LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Apeli refuzoi çështjen, Berisha mbetet ‘non grata’ në Britani: Vendim i SIAC shton një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit për përjashtimin tim!

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha humbi ditën e sotme apelin e tij kundër ndalimit të hyrjes në Britani për lidhje të dyshuara kriminale. • Në lidhje më këtë vendim ka ardhur edhe reagimi i Berishës i cili është shprehur se me lënien në fuqi të vendimit të Home Office nga Komisioni i Apelimit është dëshmuar kështu dështimi i plotë i këtij komision në goditjen e korrupsionit në segmente të administrates së Britanisë së Madhe. • Kreu i PD-së tha se SIAC nuk ka hetuar zbulimin e të vërtetës, por edhe se vendimi i Sekretares është marrë në bazë të artikujve të mediave të sponsorizuar nga Soros dhe deklaratave të kundershtarëve të mi politikë Rama, Basha, Veliaj. •  Berisha theksoi se SIAC gjithashtu pohon në vendimin e tij se nuk ka vleresuar fare mijëra faqe prova dhe deshmi të paraqitura nga avokatët e tij me pretendimin se janë paraqitur jashtë afatit. • Berisha u shpall 'non grata' nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin kreu i PD-së e mohon. •  Ai apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars, duke argumentuar se ai u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara. • Komisioni i Apelit hodhi poshtë sfidën e Berishës në një vendim me shkrim të hënën. • Ky Komisionion është një procedurë që duhet ndjekur, pasi nëse nuk apelon vendimin, nuk shkon dot në Gjykatë. • Në shpgjegimin e vendimit, thuhet se komisioni nuk e ka shqyrtuar fare kërkesën e Berishës dhe nuk ka vlerësuar vërtetësinë e dokumenteve të depozituara nga Berisha. • Vendimi i Britanisë për të ndaluar Berishën nga vendi erdhi një vit pasi ai u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar dhe abuzim me pushtetin. • Berisha përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e një toke shtetërore, të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë. • Ai u vendos në arrest shtëpiak në dhjetor edhe pse prokurorët nuk kanë ngritur asnjë kallëzim penal.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VOA: Berisha humb apelin në Mbretërinë e Bashkuar

Apeli refuzoi çështjen, Berisha mbetet ‘non grata’
Sali Berisha

TIRANA- Drejtuesi i Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha, humbi sot apelin e tij kundër ndalimit të hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2022, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilat ai i ka hedhur poshtë. Komisioni i Posaçëm i Apelimit të Emigracionit në Londër vendosi të rrëzojë këtë të hënë apelin e zotit Berisha, i cili pretendonte se vendimi ndaj tij u mbështet në pohime të rreme dhe të paprovuara.

Në një deklaratë përmes rrjeteve sociale, zoti Berisha tha se shqyrtimi i apelimit u vonua qëllimisht, ndërsa materialet e paraqitura nga avokatët e tij nuk u vlerësuan, si të paraqitura jashtë afatit.

“Rastet e paraqitura janë tregues që nuk ka asnjë provë apo fakt për asnjë veprim të paligjshëm nga udhëheqësi i opozitës”, deklaroi zoti Berisha, duke shtuar se ai do të vazhdojë rrugën e drejtësisë.

Aktualisht zoti Berisha, ish president dhe ish kryeministër, është vendosur prej afro 6 muash në arrest shtëpiak si person në hetim për një çështje të dyshuar korrupsioni, ndonëse SPAK-u nuk ka ngritur padi ndaj tij. Mbretëria e Bashkuar vendosi të ndalonte hyrjen e zotit Berisha në vitin 2022, një vit pasi atij iu ndaluan udhëtimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e përcaktuar atë për shkak të korrupsionit madhor të dyshuar, cënimit të demokracisë dhe abuzimit me pushtetin në vitet e qeverisjes së tij./ VOA

1 VITE ME PARE

BIRN: Gjykata angleze lë në fuqi sanksionet kundër Sali Berishës

Apeli refuzoi çështjen, Berisha mbetet ‘non grata’
Sali Berisha

TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha humbi mundësinë e fundit për të pastruar figurën  e tij në Mbretërinë e Bashkuar pasi një gjykatë vendëse hodhi poshtë pretendimet e shumta të dorëzuara nga avokatët e tij kundër një vendimi të vitit 2022 që e sanksionon atë për përfshirje në korrupsion madhor gjatë kohës kur ai ka qenë kryeministër në Shqipëri.

Berisha, i cili së fundmi mori vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike duke u bërë praktikisht udhëheqës i padiskutueshëm i opozitës së djathtë në Shqipëri, pati më pak fat në Mbretërinë e Bashkuar, ku Komisioni i Posaçëm i Apelit për Imigrimin konsideroi vendimin që e shpall atë si të korruptuar të drejtë dhe të mbështetur në informacione të besueshme.

Fergus Randolph KC, një avokat i nivelit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, ishte ankuar në sistemin e drejtësisë së këtij vendi për llogari të Berishës duke ngritur një numër të madh pretendimesh, përfshirë argumentin se qeveria britanike e ka marrë vendimin mbështetur në informacione të pabesueshme, të tilla si burime të hapura dhe artikuj kritikë, apo se vendimi është disproporcional pasi godet një politikan i cili ka tashmë një dekadë në opozitë dhe jo një politikan në pushtet si z. Rama, i cili përshkruhet nga avokati i Berishës si një person që bashkëpunon me krimin e organizuar nga pozicioni i pushtetit. Randolph pretendoi më tutje se Mbretëria e Bashkuar nuk mundet të dënojë një ish-drejtues shteti për shkak se ky i fundit duhet të ketë imunitet sovran.

Gjykata i hodhi poshtë të gjitha pretendimet, përfshirë aludimin e përsëritur shpesh nga Berisha se shpallja e tij i padëshirueshëm apo non grata mbështetet në informacione mediatike të pabesueshme.

Në lidhje me çështjen e besueshmërisë së informacionit që solli shpalljen e Berishës non grata, vendimi, i parë nga BIRN, thotë: “Nëse marterialet do të kufizoheshin te artikujt e burimeve të hapura nga gazetat apo faqet e internetit, ne dyshojmë se këto në vetvete do të kishin furnizuar një bazë të përshtatshme për konkluzione specifike […]. Por materialet që ne kemi parë përfshijnë një vlerësim të kujdesshëm të besueshmërisë së gazetave dhe faqeve të internetit, të bërë nga ata që kanë njohuri dhe eksperiencë specifike mbi kushtet e Shqipërisë.”

Gjykata thekson gjithashtu se “vendimet u mbështetën në një sasi të madhe raportimesh të brendshme në formën e telegrameve diplomatike, të cilat janë komunikime diplomatike nga Ambasada në Tiranë për Ministrinë e Jashtme në Londër. Këto vlerësime nuk u përgatitën për qëllime të procedimit apo për të informuar vendimin për ndalim: përkundrazi, ato u përgatitën në kohë reale dhe u komunikuan në mënyrë që t'i japin qeverisë së Mbretërisë  së Bashkuar informacionin më të saktë të mundshëm për një vend të caktuar”.

Gjykata deklaron se këto informacione të raportuara në kohën e ndryshme “në këndvështrimin tonë, ofrojnë burime të përshtatshme informacioni për qëllim të marrjes së një vendimi ndalimi të hyrjes.”

Berisha, 79, u sanksionua fillimisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit më 2021. Ai pretendon se sanksionet kundër tij “mbështeten në gënjeshtra”.

Berisha ka qenë në arrest shtëpie që nga dhjetori i kaluar, i dyshuar nga prokurorët shqiptarë se ka ndryshuar një ligj në përfitim të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Berisha dhe Malltezi hedhin poshtë pretendimet si të pavërteta.

Duke komentuar vendimin e dhënë në Londër, Berisha tha të hënën: "Vendim i SIAC shton një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit të vendimit për përjashtimin e Sali Berishës.”/ BIRN

1 VITE ME PARE

"Non grata", REL: Sali Berisha humb apelin kundër ndalesës për të hyrë në Britani

Apeli refuzoi çështjen, Berisha mbetet ‘non grata’
Sali Berisha

TIRANA- Lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, e ka humbur të hënën apelin kundër ndalesës për të hyrë në Britani, nën dyshimet për lidhje kriminale. Berishës, ish-president dhe ish-kryeministër, i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar më 2022, nën dyshimet se ka lidhje me krim të organizuar dhe korrupsion, të cilat ai i mohon.

Ai e pati apeluar vendimin në Komisionin e Posaçëm për Apel në Londër, në muajin mars, duke thënë se ndalesa i është vënë mbi pretendime të pabazuara. Mirëpo, ky institucion e ka hedhur poshtë kërkesën e Berishës. Vendimi i Britanisë për t’ia ndaluar Berishës hyrjen në këtë shtet, pati ardhur një vit pasi atij i është ndaluar hyrja edhe në Shtetet e Bashkuara, nën dyshimet për korrupsion me abuzim me pushtetin.

Berisha, 79-vjeçar, përballet me dyshime edhe në Shqipëri se e ka përdorur ndikimin e tij sa ka qenë kryeministër, në periudhën 2005-2009, në të mirë të burrit të vajzës së tij, lidhur me privatizim të një toke shtetërore. Berisha dhe e bija e tij hedhin poshtë këto akuza. Ai ka qenë nën arrest shtëpiak në dhjetor dhe prokurorët nuk kanë ngritur ende ndonjë padi./ REL

1 VITE ME PARE

Berisha: Vendim i SIAC shton një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit për përjashtimin tim

Apeli refuzoi çështjen, Berisha mbetet ‘non grata’
Berisha

TIRANË- Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, humbi të hënën apelin e tij kundër ndalimit të hyrjes në Britani për lidhje të dyshuara kriminale. Në lidhje më këtë vendim ka ardhur edhe reagimi i Berishës i cili është shprehur se me lënien në fuqi të vendimit të Home Office nga Komisioni i Apelimit është dëshmuar kështu dështimi i plote i këtij komision në goditjen e korrupsionit në segmente te administrates së Britanisë së Madhe.

Kreu i PD-së tha se SIAC nuk ka hetuar zbulimin e të vërtetës, por edhe se vendimi i Sekretares është marrë në bazë të artikujve të mediave të sponsorizuar nga Soros dhe deklaratave të kundershtarëve të mi politikë Rama, Basha, Veliaj. Berisha theksoi se SIAC gjithashtu pohon në vendimin e tij se nuk ka vleresuar fare mijëra faqe prova dhe deshmi të paraqitura nga avokatët e tij me pretendimin se janë paraqitur jashtë afatit.

Berisha apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars, duke argumentuar se ai u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara. Gjykata e hodhi poshtë sfidën e Berishës në një vendim me shkrim të hënën.

Vendimi i Britanisë për të ndaluar Berishën nga vendi erdhi një vit pasi ai u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar dhe abuzim me pushtetin. Berisha përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e një toke shtetërore, të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë. Ai u vendos në arrest shtëpiak në dhjetor edhe pse prokurorët nuk kanë ngritur asnjë kallëzim penal.

Reagimi i plotë i Berishës: 

Ne gusht të vitit 2022, une fillova procedurën e kundërshtimit të vendimit te State Secretary of Home Department (Home Office) të BM për përjashtimin tim nga ky vend, që m’u komunikua në datë 21 Korrik 2022, fillimisht nga Edi Rama në parlament dhe pastaj nga qeveria britanike.
Procedura e ankimimit parashikonte fillimin e detyrueshëm të saj pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit për Migracionin (SIAC), perpara se palet te shkojne ne gjykate. Procesi në SIAC eshte vonuar pertej çfaredolloj afati te arsyeshem per te penguar zbulimin e te vertetes.


Ky proces perfundoi sot, pas dy vitesh, me lënien ne fuqi te vendimit te Home Office nga Komisioni i Apelimit, duke deshmuar keshtu deshtimin e plote të ketij komision në goditjen e korrupsionit në segmente te administrates se Britanise se Madhe.


Në paragrafin 17 të vendimit të tij Komisioni (SIAC) pohon se nuk kane vleresuar as vertetesine e provave dhe as ate të akuzave të ngritura ndaj meje, por vetem nese Sekretarja e Home Office ka pasur baze qe, në bazë të provave që i janë vënë përpara, të besonte se vendimi i përjashtimit ishte i drejtë. Kjo provon qartë se, jo vetëm SIAC nuk ka hetuar zbulimin e të vërtetës siç pohon vete, por edhe se vendimi i Sekretares është marrë në bazë të artikujve të mediave të sponsorizuar nga Soros dhe deklaratave të kundershtarëve të mi politikë Rama, Basha, Veliaj.

SIAC gjithashtu pohon në vendimin e tij se nuk ka vleresuar fare mijëra faqe prova dhe deshmi të paraqitura nga avokatet e z. Berisha, me pretendimin se jane paraqitur jashte afati (paragrafi 9). Nderkohe qe ato jane dorëzuar absolutisht brenda afatit, por zyrtarët ligjorë te Home Office nuk ia kane paraqitur Sekretares te ketij institucioni me qellim qe ajo te mos njihej me permbajtjejn e tyre dhe per rrjedhoje te mos pranoheshin më pas nga SIAC, meqë Sekretarja nuk i kish patur para saj në momentin e marrjes së vendimit (shif paragrafin). Theksoj se ky perjashtim i qellimshem i provave vjen:


(i) Pasi ambasadori ambasadorit Alastair King Smith i deshtuan provat e paraqitura ndaj meje ne Home Oficce, duke e detyruar të kalonte nga zyra ne zyre ne Tirane duke kerkuar prova tjera dhe duke u shprehur ne konfidence se ne e përjashtuam Berishen, por na duhen prova se ai na ka paditur.


(ii) Pasi ambasadori Alastair King Smith, i shkruante autoriteteve të tij se heqja e ekspulsionit per Berishen, qofte me vendim nga Home Office apo me vendime të tjera ligjore do të ulte reputacionin e Mbreterisë së Bashkuar.


(iii) Se fundi, kjo ka ndodhur pasi kur punonjësi i Home Office që përgatiti vendimin për përjashtimin tim i kërkoi provat kundër meje organit që kish përgatitur rekomandimin e përjashtimit tim – Crime State Nexus (CSN), që drejtohej nga paraardhesi i Ambasadorit Alastair King Smith, z. Norman Duncan, ky i fundit iu pergjigj në mënyrë qesharake se vendimi për përjashtimin tim ishte bazuar ne 38 DipTel (telegrame diplomatike), por se të gjitha DipTel kanë humbur. Natyrisht kjo nuk ishte e vertet dhe kjo ishte një tentative mjerane për të fshehur faktin se DipTels nuk tregonin asgje. Sipas ambasadoreve te korruptuar nga lobimi i Xhorxh Soros dhe Edi Rames, Berisha duhej ndaluar sepse:


(1) Paska lidhje me piramidat e vitit 1997. ne nje kohe kur hetimet penale dhe parlamentare të zhvilluara nga PS pas ardhjes së saj në pushtet nuk kane deshmuar dot asnje fakt per kete gje. Vetë provat e sjella nga Home Office përgënjeshtrojnë pretendimet e saj. Madje vetë Parlamenti i MB, në një raport të posacëm që flet mbi këto skema, vlerëson qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe që këshillon institucionet britanike të ndjekin përqasjen e saj, si të vetmen rrugë të drejtë dhe ligjore - falimentimin e skemave piramidale dhe vënien e drejtuesve të tyre para drejtësisë.
(2) Berisha paska lidhje me krimin e organizuar pasi qe nje militant i PD te cilin Berisha nuk e kish takuar kurre ne jete (F. Dauti) gjate nje vajtje te komisionit te rithemelimit ne PD ka goditur me shkelm nje dere! Ndonëse në dokumentat e saj Home Office pohon se nuk gjetem asnje provë qe Berisha te kete ndonje lidhje me z. Dauti, në mënyrë allogjike e qesharake shprehen se kjo provon lidhjen e Berishes me krimin e organizuar, Kjo vetëm sepse ambasadori ka marrë të gatshme shprehjet e Lulzim Bashës.


(3) Berisha paska pasuruar biznismenin Damir Fazliç dhe ka ndaluar hetimin e tij sipas nje media te Soros. E verteta eshte se Fazliç nuk është favorizuar kurrë nga Berisha dhe qeveria e tij dhe nuk ekziston asnjë fakt që të provojë të kundërtën. Aludimi për ndërhyrje në hetimin e Fazlic i referohet faktit që prokuroria në një rast ka dashur t’a ndalojë pa pasur vendim me shkrim për ndalimin e tij, gjë që është refuzuar të zbatohet nga zyrtarët e policisë, në përputhje me Kushtetutën dhe garancitë universal për të drejtat e njeriut. Kur prokuroria leshoi shkresen ligjerisht, Fazlic erdhi dhe dha deshmine e tij. Prokuroria zhvilloi gjatë 1 viti hetime në Shqipëri dhe shtete të tjera ndaj Fazlic dhe nuk gjeti dot asnjë prove që të tregonte ndonje shkelje nga ana e tij.


(4) Berisha paska pasuruar Fazliç pasi ai, si çdo qytetar tjetër i këtij vendi apo i huaj, ka blerë 12 hektarë tokë private në Porto Romano, nga të cilat 2 hektarë nga dhëndri im dhe se për këtë shkak unë paskam zgjeruar parkun e Porto Romanos në mënyrë që toka e tij të futej brenda zgjerimit.

E vërteta është se toka e Fazlic ishte pjesërisht brenda parkut të miratuar nga qeveria socialiste dhe qeveria e PD e zgjeroi parkun jo me pak hektare, por me 850 hektarë të tjerë, pasi në bazë të nje studimi shume-vjecar Ministria e Ekonomise krijoi zonen industriale energjitike ne Porto Romano, në bazë të interesave të krijimit të një parku të tillë dhe jo për pak hectare që kish blerë Fazlic. Që në vitin 2004 e në vijim, në fletoret zyrtare të Shqipërisë si dhe në media janë publikuar akte zyrtare që tregonin se parku energjetik do të zgjerohej, cka shty

u dhjetra biznesmenë të blinin tokë në këtë zone. Ky park dhe sot po zgjerohet perseri.
(5) Pretendimi se vajza ime paska perfituar nga investimi 100 ml euro i biznesmenit Ansar eshte shpifje dhe genjeshter e trashe. Kjo pasi ky investim nuk ka ndodhur kurrë. Personi në fjalë kërkoi të investonte pa respektuar rregullat e tenderit dhe kur vajza ime, ne perputhje me ligjin, refuzoi te loboje prane qeverise per këtë gjë, ai, pas një dreke në Rogner me Taulant Ballën dha deklarata të rreme dhe u largua pashlyer as detyrimin ndaj saj për punën avokatore (rreth 8,000 euro).

Si PERFUNDIM:


Te thuash se po lufton krimin e organizuar pse nje militant i panjohur goditi me shkelm nje dere dhe po ndeshkon liderin e opozites eshte perpjekje mjerane per te mbajtur ne pushtet korrupsionin dhe krimin e organizuar nderkombetar qe perfshin (i) narkoshtetin e pare ne Evrope ku kryeministri akuzohet nga zevendesi i tij se takon ne zyre kreret e bandave kriminale, ku shefat e policise jane ne marrdhenie me krimin per te porositur vrasje, (ii) ku jepen licence kazinoje per kartelin e droges Sinaloa, ku kokat e krimit te organizuar marrin statusin e investitorit strategjik (iii) ku kryeministri dhe keshilltaret e tij korruptojne e shefat e inteligjences se FBI si McGonigal dhe gjeneralin rumun Coldea, etj.


Rastet e paraqitura jane tregues qe nuk ka asnje prove apo fakt per asnje veprim te paligjshem nga lideri i opozites por duken qarte se jane perpjekje per te ndaluar opoziten te sfidoje pushtetin e korruptuar, qe eksporton krim te organizuar por qe pranon te marre refugjate sipas deshires se kerkueseve/lobuesve.

Sa mund te mbulohet dielli me shoshe, aq mund te humbe e verteta nen mashtrime. Mbetem i bindur se rruga e drejtesise qe do te vazhdoj do t’i sherbeje te vertetes dhe do te godase ne menyre te merituar korrupsionin transnacional.

 

 

1 VITE ME PARE

Reuters: Sali Berisha mbetet ‘non grata’ në Britani, humb gjyqin në Londër

Apeli refuzoi çështjen, Berisha mbetet ‘non grata’
Sali Berisha

ANGLI- Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, humbi të hënën apelin e tij kundër ndalimit të hyrjes në Britani për lidhje të dyshuara kriminale. Reuters shkruan se Berisha, kreu i Partisë Demokratike kryesore të opozitës në Shqipëri, u shpall 'non grata' nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin Berisha e mohon.

Ai apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars, duke argumentuar se ai u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara. Gjykata e hodhi poshtë sfidën e Berishës në një vendim me shkrim të hënën.

Vendimi i Britanisë për të ndaluar Berishën nga vendi erdhi një vit pasi ai u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar dhe abuzim me pushtetin. Berisha përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e një toke shtetërore, të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë. Ai u vendos në arrest shtëpiak në dhjetor edhe pse prokurorët nuk kanë ngritur asnjë kallëzim penal.

Pjesë nga vendimi:

Arsyet se përse u mor vendimi për shpalljen non grata:

(a) Një nivel i konsiderueshëm korrupsioni që ka ndodhur gjatë gjithë kohës së Berishës si Kryeministër. Shtojca B përfshin sa vijon:

“Dëshmi për shpërdorim më të gjerë të pushtetit si Kryeministër”

Raportimi i brendshëm tregon abuzimin e pushtetit të Berishës në emërimin e zyrtarëve të korruptuar, ndërhyrjen në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për të mbrojtur vartësit nga hetimet dhe procedimet gjyqësore dhe përgjimin e paligjshëm të kundërshtarëve politikë.

Korrupsioni i përhapur nga Berisha dhe qeveria e tij, veçanërisht duke iu afruar zgjedhjeve të 2013-ës

Raportimi i brendshëm ofron një pamje të qëndrueshme dhe të qartë të korrupsionit të përhapur gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Berishës, por veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 2013-ës. Kjo u përdor për të çuar përpara interesat e tij, për të ndihmuar aleatët e tij dhe për të blerë mbështetje politike.

Kontrolli i ngushtë politik i Berishës dhe dominimi i qeverisë së tij

E rëndësishmja, raportimi i brendshëm tregon se korrupsioni i madh i përhapur i qeverisë së tij nuk mund të kishte ndodhur pa dijeninë dhe autorizimin e Berishës duke pasur parasysh kontrollin e tij personal mbi qeverinë e tij.

U shqyrtuan përfaqësimet e Dr. Berishës, duke përfshirë veçanërisht hapat që ai pretendonte se kishte marrë për të trajtuar korrupsionin dhe përfshirjen e politikanëve të tjerë në korrupsion. Kjo u vlerësua si jo relevante, sepse edhe nëse do të ishte e vërtetë që të tjerë (si pasardhësi i tij në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha) ishin përfshirë në korrupsion, kjo nuk do të thoshte se Berisha nuk ishte përfshirë

(b) Ndërhyrja në hetimin për Fazlliç:

(i) Raportimi i burimit të hapur për Fazlliçin, i cili ishte mik dhe këshilltar zgjedhor i Berishës dhe klient ligjor i vajzës së tij dhe ishte hetuar në Shqipëri për pastrim parash.

Në faqen e internetit Balkan Insight kishte raportime se hetimi ishte subjekt i “presionit të fortë politik mbi zyrën e prokurorisë nga qeveria dhe Sali Berisha. Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së i vitit 2008 arriti të njëjtin përfundim.

(ii) Dr. Berisha në deklaratën e tij të parë dhe të dytë të dëshmitarit nuk trajtoi pretendimin se ai kishte ushtruar presion ndaj autoriteteve të ndjekjes, por pohoi se hetimi ndaj Fazlliçit nuk ka vërtetuar ndonjë keqbërje prej tij.

Ekipi i CSNP-së nuk pranoi që Fazlliç të ishte shfajësuar, duke pasur parasysh burimin e hapur që raportonte se çështja u pushua sepse prokurorët nuk ishin në gjendje të aksesonin dokumentet kryesore, konkluzionet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për vështirësinë e ndjekjes së çështjeve penale kundër zyrtarëve, politikanëve, gjyqtarëve dhe personat me interesa të fuqishme biznesi dhe me burim të hapur duke raportuar se presioni është ushtruar nga qeveria dhe nga Berisha në veçanti.

(c) Blerja nga Fazlic i tokës në kufi me parkun energjetik të Porto Romanos

(i) Raportimi me burim të hapur tregon se: vajza e Berishës, Argita Malltezi, u largua nga puna në OKB disa muaj pasi Sali Berisha u bë Kryeministër në 2005, për të hapur një zyrë ligjore në Tiranë; me ndihmën e bashkëshortit të saj. Znj. Malltezi punësoi një ndërmjetës për të blerë tokë nga fshatarët në buzë të një parku energjetik; Bashkëshorti i zonjës Malltezi pranoi se kishte informacion në lidhje me zhvillimin e asaj zone; Zoti dhe zonja Malltezi morën një përfitim financiar kur toka iu shit Fazlliçit; dhe toka u rrit më pas në vlerë tetëfish kur qeveria zgjeroi parkun energjetik aty pranë.

(ii) Ekipi i CSNP shqyrtoi me kujdes përfaqësimet e Berishës. Ata hodhën poshtë shpjegimin e tij (se do të ishte “e palogjikshme dhe joproporcionale” zgjerimi i një parku energjetik me qëllim të sigurimit të një përfitimi për Fazlliçin). Ishte e qartë se kishte një synim për të rritur madhësinë e parkut energjetik dhe për t’u përfshirë në korrupsion.

Dëshmia e znj. Malltezi se ajo nuk kishte përfituar nuk ishte bindëse, duke qenë se: ishte kundërshtuar nga raportimi me burim të hapur; kishte një dokument me nënshkrimin e saj; fitime të mëdha u realizuan nga blerja e tokës e cila më pas do të rritej në vlerë.

(iii) Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së i vitit 2008 dha një bazë të duhur për përfundimin se Berisha e kishte mbrojtur Fazlliçin nga ndjekja penale.

(d) Berisha ka përfituar nga lidhjet me kriminelët dhe aktivitetet kriminale:

(i) Ka raportime të brendshme që tregojnë lidhjet e Berishës me kriminalitetin dhe krimin e organizuar dhe gatishmërinë e tij për të inkurajuar mbështetësit politikë që të përfshihen në dhunë. Ekziston edhe një raportim me burim të hapur nga dhjetori 2021, i cili tregon pamjet të kriminelit të njohur shqiptar Fation Dauti duke shkelmuar dhunshëm derën e selisë së Partisë Demokratike në emër të Berishës.

Dauti është përjashtuar nga Britania e Madhe për shkak se vlerësohet se ka pasur rol drejtues në një grup të krimit të organizuar. SIAC ka zbuluar se Dauti është një anëtar me ndikim i një grupi me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që importon dhe shpërndan drogë të klasit A ​​në MB dhe se ai është përfshirë në dhunë ekstreme.

(ii) Ekipi i CSNP mori parasysh deklaratën e Berishës se ai nuk e dinte Dauti, por e refuzuan në bazë të raportimit të brendshëm dhe të tyre vlerësimi i videos. Parashtresa ministrore pranoi se afërsia e Dautit me Berishën në video nuk vërtetonte domosdoshmërisht a lidhje personale mes të dyve. Megjithatë, mbeti vlerësimi se Berisha kishte qenë lidhur me kriminelët dhe grupet e krimit të organizuar dhe se ai kishte përfituar nga këto lidhje. Se Berisha ishte i gatshëm të përdorte kriminelët.

Arsyet e vendimit

Arsyet për vendimin e datës 27 shkurt 2023 për të ruajtur vendimin e shpalljes non grata, pavarësisht nga përfaqësimet e paraqitura në emër të tij, mund të gjenden në një parashtresë ministrore të datës 21 shkurt 2023, me anekse.

Përmbledhja e mëposhtme shfaqet në Aneksin D: “Vihet re se nuk ka qenë e mundur të provohet mjaftueshëm se Berisha ka lidhje personale me Dautin. Megjithatë, raportet e mediave me burim të hapur, raportimet e brendshme, raportimet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe provat e mëtejshme të përshkruara në Aneksin E kanë dhënë përmbajtje thelbësore dhe të besueshme, prova që implikojnë Berishën në krimin e rëndë dhe të organizuar dhe korrupsionin.

Kjo përfshin një vlerësim të një niveli të konsiderueshëm korrupsioni që ndodhi gjatë gjithë kohës së Berishës si Kryeministër (qoftë i kryer nga ai ose nga anëtarët e partisë së tij, i cili, për shkak të nivelit të tij të kontrollit mbi partinë), duhet të jetë bërë me dijeninë dhe/ose autorizimin e tij) dhe një vlerësim se Berisha ndërhyri në hetimin për Fazlliçin dhe se blerja nga Fazlliç i tokës në kufi me parkun energjetik të Porto Romanos ka më shumë gjasa sesa jo të përfshijë përdorimin e njohurive të brendshme. Gjithashtu vlerësohet se Berisha ka përfituar lidhje me kriminelë dhe veprimtari kriminale”.

sali berisha non grata britani e madhe

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje