LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'E vërteta' e 14 shtatorit/ Kurti tregon prapaskenat: Serbia s'bëri asnjë propozim! Lajçak e mbuloi, deformoi procesin, BE-ja të marrë masa

•Kryeministri i Kosovës, Albin  Kurti ka dalë sot në një konferencë për media bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, ku zbardhi detaje nga takimi i nivelit të lartë të 14 shtatorit në Bruksel. •Ai ka akuzuar emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak se ka bashkëpunuar me palën serbe për të mbrojtur interesat e saj. •Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa shtoi se ndaj tij Vuçiç dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim duke e shpërfillur dhe duke e cilësuar si jorealist. •Po ashtu Kurti tha se e vërteta e këtij takimi ishte se Serbia nuk ka bërë asnjë propozim përveç një dokumenti kushtëzues që ai e ka paraqitur në takimet e mëparshme. •Qëndrimin e Lajçak ndaj refuzimit të propozimit të tij, Kurti e ka cilësuar si deformim të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, ndërsa ka kërkuar që BE-ja të marrë masa. •Për këtë, kryeministri Kurti tha se ka dërguar letër sqaruese kancelarit gjerman, Olaf Scholz, kryeministrit francez Emmanuel Macron, kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, dhe sekretarit të SHBA- së Antony Blinken. 

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

'Ka deformuar procesin'/ Kurti kërkon ndërhyrje për Lajçak, i dërgon letër Washingtonit, Berlinit, Parisit dhe Romës

'E vërteta' e 14 shtatorit/ Kurti tregon prapaskenat: Serbia
Albin Kurti

KOSOVË-Gjatë konferencës së sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se i ka dërguar letër sqaruese kancelarit gjerman, Olaf Scholz, kryeministrit francez Emmanuel Macron, kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, dhe sekretarit të SHBA’së Antony Blinken, në lidhje me takimin e 14 shkurtit.

Ai tha se nga Parisi dhe Berlini ka marrë konfirmim se i kanë pranuar këto letra, ndësa shtoi se “një emisar ka deformuar procesin”.

“Së pari, unë të nesërmen, më 15 shtator, i kam dërguar letër sqaruese Parisit, Berlinit, Romës dhe Ëashingtonit. Nga Parisi dhe Berlini e kanë konfirmuar që i kanë pranuar. Pra i kam dërguar letër kancelarit Scholz, presidentit Macron, kryeministres Meloni dhe sekretarint Blinken. Këtu kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin, duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por duke lejuar që qerrja të vihet para kalit, që Asociacioni njëherë e pastaj shohim. Dhe ky deformim i provesit i zbatimit është i shoqëruar edhe me një padrejtësi fundamentale"

2 VITE ME PARE

Kurti 'i ashpër' me Lajçak: Serbia e ka bërë përfaqësues, BE-ja të marrë masa

'E vërteta' e 14 shtatorit/ Kurti tregon prapaskenat: Serbia
Albin Kurti

KOSOVË-  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak se po bashkëpunon me palën serbe në procesin e dialogut. Ai është shprehur se Lajçak ka fshehur propozimet nga pala e Kosovës, ndërsa Serbia nuk ka bërë asnjë të tillë përveç një dokumenti kushtëzues. 

“Unë nuk do të thosha që ka pasur koordinim të BE-së me Serbinë, por emisari special i BE-së ka pasur koordinim me presidentin e Serbisë, sepse nuk shpjegohet ndryshe fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë e shpërfillen propozimet tona. Ne kemi besuar që kompromiset që i formulojke Lajçaku janë mes dy propozimeve të Kosovës dhe Serbisë por po del që kanë qenë vetëm deformim të propozimeve tona. Paradoksalisht Serbia e ka bërë përfaqësues Lajçakun”, tha Kurti", tha ai. 

Kurti shtoi se BE duhet të marrë masandaj emisarit përqëndrimet e tij të njëanshme në procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë. 

“Kjo duhet diskutuar, kjo mënyrë aspak neutrale e ndërmjetësimit. Emisari Lajçak natyrisht që nuk më jep llogari mua si kryeministër por ai duhet t’i japë llogari Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Unë besoj që ajo çfarë kam thënë këto ditë e fundit është mëse e mjaftueshme për këtë llogaridhënie të tij atje”, tha i pari i Qeverisë. 

2 VITE ME PARE

'I analizon vetë në zyrë'/ Kurti 'akuza' Lajçak: I ka mbajtur të fshehta propozimet tona

'E vërteta' e 14 shtatorit/ Kurti tregon prapaskenat: Serbia
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zbardhur detaje nga takimi inivelit të lartë më 14 shtator, ku thekson se nuk u arrit asnjë dakordim. Në konferencën për media, ai akuzoi emisarinevropian Miroslav Lajçak se ka mbajtur të fshehtë propozimet e palës së Kosovës, teksa Serbia nuk ka bërë asnjë të tillë. Sipas tij, kjo është e vërteta e takimit në 14 shtator, të cilën Kurti e ka quajtur një asimetri drastike në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve. 

"Lajçak propozimet tona nuk ia ka treguar serbisë dhe anasjelltas në zyrën e tij ai analizon të dyja propozimet. Por në 14 shtator doli e vërteta. E vërteta është që vetëm ne kemi bërë propozime. Pala serbe nuk ka bërë asnjë propozim, prej muajit shkurt vetëm një dokument kushtëzimi. Kemi menduar se Lajçak po gjente një lloj kompromisi për të dyja propozimet por nuk e kemi ditur që gjatë gjithë këtyre muajve nuk ka dhënë asnjë propozim pala serbe. Kjo është asimetria drastike në këto bisedime", tha Kurti. 

2 VITE ME PARE

'Skenar i dizajnuar nga Lajçak'/ Kurti tregon 'prapaskenat' e takimit në Bruksel: Ishte koordinuar me Vuçiç

'E vërteta' e 14 shtatorit/ Kurti tregon prapaskenat: Serbia
Albin Kurti

KOSOVË- Takimi pa rezultat i nivelit të lartë në Bruksel që u zhvillua më 14 shtator, sipas kryeministrit Albin Kurti, ishte një skenar i emisarit evropian, Miroslav Lajçak i koordinuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Në konferencën e sotme për media, Kurti tha se si Vuçiç dhe Lajçak reaguan njësoj për dokumentin që ai propozoi për normalizimin e marrëdhënieve duke e quajtur atë jo realist. 

"Në takimin e dytë, me Vuçiqin u ekspozova para një skenari, ku Lajcak e kishte dizajnuar kohë më parë. Ua propozova planin e punuar nga Kosova, është dokumenti i parë që e propozoj në nivel të lartë, presidenti Vuciq dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim, të dy thanë se ky plan është jo realist, dhe rruga e vetme përpara është statuti i Asociacionit. Pasi u refuzova ua shtrova një pytje, nëse po refuzoni propozimin tim, më thoni nëse Serbia ka bërë plan, Lajçak tha po, Serbia tha se po. Unë insistova që ta shoh propozimin", tha Kurti. 

2 VITE ME PARE

'Nuk pati as mirëkuptim minimal'/ Kurti: Qëndrimi i Lajçak dhe Borrell i njëanshëm, në prioritet Asosacioni

'E vërteta' e 14 shtatorit/ Kurti tregon prapaskenat: Serbia
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin  Kurti e ka cilësuar të njëanshëm qëndrimin e përfaqësuesëve evropianë,Borrel dhe Lajçak në takimin e nivelit të lartë që u zhvillua më 14 shtator në Bruksel. Sipas tij, takimi nuk pati rezultat pasi iu dha prioritet Asosacionit të palës serbe dhe jo neneve të tjera të marrëveshjes bazike  ku përfshihet edhe njohja de Facto e Kosovës. 

"Në takimin e parë nuk arritëm të kishim mirëkuptim minimal duke qenë se qëndrimi i  Borrell dhe Lajçak ishte që sekuencimi i marrëveshjes të bëhej në një mënyrë të tillë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë e cila donte Asosacionin si prioritet dhe heqjen e neneve të njohjes së ndërsjelltë de Facto", tha ai. 

2 VITE ME PARE

Takimi bilateral me Borrell/ Kurti: M'u kërkua të zbatoj menjëherë një proces negocimi

'E vërteta' e 14 shtatorit/ Kurti tregon prapaskenat: Serbia
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka zbardhur detaje nga takimi i nivelit të lartë në Bruksel qëu zhvillua më 14 shtator, ku theksoi se iu kërkua që të kalonte menjëherë në një proces negocimi. Në një konferencë për mediat, ai tha se fillimisht duhet të arrihet një dakordim për planin e zbatimit të sekuencimit të marrëveshjes bazike. 

"M'u kërkua që ta kaloj menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar në nen 7 të marrëveshjes bazike në lidhje me nenin 10. Ju bëra të qartë që një hap të tillë nuk mund ta ndërmernin pa u dakorduar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar. Aq më tepër që presidenti Vuçiç ka një kohë që deklaron poshtë e lartë se ai nuk ka pranuar një marrëveshje me Kosovën dhe se do ta zbatojë vetëm në përputhje me linjat e tij. Ju bëra të qartë të dy përfaqësuesve evropianë që hapi i parë duhet të jetë dakordimi i planit të sekuencimit të marrëveshjes", tha Kurti. 

2 VITE ME PARE

Takimi me Vuçiç në Bruksel/ Kurti: Kërkuam zbatim të plotë të pikave të marrëveshjes

'E vërteta' e 14 shtatorit/ Kurti tregon prapaskenat: Serbia
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e 14 shtatorit në Bruksel kërkoi zbatim tëplotë të pikave të marrëveshjes që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në konferencën për media, Kurti tha se propozimi i tij lihej drejtpërdrejt me parimin e gjithëpërfshirjes, që nënkuptonte se çdo nen i kësaj marrveshjeje duhet të përfshihej në planin e zbatimit. 

