Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur ditën e djeshme (3 shtator) në zonën e Don Boskos në Tiranë. • Të plagosur me armë zjarri kanë mbetur Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç, ku ky i fundit ka marrë plumb në këmbë, ndërsa Elezi ka marrë plumb në gjoks. • Autorët kanë qenë më një makinë tip 'Golf 5' dhe kanë qëlluar në verandën e lokalit ku të plagosurit po pinin kafe. • Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka deklaruar se një nga shënjestrat Kastriot Elezi është me precedent penal dhe i dënuar në Itali për drogë dhe prostitucion. • Ndërkohë pas atentatit u gjet makina e autorëve e djegur dhe e braktisur në Qerekë në afërsi të Kamzës. • Të plagosurit kanë dhënë dëshmitë e tyre ditën e sotme nga spitali, ku janë shprehur se nuk kanë dyshime se pse u qëlluan me armë zjarri drejt tyre dhe se nuk kanë asnjë konflikt. • Ronaldo Metushi deklaroi se autorët nuk mundi t’i shohë pasi sipas tij gjithçka ndodhi shpejt, vetëm kur ndjeu se diçka e shpoi në këmbë, e kuptoi se ishte qëlluar.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga atentati i ditës së djeshme i ndodhur në zonën e Don Boskos, në Tiranë ku janë zbardhur dhe pjesë nga dëshmitë e të plagosurve. Mësohet se para hetuesve ata kanë deklaruar se nuk kanë dyshime se pse u qëllua me armë zjarri drejt tyre dhe se nuk kanë asnjë konflikt.
“Jam i papunë. Dola të pija kafe poshtë shtëpisë me Kastriotin. Ata të lokalit ku ndodhi ngjarja i njoh, pasi kam punuar para ca kohësh si kamarier aty. Autorët nuk munda t’i shoh. Gjithçka ndodhi shpejt, vetëm kur ndjeva se diçka më shpoi në këmbë, e kuptova se isha qëlluar”, është dëshmia e Ronaldo Metushit.
Nga të shtënat me armë zjarri ditën e djeshme kanë mbetur të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. Konkreisht Metushi ka marrë plumb në këmbë, ndërsa Elezaj ka plumb në gjoks. Ata ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga atentati i ditës së djeshme i ndodhur në zonën e Don Boskos, në Tiranë ku janë zbardhur dhe pjesë nga dëshmitë e të plagosurve. Mësohet se para hetuesve ata kanë deklaruar se nuk kanë dyshime se pse u qëllua me armë zjarri drejt tyre dhe se nuk kanë asnjë konflikt.
Sa i përket autorëve, dyshohet se janë vrasës me pagesë. Ronaldo Metushi së bashku me Kastriot Elezin kanë qenë duke pirë kafe në lokal, ku më parë ka punuar si kamarier. Mësohet se Elezi ka pohuar se nuk ka mundur të shohë autorët dhe gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.