LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Heshtja mediatike është e papranueshme"/ Berisha: Dënoj censurën e urdhëruar nga qeveria për raportin e PE-së, manipulim i opinionit publik

•Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi qeverinë Rama për censurë mediatike dhe kontroll të institucioneve. •Gjatë një konferencës me gazetarët ditën e sotme, ai komentoi raportin më të fundit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë.• Berisha e cilësoi raportin si dokumentin më të rëndësishëm të vitit për vendin, duke deklaruar se mediat pranë qeverisë kanë shmangur qëllimisht pasqyrimin e tij. •Lideri demokrat theksoi se gjatë seancës parlamentare ku opozita diskutoi raportin, transmetimet televizive u ndërprenë. •Kryetari i opozitës tha se raporti i përgatitur nga eurodeputeti socialist Andreas Schieder evidenton probleme serioze me shtetin ligjor, korrupsionin, procesin zgjedhor dhe lirinë e medias në Shqipëri. •Sipas Berishës, dokumenti ngre shqetësime për përdorimin e administratës në zgjedhje, ndërhyrjet politike në drejtësi, mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe koncesionet, si edhe për sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura.• Ai deklaroi se raporti kritikon gjithashtu zgjatjen e ligjit për investimet strategjike dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, duke paralajmëruar për pasoja negative në procesin e integrimit europian.•Berisha theksoi se raporti e bën të qartë se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të varet nga zbatimi real i reformave dhe jo vetëm nga miratimi formal i ligjeve. • Berisha paralajmëroi se protestat e opozitës do të vijojnë, duke deklaruar se vala e protestave nuk do të ndalet deri në realizimin e objektivave politike të opozitës.• Kryedemokrati tha se, raporti i Parlamentit Europian konfirmon denoncimet e bëra prej opozitës për gjendjen e demokracisë, korrupsionit dhe institucioneve në Shqipëri.

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Vala e protestave të opozitës nuk ndalet kurrë, deri në realizimin e qëllimit tonë

"Heshtja mediatike është e papranueshme"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protestat e opozitës do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në arritjen e objektivave të saj politike.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se kjo fazë shënon një moment vendimtar për opozitën, duke theksuar se aksioni opozitar do të vijojë me intensitet deri në realizimin e qëllimit të deklaruar. Sipas tij, protestat përfaqësojnë zërin e qytetarëve që nuk pajtohen me gjendjen aktuale politike.

"Vala e protestave të opozitës nuk ndalet kurrë gjer në realizimin e qëllimit tonë.
Shpallja jonë se jemi në kilometrin e fundit, shënon gjithashtu detyrimin tonë për ta përshkuar me çdo çmim dhe çdo kusht këtë kilometër gjer në fitore. 

Dhe siç e shihni, ky raport që dallon si nata me ditën me raportin e një viti më parë, dëshmon se në Shqipëri, në të vërtet problem kryesor për integrimin është Edi Rama, si kreu i organizatës kriminale, qeveritarët e tij, parlamenti, është Lubi Balluku, që ka marrë të gjithë frenat në dorë.
Janë këta hajdutë, të cilët në mënyrë absolute nuk duan kurrë integrimin, por duan vjedhjen dhe pasurimin e tyre me vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve. Ndaj dhe protestat janë zëri i vetëm më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë, i shqiptarëve që nuk pajtohen me këtë situatë.", u shpreh Berisha./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Berisha lexon raportin e PE: Zgjedhjet ishin një farsë, ato nuk pranohen as si kompetitive

"Heshtja mediatike është e papranueshme"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike disa nga gjetjet e raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Në një deklaratë për median, Berisha theksoi se dokumenti përmban vlerësime të forta kritike për procesin zgjedhor, institucionet dhe luftën kundër korrupsionit në vend. Ai u ndal veçanërisht te pjesa e raportit që trajton zgjedhjet, duke pretenduar se ato nuk konsiderohen më si kompetitive, por si një proces me probleme serioze strukturore.

Pjesë nga deklarata e tij: 

"Raporti i Andreas Schieder, është raporteri socialist që ka paraqitur projektin, u amendua nga 9 grupe parlamentare që votuan në këtë seancë.
Janë bërë mbi 300 ndërhyrje, amendime të raportit për të sjellë në aulën, në tempullin e demokracisë evropiane, realitetin e vërtetë shqiptar dhe jo ai që përshkruan qeveria.
Korniza e kushtëzimit thekson që në hyrje: Duke qenë se besueshmëria e procesit të zgjerimit varet nga kushtëzimi i rreptë, progresi i bazuar në meritë dhe zbatimi efektiv i reformave, në vend vetëm të miratimit formal të legjislacionit... cilësia e reformave të nevojshme të një vendi përcakton afatin kohor për anëtarësim.
Raporti i jep një goditje të rëndë përpjekjeve të Edi Ramës për të ecur me lobim korruptiv në procesin e integrimit. I bën të qartë se cilat janë kushtet për afatin kohor, cila është korniza që duhet të ndiqet për të pasur një integrim në një kohë sa më të afërt.
Demokracia dhe reforma zgjedhore.
Ky raport dallon nga raportete tjera për zgjedhjet. Në qoftë se në raportet e tjera mund të keni lexuar se zgjedhjet në Shqipëri ishin kompetitive, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian nuk i pranon si të tillë.
Pranon Komisioni i Jashtëm se kuadri zgjedhor vlerësohet 'përgjithësisht i përshtatshëm' nga OSBE/ODIHR — por me dështime të vazhdueshme.
Identifikohet: fushë e pabarabartë loje, pra nuk thotë se zgjedhjet ishin kompetitive, thotë se kuadri ligjor ishte kompetitiv, keqpërdorim i burimeve administrative, financim jo-transparent i partive.
Pretendime për blerje votash dhe presion mbi votuesit,
çështje të pazgjidhura strukturore.
Dhe mbi të gjitha, shuarja e linjës midis institicioneve shtetërore dhe strukturave partiake, përbën problemin themelor.
Opozita duhet të marrë pjesë pastaj në reformën zgjedhore.
Pra, në këtë raport, problem më kryesor del shkrirja, zhdukja e linjës midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake.
Raporti ndalet tek imuniteti, i cili kërkon të hiqet pa asnjë lloj kufizimi, ndërhyrje dhe kushtëzimi në rastet e korrupsionit. Ka këtu parasysh çështjen Balluku.
Paralajmëron tentativa për të penguar dhe gërryer institucionalisht SPAK-un.
Kompetencat hetimore nuk duhet të kufizohen apo të mënjanohen.
Tek lufta kundër korrupsionit, raporti denoncon rrokullisjen e Shqipërisë 11 vende më poshtë dhe trendin negativ ët qartë në rritjen e korrupsionit.
Denoncon prokurimet publike, koncesionet, licencat dhe inspektimet.
Kërkon që të merren masa parandaluese veçanërisht në këto fusha.
Masat parandaluese kërkohen veçanërisht në: prokurimin publik dhe koncesionet, licencimin dhe inspektimet, ndërtimin dhe planifikimin urban.
Konfiskimi i aseteve: kërkohet gjurmim, ngrirje, konfiskim dhe administrim efektiv i aseteve kriminale.
Kërkohet hetime financiare sistematike dhe bashkëpunim i përmirësuar ndërinstitucional e ndërkufitar.
Të Drejtat e Pronës (Pika 9a): 'progres vendimtar mbi regjistrimin fillestar të pronës dhe kompensimin e drejtë'.
Transparenca e kadastrës shtetërore dhe respektimi i të drejtës për proces të rregullt ligjor në shpronësime.",tha Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Raporti i PE/ Berisha: Denoncohet moszbatimi i vendimeve të Kushtetuese dhe qëndrimi armiqësor ndaj gazetarëve

"Heshtja mediatike është e papranueshme"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paraqitur disa gjetje nga raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke theksuar se dokumenti trajton probleme serioze në funksionimin e shtetit të së drejtës. Sipas Berishës, raporti evidenton moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga institucionet shtetërore dhe ngrit shqetësime për pavarësinë e gjyqësorit.

Më tej, Berisha shprehet se Ballkani i Hapur ishte një nismë e mbështetur nga Rama-Vuciç, Sergei Lavrov dhe Aleks Soros.

"Pavarësia e gjyqësorit dhe liria e medias. Denoncimi moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga qeveria, siç ishte rasti i Ballukut. Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e saj, kurse për Edi Ramën ajo vazhdonte punën çdo ditë. Denoncohet refuzimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën dhe një seri vendimesh të tjera, të cilat parlamenti nuk i zbaton. Denoncohet qëndrimi armiqësor kundër gazetarëve profesionistë dhe medieve të pavarura në Shqipëri. Sulmet verbale dhe retorika ndaj medieve nga zyrtarë të nivelit të lartë. Fushatat e përçmimit dhe ngacmimet mizogjene online, shpesh të drejtuara kundër gazetarëve që raportojnë për sundimin e ligjit, korrupsionin dhe drejtësinë.
Pra, këtu merren në mbrojtje gazetarët dhe jo pronarët. Pra, ka dy qëndrime diametralisht të kundërta mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Sali Berisha ngre zërin në emër të interesit publik, kundër censurës, kundër manipulimit, kundër gjuhës së korrupsionit të diktuar nga Edi Rama dhe pronarët e lidhur me të për interesa, kurse raporti denoncon për sulmet e tij ndaj gazetarëve, të njohura tashmë publikisht. Parlamenti Europian shpreh 'keqardhje të thellë' për zgjatjen e Ligjit të 2015 për Investimet Strategjike, procedura të përshpejtuara me shqyrtim mjedisor të reduktuar. Kërkon shfuqizimin e amendamenteve të 2024 të Ligjit për Zonat e Mbrojtura. Ndryshimet e 2024 lejojnë infrastrukturë turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura. Atakon rëndë Këshillin Kombëtar të Territorit të kryesuar nga Edi Rama dhe Adelajda Roko. Pra, nuk ka një fushë të vetme që nuk e atakon ky raport.

Denoncon vjedhjen e fondeve të BE në Shqipëri, ndaj dhe thotë se OLAF ka identifikuar parregullsi serioze në zbatimin e IPARD, gjë që ka çuar në pezullimin e 130 milionë eurove për fermerët shqiptarë për shkak të vjedhjesë së fondeve të BE në agjencitë e Ministrisë së Bujqësisë dhe moshetimin e tyre me urdhër të Edi Ramës nga Skrapi i partisë. Shumica e fëmijëve shqiptarë mbeten në rrezik varfërie. Një nga lajmet më të zeza që vjen nga Brukseli. Paralajmëron ashpër ndaj Ballkanit të Hapur. Krenarë që opozita mbushi bulevardin kundër tij. Rrezikon krijimin e strukturave paralele që rrezikojnë Procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur ishte një nismë e mbështetur nga Rama-Vuciç, Sergei Lavrov dhe Aleks Soros.

Edhe letra e përbashkët Rama-Vuçiç interpretohet si vazhdim i Ballkanit të Hapur, ndonëse Ballkani i Hapur me ultimatumin e BE, është arkivuar në koshin e plehrave, por autorët e kësaj nisme duan të kalojnë në një formë tjetër, formën e anëtarësimit pa kriteret e Kopenhagenit, pra pseudo-anëtarësim në BE që të mund të vazhdojnë projektin e tyre të Ballkanit të hapur. Konkluzione kryesore: Kushtëzimi i rreptë: cilësia e reformave, jo vetëm miratimi formal i ligjeve. IBAR mbetet i pamiratuar, kjo pezullon hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit. Shqetësimet kryesore: korrupsioni, pavarësia gjyqësore, liria e medias, mjedisi. Çdo reformë duhet të jetë e qëndrueshme, e thellë dhe e pakthyeshme.", shprehet Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Dënoj censurën e urdhëruar nga qeveria për raportin e Parlamentit Europian! Mediat fikën sinjalet e tyre kur opozita e ngriti këtë çështje në parlament

"Heshtja mediatike është e papranueshme"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi sot censurën e medias ndaj raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, sipas tij me urdhër të qeverisë Rama.

Në një konferencë për median, Berisha tha se raporti më i rëndësishëm i vitit për Shqipërinë është mbajtur jashtë vëmendjes publike dhe nuk i është dhënë hapësira e plotë në debatin politik.

Sipas tij, ky qëndrim do t’u fshehë qytetarëve shqiptarë ato të vërteta që janë jetike, që shqetësojnë sot Parlamentin Europian.

"Së pari, denoncoj censurën thuajse të plotë, të urdhëruar nga qeveria të raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, raporti më i rëndësishëm i vitit për Shqipërinë.
Raport, i cili u miratua pas diskutimeve të gjera bazuar në faktet, dokumentet, informacionet që ky Komision disponon nga burime të shumta, por kësaj radhe bazuar në faktet, dokumentet, opinionet e mbledhura nga misioni faktmbledhës i këtij Komisioni, që vizitoi Shqipërinë dy muaj më parë.
Ky qëndrim, kjo censurë e urdhëruar nga zyra e kryeministrit, vjen në kundërshtim flagrant me interesat e vërteta, themelore dhe kryesore të qytetarëve shqiptarë.
Ky qëndrim do t’u fshehë qytetarëve shqiptarë ato të vërteta që janë jetike, që shqetësojnë sot Parlamentin Europian, shqetësojnë vendet anëtare.
Zhvillimet dhe shkarjet demokratike në Shqipëri.
Tejet e rëndë, gjatë seancës parlamentare ku deputetët e opozitës në të gjitha diskutimet e tyre trajtuan raportin, sinjalet në media u fikën si me një çelës të përbashkët dhe ato diskutime nuk u transmetuan gjerësisht si të tjerat.", u shpreh Berisha./Dosja.al

 

sali berisha raporti i pe protesta e opozites pd

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale