LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takim: S’ka marrëveshje, do të vijojmë takimet

• Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, parti opozitare janë takuar sot për të diskutuar çështjen e presidentit të vendit. • Pas takimit, Kurti dhe Abdixhiku kanë deklaruar se do vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja. • Kurti ka thënë se disa pika të takimit do të mbesin konfidenciale, pa treguar se në çfarë drejtimi është diskutuar për pozitën e presidentit. • Ndërsa, Abdixhiku ka thënë pas takimit se palët po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje. • I pyetur nëse LDK-ja pati emra konkretë për pozitën e presidentit, ai tha se palët nuk kanë arritur ende në atë fazë. • Takimi është zhvilluar pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill. • Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë. • Më 5 mars, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Kurtit, parti në pushtet, i ka propozuar dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. • Në mungesë kuoromi, procesi ka mbetur në gjysmë. • Një ditë më pas, ish-presidentja Osmani ka prezantuar një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. • Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim. • Më pas, LVV-ja e çoi dekretin e Osmanit në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar jokushtetues. • Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh. • Çështja e presidentit është kthyer në temën kryesore të diskutimit në skenën politike të Kosovës, pasi ka muaj që nuk arrihet një marrëveshje. • Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

3 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takim: S’ka
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, është zhvilluar në një atmosferë konstruktive, me fokus kryesor zgjedhjen e presidentit të ri. Kurti bëri të ditur se diskutimet kanë zgjatur rreth dy orë dhe janë përqendruar në situatën e re politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Patëm takim afro dy orë. Diskutuam për situatën e re politike pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila na mundësoi të mblidhemi në Kuvend dhe të vazhdojmë me seanca plenare”, tha Kurti.

Ai theksoi se koha për zgjedhjen e presidentit është e kufizuar dhe kërkon angazhim maksimal.

Na kanë mbetur edhe tri javë deri tek zgjedhja e presidentit dhe për këtë duhet t’i maksimizojmë përpjekjet", u shpreh kryeministri.

Sipas tij, qëllimi i përbashkët është shmangia e zgjedhjeve të reja dhe se është e vështirë të pritet një rezultat ndryshe nga zgjedhjet eventuale.

Jemi të përcaktuar për t’i shmangur zgjedhjet e reja, sepse nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Me fjalë të tjera është vështirë të paramendojmë një fushatë zgjedhore ku ne i risjellim platformat e programet tona me po të njëjtat zotime, ku kërkojmë sërish votën e të njëjtëve qytetarë për një rezultat që e dimë se nuk mund të jetë shumë ndryshe Ne nuk e kemi më sfidë numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë, por është sfidë tejet gjigante që një parti ti ketë 80 deputetë dhe të mund ta zgjedh vetë presidentin”, tha Kurti.

Kurti u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje në ditët në vijim.

“Vazhdoj të jem optimist se me takime e bisedime të tilla mund të arrijmë një marrëveshje politike, por këtë nuk mund ta them se e kemi sot”, u shpreh ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Takimi me Kurtin/ Abdixhiku: Një parti s'mund t'i ketë tri pozitat kryesore, zgjedhjet janë të pashmangshme nëse s’ka marrëveshje

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takim: S’ka
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me kryeministrin Albin Kurti është zhvilluar në frymë diskutimi për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët lidhur me zgjedhjen e presidentit. Pas takimit, Abdixhiku theksoi se LDK-ja vazhdon të mbajë qëndrimin se pushteti nuk duhet të përqendrohet në një parti të vetme.

“LDK vazhdon të besojë që të tri pozitat nuk mund t’i takojnë një partie politike. Për çështje tjera kemi dakordim për konfidencialitet mes palëve”, tha Abdixhiku.

Ai bëri të ditur se aktualisht nuk ka ende marrëveshje konkrete, por po vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje përmes dialogut.

Po provojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët konsensuale me takime dhe do ta ndjekim këtë rrugë sa herë të mundemi për të shmangur zgjedhjet", u shpreh ai para mediave.

Abdixhiku shtoi se diskutimet deri tani janë fokusuar në parimet bazë të procesit, e jo në emra konkretë.

“Njëherë duhet të merremi rreth parimeve të procesit, pra a duhet të kemi një situatë ku të gjitha pozicionet institucionale i takojnë një partie politike, e më pas nëse jo, si do të duket kjo marrëveshje. Ende nuk kemi diskutime konkrete për pozicione. Diskutuam për natyrën dhe modalitetet e kësaj zgjidhjeje, nuk kemi emra konkret, nuk kemi arritur në atë fazë”, tha kreu i LDK-së.

Kreu i LDK-së paralajmëroi se nëse nuk ka progres në javët në vijim, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

“Po përpiqemi për zgjidhje derisa ka takime. Nëse nuk bëjmë asgjë për tri javët e ardhshme, zgjedhjet i kemi të pashmangshme", tha ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

A do të ketë dritë jeshile? Kurti takon Abdixhikun për të diskutuar çështjen e presidentit

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takim: S’ka
Kurti dhe Abdixhiku

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur të hënën një takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) parti opozitare, për ta diskutuar çështjen e shumëfolur të presidentit të vendit. Palët pritet të deklarohen pas takimit.

Takimi zhvillohet pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.

Ka muaj që partitë kryesore nuk arrijnë pajtueshmëri për këtë çështje.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota.

Qeveria e Kosovës është formuar më 11 shkurt. Ditë më vonë, Kurti i ka nisur diskutimet me krerët e partive kryesore opozitare për çështjen e presidentit, mirëpo palët nuk janë pajtuar për asnjë emër. Më 5 mars, LVV-ja i ka propozuar dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Kollçaku – Mullhaxha. Në mungesë kuoromi, procesi ka mbetur në gjysmë.

Të nesërmen, ish-presidentja Osmani e ka prezantuar një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim. LVV-ja e çoi dekretin e Osmanit në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar jokushtetues.

Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.

Vetë Kurti dhe partia e tij kanë thënë disa herë në ditët e fundit që zgjedhjet e reja duhet shmangur dhe e kanë përmendur nevojën e bashkëpunimit, mirëpo përparim konkret nuk është parë./REL

kosove albin kurti lumir abdixhiku ceshtja e presidentit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë