LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë Krujë! Arrestohen 7 persona, mes tyre djali i ish deputetit socialist. Katër të tjerë në kërkim

• SPAK ka finalizuar mëngjesin e sotëm një operacion të gjerë kundër grupit kriminal "Rraja" në Fushë Krujë, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. • Gjatë këtij operacioni janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar, ndërsa tre prej të arrestuarve ndodhen aktualisht në burg, ku masa e arrestit iu është komunikuar brenda qelisë. Për katër të tjerët, operacioni vijon dhe ata janë shpallur në kërkim. • Në pranga janë vënë Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj. • Në burg ndodhen Islam Sefa, Algo Gjini dhe Jani Çavo, ku edhe iu është komunikuar masa tjetër e arrestit. • Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku. • Ndër të arrestuarit është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ka një histori të njohur për përfshirje në incidente të dhunshme dhe ngjarje kriminale të regjistruara më parë nga autoritetet.

16 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Goditja e grupit kriminal Rraja/ SPAK zbardh 3 episodet e trafikut të drogës, ja si bëhej transporti

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
SPAK

FUSHË KRUJË- SPAK ka zbardhur detaje nga goditja e grupit kriminal Rraja, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit në pranga u vu edhe edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Grupi trafikoi 2 tonë marjuanë e 475 kg kokainë, duke vepruar në tre episode. 

Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Mijëra euro të futura nëpër kuti, jelek antiplumb, celularë, ora ROLEX e automjete luksoze! PAMJET e operacionit të SPAK ndaj grupit "Rraja"

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Pamje nga operacioni

FUSHË KRUJË- Janë publikuar pamjet e operacionit antidrogë në zbatim të urdhrit të Gjykatës së Posaçme, ku edhe janë ushtruar 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme të lidhura me 10 shtetas të përfshirë në hetim.

Gjatë këtyre kontrolleve, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me municion, shtatë telefona celularë, katër automjete, një jelek antiplumb, një palë dylbi, si dhe shuma të mëdha parash: 415 mijë euro, 7 mijë paund dhe rreth 1 milion lekë. Dy armë gjahu të mbajtura me leje janë bllokuar gjithashtu.

Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.

Të arrestuarit:

Rexhep Rraja, 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;

Përparim Rraja, 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

Gazmir Rraja, 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

Agim Nina alias Lorenc Selmani, 51 vjeç, banues në Durrës;

Zamir Aliaj alias Zamir Çoku, 47 vjeç, banues në Paskuqan;

Sokol Qaja, 41 vjeç, banues në Tiranë;

Marvin Bushati alias Marvin Kopliku, 43 vjeç, banues në Tiranë;

Aldo Gjini alias Aldo Iamandi, 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

Jani Çavo, 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

Islam Sefa alias Islam Xaka, 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).

Gjatë këtij operacioni janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar, ndërsa tre prej të arrestuarve ndodhen aktualisht në burg, ku masa e arrestit iu është komunikuar brenda qelisë. Për katër të tjerët, operacioni vijon dhe ata janë shpallur në kërkim. Në pranga janë vënë Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj.

Në burg ndodhen Islam Sefa, Algo Gjini dhe Jani Çavo, ku edhe iu është komunikuar masa tjetër e arrestit. Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku. Ndër të arrestuarit është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ka një histori të njohur për përfshirje në incidente të dhunshme dhe ngjarje kriminale të regjistruara më parë nga autoritetet./ Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Operacioni ndaj grupit 'Rraja', Policia: Kryem kontrolle në banesa, gjenden armë, mijëra euro e paund

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Policia

FUSHË KRUJË- Detaje të reja kanë dalë nga operaconi i sotshëm në Fushë Krujë ndaj grupit 'Rraja'. Mësohet se gjithsej janë ekzekutuar 10 masa arresti të grupit kriminal, për trafikim të drogës në Gjermani. 

Nga operacioni janë sekuestruar 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë. Ndërkohë që paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme. 

Njoftimi i Policisë: 

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcën e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht në Gjermani. Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

R. Rr., 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;

P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

A. N. alias L. S., 51 vjeç, banues në Durrës;

Z. A. alias Z. Ç., 47 vjeç, banues në Paskuqan;

S. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë;

M. B. alias M. K., 43 vjeç, banues në Tiranë;

A. Gj. alias A. I., 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

J. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

I. S. alias I. X., 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).

Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve. Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.
Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani. Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme. Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

5 MUAJ ME PARE

Goditja e grupit kriminal "Rraja"/ SPAK: U zbuluan nga bisedat në SkyEcc! Trafik droge nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion vendet e Amerikës së Jugut dhe BE

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije detajet e operacionit të fundit kundër një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se merrej me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mes të ndaluarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, ndërsa deri tani janë ekzekutuar 10 prej tyre. Në pranga kanë rënë personat me inicialet: Rexhep Rraja, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini (alias Aldo Iamandi), Jani Çavo, Islam Sefa (alias Islam Xaka), Agim Nina (alias Lorenc Selmani), Zamir Aliaj (alias Zamir Çoku), Sokol Qaja dhe Marvin Bushati (alias Marvin Kopliku). Të gjithë dyshohen për përfshirje në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të narkotikëve.

Në kërkim janë shpallur Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku si dhe i hetuari Ervis Shuli, i cili ndodhet jashtë vendit.

Sipas SPAK, procedimi penal është regjistruar në fillim të vitit 2024 dhe lidhet me veprat e kryera gjatë viteve 2020–2021, që përfshijnë “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale për grupin dhe organizatën kriminale.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë në disa shtete evropiane, me Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”, të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit nr.9 të vitit 2024, për caktimin e masës së sigurimit ndaj 14 shtetasve, nën hetim për veprat penale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike,  kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme me vendimin e saj nr. 124, datë 9.12.2025 vendosi pranimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Sot, më 10.12.2025, strukturat e  Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të mundur ekzekutimin e masave të sigurimi personal vetëm për 10 (dhjetë) personat nën hetim: I. S.(alias X.,), R. Rr., A. N (alias L. S.,), P. Rr., G. Rr., A. A. (alias Ç.,), A. Gj.(alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dhe punohet me strukturat e policisë së shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë për arrestimin e personave nën hetim B. S. (alias X), H. S (alias X, alias L.,), V. B., të cilët kanë qenë të shpallur më parë në kërkim apo të dënuar në mungesë për konsumimin e veprave të tjera penale, si dhe i hetuari E. Sh., ndodhet jashtë shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës. Policia gjyqësore ka ekzekutuar 11 (njëmbëdhjetë) vendimet e Gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara deri në këto momente, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

415.000 Euro
7000 Dollarë Amerikanë
1.000.000 Lekë
11 aparate telefonash celularë
3(tre) automjete të markave të ndryshme si (BMW X-5, Range Rover, Volkswagen golf 6),
1(një) armë zjarri model Glock me 9 fishekë
1(një) jelek antiplumb
1(një) palë dylbi
1(një) orë ROLEX
1(një) DVR, si dhe dokumente të ndryshme.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 18.1.2024 ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 9 të vitit 2024, për veprat penale të kryera gjatë viteve 2020-2021: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilat janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Nga hetimet e deritanishme kanë rezultuar dyshime të arsyeshme, të mbështetura në prova, se personat e dyshuar janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian. Gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike.

Nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 14 (katërmbëdhjetë) shtetasve shqiptarë nën hetim: I. S. (alias X.), E. Sh., R. Rr., B. S. (alias X.), A. N. (alias L. S.), H. S. (alias X., alias L.), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A. (alias Ç.), A. Gj. (alias I.), A. Q., J. Ç. dhe M. B., të dyshuar për përfshirje në aktivitet të paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, si dhe nga ekzekutimi i letërporosive nga autoritetet malazeze, holandeze dhe turke, janë zbardhur rrethana të rëndësishme të kryerjes së veprave penale, duke u evidentuar rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve në këtë veprimtari kriminale, sipas episodeve të paraqitura më poshtë.

–      Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

–      Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

–      Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

Gjithashtu, të hetuarit M. B., më datë 10.12.2025, iu sekuestrua, ndër të tjera, një armë zjarri model “Glock”, dhe është arrestuar në flagrancë për veprën penale;“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë (neni 278/4 i Kodit Penal), gjatë ekzekutimit të masës së sigurimit personal./ Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Goditja e grupit kriminal nga SPAK/ 415 mijë euro, ora ROLEX dhe automjete, çfarë u sekuestrua në banesën e "Rraja-ve"

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- SPAK ka finalizuar mëngjesin e sotëm një operacion të gjerë kundër grupit kriminal "Rraja" në Fushë Krujë, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e të arrestuarve nga fisi Rraja, të ndaluar në kuadër të operacionit të SPAK, policia ka zbuluar shuma të mëdha parash që arrijnë në rreth 430 mijë euro. Prej tyre, 415 mijë ishin të ruajtura në euro, ndërsa pjesa tjetër në valutë vendase dhe dollarë amerikanë.

Përveç parave, forcat e rendit kanë sekuestruar edhe disa automjete si dhe një orë luksoze të markës Rolex.

Gjatë këtij operacioni janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar, ndërsa tre prej të arrestuarve ndodhen aktualisht në burg, ku masa e arrestit iu është komunikuar brenda qelisë. Për katër të tjerët, operacioni vijon dhe ata janë shpallur në kërkim. Në pranga janë vënë Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj.

Në burg ndodhen Islam Sefa, Algo Gjini dhe Jani Çavo, ku edhe iu është komunikuar masa tjetër e arrestit. Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku. Ndër të arrestuarit është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ka një histori të njohur për përfshirje në incidente të dhunshme dhe ngjarje kriminale të regjistruara më parë nga autoritetet./ Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Të arrestuar nga operacioni i SPAK! Publikohen FOTOT e Marvin Bushatit dhe Agim Ninës, dy anëtarëve të grupit kriminal që trafikonin drogë drejt vendeve të BE-së

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Marvin Bushati dhe Agim Nina

FUSHË KRUJË- Dy personat që shihni në fotot e mësipërme, janë dy anëtarët e grupit kriminal të goditur nga SPAK, Marvin Bushati dhe Agim Nina. SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër disa grupeve të strukturuara që merreshin me trafikun e lëndëve narkotike drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë këtij operacioni janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar, ndërsa tre prej të arrestuarve ndodhen aktualisht në burg, ku masa e arrestit iu është komunikuar brenda qelisë. Për katër të tjerët, operacioni vijon dhe ata janë shpallur në kërkim. Në pranga janë vënë Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj.

Në burg ndodhen Islam Sefa, Algo Gjini dhe Jani Çavo, ku edhe iu është komunikuar masa tjetër e arrestit. Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku. Ndër të arrestuarit është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ka një histori të njohur për përfshirje në incidente të dhunshme dhe ngjarje kriminale të regjistruara më parë nga autoritetet./ Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

Operacioni i SPAK ndaj grupit "Rraja" në Fushë Krujë! Kush është Jani Çavo, i dënuar me 8.8 vite burg për trafik droge me vlerë 2.7 mln euro nga Siria

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Jani Çavo është një nga anëtarët e goditur nga SPAK në kuadër të një operacioni kundër grupit të strukturuar kriminal "Rraja" që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Siria dhe Turqia drejt Evropës, duke kaluar përmes Shqipërisë.

Çavo u arrestua më qershor 2023, ndërsa veprimtaria kriminale e grupit shtrihej që nga viti 2020 dhe përfshinte importimin e kanabisit nga Siria dhe heroinës nga Turqia, me një vlerë totale të drogave të trafikuara rreth 2.7 milionë euro.

Hetimet u koordinuan nga SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, duke identifikuar 21 anëtarë të grupit. Sipas Prokurorisë, rrjeti kriminal operonte në disa vende, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Itali, duke transportuar dhe shpërndarë lëndë narkotike si kokainë, heroinë, marijuanë dhe risinë në të paktën tetë episode të dokumentuara.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimet për të pandehurit e grupit, duke dhënë në total 107 vite burg për 16 anëtarë. Jani Çavo u dënua me 8.8 vite burg, duke iu aplikuar masa e gjykimit të shkurtuar.

SPAK thekson se kreu i grupit dyshohet të ketë qenë Endrit Bakiu, i arrestuar më 2021 në Durrës, ku iu sekuestruan 30 kilogramë kanabis në formë çokollate. Hetimet kanë dokumentuar se grupi përdorte rrugët e tregtisë ilegale nga Lindja e Mesme drejt vendeve të Bashkimit Evropian, duke krijuar një strukturë kriminale të organizuar dhe shumëkombëshe./ Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Goditja e grupit "Rraja" në Fushë Krujë! Iu komunikua masa e arrestit në burg, në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për tentativë vrasje, KUSH është Aldo Gjini?

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Aldo Gjini

FUSHË KRUJË- Aldo Gjini është një nga emrat e përfshirë në operacionin e fundit të SPAK kundër grupit të strukturuar kriminal "Rraja" që merrej me trafik droge, ku anëtar ishte edhe djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja. Gjini iu komunikua masa e arrestit brenda qelisë.

KUSH është Aldo Gjini?

Gjini ka një histori të gjatë përplasjesh me ligjin. Më 24 korrik 2021, ai u përfshi në një ngjarje të dhunshme në Tiranë, ku pas një përplasjeje të dy automjeteve, nxori pistoletën dhe qëlloi ndaj dy të rinjve, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, për t’u larguar më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Incidenti kishte nisur për të përcaktuar fajin në përplasjen e makinave, por degjeneroi në dhunë fizike dhe përdorim të armës.

Gjini rezulton gjithashtu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL, për tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake, si dhe për një plagosje të ndodhur më 24 nëntor 2020 në Luksemburg.

Në vitin 2016, ai u arrestua bashkë me të vëllanë, Andis Gjini dhe një mikun e tyre, Kelvin Strati. Të tre akuzoheshin se ishin pjesë e një bande të lëndëve narkotike, pasi furnizonin me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Ascoli Piceno. Sipas policisë, të rinjtë shqiptarë shisnin rreth 1 kilogramë kokainë në muaj dhe sigurisht shumë më shumë marijuanë.

Skeda e Gjinit nuk ndalet këtu. Në vitin 2011, ai është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohej për pengmarrje. Më 20 shkurt të atij viti, bashkë me një tjetër shqiptar, Aldo Iamandi (Imeldi) Gjini morën peng një person, e çuan në rrugicat e grumbullimit të Grottammare dhe e dhunuan atë. Shkak në atë kohë u raportua se ishte bërë ndarja e territoreve për trafikimin e lëndëve narkotike./ Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Goditja e grupit "Rraja" në Fushë Krujë! Zbardhen EMRAT e 4 personave që janë në kërkim

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër grupit kriminal "Rraja" të akuzuar për trafik droge që vepronte që nga viti 2020 dhe përfshihej në grup të strukturuar kriminal.

Gjatë këtij operacioni janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar, ndërsa tre prej të arrestuarve ndodhen aktualisht në burg, ku masa e arrestit iu është komunikuar brenda qelisë. Për katër të tjerët, operacioni vijon dhe ata janë shpallur në kërkim.

Lista e personave të arrestuar:

Marvin Bushati
Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
Sokol Qaja
Gazmir Rraja
Përparim Rraja
Rexhep Rraja
Zamir Aliaj

Në burg ndodhen:

Islam Sefa
Aldo Gjini
Jani Çavo

Në kërkim:

Ervis Shuli
Bujar Sefa
Hajdar Sefa
Vildan Baroku

Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

5 MUAJ ME PARE

Goditja e grupit "Rraja"/ Iu komunikua masa e arrestit në burg, KUSH është Islam Sefa? Një vit më parë drejtonte kokainën në Gjermani duke pirë kafe para SPAK-ut

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Arrestimi para SPAK

TIRANA- Islam Sefa, një ndër të arrestuarit që nga operacioni ndaj grupit kriminal "Rraja", të cilit i është komunikuar masa e arrestit në burg, u arrestua në korrik të vitit 2024 në një lokal afër SPAK për trafik droge.

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin ndaj Islam Sefës, i njohur edhe si Xaka, duke e dënuar me 17 vite burg për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në 9 episode, si dhe për drejtimin e grupit kriminal. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën, duke e bërë atë 11 vite e 4 muaj burg.

Islam Sefa u arrestua më 2 korrik 2024 në një lokal pranë godinës së SPAK, i akuzuar si drejtues dhe financues i një rrjeti trafiku droge që operonte midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, me vlerë të përafërt prej 3.3 milionë eurosh. Arrestimi u realizua pas një hetimi të përbashkët me autoritetet gjermane, që dokumentoi aktivitetin kriminal të grupit shqiptaro-gjerman.

Sipas SPAK, grupi gjatë viteve 2020-2021 ka trafikuar sasi të konsiderueshme marijuane në Gjermani. Lënda narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja dhe, pasi futej në territorin gjerman, shpërndahej kryesisht në rajonet Wolfsburg dhe Magdeburg, si dhe në qytete të tjera të Bashkimit Evropian.

Hetimet zbuluan se Sefa kishte një rol kyç si drejtues dhe financues i grupit, ndërsa 12 anëtarë të identifikuar të rrjetit, 8 shqiptarë dhe 4 gjermanë, përfshiheshin në trafik dhe shpërndarje të drogës. Arrestimi dhe dënimi i tij konfirmojnë përpjekjet e SPAK për goditjen e grupeve kriminale të strukturuara që operojnë jashtë vendit.

Islam Sefa është vëllai i Bujar Sefës, i cili u dënua më 1 korrik 2024 me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve dhe drejtim të grupeve kriminale në zona të Bashkisë Krujë, duke shtrirë aktivitetin e tyre në Njësinë Administrative Cudhi dhe fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal dhe Bruz Zall./ Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

SPAK godet grupin kriminal në Fushë-Krujë! U lëshuan 14 masa sigurie, 10 prej tyre u ekzekutuan, 4 ende në kërkim

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka finalizuar një operacion të rëndësishëm në Fushë-Krujë, duke goditur grupin e strukturuar kriminal "Rraja" të akuzuar për trafik droge që nga viti 2020.

Mësohet se gjatë operacionit janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar. Tre persona, të cilëve iu komunikua masa e arrestit brenda qelisë, ndodhen aktualisht në burg, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

7 personat e arrestuar: 

Marvin  Bushati 
Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
Sokol Qaja 
Gazmir  Rraja 
Përparim Rraja 
Rexhep Rraja 
Zamir Aliaj

Në burg ndodhen:
Islam Sefa
Aldo Gjini
Jani Çavo

 Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

5 MUAJ ME PARE

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë Krujë! Arrestohen 7 persona, mes tyre djali i ish deputetit socialist. Katër të tjerë në kërkim

5 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Operacioni i SPAK që goditi grupin kriminal "Rraja", kush janë 3 anëtarët që iu komunikua masa e arrestit brenda në burg

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Pas operacionit të zhvilluar nga SPAK ndaj grupit kriminal "Rraja", tre prej anëtarëve të arrestuar iu komunikua masa e arrestit brenda në qeli. Masa e sigurisë iu komunikua në qeli Islam Sefës, Aldo Gjinit dhe Jani Çavos.

Policia, me urdhër të SPAK, ka goditur grupin e strukturuar kriminal në Fushë-Krujë, si të dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Të arrestuarit janë identifikuar si: Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja. Ata akuzohen për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup kriminal të strukturuar.

5 MUAJ ME PARE

Në pranga si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal! Nga dhuna ndaj Xhisiela Malokut tek ngjarjet kriminale, KUSH është Rexhep Rraja? E shkuara e errët e djalit të ish-deputetit socialist

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Rexhep Rraja, Xhisiela Maloku

FUSHË KRUJË- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal në Fushë-Krujë, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Të arrestuarit janë identifikuar si: Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja. Ata akuzohen për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup kriminal të strukturuar.

Por KUSH është Rexhep Rraja?

Rexhep Rraja, një nga të arrestuarit gjatë operacionit të fundit kundër grupit kriminal “Rraja”, ka një histori të gjatë të përfshirjes në dhunë dhe ngjarje kriminale. Ai është djali i ish-deputetit socialist Rahman Rraja dhe ka qenë i njohur më parë për përfshirjen në sulme të dhunshme ndaj dy kushërinjve, Bilbil dhe Jashar Maja, në një incident të ndodhur në korrik 2023.

Në atë ngjarje, anëtarë të tjerë të fisit Rraja, përdorën shkopinj bejsbolli dhe armë zjarri për të kanosur dhe sulmuar viktimat, ndërsa episodet u filmuan nga vetë autorët për të intimiduar banorët e zonës.

Pas ngjarjes në kërkim u shpallën Xhelal e Flamur Rraja vëllezërit e ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u tërhoq nga detyra pasi në media u bë publike video e episodit barbar të dhunës në një lokal në Thumanë. Në arrati është edhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja dhe nipi, Klajdi Rraja.

Rexhep Rraja u bë i njohur për publikun, pasi e ish e dashura e tij Xhisiela Maloku e denoncoi për dhunë dhe presion. Në dashminë e saj ajo rrëfente se ishte njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe ka qenë e lidhur me të deri në vitin 2017. Sipas saj, konfliktet me ish të dashurin, i kanë ardhur pas ndarjes.

Në vitin 2018, Maloku pretendonte se Rexhep Rraja e ka dhunuar fizikisht dhe e ka djegur me cigare në kofshë. Madje sipas saj nga dhuna që i është ushtruar në një dhomë hoteli ku e ka marrë nen kërcënimin e pistoletës, ajo ka humbur ndjenjat dhe nuk mban mënd nëse është abuzuar apo jo. Madje ajo ka marrë kërcënime deri me vdekje. Në dëshminë e saj ajo thekson se Rexhep Rraja i ka drejtuar pistoletën dhe më pas e ka çuar në hotel.

5 MUAJ ME PARE

EMRAT e 6 personave të arrestuar të grupit kriminal Rraja! Mes të prangosurve edhe djali i ish deputetit socialist dhe kushëriri i tij, akuzohen për trafik droge

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Rexhep Rraja

FUSHË KRUJË- Gjashtë persona, përfshirë Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rahman Rraja, janë arrestuar gjatë një operacioni policor kundër grupit kriminal të njohur si “Rraja”. Mes të arrestuarve është edhe Përparim Rraja, kushëri me ish-deputetin socialist.

Personat e arrestuar janë:

Marvin Bushati
Agim Nina, alias Lorenc Selmani
Sokol Qaja
Gazmir Rraja
Përparim Rraja
Rexhep Rraja

Hetimet paraprake tregojnë se të arrestuarit dyshohen për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim dhe në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal./ Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal! Mes të arrestuarve djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, ja për çfarë akuzohen pjestarët e rrjetit

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Rexhep Rraja

KRUJA- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal në Fushë-Krujë, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Të arrestuarit janë identifikuar si: Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja. Ata akuzohen për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup kriminal të strukturuar.

EMRAT/ SPAK shkatërron grupin kriminal "Rraja" në Fushë
Rrahman Rraja

Rexhep Rraja është një emër i njohur për publikun edhe për ngjarje të tjera të dhunshme. Ai u filmua në vitin 2023 duke sulmuar dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Majën me shkop bejsbolli, në një episod ku u përfshinë edhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja.

Përveç kësaj, Rexhep Rraja ka qenë i përfshirë edhe në raste dhune ndaj të dashurës së tij, Xhisiela Maloku, ku ngjarja u bë publike pas denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, i cili më pas pretendoi se ishte kërcënuar nga Xhelal Rraja për të mbyllur çështjen./ Dosja.al

spak grupi rraja

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!