Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
•Gazment Bardhi ditën e djeshme në deklaratë për mediat, ka theksuar se institucionet e BE dhe SHBA i kanë dërguar shkresë atij se e njohin si kryetar i Gurpit Parlamentar të PD. •Ambasada sot ka reaguar duke u shprehur se institucionet demokratike funksionale janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Ata theksojnë se nuk e kanë ndryshuar pozicionin në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri si dhe shtojnë se nuk kanë rol për të zgjedhur se kush udhëheq partinë. •Delegacioni i BE-së u shpreh se nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike dhe se nuk ka diskutuar me anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Delegacioni i BE-së ka reaguar mbi përplasjet në Partin Demokratike për kreun e grupit parlamentar.
Në reagimin e tyre, delegacioni i BE-së thekson se nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike dhe se nuk ka diskutuar me anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti.
REAGIMI I PLOTË:
Delegacioni i BE-së beson në rëndësinë vendimtare të opozitës për funksionimin e institucioneve demokratike. Megjithatë, Delegacioni i BE-së nuk komenton dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive politike. Në rastin konkret, Delegacioni i BE-së nuk ka diskutuar me anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti. Delegacioni i BE-së mbështet plotësisht çdo përpjekje të ndërmarrë për finalizimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE.
TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar në lidhje me përplasjet në grupin e Partisë Demokratike. Ambasada shkruan se institucionet demokratike funksionale janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Ata theksojnë se nuk e kanë ndryshuar pozicionin në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri si dhe shtojnë se nuk kanë rol për të zgjedhur se kush udhëheq partinë.
Ambasada amerikane shton se nxit të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura 'non-grata'.
Reagimi i plotë:
Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.