"Unë shkova në takim me një propozim konkret nën vlerësimin tim shumë konstruktiv në të cilën ne parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes. Propozimi ynë bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes që nënkuptonte se çdo nen i kësaj marrveshjeje duhet të përfshihej me do e mos në planin e zbatimit. Nuk është se e kam zbuluar unë e as nuk është një gjë e pazakonshme, në planet zbatuese të marrveshjes. Gjithëpërfshrijen varësisht të zbatimit të secilit nen të marrëveshjes  bazike e përcakton edhe vetë aneksi i emplemitimit i miratuar në Ohër. Aty theksohet se çdo nen i marrëveshjes bazike duhen zbatuar dhe palët nuk duhet të kundërshtojnë asnjë nga nenet", tha ai. 

2 VITE ME PARE

Vuçiç pret presion të ri për dialogun me Kosovën, paralajmëron zgjedhje në Serbi

'E vërteta' e 14 shtatorit/ Kurti tregon prapaskenat: Serbia
Takimi në Bruksel

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se pret “një presion të ri” nga Perëndimi ndaj shtetit të tij lidhur me bisedimet me Kosovën.

“Ata në thelb u pajtuan me gjithçka që po bën [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti dhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është diçka që ata duhet ta bëjnë patjetër sepse marrëveshja për të është nënshkruar dhjetë vjet e gjysmë më parë dhe sepse ne insistojmë [në themelimin e Asociacionit]”, tha Vuçiç për televizionin Pink.

Pas takimit të 14 shtatorit, ndërmjet Vuçiçit dhe Kurtit, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, Bashkimi Evropian tha se do të konsultohet me shtetet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara për hapat e mëtejmë për shkak të bisedimeve të pasuksesshme. BE-ja tha se Kosova kishte refuzuar një propozim të bllokut evropian për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Prishtina dhe Beogradi arritën më herët gjatë këtij viti. Kurti tha se ky propozim ishte “kushtëzim”.

Vuçiç paralajmëron zgjedhje në mars

Vuçiç njoftoi për mundësinë që zgjedhjet në Serbi – që janë pjesë e kërkesave të opozitës – mund të mbahen më 4 mars 2024, apo një javë më herët. Këto zgjedhje më herët janë caktuar për 31 dhjetor.

“Jam i gatshëm të mbajmë zgjedhje në mars, në përputhje me ato që ata kanë shkruar”, tha Vuçiç për televizionin Pink.
Më 11 shtator, përfaqësuesit e opozitës në Serbi, që kanë organizuar protestat “Serbia kundër dhunës”, dorëzuan një kërkesë duke i kërkuar Vuçiçit që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhje në Beograd deri në fund të vitit 2023.

Kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme është dërguar nga Partia Demokratike, Kryengritja Ekologjike, Fronti i Gjelbër dhe grupet parlamentare Lëvizja e Popullit të Serbisë dhe Drejtimi i Evropës. Më 5 shtator, deputetët opozitarë njoftuan në Parlament se ata do të “bllokojnë” organin ligjvënës të Serbisë derisa të plotësohet kërkesa e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve, pasi kanë mbajtur protesta për katër muaj me radhë, për shkak të dy vrasjeve masive që ndodhën në Serbi.

Vuçiç mohon se do ta largojë Vulinin nga udhëheqja e BIA-s

Presidenti serb, po ashtu, tha se “mund të kem planifikuar” të zëvendësoj drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, por shtoi se “nuk mund ta bëjë këtë tani". Duke komentuar spekulimet nga disa media se Vulini shpejt do të zëvendësohet, Vuçiçi tha se pretendime të tilla “ia zgjatën atij mandatin”.

“Ndoshta kam planifikuar që ta zëvendësoj, por tani nuk mundem”, tha Vuçiç.
Ai mohoi se Vulini do të zëvendësohet nga drejtimi i BIA-s me Marko Gjuriçin, ambasador aktual i Serbisë në Shtetet e Bashkuara. Më 11 korrik, SHBA-ja e futi Vulinin në listën e sanksioneve, nën akuza për përfshirje në trafikim droge, por edhe për lidhjet me Rusinë. Pas kësaj, Vuçiç deklaroi se sanksionet ndaj Vulinit ishin përgjegjësi e tij, për shkak se, “unë nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, deklaroi më 22 gusht se SHBA-ja nuk pajtohet me autoritetet në Serbi sa i përket sanksioneve kundër Vulinit, duke shtuar se Uashingtoni ka problem me orientimin e tij pro-rus. Megjithatë, ai shtoi se SHBA-ja dhe Serbia kanë raporte të mira./REL

albin kurti takimi kurti-vucic 14 shtator 2023

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen