6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kavajë paraditen e kësaj të marte. • Një 48-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për abuzim seksual. • Sipas policisë 48-vjeçari Bledar Rako ka abuzuar me vajzën e tij 15-vjeçare gjatë 4 viteve të fundit. • Mësohet se 15-vjeçarja ka rrëfyer abuzimin prej katër vitesh tek psikologia e shkollës gjatë një bisede me të. • Më pas psikologia e shkollës ka njoftuar Policinë e Kavajës duke bërë të mundur arrestimin e Bledar Rakos. • Vetë Rako i cili me profesion është shitës në një karburant, ka mohuar akuzat e vajzës së tij dhe ka deklaruar se nuk ka abuzuar kurrë me të miturën. • Por e mitura ka deklaruar se është abuzuar nga babai gjatë kohës që nëna dhe familjarët e tjer] nuk ndodheshin në shtëpi. • Nëna e saj gjithashtu është pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe është shprehur se nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë te bashkëshorti. • Vajza 15 vjeçare aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe pritet ekspertiza nga mjeku ligjor për pretendimet
5 artikuj për këtë temë.
KAVAJË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua këtë të martë në Kavajë, ku 49-vjeçari Bledar Rako u arrestua nga Policia pasi akuzohej se ka abuzuar seksualisht me të bijën 15-vjeçare. Ka qënë kjo e fundit që në një bisedë me psikologen e shkollës ka rrëfyer se abuzohej nga i ati.
Por në dëshmitë paraprake të dhënë para hetuesve, 49-vjeçari ka mohuar akuzat teksa është shprehur se nuk e ka prekur me dorë të bijën. Njësoj ka pohuar edhe nëna e vajzës, e cila pretendon se e bija po mashtron.
Vajza nga ana tjetër është shprehur se i ati e ka detyruar të kryejne marredhenie seksuale gjatë 4 viteve të fundit, ndërsa hera e fundit që kjo ka ndodhur, ka qenë para një viti. E mitura është dërguar në Durrës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, por mësohet se ka refuzuar ti nënshtrohet ekzaminimit. Nuk dihet arsyeja pse e mitura refuzon të pranojë ekzaminimet, ndërkohë hetimet janë duke vazhduar, ndërsa 48 vjecari tashme është në pritje të masës së sigurisë që do të caktojë gjykata për të.
KAVAJË- Pas zbulimi të ngjarjes së rëndë të regjistruar në Kavajë është zbardhur edhe dëshmia e 15-vjeçares. Vjaza e mitur ka denoncuar babain e saj duke kallëzuar se ai kishte abuzuar seksualisht me të. Në dëshminë e saj e mitura është shprehur se gjithaçka kishte nisur 4 vite më parë kur ajo ishte vetem 10 vjeç. Ngjarja u zbulua pasi vajza 15 vjeçe në fillim ka folur me psikologen e shkollës duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale.
E mitura është marrë në pyetje nga psikologet dhe ka rrëfyer se abuzimi qe ka nisur ne moshën 10-vjeçare brenda në shtëpinë e tyre kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi. Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë lajmëruar policinë, e cila ka prangosur të atin.
Vajza 15 vjeçare po i nënshtrohet ekzaminimeve ndërsa ajo sqaroi mes të tjerash se abuzimi vijoi për 4 vite, gjatë kohës kur në shtëpi nuk kishte njeri.
Nëna e saj gjithashtu është pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe është shprehur se nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë te bashkëshorti. Babai i 15-vjeçares, Bledar Rako nuk ka pranuar në polici asgjë.
“Absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë,” tha ai para oficerëve të policisë. Pritet ekspertiza nga mjeku ligjor për pretendimet.
KAVAJË- Bledar Rako është 48-vjeçari i cili është arrestuar ditën e sotme në Kavajë pasi ka abuzuar seksualisht prej katër vitesh me vajzën e tij të mitur. Abuzimi u zbulua nga biseda mes 15-vjeçares dhe psikologes së shkollës ku kjo fundit ka njoftuar menjëherë autoritetet.
Rako është arrestuar menjëherë, ku ka mohuar edhe akuzat për abuzim ndaj vajzës së tij të mitur.
KAVAJË- Detaje të reja kanë dalë nga rasti i abuzimit të përsëritur seksual në Kavajë nga babai ndaj vajzës së tij të mitur. Mësohet se 15-vjeçarja ka rrëfyer abuzimin prej katër vitesh tek psikologia e shkollës gjatë një bisede me të.
Më të mësuar mbi abuzimin psikologia ka njoftuar Policinë e Kavajës duke bërë të mundur arrestimin e babait të të miturës 48-vjeçarin Bledar Rako. Bëhet me dije se Rako i cili me profesion është shitës në një karburant, ka mohuar akuzat e vajzës së tij dhe ka deklaruar se nuk ka abuzuar kurrë me të miturën.
KAVAJË- Arrestohet në Kavajë një 48-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur. Mësohet se Bledar Rako katër vitet e fundit ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 15-vjeçare në mënyrë të përsëritur.
Rako është arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.
Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme