LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

FMN e 'zymtë': Inflacioni është rritur, qeveria të presë për amnistinë fiskale! Favorizon evazorët

• FMN dha sot gjetjet paraprake për monitorimin 2 javor që i ka bërë parametrave të ekonomisë shqiptare.• Yan Sun, shefja e misionit të FMN deklaroi se Shqipëria ka marrë disa goditje në ekonomi që kanë sjellë një rritje të ndjeshme të inflacionit dhe ulje të rritjes ekonomike. • FMN deklaron se Shqipëria do të ketë një rritje 3.7% të ekonomisë deri në fund të këtij viti, ndërsa për vitin 2023, rritja ekonomike do të ulet në 2%. FMN apeloi për një vigjilencë të shtuar nga qeveria për të ulur borxhin politik për të miratuar strategjinë afatmesme të të ardhurave si dhe të targetojë siç duhet kategoritë në nevojë. • E pyetur për amnistinë fiskale, Sun tha se ligji aktual i propozuar nga socialistët favorizon evazorët duke shtuar se Shqipëria duhet të presë. • Ministrja e Financave nga ana tjetër tha se gjasat për një recension të ekonomisë tonë gjatë vitit të ardhshëm duken shumë të ulëta.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PËRGJIGJA E PLOTË/ FMN kundër amnistisë: Dëmtohet morali tatimor, kartë për dalje nga burgu

FMN e 'zymtë': Inflacioni është rritur, qeveria të
Yan Sun dhe Delina Ibrahimaj

TIRANE- Dy orë pas përfundimit të konferencës për shtyp, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar u kujdes që mesazhi kryesor i konferencës, ai se FMN është kundër draftit që socialistët pritet të miratojnë në parlament, të përcillej siç duhet. Në një njoftim dërguar mediave, FMN sqaron se e ka shqyrtuar draftin dhe thekson se ky ligj dëmton moralin tatimor duke u kthyer në një kartë për dalje nga burgu për evazorët më të mëdhenj, pasi përfshihet falja e taksave, gjobave dhe dhënia e imunitetit për ta. FMN rendit edhe arsyet pse Shqipëria është ende larg një sistemi për vendosjen e amnistisë fiskale dhe shton se kapacitetet tona janë modeste për të vënë në fuqi një platformë të tillë. 

Deklarata e plotë e FMN: 

• Ne shqyrtuam ligjin e propozuar për amnistinë fiskale të nxjerrë për konsultim publik në qershor.

• Projektligji ka të ngjarë të dëmtojë moralin tatimor. Amnistia fiskale mund të konsiderohet si një kartë "dalje nga burgu" për shmangësit e mëdhenj të taksave, sepse përfshin një falje të konsiderueshme të taksave, përveç heqjes së plotë të interesit dhe gjobave dhe dhënies së imunitetit efektiv nga ndjekja penale dhe inspektim i mëtejshëm nga forcat e zbatimit të ligjit për sa i përket burimit të fondeve që do të amnistohen. Qeveria duhet të ndryshojë amnistinë fiskale me një program deklarimi vullnetar (PDV), i cili nuk i përjashton nga të gjitha detyrimet tatimore.

• Një PDV duhet të zbatohet vetëm kur plotësohen disa kushte. (i) Një administratë tatimore moderne, kompetente dhe e mirëinformuar dhe me mjetet e duhura të kontrollit dhe zbatimit të ligjit, dhe kjo aftësi i është demonstruar publikut për të siguruar që ka një rrezik të besueshem zbulimi. Kjo duhet të ekzistojë për të krijuar besimin se shmangësit e taksave që nuk deklarojnë do të ndiqen dhe ndëshkohen dhe se nuk do të ketë një PDV të mëtejshme; (ii) një kornizë efektive per luften kunder pastrimit te parave dhe luften kunder financimit te terrorizmit LPP/LFT që është në gjendje të zbusë rreziqet e PDV.

• Në shumë vende në zhvillim dhe me të ardhura të ulta, parakushtet për një PDV të suksesshme nuk përmbushen. Në rastin e Shqipërisë, ndërsa Drejtoria e Pergjithshme e Tatimve ka bërë progres, kapaciteti i saj i auditimit dhe hetimit mbetet ende i dobët, performanca e saj në mbledhjen e të ardhurave është e ulët, ndërsa shumë vlerësime nga auditimet mbeten të pambledhura, ka akses të pamjaftueshëm automatik në të dhënat e palëve të treta, veçanërisht informacionin e llogarive financiare. Shqipëria ende ka mangësi strategjike për LPP/LFT./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Ndihmë për kategoritë sociale, FMN: Qeveria e ka të vështirë me borxhin e lartë, të targohet kush ka nevojë

FMN e 'zymtë': Inflacioni është rritur, qeveria të
Yan Sun, shefja e misionit te FMN

TIRANE- Yan Sun, shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar deklaroi se qeveria shqiptare e ka të vështirë të mbështesë kategoritë në nevojë për shkak të borxhit të lartë publik dhe situatës ekonomike që po ngushtohet për shkak të luftësnë Ukrainë. Sun tha se qeveria duhet të kanalizojë më mirë ndihmën ekonomike për ta marrë ato kategori që kanë vërtetë nevojë për mbështetje. 

Duke patur parasysh situatën kur borxhi është 70 dhe situata është e vështirë, është e vështirë edhe rritja. Nuk mund të kemi një rritje të mbështetjes për grupet vulnerabël, por kemi kërkuar targetim të mbështetjes. Pra, jo të gjithë mund të mbrohen, ka njerëz që mund ta përballojnë rritjen e çmimit. Por duhet të shkojmë drejt ruajtjes dhe investimit të energjisë. Shteti duhet të shfrytëzojë kuadrin ligjor që ka, pra ndihmën sociale dhe ta marrin ata që kanë nevojë vërtetë për mbështetje. Por më shumë duhet bërë dhe të marrin ndihmë ata që kanë realisht nevojë. 

Yan Sun, përfaqësuese e FMN

3 VITE ME PARE

Sejko: Inflacioni i lartë mbetet kërcënimi kryesor mbi stabilitetin makroekonomik! Sektori bankar është i shëndetshëm

FMN e 'zymtë': Inflacioni është rritur, qeveria të
Genc Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot në një konferencë për mediat pas bisedimeve dy javore me FMN se fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave për zbutjen e inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv.

Sejko ka paralajmëruar se me gjithë sfidat që ka përpara vendi për shkak të inflacionit të lartë, rritja ekonomike do të vijojë të jetë pozitive.

Genc Sejko: Rritja e shpejtë e cmimeve në tregjet botërore ka përallur shoqërinë e gjithë vendeve me sfida serioze ekonomike, inflacioni 8 % në gusht me rritje të shpejtë e bazë të gjerë. Inflacioni i lartë mbetet kërcënimi kryesor mbi stabilitetin makroekonomik e rritjen e qendrueeshme të vendit, gërryen fuqinë blerëse, rrit pasigurinë për të ardhmen, dëmton prespektivat afatgjata të zhvillimit të vendit. Për këtë arsye fokusi primar i politikave duhet marrja e masave të koordinuara për zbutjen e kostove të inflacionit e ktihimin në objektiv sa më shpejt me kosto sa më të ulëta. Ai nënkupton një rritje të normës bazë të interesit. Projeksionet sugjerojnë se inflacioni do mbetet në nivele të larta dhe gjatë 2-3 mujorëve në vijim. Projeksionet jane qe ekonomia do rritet përgjatë periudhës kohore afatmesme. Ndonëse aktiviteti ekonomik do vuajë pasojat negative të inflaciont rritja ekonomike e vendit do jetë pozitive. Rritja ekonomike do vijojë të përftitojë nga stabiltieti i përgjithshëm ekonomiko finacniar dhe nga mbështetja me kredi e instumente pagese nga sektori bankar. Sektori bankar është i shëndetshëm likuid.

3 VITE ME PARE

Amnistia fiskale, FMN kundër: Qeveria të ndryshojë ligjin, të shmanget pastrimi i parave dhe financimet terroriste

FMN e 'zymtë': Inflacioni është rritur, qeveria të
Shefja e FMN, Yan Sun

TIRANË- Shefja e FMN-së në Shqipëri Yan Sun kërkoi që qeveria shqiptare të ndryshojë ligjin për amnistinë fiskale për të shmangur pastrimin e parave dhe financimin e grupeve terroriste. Në një tryezë me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, Sun u shpreh se Shqipëria bën pjesë tek vendet në zhvillim e sipas saj, kjo kategori shtetesh nuk e ka ende mundësinë për të bërë një amnisti fiskale pas rrezikuar mbështetjen e grupeve terroriste dhe pastrimin e parave. Ajo sugjeroi dhe ndyrhsimin e administratës tatimore, jo përsa i përkes stafit, por për të modernizuar sistemin që ata përdorin dhe mënyrën se si zbatohet. Shefja e FMN-së shtoi se publiku duhet të krijojë besim tek qeveria shqiptare në lidhje me këtë nismë.

"Ideja është që ne e kemi rishikuar ligjin që kur doli për konsultim publik, në qershor dhe korrik. I kemi paraqitur qeverisë shqetësimet tona. Projektligji konsiderohet si një kartë për të dalë nga detyrimi i pagesave tatimore,për të ndihmuar të gjithë evizorët, pasi përfshin faljet dhe heqjen e interesave. mUnd tu japin imunitet nga ndjekja pneale dhe kontrolli konstant që ligji mund tu bëjë këtyre personave dhe pasurive të tyre. Qeveria duhet ta ndryshojë në një deklarim vullnetar, vetëm kur të ketë përmbushur disa kushte. Që do të thotë një sistem të rinovuar e modern të administratës tatimore, një sistem të përshtatshëm për zbatimin. Në këtë pikë duhet të ketë edhe kompetenca. Për të krijuar dhe idenë që ata persona që nuk zbatojnë ligjin, do të ndiqen penalidht dhe hetohen, është edhe kuadri i pastrimit të parave. Me kalimin e viteve, falë ndihmës teknike, kjo gjë duhet të ecë edhe më tepër, duhet të forcojë kontrollin tatimor, të plotësohen të gjitha mangësite, ka probleme në mbledhjen e të ardhurave nga tatimorët. Siç e përmenda, edhe në studimet që janë bërë në tregjet në zhvillim dhe në vendet që janë në zhvillim e sipër. Është e vështirë që të përmbushen këto kushte nga këto vende, kryesisht për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit,"- tha ajo. 

Qeveria shqiptare i është rikthyer projektligjit për aministi fiskale dhe penale pas thuajse dy vitesh. Projekti i qeverisë parashikon që përkundrejt një tatimi nga 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. 

Institucionet ndërkombëtare financiare e kritikuan draftin e vitit 2020, por autoritetet thonë se këtë herë ai vjen i përmirësuar. Para dy vitesh ajo u tërhoq nga nisma pas kritikave të institucioneve financiare ndërkombëtare. Edhe pse zyrtarët thonë se vërejtjet janë reflektuar në projektin e ri, ekspertët, Opozita dhe disa dhoma biznesi si ajo amerikane, gjermane dhe dhoma e tregtisë dhe industrisë Tiranë, e kundërshtojnë aministinë, duke thënë se ajo nxit informalitetin dhe i hap rrugë depërtimit në ekonomi të parave të siguruara nga aktivitete kriminale. Qeverisë do t’i duhet edhe konsensusi i opozitës, pasi për miratimin në Kuvend të aministisë kërkohen 84 vota, të cilat shumica e vetme nuk i ka.

3 VITE ME PARE

FMN jep lajmin e keq: Ekonomia shqiptare do të ngadalësojë rritjen në 2%, kujdes borxhi publik, duhen politika vigjilente!

FMN e 'zymtë': Inflacioni është rritur, qeveria të

TIRANE- Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Yan Sun deklaroi sot se ekonomia shqiptare do të ngadalësojë rritjen në vitin 2023. Në një konferencë për mediat ku dha gjetjet paraprake të monitorimit 2-javor të ekonomisë, Sun tha se Shqipëria duhet të marrë masa për politika monetare të kujdesshme. 

Sun, përfaqësuese e FMN: Doja të vija theksin në disa elementë. Ekonomia shqiptare e ka përballuar mirë goditjen që prej vitit 2019. Rritja ekonomike për vitin 2022 qëndron në 3.7% falë turizmit ndërsa në vitin 2023 do të kemi një ulje në 2%. 

Rreziqet në rritje që vijnë nga lufta dhe inflacioni po rritet. Shqipëria do të përballet me kushte të shtrënguara financimi. Duhen politika të kujdesshme dhe vigjilente. Problem borxhi publik. Konsolidimi financiar është jetik për politikat e manovrimit. Ne rekomandojmë që qeveria të ketë një bilanc primar në 0 për buxhetin dhe të synojë të vazhdojë konsolidimin për vitin 2024 me një bilanc primar në 1.4%. Strategjia afatmesme e të ardhurave, të ardhurat publike duhen ruajtur dhe duhen zbutur kostot e huamarrjes. Politika monetare jemi dakord që të normalizojmë politikën e marrë nga Banka e Shqipërisë për të rritur normat e interesit ndërsa sistemi mbetet i mbështetur nga FMN. Bankat janë të ekspozuara ndaj rrezikut. Në muajin dhjetor do të botohet raporti i plotë. 

3 VITE ME PARE

Ibrahimaj: Presim që deri në fund të vitit borxhi publik të ulet në 70%

FMN e 'zymtë': Inflacioni është rritur, qeveria të
Delina Ibrahimaj, ministre

TIRANE- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi sot se Shqipëria ka për qëllim të ulë borxhin publik deri në 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto GDP deri në fund të vitit. Në prezantimin e raportit paraprak që misioni i FMN bëri sot në Shqipëri, Ibrahimaj tha se kërkohet një balancë pozitive. 

"Nga ana tjetër, kemi qenë mjaft të vendosur për të ruajtur qëndrueshmërinë e financave publike. Në rishikimin e fundit të buxhetit në korrik kemi ulur deficitin e GDP në 4.1%. Ne presim që deficit fiskal në 2022 të jetë më i ulët se kufiri ligjor i rishikiuar. Presim që borxhi publik të jetë nën nivelin 70% të GDP deri në fund të këtij viti nga 73.2% që ishte në fund të 2021.

Sa i përket objektivave kryesore, mbetemi të përkushtuar në uljen e borxhit publik në përputhje me rregullat fiskal, synojmë të kalojmë në balancë primare pozitive nga viti i ardhshëm dhe nga 2024 bëhet detyrim ligjor që e bën të detyrueshme arritjen e një balance pozitive.

Brenda kufijve që na lejon hapësira fiskale, mbetemi të përkushtuar për të zbutur ndikimin e krizës në shoqërinë tonë”, tha Ibrahimaj.

3 VITE ME PARE

Ibrahimaj: Rritja ekonomike do të ulet, në 2023 parashikojmë poshtë 2%

FMN e 'zymtë': Inflacioni është rritur, qeveria të
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj thotë se rritja e ekonomisë në vitin 2023 do të jetë e ulë, më poshtë se 2%/. Në fjalën e saj në tryezën me shefen e Fondit Ndërkombëtar Monetar, Ibrahimaj tha se në gjysmën e parë të vitit 2022, Shqipëria përjetoi një rritje ekonomike relativisht të fortë, në nivelin 4.2%, e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme. Por, gjërat do të ndryshojnë në vitin 2023, sipas Ibrahimajt.

"Rritja ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2022, ishte relativisht e fortë, në nivelin 4.2%, e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe kërkesa e huaj neto. Papunësia, gjatë gjysmës së parë të vitit u ul në 11.3%, ndërsa punësimi u rrit me 4.3% në krahasim me një vit më parë. Parashikojmë që rritja ekonomike për vitin 2022 të jetë 3.7%, nga 3.2% që ishte parashikuar më shumë. Rritja ekonomike në Shqipëri mund të jetë poshtë 2%. Gjatë periudhës Janar-Gusht, të ardhurat janë rritur, referuar të dhënvae operative të muajit shtaotr, të ardhurat kanë mbajtur nivel rritës. Rritja i atribuohet dhe rritjes ekonomike, përveç rritjes së çmimeve. Deri më tani buxheti vijon të operojë me një superfiçit fiskal,"- tha Ibrahimaj.

3 VITE ME PARE

FMN skanon: Ekonomia shqiptare është goditur, inflacioni është rritur me shpejtësi!

FMN e 'zymtë': Inflacioni është rritur, qeveria të
Misioni i FMN

TIRANE- Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar doli sot në një konferencë për mediat ku dha përfundimet e raportit pas 2 javë monitorim të situatës ekonomike në Shqipëri. FMN sqaron se situata në 6 muajtë e parë të 2022-ës për papunësinë është stabël por ekonomia tashmë është goditur dhe inflacioni është rritur. Shefja e misionit të FMN, Yan Sun, bashkë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko vunë theksin te inflacioni i lartë për shkak të luftës "Ekonomia shqiptare është goditur, inflacioni është rritur me shpejtësi. Ndikimi i këtyre goditjeve mund të kërkojë kohë për tu shfaqur me pasoja ndaj bankat duhet të jenë të kujdesshme me kreditimin. Bankat me aksionerë individualë rrit rrezikun e mungesave në kapital dhe jep një ekspozim të lartë. Duhet stabilitet financiar."-tha shefja e FMN, Yan Sun. 

Ndërsa, ministrja Ibrahimaj deklaroi se lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në Shqipëri. ‘Lufta në Ukrainë, ndikim negative në ekonominë tonë. Por pavarësisht problemeve në pjesën tjetër të botës ekonomia shqiptare performoi pozitivisht. Punësimi u rrit me 3.6%. Në 3 mujorin e tretë ekonomia me ritme me të larta se 3 mujori i dytë. Gjatë kësaj periudhe çështja kryesore ka qenë inflacioni i lartë i goditur nga oferta globale e disa mallrave bazë. Në vendin tonë krahasuar edhe me vendet e rajonit ka qenë ndjeshëm më i ulët. Vlerën më të lartë e ka pasur në muajin gusht me 8%. Ne parashikojmë që gjatë këtij viti të kemi një nivel mesatar inflacioni në nivelin 6.5. Ky është nxitur nga goditja e ofertës dhe besojmë se nuk ka baza të forta që të vazhdojë në rritje besojmë se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një reduktim të ndjeshëm të inflacionit. Parashikojmë një normë inflacioni në rënie me 3.6 %. Duke u mbyllur në dhjetor të vitit 2023 me 3%. Situata është në kontroll, mbetemi vigjilent  për amonitozuar dhe jemi përgatitur për disa skenar alternativ. Gjatë periudhës janar gusht të ardhurat buxhetore janë rritur me 16%.’- u shpreh Ibrahimaj./Dosja.al

raportin i fmn per 2022 yan sun delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri