LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Festohen pashkët katolikë, mbahen meshat në Kisha, festa e ringjalljes më e rëndësishmja në kalendarin e krishterë

• Pashkët katolike janë festuar në të gjithë Shqipërinë. • Duke ndezur qirinjtë e lutjes, që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e Krishterë të Lezhës, Shkodrës, Vlorës, Tiranës, Korçës, Beratit ashtu si në të gjithë botën kanë nisur që prej mbrëmjes të së shtunës festimet e Pashkëve. •  Meshat janë zhvilluar mëngjesin e sotëm. • Pas Meshës në kishë, qytetarët marrin qiririn e ndezur dhe duan që ta çojnë dritë në shtëpitë e tyre. • Kjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikunder e tregon Beselidhja e Re. • Të dielën tjetër pritet të festohen Pashkët Ortodokse.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pashkët, Imzot Arjan Dodaj uron besimtarët: Lusim Zotin të fryjë një fllad paqeje

Festohen pashkët katolikë, mbahen meshat në Kisha, festa e
Mesha

TIRANË- Sot besimtarët katolikë kanë festuar pashkët. Në Katedralen Shën Pali, meshën e ka udhëhequr Imzot Arjan Dodaj, i cili në mesazhin e tij për besimarët ka theksuar nevojën për paqe. Gjatë fjalës së tij në meshë, Dodaj u shprej se kjo ditë duhet të jetë një ditë për më shumë shpresë e paqe ndërkohë që nuk mungoi dhe një mesazh për politikën.

“Ne jemi të thirrur të jemi arsye shprese, të jemi kripa e tokës, drita e botës. I ringjalluri është i pranishëm në jetën tonë çdo herë që përsërisim fjalët e tij. Të lusim zotin që të fryjë një fllad i ri në shoqërinë tonë, duke filluar nga institucionet e politikës, drejtësisë, të kemi një fllad të ri për të bërë të mirën dhe mos u mundur nga hija e së keqes. Qoftë kjo një pashkë paqeje, për të gjithë vendin tonë, vëllezërit e motrat e sëmurë, të varfrit, të rinjtë e fëmijët dhe të gjithë ata që presin gjeste bamirësie”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Dom Gjergj Meta uron besimtarët për pashkët: Krishti u ringjall, varri është bosh

Festohen pashkët katolikë, mbahen meshat në Kisha, festa e
Dom Gjergj Meta

RRËSHEN- Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta në mesazhin e Pashkëve ka uruar besimtarët katolikë për pashkët. Me anë të një postimi në Facebook, Gjergj Meta ka theksuar se shenja parë më domethënëse që dishepujt e Jezusit shohin të mëngjesin e Dielës së Pashkëve është varri bosh. Po ashtu në mesazhin e tij Gjergj Meta vuri theksin tek konfliktet që po zhvillohen sot në botë, tek korrupsioni dhe padrejtësitë sociale. 

"Sot është e diela e pashkës dhe simboli më domethënës më shprehës i mëngjesit të Pashkës , është pikërisht varri bosh. Gratë dhe dy shekuj më pas shkojnë tek varri dhe shenja e parë që ata takojnë është pikërisht që ky varr është bosh. Varri është shenja e dekompozimit, kundërmimit. Është një simbol i fuqishëm, por varri bosh në mëngjesin e pashkëve do të thotë se Krishti nuk është aty, ai është ringjallur. Kam menduar në këto ditë kreshmës dhe pashkës për shumë varre të hapura, të ekzistencave të palumtura, varret të zemrave të vrara nga humbja e njerëzve të dashur, të ekzistencave të palumtura, varre të shkaktuara nga ekzistenca të nëpërkëmbura nga padrejtësi sociale, nga sistemet e korrupsionit, nga ata që përpiqen të shfrytëzojnë të tjerët, pasuritë e të tjerëve, kam menduar për varret e luftërave të ndryshme që janë të hapura sot nëpër botë. Shenja që ne jemi në pashkë do ishte që këto varre të ishin bosh. Do doja që në këto ditë pashke të dëgjoja zërin e fuqishëm të Krishtit që thotë çohu o ti që i përgjumur, ti që je ndër të vdekur çohu dhe jeto. Sa do doja që këto varre të ishin bosh. Të dashur miq në këtë të dielë pashkës dëshiroj t’iu uroj gëzuar pashkën, Krishti u ngjall, vërtet u ngjall," tha Dom Gjergj Meta.

3 VITE ME PARE

FOTOGALERI/ Pashkët bëjnë bashkë politikanët, Meta, Veliaj, Alibeaj e Yuri Kim në katedralen Shën Pali

Festohen pashkët katolikë, mbahen meshat në Kisha, festa e
Mesha

TIRANË- Pashkët kalotike janë festuar ditën e sotme në besimtarët katolikë. Mesha në Tiranë është mbajtur në katedralen Shën Pali, ku bemitarë të shumtë kanë marrë pjesë në këtë ditë të veçantë për bësimtarët. 

Por përveç qytetarëve të shumtë që kjo festë ka bërë bashkë, kanë qenë edhe politikanët. Në fotot e mëposhtme, shihen që në kremtimet e meshës kanë marrë pjesë deputeti Enkelejd Alibeaj, krei i Partisë së Lirisë Ilir Meta së bashku me deputeten Monika Kryemadhi. Po ashtu nuk ka munguar dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj si dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

3 VITE ME PARE

Sot Pashkët Katolike, si festohen në Shqipëri

Festohen pashkët katolikë, mbahen meshat në Kisha, festa e
Foto Ilustruese

TIRANË- Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: Për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar. Kjo ditë e shënuar feston ringjalljen e Jezusit dhe konsiderohet si një rilindje e krishterimit. Referencat më të hershme të kremtimit të këtij festivali datojnë në shekullin e II.

Edhe besimtarët katolikë në Shqipëri janë mbledhur deri në mesnatë, në Katedralen e ‘Shën Palit’, për t’u bërë pjesë e meshës së shenjtë. Në historinë e lashtë, u ngritën shumë polemika lidhur me festimin e kësaj feste. Dëshmia e parë e polemikave që rrethojnë festën daton në shekullin e II, kur peshkopi Viktor u përpoq të ndëshkonte peshkopët e Azisë për realizimin e festimeve. Polemika kishte të bënte kryesisht me datat e Pashkëve dhe me të drejtat e festimit të festës.

Polemika e dytë u ngrit në shekullin e IV, kur një shumicë e madhe ishte e pakënaqur me ndjekjen e kalendarit hebraik për Pashkët. Shumë e konsideronin një shkelje të konsultimit me hebrenjtë për kohën e duhur për të festuar këtë festë të shenjtë. Kjo polemikë u zgjodh menjëherë nga Këshilli i Parë kur u vendos që Pashkët të festoheshin përmes llogaritjeve të pavarura. Festivali shënon fundin e Kreshmës, e cila është një periudhë agjërimi 40 ditore e të krishterëve.

Pashkët paraprihen nga një kohë parapërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë. Këto ditë quhen Kreshmë dhe fillojnë nga e ‘Mërkura e Përhimtë’ dhe mbaron të ‘Dielën e Palmave’ që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli.

Kjo festë e shenjtë, festohet nga kishat në mbarë botën. Festimi tradicional i Pashkëve përfshin një kishë të zbehur ndezur me qirinj dhe lutje të veçanta, të kënduara në lavdërimin e Jezu Krishtit. Më pas ajo pasohet nga një festë e organizuar e së dielës, me muzikë të lumtur që luhet në sfond.

Në disa kultura, festimet janë më të theksuara. Njerëzit shpesh përfshihen në shfaqe bamirëse në këtë ditë dhe këndojnë lutje të lumtura në kishë për të përkujtuar ngritjen e Jezu Krishtit nga të vdekurit. Një veçori më vitale e Pashkëve është veza. Veza është një simbol i ringjalljes për komunitetin e krishterë, kështu që vezët e zbukuruara mirë dhe ‘gjuetia’ e vezëve janë bërë shumë të rëndësishme në Pashkë.

pashket katolike

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen