LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hapja e grupkapitullit të 2-të me BE/ Rama: Anëtarësimi, ekzistencial për Shqipërinë! Komisionerja Marta Kos: Për të përmbushur objektivat, angazhimet duhet të vazhdojnë

• Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Bashkimit Europian-Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i negociatave, "Tregu i Brendshëm" është zhvilluar sot në Luksemburg. • Ndërkohë u zhvillua edhe konferenca e përbashkët për shtyp me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE dhe kryeministrin Edi Rama. • Gjatë fjalës së tij, Radoslaw Sikorski, ministri Jashtëm i Polonisë, u shpreh se në situatën e përgjithshme aktuale zgjerimi mbetet në prioritetet kryesore. • Ai tha se mirëpritja e anëtarëve të rinj është investim gjeostrategjik në paqe dhe siguri. • Ministri i vendit që mban edhe presidencën e Këshillit të BE tha se kapitujt e hapur sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të BE. • I radhës që mbajti fjalën e tij ishte kryeministri Rama, ku tha se shpreson që brenda vitit 2027 të gjithë grupkapitujt të jenë çelur. • Rama shtoi se ndodhen sot aty për të konfirmuar vendosmërinë në arritjen e këtij objektivi. • Ai e ka cilësuar si ekzistencial për Shqipërinë, anëtarësimin në BE, ndërsa shtoi se liria dhe barazia para ligjit nuk mund të garantohet askund përveç se në BE. • Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos gjatë fjalës së saj theksoi se dëshiron që të hapen këtë vit të gjithë grupkapituj dhe Shqipëria të arrijë t'i mbyllë nga viti i ardhshëm. • Kos theksoi se në mënyrë që Shqipëria të anëtarësohet brenda vitit 2030 duhen që të vazhdojë reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes. • Kos shtoi më tej se nëse Shqipëria i kryen "detyrat" në kohë do të jetë avokatja e saj më e mirë në BE. • I pyetur nëse ka një datë konkrete për çeljen e një tjetër grupkapitulli, Rama tha se plani është që negociatat të përmbyllen në vitin 2027, ndërsa shtoi se ka ende shumë punë për tu bërë. • Ai shtoi se kanë mësuar që me Bashkimin Europian nuk duhet kërkuar asnjëherë datë por duhet të jesh gati gjithmonë për datën që ata japin.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Takimi në Bruksel me presidentin e KE-së, Rama: Në fokus ishte samiti i Komunitetit Politik Evropian dhe situata në rajon! Costa, i përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor

Hapja e grupkapitullit të 2-të me BE/ Rama: Anëtarësimi,
Rama

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët për media u pyet nga gazetarët edhe për takimin e presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa. Rama u takua sot në Bruksel me Costa-n para se të udhëtojë për në Luksemburg për konferencën.

Kryeministri u shpreh se në fokus të këtij takimi ishte samiti i ardhshëm i Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në Tiranë si edhe situata në rajon. Ai e cilësoi fantastike bisedën me presidentin e KE-së teksa theksoi se Costa është  i përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor.

Ai bëri batuta me gazetaren që bëri pyetjen e cila u shpreh në fillim se e kishte më të lehtë t’ia bënte pyetjen në frëngjisht. 

"Mos më pyet me Chat GPT belge. E kuptoj pyetjen. Me Presidentin e Këshillit Evropian patëm një diskutim të gjerë për përparimin që po bëjmë në këtë rrugëtim, për samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në Tiranë, ku po e presim me padurim këtë takim të madh në historinë tonë.

Bëmë një bisedë rreth situatës në rajon. Ishte një bisedë e shkëlqyer sepse Presidenti është një person shumë i njohur dhe i përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor. Ishte shumë mirë, por dua të theksoj edhe njëherë: ritmi i hapjes së grupkapitujve dhe kapitujve i takon Komisionit. Por ne duhet të sigurohemi që zonja në këtë sallë të jetë gjithmonë e lumtur me ne.

Po, ne po presim me padurim të bëhemi pjesë e kësaj Perandorie. Sepse kemi qenë pjesë e disa perandorive, dhe kjo është perandoria në të cilën duhet të jemi dhe ne jemi shumë besnikë ndaj perandorive," tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama: Kemi mësuar që me BE mos të kërkojmë kurrë datë, duhet të jemi gjithmonë gati

Hapja e grupkapitullit të 2-të me BE/ Rama: Anëtarësimi,
edi rama

LUKSEMBURG- Në konferencën e përbashkët për media, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ka një datë konkrete për çeljen e një tjetër grupkapitulli. 

Rama tha se plani është që negociatat të përmbyllen në vitin 2027, ndërsa shtoi se ka ende shumë punë për tu bërë. Ai tha se kanë mësuar që me Bashkimin Europian nuk duhet kërkuar asnjëherë datë por duhet të jesh gati gjithmonë për datën që ata japin. 

"Dua të shtoj ne kemi besim të plotë se presidenca polake do vijojë të shtyjë gjërat përpara duke marrë në konsideratë atë çfarë përmendi Marta. Plani është të përmbyllim negociatat në 2027, ndaj na duhet të punojmë pa reshtur ndaj na duhet të kemi më shumë punë për të bërë. Të gjithë anëtarët e ekipit të Shqipërisë që janë të lidhur me grup kapitullin II janë këtu, dua ti falenderoj të gjithë, po punojnë shumë dhe po japin rezultate. E kemi mësuar në kurriz që me BE mos kërko kurrë asnjë datë, por duhet të jesh gjithmonë gati për datën, sepse në jemi këtu shumë vonë.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Komisionerja e BE, Marta Kos: Për tu anëtarësuar brenda 2030, angazhimet duhet të vazhdojnë në pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shprehjes

Hapja e grupkapitullit të 2-të me BE/ Rama: Anëtarësimi,
marta kos

LUKSEMBURG- Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos teksa po fliste për objektivat e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE brenda 2030 u shpreh se duhet të ndërmerren disa hapa. Kos theksoi që objektivi të arrihet me sukses duhen që të vazhdojë reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes.

Ajo më tej tha se shqiptarët janë proevropianë. Teksa foli me shifra Kos u shpreh se 95% e shqiptarët janë proevropianë teksa theksoi se kjo është përqindja më lartë krahasuar me vendet e tjera. Ajo shtoi se nesë vendi ynë i kryen "detyrat" në kohë do të jëtë avokatja jonë më e mirë në BE.

"Për anëtarimin e plotë brenda 2030, angazhimet politike duhet të vazhdojnë në reformën në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes. Më shumë se 95%  e popullit shqiptar janë proeuropian, përqindja më e lartë dhe në vendet e tjera. Nëse Shqipëria vazhdon mbushjen e reformave, unë do të jem avokatja juaj më e mirë në BE. Nuk ka dyshim se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Mund edhe ti tregoni rajonit të BP se me punë dhe vendosmëri kjo mund të realizohet," tha Kos.

1 VITE ME PARE

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos: Shpresojmë të çelim të gjithë kapitujt këtë vit me Shqipërinë dhe nga viti tjetër t'i mbyllim

Hapja e grupkapitullit të 2-të me BE/ Rama: Anëtarësimi,
marta kos

LUKSEMBURG- Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët për media u shpreh se ky takim është një arritje.

Kos më tej tha që të arrihen qëllimet e përcaktuara duhe të jenë motivues. Ajo theksoi se dëshiron që të hapën këtë vit të gjithë grupkapituj dhe vendi ynë të arrijë ti mbyllë nga viti i ardhshëm.

"Faleminderit i dashur ministër për mbështetjen që të zhvillonim konferencën ndërqeveritare nën presidencën tuaj. Është arritja e shumënënpunësve që punojnë cdo ditë për procesin e zhvillimit. Në mënyrë që të arrijme rezultate duhet të jemi dhe motivues. Shpresojmë të jetë i pari i shumë kremtimeve këtë vit. Do donim të çelim të gjithë kapitujt këtë vit dhe nga viti tjetër ti mbyllim. Ta shohim çeljen e grup kapitullit sot të tregut të brendshem, si perspektive shumë të rëndësishme," tha Kos. 

1 VITE ME PARE

"Anëtarësimi ekzistencial për Shqipërinë", Rama: Liria dhe barazia para ligjit nuk mund të garantohet askund përveç se në BE

Hapja e grupkapitullit të 2-të me BE/ Rama: Anëtarësimi,
edi rama

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për media me Komisioneren Europiane, Marta Kos dhe ministrin e Jashtëm polak, Radislaw Sikorski, e ka cilësuar si ekzistencial për Shqipërinë, anëtarësimin në Bashkimin Europian. Rama tha se liria dhe barazia para ligjit nuk mund të garantohet askund përveç se në BE. Ai u shpreh se është realizuar diçka që nuk do të harrohet kurrë. 

"Për Shqipërinë anëtarësimi në BE është më tepër se një ambicie politike është një zgjidhje ekzistenciale jete. Liria dhe barazia para ligjit nuk mund të garantohet askund përvec se ne BE. Edhe njëherë faleminderit shumë. Keni realizuar dicka që nuk do ta harrojmë kurrë. Faleminderit Marta që na besove edhe na ke shtyrë pa hezitim për të ecur përpara.", u shpreh kryeministri. 

1 VITE ME PARE

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Jemi sot këtu për të ecur përpara me grupkapitujt

Hapja e grupkapitullit të 2-të me BE/ Rama: Anëtarësimi,
konferenca

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët për mediat me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos dhe Radosław Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë. Rama tha se së bashku me Komisionin Europian dhe Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos janë dakordësuar për një axhendë ambicioze të procesit të integrimit. Ai u shpreh se shpreson që brenda vitit 2027 të gjithë grupkapitujt të jenë çelur. Rama shtoi se ndodhen sot aty për të konfirmuar vendosmërinë në arritjen e këtij objektivi.

"Më lejo të bashkohem me ju për miqtë tanë ukrainas, mbështes cdo fjalë që në mënyrë elokuente thatë për atë cfarë ka ndodhur jo fort larg prej këtej në tokën europiane si një krim luftë.  6 muaj më parë qëndroja këtu në këtë sallë pasi ne hapëm bisedimet për grup kapitallin një, më pas u kthyem dhe sot jemi prap këtu për të ecur për grup kapitullin 2. Fjalë mirënjohëse për presidencën polake, jemi po kaq mirënjohës ndaj shteteve të BE për të realizuar këtë gjë. Duket vërtet dicka habitëse për ne, duke patur parasysh prej nga vijmë, nga çfarë betejash. 

Falenderimet e sinqerta shkojnë për Komisionin Europian dhe komisioneren Marta Kos, që sic e kam thënë dikur thyente rekorde dhe u bë kampione e vendit të saj, tashmë është bërë kronometër i vendeve tona, që sigurohet që cdo lëvizje të na cojë përpara. Më lejoni të theksoj që së bashku me komisionin dhe udhëheqjen e Martës kemi rënë dakord për një axhendë mjaft ambicioneze. Presim me padurim që brenda vitit 2027 të gjithë grupkapitujt të jenë çelur. Jemi këtu për të rikonfirmuar vendosmërinë tonë për të arritur këtë objektiv.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Konferenca ndërqeveritare, ministri i Jashtëm i Polonisë: Kapitujt e hapur sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të BE

Hapja e grupkapitullit të 2-të me BE/ Rama: Anëtarësimi,
ministri polak

LUKSEMBURG- Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Bashkimit Europian- Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i negociatave, “Tregu i Brendshëm” është zhvilluar sot në Luksemburg. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe Komisioneren për Zgjerimin të BE, Radoslaw Sikorski, ministri Jashtëm i Polonisë, u shpreh se në situatën e përgjithshme aktuale zgjerimi mbetet në prioritetet kryesore . 

Ai tha se mirëpritja e anëtarëve të rinj është investim gjeostrategjik në paqe dhe siguri. Ministri i vendit që mban edhe presidencën e Këshillit të BE tha se kapitujt e hapur sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të BE.

"Kur Putin kërkon paqe, kërkon që Ukraina të kapitullojë. Në situatën e përgjithshme aktuale, zgjerimi mbetetet pararojë. Tashmë mirëpritja e anëtarëve të rinj është investim gjeostrategjik në paqe dhe siguri. E mbyllëm 2024 me vizitën Shqipëri. Në fillim të 2025 prita Marta Kos dhe zgjerimi ishte në qender të bisedimeve. Kapitujt e hapur sot me Shqipërinë janë jetike për integrimin ekonomik të saj në tregun e brendshëm të BE. Do ta bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investime.", u shpreh ai.

edi rama marta kos radoslaw sikorski konferenca e 4 nderqeveritare shqiperi-be

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend