Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ervin Mata i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Brazil. • 39-vjeçari akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë. • Sipas autoriteteve vendase, Mata besohet të jetë përgjegjës për tentativën e transportit të 69 kg kokainë nga Sao Paulo në Valencia të Spanjës, të fshehur në një ngarkesë me limona në Portin e Santos. • Hetimet gjithashtu e lidhin Matën me aktivitete kriminale në Kolumbi dhe transportimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë, në shtator 2020. • Pas këtij operacioni, thuhet se ai u largua nga Evropa dhe u vendos në Brazil. • Mata fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara. • Përveç trafikut të drogës, Mata dyshohet se ishte i përfshirë në financimin e vrasjeve dhe skemave të pastrimit të parave përmes kontratave hoteliere të lidhura me një spital në Tiranë, të regjistruar në emër të babait të tij. • Ervin Mata ka qenë edhe më herët i njohur për drejtësinë shqiptare për përplasjen e famshme në një lokal në zonën e ish-bllokut me bosin e”lojërave të Fatit” Ervis Martinaj, ku ky i fundit në atë kohë mbeti i plagosur. • Mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018-të Ervin Mata pati një përplasje me Ervis Martinajn ku u qëllua me armë, ndërsa humbi jetën Fabjon Gaxhaj, të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. • Menjëherë pas ngjarjes në atë kohë u shpallën në kërkim Ervin Mata si dhe komandoja Mervjol Bilo, i dyshuar si personi që shkrepi armën. Ervin Mata njihet në Showbizin Rozë edhe për historinë e dashurisë me Elvana Gjatën.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimin e Ervin Matës në Brazil. Gjatë një interviste televizive, Lala deklaroi se në momentin e arrestimit ai mbante letra britanike të falsifikuara, por u identifikua nga gjurmët e gishtërinjve.
Gazetarja tha se SPAK ka konfirmuar zyrtarisht që është kërkuar ekstradimi i Ervin Matës në drejtim të Shqipërisë. Lala theksoi se Mata akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, të llojit kokainë dhe për grup të strukturuar kriminal.
Klodiana Lala: Që Ervin Mata kishte dyshime të forta që fshihej në Brazil normalisht këto diheshin që në momentet e para kur u shpall në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, në atë kohë u godit një grup i strukturuar kriminal ku kreu i grupit dyshohej Ervin Mata, i cili njihej me nofkën “Boli i kokainës”. Ishte një personazh i njohur si i përfshirë në atë që njihet si masakra në zonën e ish-Bllokut, ku pati të vrarë dhe një përplasje shumë të fortë me Ervis Martinajn, i zhdukur pa gjurmë që nga viti 2022.
Është arrestuar në fakt disa ditë më parë, por News24 e ka mësuar lajmin dhe më pas është konfirmuar përmes njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit. Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, dhe po ashtu për grup të strukturuar kriminal. Në momentin e arrestimit në Brazil ai mbante dokumente dhe pasaportë, por edhe letra të tjera britanike të falsifikuara.
Dhe pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, por edhe të dhënave të tjera, është konfirmuar që Ervin Mata është personi që fshihej në shtetin e Brazilit. Ditën e sotme, pas informacioneve të News24, kemi pasur kontakte edhe me SPAK, e cila ka konfirmuar zyrtarisht që është kërkuar ekstradimi i Ervin Matës në drejtim të Shqipërisë.
Ngjarja te “Monopol” ka qenë një nga masakrat më të rënda, ndërkohë sa i përket akuzave, ju e dini bëhet fjalë për një grup shumë të madh që fillon që nga vrasja, përfshirja e zyrtarëve të lartë të policisë, korrupsioni deri te trafiku i kokainës. Ardhja e tij në Shqipëri do të sjellë një panoramë tjetër. Të gjitha vendet po i dorëzojnë të kërkuarit nga Shqipëria, e konkretisht nga SPAK./Dosja.al
BRAZIL- Pamjet e arrestimit të Ervin Matës gjatë arrestimit në Brazil janë publikuar. 39-vjeçari fshihej duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara. Mediat vendase shkruajnë se Mata u kap në një lokal, pasi policia mori informacione se një person i shpallur në kërkim po lëvizte në atë zonë.
Atij i janë sekuestruar dy aparate celularë dhe dokumente. Sipas policisë, Mata tentoi të paraqitej si shtetas paraguaian, por u identifikua nga forcat e rendit, të cilat dispononin të dhëna dhe imazhe të tij. Pas verifikimit të identitetit, ai u dorëzua pa rezistencë.
Kush është Ervin Mata
Ervin Mata ishte në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori i vitit 2023 dhe kundër tij ishte lëshuar një urdhër. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar Matës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet tregojnë se ai koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020. Ervin Mata dyshohet se fitoi 81 milionë lekë shqiptarë nga trafiku i drogës dhe gjithashtu për organizimin dhe financimin e vrasjeve. Mata akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë.
Ervin Mata njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, hotel i cili në fakt rezulton i regjistruar në emër të babait të tij. Ky i fundit ka në pronësi edhe një kompani që merret me konstruksione metalike.
Historia me Elvana Gjatën
Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata bëri të ditur për publikun se ishte fejuar me një biznesmen nga Tirana në vitin 2017. Gjithçka ndodhi në një ceremoni intime, ku dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre, atëkohë 2 vjeçare, pasi njiheshin që në vitin 2015. Por këngëtarja nuk e zbuloi kurrë identitetin e tij, deri në mbrëmjen e 4 tetorit, kur ndodhi edhe vrasja në zonën e ish-Bllokut.
Mata përflitej se ishte një biznesmen i fuqishëm që mbulonte të gjitha shpenzimet e këngëtares. Në kohën e fejesës, Gjata u largua drej Amerikës ku realizoi edhe disa projekte muzikore dhe nuk nguronte të reklamonte në rrjetet sociale jetën luksoze që bënte, duke nisur që nga helikopteri privat, makinat e fundit dhe udhëtime të shumta.
Përflitet se edhe biznesin e fustaneve të nusërisë, Elvana e ngriti me ndihmën e Matës, të dashurit të saj, por më vonë e shiti. Para se të shpallte fejesën me Ervinin, Elvana kishte patur një kapitull shumë të gjatë, me prodhime muzikore dhe një lidhje dashurie me Flori mumajesin, të cilën nuk e pranoi asnjëri prej tyre.
Por pas përfudnimit të kësaj periudhe këngëtarja nisi të ishte më e pavarur, duke realizuar projekte e vetme. Gjithsesi zërat që qarkullonin shpreheshin se gjithçka në karrierën e Gjatës investohej nga i dashuri i saj biznesmen.
Pas vrasjes në ish-bllok, Elvana Gjata ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale për një periudhë prej 4-muajsh. Ajo nuk postoi asgjë, pasi më datë 5 tetor profilet e saj në rrjetet sociale u ‘bombarduan’ me komente denigruese që e akuzonin se ishte lidhur me një trafikant droge. Sipas ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Elvana tashmë kishte zbuluar se nga i vinin të ardhurat për jetën luksoze që bënte. Kjo gjë bëri që këngëtarja shqiptare të humbiste mijëra ndjekës në Instagram.
Përplasja me Vis Martinajn
Ervin Mata ka qenë edhe më herët i njohur për drejtësinë shqiptare për përplasjen e famshme në një lokal në zonën e ish-bllokut me bosin e”lojërave të Fatit” Ervis Martinaj, ku ky i fundit në atë kohë mbeti i plagosur. Mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018-të Ervin Mata pati një përplasje me Ervis Martinajn ku u qëllua me armë, ndërsa humbi jetën Fabjon Gaxhaj, të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.
Menjëherë pas ngjarjes në atë kohë u shpallën në kërkim Ervin Mata si dhe komandoja Mervjol Bilo, i dyshuar si personi që shkrepi armën. Ndërkohë sa i përket arrestimit të Matës në brazil Policia e Shtetit shqiptar ka dhënë detaje, si dhe po vijon punën për ekstradimin e tij në vendin tonë./Dosja.al
BRAZIL- Ervin Mata i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuar në Brazil. 39-vjeçari akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë. Ai fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar Matës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet tregojnë se ai koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020. Ervin Mata dyshohet se fitoi 81 milionë lekë shqiptarë nga trafiku i drogës dhe gjithashtu për organizimin dhe financimin e vrasjeve.
Por kush është Ervin Mata
Ervin Mata njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, hotel i cili në fakt rezulton i regjistruar në emër të babait të tij. Ky i fundit ka në pronësi edhe një kompani që merret me konstruksione metalike.
Historia me Elvana Gjatën
Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata bëri të ditur për publikun se ishte fejuar me një biznesmen nga Tirana në vitin 2017. Gjithçka ndodhi në një ceremoni intime, ku dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre, atëkohë 2 vjeçare, pasi njiheshin që në vitin 2015. Por këngëtarja nuk e zbuloi kurrë identitetin e tij, deri në mbrëmjen e 4 tetorit, kur ndodhi edhe vrasja në zonën e ish-Bllokut.
Mata përflitej se ishte një biznesmen i fuqishëm që mbulonte të gjitha shpenzimet e këngëtares. Në kohën e fejesës, Gjata u largua drej Amerikës ku realizoi edhe disa projekte muzikore dhe nuk nguronte të reklamonte në rrjetet sociale jetën luksoze që bënte, duke nisur që nga helikopteri privat, makinat e fundit dhe udhëtime të shumta.
Përflitet se edhe biznesin e fustaneve të nusërisë, Elvana e ngriti me ndihmën e Matës, të dashurit të saj, por më vonë e shiti. Para se të shpallte fejesën me Ervinin, Elvana kishte patur një kapitull shumë të gjatë, me prodhime muzikore dhe një lidhje dashurie me Flori mumajesin, të cilën nuk e pranoi asnjëri prej tyre.
Por pas përfundimit të kësaj periudhe këngëtarja nisi të ishte më e pavarur, duke realizuar projekte e vetme. Gjithsesi zërat që qarkullonin shpreheshin se gjithçka në karrierën e Gjatës investohej nga i dashuri i saj biznesmen.
Pas vrasjes në ish-bllok, Elvana Gjata ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale për një periudhë prej 4-muajsh. Ajo nuk postoi asgjë, pasi më datë 5 tetor profilet e saj në rrjetet sociale u ‘bombarduan’ me komente denigruese që e akuzonin se ishte lidhur me një trafikant droge. Sipas ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Elvana tashmë kishte zbuluar se nga i vinin të ardhurat për jetën luksoze që bënte. Kjo gjë bëri që këngëtarja shqiptare të humbiste mijëra ndjekës në Instagram.
Përplasja me Vis Martinajn
Ervin Mata ka qenë edhe më herët i njohur për drejtësinë shqiptare për përplasjen e famshme në një lokal në zonën e ish-bllokut me bosin e”lojërave të Fatit” Ervis Martinaj, ku ky i fundit në atë kohë mbeti i plagosur. Mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018-të Ervin Mata pati një përplasje me Ervis Martinajn ku u qëllua me armë, ndërsa humbi jetën Fabjon Gaxhaj, të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.
Menjëherë pas ngjarjes në atë kohë u shpallën në kërkim Ervin Mata si dhe komandoja Mervjol Bilo, i dyshuar si personi që shkrepi armën. Ndërkohë sa i përket arrestimit të Matës në brazil Policia e Shtetit shqiptar ka dhënë detaje, si dhe po vijon punën për ekstradimin e tij në vendin tonë./Dosja.al
BRAZIL- Ervin Mata, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK është arrestuar në Brazil. Pamjet që shikoni i përkasin pikërisht arrestimit të Matës, nga autoritetet braziliane.
Mata akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë. Ai fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar Matës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet tregojnë se ai koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020. Ervin Mata dyshohet se fitoi 81 milionë lekë shqiptarë nga trafiku i drogës dhe gjithashtu për organizimin dhe financimin e vrasjeve./Dosja.al
BRAZIL- Arrestimi i Ervin Matës në brazil është raportuar edhe nga CNN. Filiali i CNN në Brazil shkruan se manjati shqiptar Ervin Mata u arrestua në Ilhabela, në bregdetin e São Paulo, natën e së shtunës së kaluar (25), nga Policia Federale dhe Policia Ushtarake lokale.
Në artikull CNN shkruan se ai konsiderohej i arratisur, me një urdhër arresti për trafik ndërkombëtar droge. Ervin Mata ishte në arrati që nga shtatori i vitit 2025, i akuzuar në Shqipëri për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Në një deklaratë për CNN Brazil, Policia Ushtarake (PM) deklaroi se manjati u gjet pasi informacionet e inteligjencës treguan se ai ishte zhvendosur nga rajoni Baixada Santista në Bregun Verior. Korporata raporton se, gjatë patrullimit, i dyshuari u gjet në një biznes dhe u dërgua në Stacionin Federal të Policisë në São Sebastião.
Gjatë operacionit, u sekuestruan dy telefona celularë dhe dokumente që i përkisnin individit të kërkuar në atë kohë. CNN Brazil kontaktoi Policinë Federale për të mësuar se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm, por ende nuk ka marrë një përgjigje.
Kush është manjati Ervin Mata?
Ervin Mata ishte në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori i vitit 2023 dhe kundër tij ishte lëshuar një urdhër arresti parandalues nga Ministri Alexandre de Moraes i STF-së (Gjykata Federale Supreme) në vitin 2025. Vendimi u mor më 11 mars të atij viti, por u dekretua vetëm më 23 shtator.
Ai tashmë përballet me akuza në Shqipëri për trafik droge , pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shoqatë kriminale. Hetimet e qeverisë shqiptare tregojnë se ai koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020. Manjati dyshohet se fitoi 81 milionë lekë shqiptarë (ALL), ekuivalente me afërsisht 5.2 milionë dollarë, nga trafiku i drogës, dhe dyshohet gjithashtu për organizimin dhe financimin e vrasjeve./Dosja.al
TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar se është arrestuar në Brazil Ervin Mata, i cili shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. 39-vjeçari akuzohet se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve Kokainë. Mata fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.
Grupi kriminal, me veprimtari në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë, u hetua në kuadër të një procedimi penal të SPAK, në vitin 2023, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe agjencitë ligjzbatuese të 6 shteteve.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar Matës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Si rezultat i partneritetit të ngushtë me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”. Akuzohet se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve Kokainë, arrestohet në Brazil, 39-vjeçari. 39-vjeçari fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.
Grupi kriminal, me veprimtari në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë, u hetua në kuadër të një procedimi penal të SPAK, në vitin 2023, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe agjencitë ligjzbatuese të 6 shteteve.
Si rezultat i shkëmbimit dhe koordinimit të informacioneve, në kohë reale, ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Brasilias, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u kap në Brazil, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. M., 39 vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Në vitin 2023, gjatë një procedimi të regjistruar nga SPAK, janë kryer hetime, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane.
Gjithashtu hetime janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme, të ndodhura në Shqipëri. Në kuadër të këtij procedimi, shtetasi E. M. dyshohet se ka koordinuar bashkëpunëtoret e tij, për trafikimin e 240 kg lëndë narkotike Kokainë, më datë 29.09.2020.
39-vjeçari u kap në qytetin e Ilha Bela, dhe kishte në përdorim dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Brasilia, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit E. M., në Shqipëri./Dosja.al
BRAZIL- Ervin Mata i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Brazil. 39-vjeçari akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë. Sipas autoriteteve vendase, Mata besohet të jetë përgjegjës për tentativën e transportit të 69 kg kokainë nga Sao Paulo në Valencia të Spanjës, të fshehur në një ngarkesë me limona në Portin e Santos.
Hetimet gjithashtu e lidhin Matën me aktivitete kriminale në Kolumbi dhe transportimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë, në shtator 2020. Pas këtij operacioni, ai thuhet se u largua nga Evropa dhe u vendos në Brazil. Përveç trafikut të drogës, Mata dyshohet se ishte i përfshirë në financimin e vrasjeve dhe skemave të pastrimit të parave përmes kontratave hoteliere të lidhura me një spital në Tiranë, të regjistruar në emër të babait të tij./Dosja.al