LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Foltorja 5" para Kryeministrisë! Berisha paralajmëron protesta të dhunshme: Rama s’ka parë gjë akoma! Do largohet me autoblinda si në vitin 1991

• Protesta e pestë, e quajtur ndryshe "Foltorja" e Partisë Demokratike është zhvilluar sot në orën 18:00 para Kryeministrisë. • Në të njëjtin bulevard, më herët, kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u përplas ashpër me forcat e policisë. Ai dhe mbështetësit e tij protestuan për një javë të tërë para Kryeministrisë, por Policia e Shtetit i largoi nga trotuari dhe vendosi perimetrin e sigurisë rreth godinës qeveritare. • Pas ndërhyrjes, Lapaj dhe protestuesit e tij u zhvendosën pranë Kryesisë së Kuvendit, duke akuzuar Policinë se veprimi ishte për të lënë hapësirë për protestën e PD-së. • Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga podiumi para Kryeministrisë akuzoi qeverinë se po abuzon me fondet publike dhe se kryeministri Edi Rama ka marrë, sipas tij, një “licencë për të vjedhur” nga Gjykata Kushtetuese, pas vendimit për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK dhe është pezulluar me vendim të GJKKO-së. • Berisha denoncoi se në Shqipëri vota është grabitur nga administrata dhe grupe kriminale, ndërsa qytetarët përballen me varfëri dhe mungesë të ndihmës ekonomike. • Ai bëri me dije se në ditët e fundit janë zhvilluar dy mbledhje të rëndësishme të Partisë Demokratike, Kryesia dhe Grupi Parlamentar, nga të cilat ka dalë një vendim solemn për të vijuar protestat deri në largimin e qeverisë.

9 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

"Të përgatitemi për protestën e 22 dhjetorit!" Berisha: Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit

"Foltorja 5" para Kryeministrisë! Berisha paralajmëron
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se data 22 dhjetor është data e protestës së përgjithshme kombëtare. Gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së, Berisha u shpreh se Rama po përpiqet të gjejë strehim politik.

Kryedemokrati tha se Rama do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit. Berisha tha se 22 dhjetori është dita e guximtarëve, e burrave dhe grave që guxojnë dhe që vendosin të sakrifikojnë. Në fund, lideri demokrat tha se fitorja e PD-së është e pashmangshme.

'Kështu që, i them frikacakut, që merr zvarrë Adriatik Lapajn, protestues paqësor, civil, nuk ke parë gjë akoma. Absolutisht nuk ke parë gjë akoma. Sepse në qoftë se ti i ke marrë shqiptarët për frikacakë, ke gabuar rëndë. Boll vodhe, mor ç’të të thuash ty. Miqtë e mi, këto kohë keni dëgjuar vetëm për Lubinë, po a e dini ç’është kopshti privat i tij, ajo Mirlinda e famshme? Mirlinda e famshme është një lubi në vetvete, me një dallim nga Lubia, se Lubia jo të gjitha i ka vjedhur me Ramën, kurse ajo të gjithë agjencinë e saj e ka kopshtin privat të Edi Ramës. Aty janë dosjet.

Baxhanaku i tij ka vjedhur qindra milionë me tendera. Aty janë dosjet që Linda, jo Mirlinda, por ajo tjetra, Linda e tij, diktonte tenderat. Linda Rama diktonte tenderat se kush fiton. Aty janë dosjet në të cilat biznesmenët janë grabitur në mes të Tiranës dhe kanë marrë dherat. Aty janë dosjet, ku ish-zëvendësdrejtori i saj u rrëmbye dhe u mbajt në bodrumet e Suel Çelës dhe mezi doli gjallë. Të gjitha për të fshehur krimet e familjes Rama, krimet dhe vjedhjet e Edi Ramës. Nuk shpëton dot. Kam vënë re se këto kohët e fundit ke bërë udhëtime në Gjirin Persik, në botën arabe.

Disa thonë se ke lobuar për pozicionin tënd të tmerrshëm që ke kohët e fundit në vendet e tjera. Të tjerë thonë se je përpjekur për të gjetur ndonjë strehim politik. Po të them se edhe mbrapa diellit po shkove, llogari do japësh për këto që ke bërë. Ndaj miqtë e mi, këto ditë, nga e hëna gjer të hënën tjetër, të bëjmë çdo gjë. Të mbledhim dhe takojmë çdo guximtar. Edhe njëherë, koha është e guximtarëve, e burrave dhe grave që guxojnë, që vendosin të sakrifikojnë. Dhe u garantoj ju se fitorja jonë është e pashmangshme. Fitore, fitore, fitore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Gjëja më kryesore është zënia për tre javë e këtij sheshi! Këtu duhet të arrijmë ne. Këtu duhet të betohemi ne

"Foltorja 5" para Kryeministrisë! Berisha paralajmëron
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se data 22 dhjetor është data e protestës së përgjithshme kombëtare. Gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së, Berisha u shpreh se PD do të përdorë të gjitha format e qendresë dhe të gjitha format e rezistencës deri në largimin e Ramës.

Lideri i opozitës tha se qëllimi i qytetarëve duhet të jetë zënia për tre javë e sheshit. Në fund, Berisha tha se në protestë duhet të vijnë njerëz të betuar për të shpëtuar vendin e tyre, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar familjen e tyre dhe për të shpëtuar të ardhmen e tyre.

"Koha është e guximtarëve. Koha është e sakrificës. Por ne jemi të vendosur për sakrificë. Ne jemi të vendosur sepse jemi në të drejtën tonë. Ne do i japim atij përgjigjen që meriton. Bllokon me gjykatë pezullimin e bashkëhajdutes. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e botës. Dhe vazhdojnë tani të vjedhin, të vjedhin, të vjedhin çdo ditë. Pra, data 22 është data e protestës së përgjithshme kombëtare. Data në të cilën rrugët e Tiranës do të ushtojnë, largohu hajdut se koha jote ka marrë fund. U garantoj se PD do bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë betejë. U garantoj se PD do të përdorë të gjitha format e qendresës, të gjitha format e rezistencës gjer në largimin e tij.

Por miq, në qoftë se më pyesni cila është më e mira, më kryesorja, zënia për tre javë e këtij sheshi. Kjo është. Këtu duhet të arrijmë ne. Këtu duhet të betohemi ne. Për këtë duhet të betohemi ne. Këtu duhet të vijnë njerëz të betuar për të shpëtuar vendin e tyre, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar familjen e tyre, për të shpëtuar të ardhmen e tyre. Si opozitë, ne paraqitëm para shqiptarëve programin më të shkëlqyer që kemi paraqitur ndonjëherë. Por natyrisht, miliardat, dhuna, terrori, policia politike e votës, të gjitha këto shkatërruan zgjedhjet dhe i shndërruan në farsë. Tani ne jemi vota, jemi guximi, jemi forca, jemi fitorja." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Do përvishemi deri në fitore", Berisha: Ne s’e pranojmë kurrë një kryeministër të tillë! Rama do largohet me autoblinda si në ‘91

"Foltorja 5" para Kryeministrisë! Berisha paralajmëron
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka rrugë tjetër përveç protestës dhe përballjes me Edi Ramën. Gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së, Berisha u shpreh se në zgjedhjet e fundit, Rama u fali 2 miliardë euro 83 mijë bizneseve, në një kohë kur 760 mijë pensionistë nuk blejnë dot ilaçet.

Lideri i opozitës tha se Rama është armik i votës së lirë dhe armik i demokracisë së shqiptarëve. Berisha tha se ai e grabiti votën e lirë me banda, banditë, kriminelë dhe me kartelet e drogës.

Berisha: Por duhet të them këtu, koha ka kaluar, sigurisht, megjithatë vijmë më të vendosur se kurrë. Dy mbledhje janë bërë dy ditët e fundit nga forumet e PD, kryesia e saj dhe grupi parlamentar. Kanë dalë me një vendim solemn. T’i përvishemi gjer në fitore. Kanë dalë me një vendim solemn, se rrugë tjetër përveç protestës, përveç përballjes, përveç kacafytjes me të, nuk ka dhe nuk do ketë.

Miq, dhe për të gjithë shqiptarët, i ftoj të arsyetojnë, votën ua shkelmon. Duke u shkelmuar votën, i poshtëron. Shkelmon lirinë e tyre. Për t’u blerë votën në zgjedhjet e fundit u fali 2 miliardë euro 83 mijë bizneseve, në një kohë kur 760 mijë pensionistë nuk blejnë dot ilaçet, nuk sigurojnë dot kafshatën e muajit. Votën e rrëmbeu me banditë të administratës, amoralë që shndërrojnë misionin e tyre, detyrën e tyre në shërbim të qytetarëve, në plaçkitës dhe grabitës së votës së tyre. Votën e grabiti me banda, me banditë, me kriminelë, me kartelet e drogës.

Por, në dallim me çdo herë tjetër nga viti 2001 gjer sot, e kapëm për fyti, u faktuam shqiptarëve dhe botës se ky është armik i votës së lirë të shqiptarëve, armik i demokracisë së shqiptarëve. Në të drejtën tonë, në të drejtën e Zotit, në guximin tonë, ne nuk duhet t’i ndahemi asnjë minutë gjersa të largojmë nga skena këtë kriminel të votës së lirë. Miq, të harrojmë çdo gjë që ka ndodhur në 12 vite. Le t’i harrojmë të gjitha. Të marrim vetëm 10 ditët e fundit. Çfarë ndodh?

Së bashku me zëvendëskryeministren, të kapur në flagrancë, me dokumente, me mesazhe të tyre, se vetëm në një tender në tunelin e Llogarasë kanë vjedhur 50 milionë euro. Në çdo vend të botës, dorëheqja është akti i parë i njerëzve të përgjegjshëm. Dhe ky, jo vetëm që nuk jep dorëheqjen vetë, jo vetëm që nuk shkarkon bashkëvjedhësen e vet, por çfarë bëri? Me urdhër, mori nga Gjykata Kushtetuese licencën për të vjedhur publikisht pa asnjë përgjegjësi para ligjit, para drejtësisë, para shqiptarëve. A mund të pranojmë ne një kryeministër të tillë?

Jo, kurrë. Cilido të jetë çmimi, ne do e paguajmë. Ne një kryeministër të tillë nuk e pranojmë kurrë. Pra, ky hajdut, që çdo tullë të sarajeve të tij, i ka djersën, mundin e taksapaguesve shqiptarë, para të vjedhura nga paratë e tyre. Ky hajdut që vetëm në 2 vite ka bërë 140 fluturime, duke transportuar privatisht para të vjedhura dhe drogë, në gropa të zeza, që nuk i di kush se ku janë. Ky hajdut që lë të sëmurët pa ilaçe të vdesin në mëshirën e fatit dhe thotë që janë shumë dhe s’kam ç’u bëj.

Ky hajdut, që vetëm aty në oborr, ka Kopshtin e Edenit, me vlerë 4.2 milionë euro me peshq ekzotikë, ndërkohë që fëmijët tanë mbushin rrugët e Europës dhe botës. Ky hajdut rri këtu për shkakun tonë. Por kjo merr fund. Ky hajdut rri këtu sepse nuk i kemi treguar ne forcën tonë. Ne do ia tregojmë atij. Dhe unë u jap ju fjalën se atë që ka përjetuar në vitin 1991, tek ikte me autoblinda nga Blloku në tunelet e Enver Hoxhës, do t’ia provojmë së shpejti. Po, po./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha përshëndet protestuesit e partisë ‘Shqipëria Bëhet’: Kur ne të zëmë këtë shesh me betimin se nuk do e lëshojmë pa largimin e Ramës, ai do ia mbathë

"Foltorja 5" para Kryeministrisë! Berisha paralajmëron
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se opozita ka nisur betejën e saj përfundimtare, të cilën e cilësoi si një përpjekje për fitoren e PD-së dhe të shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve në "Foltoren" e PD, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mungesë guximi politik, duke e përshkruar si një drejtues që, sipas tij, qeveris përmes frikës dhe abuzimit me pushtetin.

Ai u ndal edhe te situata e protestave para Kryeministrisë, duke përmendur ndërhyrjet e përsëritura të policisë ndaj protestës së organizuar nga Adriatik Lapaj, të cilën e cilësoi si paqësore dhe qytetare. Sipas Berishës, këto veprime tregojnë, sipas tij, frikën e qeverisë ndaj reagimit qytetar.

Berisha theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të çojë përpara këtë betejë politike deri në fund, duke e konsideruar atë si vendimtare për ndryshimin e situatës politike në vend.

DEKLARATA: 

Të dashur qytetarë dhe qytetare, të pranishëm sot në këtë shesh, një përshëndetje të përzemërt, vëllazërore. Të nderuar deputetë të opozitës, drejtues të PD. Të nderuar protestues të partisë Shqipëria Bëhet. Sonte, ne mblidhemi për të shpallur para jush këtu, për të shpallur para mbarë shqiptarëve se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve.

Miqtë e mi, parafolësit këtu theksuan se Edi Rama është një hajdut i papërmbajtur, por në të gjitha ligësitë e njeriut, ajo që shterron guximin më shumë është vjedhja. Ndaj dhe Edi Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë detyrë. Vetëm një moment, shikoni se ç’bën çdo natë me Adriatik Lapajn, në protestën e tij më qytetare, më civile. Vë një karrige aty, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari. Çdo ditë, me orë të tëra policia, banditët ua heqin çadrat, u heqin tavolinat, u heqin ujin me akte banditeske. Pse kjo?

Sepse ai është kryefrikacaku i kombit. Kryehajduti është edhe kryefrikacaku i kombit. Dhe u garantoj unë se ai është aty, se ai vjedh shqiptarët ditë e natë, nuk ngopet kurrë, e tha bukur Gëzim Sadiku, ai nuk ngopet kurrë. Ai i bën të gjitha këto vetëm për shkakun tonë, se e lejojmë ne. U jap ju fjalën e nderit, se kur ta zëmë në këtë shesh, me betimin se nuk e lëshojmë pa largimin e tij, ai do ia mbathë. Po, po miq.

5 MUAJ ME PARE

"Vetëm bashkë mund të rrëzojmë qeverinë!” Zhupa nga Foltorja e PD: Mbështes protestën e "Shqipëria Bëhet", dënoj dhunën e policisë

"Foltorja 5" para Kryeministrisë! Berisha paralajmëron
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja Ina Zhupa shprehu mbështetje për protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoi ndërhyrjen e dhunshme të policisë, duke theksuar se sheshi i Kryeministrisë është i të gjithë qytetarëve dhe se vetëm në bashkëpunim mund të rrëzohet qeveria aktuale.

Në fjalën e saj gjatë Foltores së PD, Zhupa u ndal gjithashtu tek kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare dhe kritikoi ligjet dhe Buxhetin e miratuar nga mazhoranca.

Në fund të fjalës së saj, deputetja ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare të Partisë Demokratike më 22 dhjetor, me qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale dhe për të siguruar që fondet dhe vendimet të shkojnë te qytetarët dhe që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të lirë.

“Ju keni zgjedhur të përballeni e të protestoni, të flisni në emër të mijëra shqiptarëve që protestojnë për gjendjen e tyre, e që ende nuk kanë gjetur kurajon që të bashkohen. Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria, dikush për shkak të sëmundjes së nënës, dikush se nuk sheh të ardhmen dhe të gjithë kanë arsye, nuk kanë shpresë për Shqipërinë.

Jemi afër festave dhe familjet shqiptare janë varfëruar, ata mendojnë se si do të shtyjnë javën, se nuk mund të bëjnë dot asnjë dhuratë për fëmijët e tyre. Shumë prej tyre sipas INSTAT jetojnë në varfëri ekstreme, këta nuk bëjnë as ligjin e minimumit jetik. Parlament që mendo vetëm për njerëzit e vetë, bëjnë amnisti fiskale për të falur miliona euro për mbështetësit e tyre, ndërkohë që mund të jepeshin për familjet në nevojë. A mund të mbijetosh me 60 mijë lekë të vjetra në muaj? Po me pensionin rural?

Kemi që në shtator në Kuvend dhe nuk është kaluar asnjë ligj për qytetarët, vetëm ligje për oligarkët. Ne propozojmë ligje dhe amendamente që nga Spitali Onkologjik, tek vrasjet nëpër shkolla, siguria, por nuk e miratojnë, që janë një e njëqindtta e tunelit të Llogarasë, por ata nuk miratojnë. Zona e jugut, Delvina e Finiqi janë përmbytur, por asnjë ligj shpërblimi nuk bëhet, nuk kanë para, s’ka para buxheti, por paratë janë e buxheti është, po janë qeveritarët e korruptuar.

Mbështes edhe protestën e Shqipëria Bëhet dhe dënoj dhunën policore ndaj tyre, sheshi është për të gjithë, denoncoj dhunën qeveritare ndaj opozitës.

Ndaj të mblidhemi, të jemi të fuqishëm më 22 dhjetor, të bëjmë protestë kombëtare, e që të sigurojmë që paratë të shkojnë te qytetarët dhe që zgjedhjet të jenë të lira, të vendosin qytetarët se kush duan të qeverisë dhe jo ta japin votën nën presion. Më 22 dhjetor në këtë shesh, të jemi shumë e të bashkohemi pa asnjë dallim”, tha deputetja demokrate.

Para nisjes së protestës së Partisë Demokratike, e lajmëruar për orën 18:00 para Kryeministrisë, policia ka spostuar Adriatik Lapajn dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” pranë Kryesisë së Kuvendit, për t’i lënë vend simpatizantëve të opozitës./ Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Foltorja e PD para Kryeministrisë/ Vokshi: Berisha u zgjodh zv/president i IDC-CDI sepse u vlerësua roli i tij historik, zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale

"Foltorja 5" para Kryeministrisë! Berisha paralajmëron
Foto ilustruese

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se Berisha u zgjodh zv/president i IDC-CDI sepse u vlerësua roli i tij historik, që nga rrëzimi i komunizmit. Gjatë fjalës së saj në foltoren e PD-së, Vokshi u shpreh se Berisha ka qenë një nga arkitektët historikë të lirisë dhe transformimit demokratik të Shqipërisë dhe është mbrojtës i demokracisë.

Vokshi tha se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, por ishin farsë elektorale. Deputetja demokrate tha se qëndrimi i PPE-së përbën sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare. Kjo duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standartet e shtetit të së drejtës. 

"Tashmë është e qartë për të gjithë faktorin ndërkombëtar. Propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk e fshehin më realitetin e Shqipërisë nën regjimin autokratik të Edi Ramës. Ky realitet po njihet çdo ditë, po denoncohet hapur në çdo forum, në çdo konferencë apo takim ndërkombëtar. Sot dua të ndaj me ju disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vetëm tre javëve të fundit në marrëdhëniet e Partisë Demokratike dhe Frontit Opozitar me faktorin ndërkombëtar.

Dua ta nis në 22 nëntor, në Sao Paulo të Brazilit. Kryetari i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, zgjidhet në postin e lartë të zëvendës presidentit të CDI-së, Centrist Democrat International, me votë unanime. Dhe se u zgjodh, sepse u vlerësua roli i tij historik që nga rrëzimi i komunizmit. Me motivacionin, dhe unë dua t'ju lexoj dhe motivacionin pse u propozua dhe pse u zgjodh zoti Berisha.

Profesor doktor Sali Berisha ka qenë një nga arkitektët historikë të lirisë dhe transformimit demokratik të Shqipërisë. Nga roli i tij i guximshëm për rënien paqësore të komunizmit në vitin 1990, deri tek udhëheqja e tij e palodhur si president dhe kryeministër. Ai i ka kushtuar jetën ndërtimit të institucioneve demokratike, mbrojtjes së pluralizmit politik dhe avancimit të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe Bashkimin Europian. Gjatë më shumë se tre dekadave, vazhdon motivacioni, për shërbimi publik i profesor doktor Sali Berisha është quajtur si mbrojtës i qëndrueshëm i demokracisë, të drejtave të njeriut, vlerave europiane në Ballkan.

Guximi i tij moral, vizioni dhe përkushtimi i përjetshëm ndaj lirisë vazhdojnë të frymëzojnë demokratët në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Gjithashtu, në asamblenë politike të CDI-së u miratua unanimisht një rezolutë e rëndësishme për Shqipërinë, që konstaton: zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, ishin farsë elektorale. Rezoluta denoncon shkrirjen shtet-parti-krim, drejtësinë selektive dhe keqpërdorimin e saj si mjet kundër opozitës dhe liderëve të opozitës edhe në vitin zgjedhor. Rezoluta paralajmëron rrezikun që narko-shteti shqiptar paraqet për sigurinë europiane.

Partia Popullore Europiane, e cila është anëtare e CDI-së, jo vetëm e votoi dhe e miratoi këtë rezolutë, por edhe me anë të sekretares së përgjithshme të PPE-së, zyrtarisht theksoi faktin që një ndër katër pikat e fokusit të PPE-së në vijim do jetë dhe Shqipëria. Çfarë tha zonja Monserrat? PPE insiston që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të kushtëzohet me ndalimin e rrëshqitjes demokratike dhe kapjes së mediave dhe drejtësisë, të kryera nga lidershipi i lidhur me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.

Kurrë ndonjëherë faktori ndërkombëtar, institucione të rëndësishme si CDI-ja, PPE-ja, kanë theksuar këtë narko-shtet të lidhur, që ka bërë pakt me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës. Qëndrimi i PPE-së përbën sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standartet e shtetit të së drejtës.

Në Kopenhagen, në takimin e komisioneve të jashtme me datë 1 dhjetor, kam, kam informuar të gjitha këto komisioneve të vendeve anëtare dhe kandidate që Shqipëria duhet të bëhet një vend si Danimarka, me liri dhe pa korrupsion, vetëm përmes shtetit të së drejtës, zgjedhjeve të lira, drejtësisë së pavarur, institucioneve funksionale.

Në Uashington, 2 deri në 5 dhjetor, IDU, një tjetër formacion politik me dhjetëra parti të qendrës së djathtë dhe të djathta, kanë votuar në mënyrë unanime një tjetër rezolutë të rëndësishme për situatën në Shqipëri." tha Vokshi./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Argita Berisha i bashkohet protestës të së PD-së para Kryeministrisë

"Foltorja 5" para Kryeministrisë! Berisha paralajmëron
Argita Berisha

TIRANA- Ka nisur protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku kryesore janë kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku. Në protestë u shfaq edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

Kjo është protesta e pestë që organizohet para Kryeministrisë, me të cilën PD synon të ushtrojë presion për rrëzimin e qeverisë aktuale.

5 MUAJ ME PARE

Nis "Foltorja" e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët demokratë

"Foltorja 5" para Kryeministrisë! Berisha paralajmëron
Foto nga protesta

TIRANA- Foltorja e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë ka pak momente që ka nisur, ku deputetja Albana Vokshi mori fjalën e parë. Ajo theksoi se PD dhe kreu i saj, Sali Berisha, kanë gjetur mbështetje nga aktorët ndërkombëtarë.

Vokshi shtoi se propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk mund të fshehin më realitetin, duke përmendur disa nga ngjarjet më të rëndësishme që lidhen me takimet e PD-së me përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Sakaq kreu i kësaj force politike, Berisha ka mbërritur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit i shoqëruar nga deputetët e Partisë.

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ "Foltorja" e PD para Kryeministrisë! Demokratët "burgosin" ministrat e socialistët e marr nën hetim, i veshin me uniformën e burgut

"Foltorja 5" para Kryeministrisë! Berisha paralajmëron
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Në nisje të protestës së sotme, Partia Demokratike ka vendosur sërish para Kryeministrisë fotot e anëtarëve dhe ish-anëtarëve të Partisë Socialiste, të cilët janë nën hetim nga SPAK për akuzatë ndryshme. Mes zyrtarëve socialistë shihet edhe kryeministri Edi Rama, i cili shfaqet me shprehje habie.

Në krahun e majtë të fotove, PD ka vendosur imazhin e zv.Kryeministres Belinda Balluku. Socialistët e tjerë të veshur me rroba burgu janë Erion Veliaj, Jurgis Çyrbja, Saimir Tahiri, Lefter Koka, Ilri Beqaj dhe Vangjush Dako.

"Foltorja 5" para Kryeministrisë! Berisha paralajmëron

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi