LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisionet hetimore/ Zbardhen emrat e drejtuesve nga radhët e opozitës dhe PS, Basha: Pazari 34-vjeçar duhet të marrë fund

 • Emrat e deputetëve që do të marrin pjesë në 2 Komisionet hetimore që është rënë dakord mes maxhorancës dhe Opozitës janë zbardhur. • Opozita do të drejtojë të dyja komisionet si të shëndetësisë ashtu dhe të sistemit TIMS. • Nga PD-ja në komisionin për Shëndetësinë do të marrin pjesë Albana Vokshi, e cila do të jetë dhe kryetare e komisionit. • Ndërkohë që anëtarët e tjerë të komisionit do të jenë Zheni Gjergji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Sajmir Korreshi, Petrit Vasili. • Ndërsa nga radhët e PS-së në këtë komision do të jetë nënkryetar Plarent Ndreca. • Në komisionin për sistemin TIMS do të jetë kryetar Ervin Saljanji dhe anëtarë Ramadan Lika, Lefter Gështenja, Xhelal Mziu, Elda Hoti, Luan Baçi, Asllan Dogjani. • Ndërsa nga radhët e PS-së do të jetë nënkryetar i komisionit deputeti Toni Gogu. • Nga ana tjetër, kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, ka refuzuar ftesën e bërë nga Gazment Bardhi që t’i bashkohen tryezës ku do të diskutohen ligjet dhe reformat që kërkojnë shumicë votash. • Basha u shpreh se ai dhe deputetët e tjerë të cilët e mbështesin nuk janë nisur për karriget e tyre.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Basha i përgjigjet Bardhit: Nuk jemi nisur për karrige, nuk na duhen, pazari 34-vjeçar duhet të marrë fund

Komisionet hetimore/ Zbardhen emrat e drejtuesve nga radhët e opozitës
lulzim basha

DURRËS- Kreu i PD-së vulës, Lulzim Basha është përgjigjur ftesës së kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhit. Ky i fundit tha sot tha se me vendim grupi është rezervuar një karrige në komisione për një nga “mbështetësit e Bashës”.

Ndërkohë Basha deklaroi sonte nga Durrësi se ai dhe deputetët e tjerë pranë tij nuk kanë vepruar për të siguruar karriget e tyre. Ai u shpreh se Enkelejd Alibeaj ishte në Komisionin për Reformën Zgjedhore për të kërkuar listat e hapura, votimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë votimi.

“Edhe ata pak që kanë mbetur dhe që se kuptonim se cilat janë motivet e vërteta të atyre që për interes personal u përpoqën ta thyenin në dysh Partinë Demokratike, duke i bërë dhuratën më të mirë pushtetit të korruptuar ilegjitim të Edi Ramës. Po sot ku janë? Me përqafimin të Edi Ramës me shokë. E kanë nisur si pazar dhe duan ta vazhdojnë si pazar.

Shikoni çfarë thonë sot, “ejani ju se kemi dhe një karrige për ju”. Ne se kemi nisur këtë për karrige. Se kemi nisur për karrige, s’ishte kjo punë për karrige. Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij. As i kisha thënë unë rri për karrige. Ishin listat e hapura, ishte për votimin elektronik, ishte për votën e diasporës, ishte për Shqipëria një zonë. S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve, ne duam që pazari 34 vjeçar i fëlliqtë, trashëgimia më e pisët e Ramiz Alisë, trashgimtarit të fundit komunist të marrë fund. Sepse është ky Pazar që rëndon pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrësit dhe profesionistët, fermerët dhe arsimtarët, rininë shqiptare. S’na duhen karriget. Thojini shqiptarëve sot, ku qëndroni në raport me listat e hapura? Jeni për lista të hapura, po apo jo, votoni për listat e hapura, votimin elektronik, Shqipëria një zonë, votën e diasporës, s’na duhen karriget.

Këtë betejë nuk e nisëm për karrige, por janë kaq të obsesuar me karrigen, e kanë ngjitur kaq shumë kokën, barkun pas karrigeve sa u është bërë mendja karrige. Dhe mendojnë se pasi bënë pazarin me Edi Ramën, mund të kthehen tek ne e të na thonë: keni dhe ju një karrige. Ju plaçin sytë, se kuptoni që kemi 2 vite e gjysmë që e bëjmë për shqiptarët jo për karrige? Dhe të bësh betejë për shqiptarët nuk është e lehtë në një vend që ka 34 vite kastë politike që bëjnë betejë për veten e vet me metodat dhe mënyrat më të pista”, u shpreh ai.

2 VITE ME PARE

2 komisionet hetimore, PS miraton emrat, Ndreca dhe Gogu nënkryetar

Komisionet hetimore/ Zbardhen emrat e drejtuesve nga radhët e opozitës
Kuvendi

TIRANË- Partia Socialiste ka miratuar emrat që do të jenë pjesë në dy Komisionet hetimore që do të ngrej Opozita. Mësohet se në Komisionin për Sterilizimin dhe Check-Up do të jetë nënkryetar deputeti Plarent Ndreca. Ndërsa në Komisionin hetimor për sistemin TIMS do të jetë nënkryetar deputeti Toni Gogu.

Njoftimi: 

Komisioni Hetimor i Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi

Z. Plarent Ndreca Nënkryetar

Komisioni Hetimor i Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS

Z. Toni Gogu Nënkryetar

2 VITE ME PARE

Zbardhen dy emrat që do drejtojnë Komisionet Hetimore nga opozita, Albana Vokshi për shëndetësin dhe Salianji për TIMS

Komisionet hetimore/ Zbardhen emrat e drejtuesve nga radhët e opozitës

TIRANË-Zbardhen emrat e anëtarëve të dy komisioneve hetimore, të kërkuara nga ana e opozitës. Për komisionin TIMS kryetar është deputeti Ervin Salianji, ndërkohë që për komisionin për Shëndetësi, kryetare është deputetja Albana Vokshi.

Ervin Saljanji – kryetar

Ramadan Lika

Lefter Gështenja

Xhelal Mziu

Elda Hoti

Luan Baçi

Asllan Dogjani.

Komisioni për Shëndetësinë:

Albana Vokshi- kryetare

Zheni Gjergji

Ina Zhupa

Edmond Spaho

Sajmir Korreshi

Petrit Vasili

Zvevensesues Ilda Dhori/ Emilia Koliqi.

Komisioni Hetimor i Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi, PS.

Z. Plarent Ndreca Nënkryetar

Komisioni Hetimor i Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS, PS

Z. Toni Gogu Nënkryetar.

komisionet hetimore

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen