me fjalë.
Koçiu thekson se kjo tragjedi është një thirrje që na përball me nevojën për më shumë përgjegjësi dhe respektim të standardeve dhe ligjit. Sipas saj, është e nevojshme që të garantohen standarde të larta sigurie në çdo hapësirë, duke mos lejuar asnjë neglizhencë me pasoja të parikuperueshme për jetën.
Postimi i Plotë:
Në këtë ditë të rëndë që ka tronditur çdo familje shqiptare, ndava nga afër dhimbjen me familjet që humbën engjëjt e tyre. Është një dhimbje që nuk shpjegohet, nuk ngushëllohet e nuk kalon me asnjë fjalë apo përpjekje njerëzore. Kur jeta këputet në lulëzimin e saj më të pafajshëm, çdo ngushëllim është i vogël dhe i pafuqishëm.
Prindërit mbajnë mbi supe një peshë që asnjë zemër nuk duhet ta njohë. E vetmja gjë që mbetet është të qëndrojmë pranë tyre dhe të lutemi që të gjejnë forcë për të jetuar me këtë plagë që do të mbetet gjithmonë e hapur.
Kjo tragjedi është një thirrje e dhimbshme që na përball me nevojën e domosdoshme për më shumë përgjegjësi, për respekt të palëkundur ndaj rregullave, standardeve dhe ligjit, por mbi të gjitha për një ndërgjegje më të lartë njerëzore. Është detyra jonë e përbashkët të kërkojmë dhe të garantojmë standarde të larta sigurie në çdo hapësirë, duke mos lejuar asnjë neglizhencë me pasoja të parikuperueshme për jetën. U prehshin në paqe engjëjt e vegjël. Drita e tyre u bëftë forcë për prindërit në këtë rrugëtim të pafundmë dhimbjeje.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al
DURRËS- Policia ka larguar nga zona e banimit, familjarët e Nikolla Rradaçit, autorit i cili aksidentoi për vdekje dy të mitur, ndërsa plagosi rëndë një tjetër. Bëhet me dije se arsyeje pse policia ka larguar familjen e tij nga zona ku banonin, ka qenë për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme apo konflikt verbal.
Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme në zonën e ish-kënetës, në qytetin e Durrësit ku Rradaçi i cili ishte në gjendje të dehur aksidentoi për vdekje dy të mituri, ndërsa një i tretë u plagos rëndë. Qyteti i Durrësit është veshur ditën e sotme në zi, ndërsa familjarët, bashkëmoshatarët, të afërmit dhe qytetarët i japin sot lamtumirën e fundit dy vogëlushëve të cilën humbën jetën. Tragjedia e cila goditi dy familje dhe shkaktoi panik dhe trauma psikologjike të familja e fëmijës i cili mbeti i plagosr, ua ka lënë vendin dhimbjeve dhe lotëve.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al
DURRËS- Një nga banorët në vendin ku ndodhi aksidenti targjik në Durrës ka deklaruar se në rrugën ku ndodhi aksidenti dhe në rrugët më sipër lagjes ku banonin viktimat, gjatë natës kryhen gara me makina. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se banorët i kanë kërkuar disa herë policisë të marrë masa në lidhje me këtë situatë, por nuk ka pasur asnjë veprim nga ana e tyre.
Sipas tij, dy vite më parë në të njejtën kohë ka ndodhur një tjetër aksident, por vetëm me dëme materiale.
"Dhe vjet më përpara në këtë kohë kanë ndodhur aksidente por vetëm me dëme materiale, nuk është se ka pasur dëme njerëzore dhe kur ka qenë policia këtu, i kemi thënë që merrni masa. Jo vetëm unë, por çdokush që ka qenë atehëre. Mirë te kjo, po edhe te rruga më sipër, aty bëjnë gara çdo natë, është tepër vështirë të kalosh. Ke frikë",- thotë banori.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al
DURRËS- Qyteti i Durrësit është veshur ditën e sotme në zi, ndërsa familjarët, miqtë dhe të afërmit i japin ditën e sotme lamtumirën e fundit dy të miturve që humbën jetën ditën e djeshme në aksidentin tragjik, i cili ndodhi në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Qindra qytetarë, familjarë dhe bashkëmoshatarë janë mbledhur pranë banesave të dy vogëlushëve të ndjerë, për t'u dhënë lamtumirën e fundit.
View this post on Instagram
Në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik janë vendosur lule, ndërsa bashkëmoshatrët e tyre kanë mbërritur me kurora lulesh në duar. Tragjedia që goditi dy familje ua ka lënë vendin lotëve dhe dhimbjes, ndërsa pjesëmarrësit kanë kanë qenë të shumtë./Dosja.al
DURRËS- Shkolla “Demokracia”, ku mësonin tre të miturit e ngjarjes tragjike në Durrës ka reaguar në lidhje me humbjen e jetës së 2 prej të miturve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, shkolla thekson se kjo ngjarje është humbje e rëndë për të gjithë komunitetin.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të dy nxënësve të mitur, të cilët u ndanë nga jeta në mënyrë të padrejtë dhe të parakohshme. Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë komunitetin, shkollën dhe këdo që pati fatin t’i njihte. Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen, por lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe. Kujtimi i tyre do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona! U prehshin në paqe”, shkruan shkolla “Demokracia”.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra tre drejtues në uniformat blu pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën dy të mitur, ndërsa u plagos dhe një tjetër në Durrës. Janë pezulluar nga detyra drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Afrim Tafa, zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj si dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:
-Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;
-Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;
-Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.
Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast./Dosja.al
TIRANË- I mituri, i cili u plagos rëndë nga përplasja me makinë ditën e djeshme në zonën e ish-Kënetës në Durrës, është jashtë rrezikut të jetën. Fëmija u dërgua të dielën në Spitalin e Traumës, pasi kishte marrë dëmtime të rënda.
Burime bëjnë me dije se 8-vjeçari pritet të kalojë në pavion, jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë do të vijojë të ndiqet në Spitalin e Traumës, për trajtimin e dëmtimeve të marra nga aksidenti./Dosja.al
DURRËS- Aksidenti tragjik ditën e djeshme në Durrës që përfundoi me vrasjen e dy të miturve është zbardhur. Mësohet se autori i aksidentit Nikoll Radaçi në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit nga shpejtësia dhe ka përplasur të miturit që po luanin me top.
Nga përplasja e rëndë dy të mitur të moshave 10 dhe 12 vjeç kanë humbur jetën menjëherë. Ndërsa një i mitur i tretë i moshës 8 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve.
Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion përfundimtar për aksidentin rrugor shumë të rëndë të ndodhur më datë 03.05.2026, rreth orës 14:10, në rrugën “Ohri”, lagjja nr. 15, në qytetin e Durrësit. Oficerët e Policisë Gjyqësore, në drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në vendin e ngjarjes dhe me drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, arrestuan në flagrancë shtetasin N. R., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi N. R., duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz ML”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën shtetasit e mitur E. M., 12 vjeç, dhe K. N., 10 vjeç. Ndërsa i mituri tjetër, 8 vjeç, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i automjetit, pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes, me pretendimin se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve, por është konstatuar nga patrulla e Policisë, e cila e ka shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se shtetasi N. R. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur: testi i parë 0.73 mg/l dhe testi i dytë 0.70 mg/l. Gjithashtu, i është marrë edhe kampion gjaku për ekzaminim toksikologjik.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin, si pasojë e drejtimit të tij, në gjendje të dehur. Gjithashtu, nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit rezulton se ky shtetas është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur) dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Policia e Shtetit iu shpreh familjarëve të të miturve që humbën jetën, ngushëllimet më të ndjera, dhe i uron vogëlushit 8-vjeçar, shërim sa më të shpejtë. Gjithashtu, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për të parandaluar aksidentet rrugore, duke evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave që sjellin pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve./Dosja.al