Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Seanca e radhës e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ndaj prokurorit Olsi Dado për emërimin e tij, në Gjykatën Administrative është zhvilluar ditën e sotme. • Në nisje të seancës, Veliaj me anë të mbrojtjes së tij ka kërkuar që seanca të mbahet e hapur për mediat. • Ndërkohë që kjo kërkesë e Veliajt është hedhur poshtë nga trupa gjykuese në Administrative. • Në seancë Veliaj u shpreh se e di gjithë Shqipëria e di që Olsi Dado nuk është prokuror dhe se ka shprehur zhgënjim që procesi po mbahet në errësirë. • Ndërkohë që në mbështetje të Veliajt në seancën e sotme në Administrative kanë shkuar dhe aktorët Robert Ndrenika dhe Gaz Paja. • Gjatë deklaratës së tij, Veliaj ngriti akuza se po i kufizojnë të drejtën për tu mbrojtur, ndërkohë shtoi, se prej më shumë se dy vitesh është vënë nën një sulm frontal politik, mediatik dhe juridik, që sipas tij kulmoi me heqjen e lirisë personale dhe pamundësimin e ushtrimit të mandatit si kryebashkiak i Tiranës. • Ai theksoi se gjatë gjithë procesit ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe nuk i është shmangur asnjëherë përballjes me hetimet apo me procesin gjyqësor. Veliaj u ndal edhe edhe te padia që ka depozituar në gjykatë, duke e konsideruar atë si një të drejtë themelore të qytetarit për të kërkuar kontroll mbi ligjshmërinë e pushtetit. • Pas kërkesës së kryebashkiakut për tu njohur me prapësimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), të paraqitura si palë e paditur, Gjykata Administrative vendosi që seanca të shtyhet dhe e rradhës të mbahet në 19 qershor, në orën 14:00.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Aktori shqiptar Robert Ndrenika ishte sot në Gjykatën Administrative në mbështetje të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj lidhur me çështjen kundër prokurorit të SPAK Olsi Dados. Pas daljes nga senaca, Ndrenika tha për mediat, se nuk i kishte kuptuar asnjëherë 13 akuzat që SPAK ka ngritur kundër kryebashkiakut.
“Djalë jetim, i rritur me halle probleme, që në fillore ka qenë filozof fëmijë. Ka ndihmuar shumë teatrin dhe artistët. Mirë mu duk. Jo them që jo. Po të jetë nevoja e bëj. E përballoj (burgun). Unë si kam kuptuar (akuzat)”, tha Ndrenika.
Gjatë takimit brenda seancës, Ndrenika ka puthur në ballë Veliajn dhe i ka thënë se është i gatshëm që t'i bëj ai pjesën tjetër të burgut që i ka ngelur kryebashkiakut./Dosja.al
TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar se KLP nuk është mbledhur asnjëherë për çështjen e Dados dhe se nuk ka dalë me një vendim kolegjial. Gjatë një deklarate për gazetarët pas shtyrjes së seancës në Gjykatën Administrative, Ndreca u shpreh se nënkryetari i KLP është shprehur në mënyrë të paligjme në emër të organit kolegjial. Sipas tij ka harmonizim institucional, për të mbrojtur me çdo kusht prokurorin Dado.
“Ka një shkresë pa autorizimin e KLP, gjykata nuk duhet ta injoronte. Kërkuam që kamerat të jenë online në emër të parashikimit ligjor, që përsëri u refuzua që u bazua në një udhëzim të KLGJ që nuk duhet të jetë mbi dispozitat kushtetuese dhe ligjore. Jemi në një situatë ku ka një presion të jashtëzakonshëm dhe ku tentohet që të mos shqyrtohet çështja. KLP nuk është mbledhur asnjëherë për këtë çëshje. I kërkova përfaqësues vendimin nuk ekziston. Nënkryetari i KLP është shprehur në mënyrë të paligjme në emër të organit kolegjial. Referova në gjykatë dy vepra penale. Referova përpara gjyqtarit dy vepra penale. Duket sikur ka harmonizim institucional, për të mbrojtur me çdo kusht zotin Dado. KLP është organi më i interesuar për të vërtetën dhe duhet të bëhej bashkë me ne për të verifikuar nëse zoti Dado e ushtron aktivitetin publik në bazë të kushtetutës. Ajo që duket të paktën në gjyq, është fakti se kanë harmonizim në mbrojtjen që i bëjnë zotit Dado. KLP është organi që garanton qytetarët për integritetin e prokurorëve,” tha Ndreca./Dosja.al
TIRANË- Gjykata Administrative ka shtyrë seancën për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj Ols Dados. Bëhet me dije, se seanca e radhës do të zhvillohet në 19 qershor, në orën 14:00. Shkak është bërë kërkesa e kryebashkiakut për tu njohur me prapësimet e Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), të paraqitura si palë e paditur.
“Sapo mora prapësimet dhe thuhet se unë nuk duhet të legjitimohem se nuk kam interes aktual, personal dhe të drejtëpërdejtë. Unë jam vetë në burg e nderuar. Kërkoj kohë që të njihem me prapësimet e bëra nga pala e paditur KLP”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, pa shkollën përkatëse të Magjistraturës./Dosja.al
TIRANË – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbajtur një deklaratë të gjatë në Gjykatën Administrative, ku ka ngritur akuza se po i kufizojnë të drejtën për tu mbrojtur. Gjatë fjalës së tij, Kryebashkiaku i arrestuar ka deklaruar, se prej më shumë se dy vitesh është vënë nën një sulm frontal politik, mediatik dhe juridik, që sipas tij kulmoi me heqjen e lirisë personale dhe pamundësimin e ushtrimit të mandatit si kryebashkiak i Tiranës.
Veliaj shprehet se i është kontrolluar çdo aspekt i jetës dhe çdo dimension personal dhe familjar i tij. Ai tha ndër të tjera, se ndaj tij dhe familjes i është ushtruar, në thelb, një formë e plotë “vetingu” jo administrativ por penal, jashtë çdo standardi normal proporcionaliteti.
Kryebashkiaku theksoi se gjatë gjithë procesit ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe nuk i është shmangur asnjëherë përballjes me hetimet apo me procesin gjyqësor. Gjatë deklaratës, Veliaj u ndal edhe te padia që ka depozituar në gjykatë, duke e konsideruar atë si një të drejtë themelore të qytetarit për të kërkuar kontroll mbi ligjshmërinë e pushtetit.
Ai kritikon qëndrimin e institucioneve që, sipas tij, pretendojnë se nuk ka legjitimitet për t’iu drejtuar gjykatës për të kundërshtuar veprimet e autoriteteve ndaj tij. Në fund, kryebashkiaku i Tiranës ngre shqetësimin se vendi rrezikon të largohet nga parimet e shtetit të së drejtës.
Pjesë nga deklarata e Veliajt:
Kam më shumë se pesëmbëdhjetë muaj që jetoj në një realitet që, deri pak kohë më parë, do ta konsideroja të paimagjinueshëm në një republikë demokratike. Një realitet ku raporti midis qytetarit dhe pushtetit penal është përmbysur gradualisht, deri në pikën që vetë garancitë kushtetuese duken çdo ditë e më të brishta përballë forcës së pakontrolluar të këtij autoriteti shtetëror. Është një situatë me një ngarkesë të tillë paradoksale, sa mund të përshkruhet më saktë vetëm nga një penë si e Dostojevskit dhe jo nga një gjuhë e zakonshme si e imja. Prej më shumë se dy vitesh, menjëherë pas zgjedhjes sime për herë të tretë si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jam vënë përballë një sulmi frontal, disproporcional dhe të pandalshëm politik, mediatik dhe juridik; një përplasje që, në përfundim të saj, arriti deri në heqjen e lirisë sime personale dhe në pamundësimin e ushtrimit të mandatit që ma besuan 160 mijë qytetarë të Tiranës.
Është kontrolluar çdo aspekt i jetës sime. Është hetuar çdo dimension personal dhe familjar i imi. Mbi mua dhe familjen time është ushtruar, në thelb, një formë e plotë “vetingu” jo administrativ por penal, 2 jashtë çdo standardi normal proporcionaliteti. E megjithatë, gjatë gjithë kësaj kohe, unë kam bashkëpunuar me drejtësinë në çdo moment. Kam kontribuar për të lehtësuar punën e saj. Nuk kam pasur asnjë hezitim, asnjë drojë dhe asnjë mëdyshje për t’u përballur me procesin dhe me të vërtetën as dje, as sot.
Dhe pikërisht këtu fillon paradoksi i vërtetë i kësaj çështjeje. Sepse për më shumë se dy vite u përdor çdo mekanizëm i mundshëm politik, mediatik dhe juridik për të më sjellë përpara drejtësisë, në mënyrën më denigruese të mundshme, për një njeri që akoma mban besimin e një qyteti të tërë për drejtimin e tij. U përdorën hetime, përgjime, kontrolle, ekspozim publik dhe çdo formë tjetër e ushtrimit të pushtetit penal, me argumentin se unë duhej të vihesha përballë drejtësisë. Sot që unë ndodhem përpara drejtësisë, me vullnetin e plotë për t’u përballur me të, paradoksi është se i njëjti mekanizëm duket se nuk do më një përballje reale me drejtësinë, por një përballje të kufizuar, të kontrolluar, të shpejt dhe proceduralisht të cunguar. Sepse nuk kërkohet vetëm kufizimi i lirisë sime fizike. Kërkohet edhe kufizimi i mundësisë sime për t’u mbrojtur efektivisht e përballur me dinjitet.
Unë kam bërë një padi përpara Jush. Një padi që nuk është asgjë tjetër veçse ushtrimi i një të drejte që njerëzimi e ka njohur që në lindjen e qytetërimit; nga kodet e Hamurabit deri te Kanuni i Lekë Dukagjinit: e drejta e njeriut për t’iu drejtuar një gjykimi të paanshëm dhe për të kërkuar drejtësi. As këtë nuk duan të ma lejojnë. Si i padituri Dado, ashtu edhe vetë KLP autoriteti që duhej të kishte garantuar ligjshmërinë e ushtrimit të këtij funksioni publik, sot pretendojnë se unë nuk legjitimohem t’i drejtohem gjykatës për të kërkuar kontrollin e këtij autoriteti. Sepse sipas kësaj logjike, qytetari mund të hetohet, të survejohet, të arrestohet, të izolohet dhe të kontrollohet në çdo aspekt të jetës së tij personale, familjare dhe publike; një kryetari bashkie 5 mund t’i ndërpritet ushtrimi i mandatit të dhënë nga qytetarët; qytetarëve mund tu merret nga zyra kryetari i zgjedhur prej tyre, por në momentin që ata i drejtohen gjykatës për të kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së autoritetit që ushtron këtë pushtet, atëherë ai nuk konsiderohet më subjekt i mbrojtjes së ligjit, por rrezik për drejtësinë vetë.
Sepse në fund fare, pyetja bëhet akoma më e thjeshtë sesa gjithë ky proceduralizëm përpiqet ta paraqesë: Çfarë duhet të ndodhë më shumë mbi një qytetar dhe mbi një institucion demokratik, që ata të kenë të drejtën t’i kërkojnë gjykatës verifikimin e ligjshmërisë së pushtetit që është ushtruar mbi ta. Apo mos duhet që qytetari të heshtë fare? A duhet të pranojë çdo ndërhyrje mbi jetën, lirinë dhe dinjitetin e tij, pa pasur të drejtën t’i kërkojë gjykatës kontrollin e ligjshmërisë së autoritetit që ushtron këtë pushtet mbi të? Sepse nëse kjo është logjika që pranohet, atëherë ne nuk kemi më një shtet të së drejtës. Atëherë kemi një pushtet penal që kërkon të qëndrojë jashtë kontrollit. Ky pushtet i pakontrollueshëm nuk është drejtësi. Ai është arbitraritet./Dosja.al
TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për transmetimin e seancës live në Gjykatën Administrative.
Gjykata ka vendosur lejimin e transmetimit në fillim të saj dhe në disa momente vendimi. Megjithatë, institucioni u shpreh se, gazetarët mund të jenë të pranishëm dhe të mbajnë shënime, por jo regjistrime.
“Regjistrimin dhe transmetimin e pjesshëm të seancës, në çelje dhe në pjesë të seancës kur të japë vendime. Kamerat duhet të regjistrojnë palën paditëse ose gjykatën, jo të tjerë. Gazetarët mund të jenë të pranishëm dhe të mbajnë shënime, por jo regjistrime. Kamerat të fiken dhe mos të regjistrohet”, tha gjykatësi./Dosja.al
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj në nisje të seancës së sotme ka kërkuar transmetimin të drejtpërdrejtë të seancës gjyqësore. Mbrojtja e Veliajt, Plarent Ndreca ka deklaruar se ky është një parim kushtetues dhe është një rast që nuk cenon procesin.
“E drejta e çdo qytetari për të qenë në një seancë gjyqësore, pra parimi kushtetues i publicitetit të seancës nuk mund të ndalohet përveçse kur cenohet integriteti i sallave, i një procesi gjyqësor që në këtë rast nuk ndodh. Kushtetuta përcakton lirinë e medias dhe ajo duhet të ketë në dispozicion mjetet që ta ushtrojë veprimtarinë e saj e lirë. Di të them që duhet të regjistrohet”, tha Ndreca.
Ndërkohë që mbrojtja e Prokurorit Olsi Dado dhe KLP, kanë dalë kundër kësaj kërkese./Dosja.al
TIRANË- Aktori Robert Ndrenika, i cili ka shkuar sot në gjyqin e kryebashkiakut Erion Veliajt ndaj Olsi Dados, është takuar me kryetarin e arrestuar të Tiranës. Gjatë takimit, Ndrenika ka puthur në ballë Veliajn dhe i ka thënë se është i gatshëm që t'i bëj ai pjesën tjetër të burgut që i ka ngelur kryebashkiakut.
Ndrenika: Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë.
Veliaj: Jooo
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, pa shkollën përkatëse të Magjistraturës./Dosja.al

TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën Administrative për padinë që ka bërë ndaj emërimit të Olsi Dados si prokuror. Ajo që bën përshtypje ditën e sotme është se në mbështetje të tij kanë shkuar edhe dy aktorët Robert Ndrenika dhe Gaz Paja.
Gaz Paja është aktori i humorit në Shqipëri i njohur në kabare show si 'Portokalli'. Ndërkohë që së fundmi i ka hyrë dhe politikës, duke mbështetur hapur Partinë Socialiste, e cila mbështetjen e tij e 'vlerësoi' duke i dhënë postin e Këshilltarit Bashkiak në Bashkinë Tiranë.
Ndërkohë që një tjetër i pranishëm ishte dhe aktori i madh i filmave shqiptarë Robert Ndrenika. Ndrenika është aktori që shiti Teatrin Kombëtar, pas takimit me Veliajn në vitin 2018 dhe bëri thirrje që të prishej, në mënyrë që të ndërtohet një teatër i ri.
Po ashtu i pranishëm në gjyq ishte dhe këngëtari Ardit Çuni, i cili ka përfituar koncerte me pagesë të organizuara nga Bashkia Tiranë si dhe moderatorja Xhilda Luzi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, pa shkollën përkatëse të Magjistraturës./Dosja.al
TIRANË-Gjykata Administrative shqyrton sot padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado.
Veliaj pretendon se Dado është emëruar në shkelje të ligjit në vitin 2008, pasi nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk përmbush kriteret për kualifikim.
Lidhur me këtë çështje, Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca ka akuzuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) se është bërë pjesë e një "harmonie institucionale" për të penguar shqyrtimin në themel të kësaj padie./Dosja.al