LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Greqia vijon 'luftën' me flakët/ 'Alarmi i kuq' deri në shtator, më të rrezikuarat Rodos, Korfuz, Karystos! Si ndodhi shpërthimi i depos me municione?

•Zhvillime të reja nga situata e zjarreve në Greqi. •Autoritetet kanë njoftuar se alarmi i kuq do të zgjasë deri në shtator. •Pesë janë zonat ku vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive, tashmë prej më shumë se një jave. •Në zonë ka pika të nxehta dhe po punohet për frenimin e tyre. •Në vendngjarje po operojnë 90 zjarrfikëse me 31 automjete dhe 4 grupe të njësive këmbësore, ndërsa pritet që në punë të futen mjete ajrore, helikopter dhe avionë. •Megjithatë duhet theksuar se krahasuar me ditët më parë, situata sot paraqitet më e qetë, pasi vendbanimet nuk rrezikohen. •Zjarri i rënë në Kymi të Evias është vënë nën kontroll, ndërsa zjarret në Halkidiki, Tanagra Boeotia, Etoloakarnania dhe Aspropyrgos që kishin rënë pasditen e djeshme janë vënë nën kontroll të pjesshëm. •Sa i takon shpërthimit në depon e municioneve ditën e djeshme në Volos, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet, ku pista kryesore mbeten temperaturat e larta. •Sipas informacioneve, magazina që shpërtheu ndodhej në një distancë prej rreth 6 km nga objektet kryesore të bazës ajrore. 

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Greqia në flakë! Vijonte pushimet ndërsa vendi digjej, Ministri grek jep dorëheqjen

Greqia vijon 'luftën' me flakët/ 'Alarmi i kuq'
foto ilustruese

GREQI- Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Notis Mitarakis ka dhënë dorëheqjen. Mediat greke raportojnë se minisrti dha dorëheqjen pas publikimit të lajmit se ai vazhdonte pushimet i pa shqetësuar në ishullin e Patmosit, ndërkohë që Greqia ishte në emergjencë prej zjarreve.

Burimet qeveritare bëjnë të ditur se kryeministri ka kërkuar shpjegim për veprimet e Mitarakis dhe në fund ka kërkuar dorëheqjen e ministrit, me rastin e mungesës së tij nga Athina në ditët e fundit kur betejat zhvilloheshin në frontet e zjarrta.

Në vend të tij është emëruar zv.ministri i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sportit, Yiannis Oikonomou.

2 VITE ME PARE

Zjarret në Greqi/ Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile: Sot, situata më e qetë! Nuk jemi në alarm të kuq

Greqia vijon 'luftën' me flakët/ 'Alarmi i kuq'
Vassilis Kikilias

GREQI- Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi, Vassilis Kikilias deklaron se situata e zjarreve në vend sot paraqitet me e qetë. Në një konferencë për shtyp, ai theksoi se sot nuk ka alarm të kuq, e para pas 15 ditësh dukurish ekstreme të motit me mbi 600 vatra zjarri. 

"Asnjëherë më parë nuk kemi pasur një hartë në gatishmëri për kaq shumë ditë rresht, në kaq shumë rajone," tha ai. Duke iu referuar rreth 660 zjarreve. 74 persona u plagosën dhe 3 persona humbën jetën. 

Kikilias kishte pranë tij sekretarin e përgjithshëm të Akademisë së Athinës, profesorin e fizikës atmosferike dhe klimatologjisë Christos Zerefos, shefin e Brigadës së Zjarrfikësve, Gjeneral Lejtnant Georgios Pournaras dhe kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Mjedisit Pyjor të Ministria e Mjedisit dhe Energjisë, Evangelos Guduffa, shkruan Protothema.gr. 

Ministri e cilësoi periudhën të vështirë dhe nënvizoi vetëmohimin dhe heroizmin e të gjithë atyre që luftuan kundër zjarrit, duke iu referuar edhe vdekjes së dy pilotëve. Ndryshimi me vitet e tjera, theksoi ministri, ishin kushtet atmosferike, në të cilin u thirr mekanizmi për të menaxhuar krizën. 

2 VITE ME PARE

ZJARRET/ Ministri i Mbrojtjes 'paralajmëron' hetime: Nëse ka përgjegjës do të dalin para drejtësisë

Greqia vijon 'luftën' me flakët/ 'Alarmi i kuq'
Nikos Dendias

GREQI- Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias në një konferencë për media sot, paralajmëroi se së shpejti do të nisin hetimet për shkakun e zjarreve masive në vend. Ai tha se nëse ka përgjegjës për situatën e zjarreve do të dalin para drejtësisë pasi ndaj tyre do të nisë një hetim. Dendias gjithashtu theksoi se ky është prioritet për Qeverinë, shkruan Protothema.gr.  

 “Ajo që ka ndodhur do të hetohet tërësisht. Nëse ka përgjegjës ata do të dalin para drejtësisë. Kam kërkuar rishikimin e planeve të sigurisë nga zjarri të të gjitha kampeve dhe të tre degëve të Forcave të Armatosura. Dua t'ju siguroj se siguria e personelit, objekteve dhe pajisjeve është gjithmonë një prioritet. Është një prioritet kryesor”, tha ai. 

Pesë janë zonat ku vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive, tashmë prej më shumë se një jave. Në zonë ka pika të nxehta dhe po punohet për frenimin e tyre. Në vendngjarje po operojnë 90 zjarrfikëse me 31 automjete dhe 4 grupe të njësive këmbësore, ndërsa pritet që në punë të futen mjete ajrore, helikopter dhe avionë. 

2 VITE ME PARE

'Predhat shkrihen'/ MISTERI i shpërthimit të depos me municione në Greqi, çfarë thonë ekspertët?

Greqia vijon 'luftën' me flakët/ 'Alarmi i kuq'
Shpërthim në depon me municion

GREQI- Kontrolli dhe pastrimi i mbetjeve eksplozive të zonës përreth depove të municioneve ushtarake që shpërtheu pasditen e djeshme nga zjarri në Nea Aghials është prioriteti kryesor i udhëheqjes ushtarake të Forcave të Armatosura dhe veçanërisht të GEA. 

Brenda orëve në vijim, në krahun e 111-të luftarak në Aghialos, do të vendoset një skuadër piroteknike, si dhe një ekip i Batalionit për pastrimin e minave tokësore (TENX). Shpërndarja e mbetjeve të municioneve dhe eksplozivëve në një zonë jashtëzakonisht të madhe përbën një rrezik të konsiderueshëm për personelin ushtarak, si dhe për civilët, pasi në kushte të caktuara ato mund të shpërthejnë. 

Sipas informacioneve, magazina që shpërtheu ndodhej në një distancë prej rreth 6 km nga objektet kryesore të bazës ajrore. Ajo ruante kryesisht bomba konvencionale prej 500, 1000 dhe 2000 paund, që mbajnë F-16.

Municioni ruhej sipas specifikimeve të NATO-s, që do të thotë se hapësira e magazinimit ishte prej betoni dhe e rrethuar me papastërti, pa asnjë bimësi. Megjithatë është mister se si ka ndodhur shpërthimi pasi predha specifike nuk shpërthejnë por, shkrihen, shkruan Protothema. gr. 

Sipas qarqeve të Forcave Ajrore, ekziston mundësia që municionet të ndizen si pasojë e temperaturave shumë të larta, megjithatë, siç shtojnë ata, është herët që rasti të konfirmohet me këtë të dhënë,  duke qenë se vetëm ekspertët që do të ndërmarrin hetimet do të mund të kenë akses të plotë në të dhënat përkatëse.

2 VITE ME PARE

Zjarret në Greqi! Momente DRAMATIKE, si paraqitet situata në Volos, Lamia, Rodos, Korfuz dhe Karystos? (PAMJET)

Greqia vijon 'luftën' me flakët/ 'Alarmi i kuq'
Zjarret

GREQI- Zjarrëfikësit tashmë kanë një pamje më të qartë të zjarreve në Volos, Lamia, Rodos, Korfuz dhe Karysto.

Në orët e vona të mbrëmshme problemi është konstatuar në frontin e Velestinës në Mikrothebë, ku njësitë zjarrfikëse kanë luftuar gjatë gjithë natës për të frenuar zjarrin dhe për të mos lejuar që flakët të kalojnë në rrugën nacionale për në Mikrothebë. Në zonë ka pika të nxehta dhe po punohet për frenimin e tyre. Në vendngjarje po operojnë 90 zjarrfikëse me 31 automjete dhe 4 grupe të njësive këmbësore, ndërsa në dritën e parë të ditës do të ngrihen 1 helikopter dhe 5 avionë.

Rindezje kanë ndodhur edhe në pjesën veriore të Lamisë, por sipas zjarrfikësve, zjarri nuk paraqet një front aktiv. Në Rodos ka pasur shpërthime dje gjatë ditës, kryesisht në Vati, por ato janë trajtuar menjëherë, pa rrezikuar vendbanimet.

Për Korfuzin, sipas zjarrfikësve, një pamje më të mirë dhe nuk po haset ndonjë problem i veçantë, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për Karysto.

Një zjarr shpërtheu gjithashtu natën në një zonë pyjore midis vendbanimeve Pantanassa dhe Anogeiata Arta. I menjëhershëm ka qenë mobilizimi i Shërbimit Zjarrfikës që ka shkuar në vendngjarje me 50 zjarrfikës, 16 automjete dhe tre njësi këmbësore. Në vend ka mbizotëruar erëra të forta, ku gjatë natës kanë ndryshuar drejtim dhe për një moment gjuhët e zjarrit kanë kërcënuar vendbanimin Anogeiata. Imazhi i zjarrit është më i mirë në orët e para të mëngjesit.

Zjarri i rënë në Kymi të Evias është vënë nën kontroll, ndërsa zjarret në Halkidiki, Tanagra Boeotia, Etoloakarnania dhe Aspropyrgos që kishin rënë pasditen e djeshme janë vënë nën kontroll të pjesshëm.

Greqia vijon 'luftën' me flakët/ 'Alarmi i kuq'

Momente dramatike kanë përjetuar banorët e Nea Aghialos dhe rajonit të Volosit në përgjithësi, pasi zjarri i rënë pardje mori përmasa të pakontrollueshme mbrëmjen e djeshme kur një magazinë municionesh të Forcave Ajrore, e ndodhur në zonën e Karambasë, pranë krahut të 111-të luftarak, u përfshi nga flakët.

Greqia vijon 'luftën' me flakët/ 'Alarmi i kuq'

Shpërthime të forta kanë ndodhur, duke tronditur zonën e gjerë dhe veçanërisht në Nea Aghialo, duke thyer xhamat e shtëpive, ndërsa vala goditëse ka mbërritur në Volos dhe ka bërë që shumë banorë të largohen nga banesat e tyre./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Zjarret janë çështje e sigurisë kombëtare, Greqia në 'alarm të kuq' deri në shtator

Greqia vijon 'luftën' me flakët/ 'Alarmi i kuq'
Zjarrefikes

GREQI-Nga 17 korriku e deri më sot, vendi fqinj është djegur nga njëri skaj në tjetrin me pasoja shkatërruese të pallogaritshme dhe me numrin tragjik të 5 të vdekur. Askush nuk ka arritur ende të zbulojë me siguri nëse fajin e ka kriza klimatike apo nëse zjarrvënësve janë fajtorë apo nëse po përballemi me ndonjë kërcënim asimetrik.

Nëse mjetet zjarrfikëse ajrore dhe tokësore janë të pamjaftueshme ose jo. E sigurt është se zjarret vdekjeprurëse që kanë goditur pa mëshirë Greqinë tonë vitet e fundit, kërcënojnë qartë integritetin territorial të atdheut dhe mbijetesën e shtetit grek.

Në alarm të kuq deri në shtator

Urdhri që është dhënë për qeverinë është që deri në shtator të gjithë duhet të jenë vigjilentë. Kryeministri nuk ka ndërmend të lërë asnjë nga stafi që merret me zjarret të pushojë apo të shkojë me pushime, pasi alarmi mbetet në fuqi për të gjithë gushtin dhe shtatorin.

 “Nuk ka vend për vetëkënaqësi”

zjarr ne greqi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë