LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka bërë kopsht privat" Ahmetaj: Kryeministri është një nga 6 emrat e personave përgjegjës nëse më ndodh gjë!

• Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se dosja hetimore ndaj tij për aferën e inceneratorit, është improvizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Altin Dumani. • Duke folur në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka folur edhe rreth kolegëve të tij socialistë si Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj, Gjiknuri e Bushka të cilët thotë se nuk kanë marrë mundimin që as ta lexojnë dosjen. • Ahmetaj ka zbuluar sot se ka marrë kërcënime disa herë në Zvicër gjatë kësaj kohë që jeton aty. • Ish-zëvendëskryeministri i qeverisë Rama Arben Ahmetaj, ka treguar se kryeprokurori i SPAK Altin Dumanit e ka sulmuar personalisht. • Ahmetaj tha se kreu i SPAK flet nëpër koridore se e kam personale me Ahmetajn pasi ka dalë kundër Edi Ramës. • Po ashtu Ahmetaj ka theksuar se ai nuk ka marrë pjesë në asnjë procedurë të inceneratorëve as të Tiranës, as të Elbasanit apo Fierit. • Ahmetaj ka përsëritur se pronarët faktikë të inceneratorëve janë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. • Ahmetaj ka theksuar se bosi i Altin Dumanit është Edi Rama dhe se ai nuk guxon të hetojë inceneratorët sepse aty është Rama. • Ahmetaj ka deklaruar se ai ka lënë letra për aferën sterilizimin, por ato janë zhdukur, ashtu si dhe disa dokumenta të tjera të cilat Rama e Dumani i kanë zhdukur tashmë. • Ndërkohë që ka përmendur dhe raste të tjera që po hetohen nga SPAK siç janë kryebashkiaku Erion Veliaj, deputeti socialist Plarent Ndreca apo dhe ish-ministrja Frida Krifca. • Ahmetaj ka paralajmëruar se disponon prova që vërtetojnë se kreu i SPKA dhe prokurorët e gjyqtarët e tjerë janë të kontrolluar nga Rama. • Në lidhje me deklaratat e Dumanit në Parlament se ka kërkuar ekstradimin e tij, Ahmetaj ka thënë se Dumani nuk guxon ta marrë në pyetje me atë dosje të sajuar e të montuar politikisht me porosi të Edi Ramës. • Ahmetaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar atë si trurin e inceneratorëve dhe pronarin faktik së bashku me Erion Veliajn. • Ahmetaj ka thënë se ka kundërshtuar ndërtimin e inceneratorin e Tiranës dhe këtë gjë ia ka bërë të ditur Edi Ramës në 31 gusht 2017. • Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj nuk ka kursyer akzuat ndaj kryeprokurorit të SPAK Altin Dumanit si dhe ndaj prokurorëve të tjerë. • Ndërkohë që përmendi dhe një prokuror të SPAK, që sipas tij ka marrë një vilë me gjysmën e çmimit pranë shtëpisë së Erjolës. • Ish-numri 2 i Edi Ramës Arben Ahmetaj ka deklaruar se kryeprokurori i SPAK Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai kanë kërcënuar dëshmitarët. • Ahmetaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është një nga 6 emrat e personave përgjegjës nëse atij i ndodh gjë. • Ahmetaj ka theksuar se janë 6 emra, që nëse i ndodh gjë janë personat përgjegjës, me emra dhe me profilizime për arsyet. • Po ashtu Ahmetaj ka deklaruar se për inceneratorin e Fierit i ka thënë Ramës në korridorin e kryeministrisë se ishte investim publik deri në fazën fillestare. • Ahmetaj ka deklaruar se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë viktima në historinë e inceneratorëve nga Rama dhe Veliaj. • Ahmetaj është shprehur se Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama bashkë me Erion Veliajn. • Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë duke firmosur drejtëpërdrejtë në aferën e EcoPark. • Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ekziston një përgjim ambiental ku del familja e kryeministrit Edi Rama te AKSHI.• Ahmetaj duke folur për AKSHI-n, ka theksuar se ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit që ka marrë 43 mln.

18 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Deklarata e fortë e Arben Ahmetajt: Më thanë Edi Rama të vret, le t’i lëshojë siç bëri zëvendësi i vet

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka bërë një deklaratë të fortë se dikush i ka thënë që të heshte sepse Rama të vret. Ish-zëvendëskryeministri, i ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, ka aluduar se Rama i ka lëshuar njerëz gjatë kohësh që ka qenë në Tiranë për ta eleminuar atë ose familjarë të tij

Ahmetaj: Po. I thashë dikujt, çfarë të qetësoj. Të iki në të s’ëmës, po do iki një ditë, por burri ikën normal. Ikën me luftë për të drejtën e vet, përdor instrumente ligjor. Dmth ky të vazhdojë të tallet ky, derri i pyllit. 

Peka: Dmth nuk jam unë i vetmi që vij nga Shqipëria për t’iu investuar. Ka dhe të tjerë që vijnë e ju japin mesazh që të qetësohesh.

Ahmetaj: Po unë kam dhe telefona. Shiko mos u merr me atë se ai është Kim Jongu, ai të vret, ai ... Kë vret. Bujrëm, le ti lëshojë, siç i lëshoi në Tiranë. Se këta duan të bëjnë fajtor... ej, 10 miliardë tendera ke bërë ti dhe Belinda, 6 të ka bërë  ai tjetri, 3 ajo tjetra. Zero unë. Aa e di kryeministri, ta çojmë këtë në të s’ëmës. E di kryeministri çfarë ka bërë zëvendësi i vet, thotë ai tjetri. I ftova shqiptarët të imagjinonin sikur të gjithë këto zullume ti kisha bërë unë. Dhe dolën me kabrioltet të festonin heqjen e imunitetit tim. I them Altin Dumanit, që nuk ka incenerator.

1 VITE ME PARE

Ahmetaj tregon rastin: Si e sulmoi Rama-Ervin Meten përpara se ta hiqte

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka treguar një rast që sipas tij ka ndodhur me ish-Ministrin e Financave Evrin Meten, përpara se ta hiqte nga posti. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se ministrja Belinda Balluku është bërë tashmë kryeredaktore e Top Channel, duke postuar nga kjo ‘detyrë’, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë kësaj, Ahmetaj ka deklaruar se i kanë dhënë urdhër Top Channel, që të sulmojnë Ervin Meten në kohën që ka qenë në detyrë si Ministër. 

"TCH merret me mua, ndërkohë as me AKSHI-n, as me rrugët. Drejtoresha editoriale e TCH është Belinda Balluku, njerëz nga brenda, i kam të regjistrua që më thonë, që po bëhet çfarë thotë Belinda Balluku. E dini çfarë kanë bërë me Ervinin Meten e shkretë. E kanë spostuar Veliajn, ngaqë është forcuar uniteti në parti shumë. Unë kam pasur konflikte me Erion Braçen, konflikte fiskale, ai mendonte për një gjë, unë mendoja ndryshe. Debate, njëherë fitonte ai, njëherë fitoja unë. Si nuk flasin për një gjë. Shikoni se çfarë ka ndodhur. Nuk ka incenerator," tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

‘McGonigal në Dubai me autoritetet shqiptare?’/ Ahmetaj: Po. Po, ka video! E heton Altin Dumani?

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal gjatë një takimi në Dubai. Në një intervistë në emisionin "Çim Peka Live" në SYRI TV, Arben Ahmetaj, ka pyetur se pse nuk e heton Dumani këtë, por merret me pllakat e banjos të gruas së tij. Ahmetaj ka deklaruar se në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë. 

Pjesë nga Intervista:

Peka: Në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë?

Ahmetaj: Po. Po. Kush e ka korruptuar McGonigalin. Unë?

Peka: Kryeministri, është në dosje nuk është ndonjë sekret.

Ahmetaj: E heton Altin Dumani, apo merret me pllakat e banjës së Eriolës.

Peka: Si mund ta hetojë Altin Dumani, kur vjen sekretari i Shtetit, ditën që do të dënohet McGonigali.

Ahmetaj: Nuk kam punë unë me atë punë. Ajo është politikë tjetër. Po të them kaq, pas çdo projekti qëndron një njeri që këtij i duhet për të rrotulluar pushtetin. Në çdo projekt që jepet. Aman o burrë, pse nuk e qetëson dhe ti, tani lufton. Njerëz nga Shqipëria.

Ahmetaj: Po. I thashë dikujt, çfarë të qetësoj. Të iki në të s’ëmës, po do iki një ditë, por burri ikën normal. Ikën me luftë për të drejtën e vet, përdor instrumente ligjor. Dmth ky të vazhdojë të tallet ky, derri i pyllit. 

Peka: Dmth nuk jam unë i vetmi që vij nga Shqipëria për t’iu investuar. Ka dhe të tjerë që vijnë e ju japin mesazh që të qetësohesh.

Ahmetaj: Po unë kam dhe telefona. Shiko mos u merr me atë se ai është Kim Jongu, ai të vret, ai ... Kë vret. Bujrëm, le ti lëshojë, siç i lëshoi në Tiranë. Se këta duan të bëjnë fajtor... ej, 10 miliardë tendera ke bërë ti dhe Belinda, 6 të ka bërë  ai tjetri, 3 ajo tjetra. Zero unë. Aa e di kryeministri, ta çojmë këtë në të s’ëmës. E di kryeministri çfarë ka bërë zëvendësi i vet, thotë ai tjetri. I ftova shqiptarët të imagjinonin sikur të gjithë këto zullume ti kisha bërë unë. Dhe dolën me kabrioltet të festonin heqjen e imunitetit tim. I them Altin Dumanit, që nuk ka incenerator. Paratë nuk gjenden, por një pyetje kam unë. Kush e ka pasur detyrimin për monitorimin e kontratës, kush ka qenë autoritet kontraktor. Belinda Balluku, a ka ndonjë raport. A ka raport punimesh, a ka raport të ecjes së koncesionit. Është rast që akuzohet për shpërdorim detyre. Minimalisht, ja hedhin pingpongun Erion Veliajt. Jo nuk e ka Veliaj. Erion Veliaj me standardin që përdor SPAK, me emailet që ka dërguar, urdhërim, ky paguan e ky jo, është pronari faktit. Mos të bëjë kështu me kapele bën fushatë. Është pronari faktit i inceneratorit të Tiranës. Kjo tjetra, zv/kryeministrja, ministrja e Infrastrukturës ka pasur detyrë të monitorojë që në 2019. Ka ndonjë raport. Nuk ka. Pse Altin Dumani nuk e shikon këtë. Mos është njeri i kryeministrit, të na thotë ai njëherë. Po nuk na tha ai, nuk bëjmë ne. Për këtë na tha ai, do të shkojë në të s’ëmës. Ka dërguar këshilltarin ai në SPAK, Rama. Nuk është thashetheme. Ka dërguar atë dhe ka thënë; djema, kryeministri e do në burg atë. Do ta themi herën e tretë edhe me emër. Pra këto janë faktet. Pastaj turr median. TCH merret me mua, ndërkohë as me AKSHI-n, as me rrugët. Drejtoresha editoriale e TCH është Belinda Balluku, njerëz nga brenda, i kam të regjistrua që më thonë, që po bëhet çfarë thotë Belinda Balluku. E dini çfarë kanë bërë me Ervinin Meten e shkretë.

1 VITE ME PARE

‘Ekziston letra e Ecoparku’/ Ahmetaj: Rama e ka firmosur drejtpërdrejtë, kur një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë duke firmosur drejtëpërdrejtë në aferën e EcoPark. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në SYRI TV, Ahmetaj ka deklaruar se për këtë fakt që ai tha ekziston letra e firmosur nga Rama.

"EcoParkun e ka firmosur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh. Ndërkohë që një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar nga personat e inceneratorëve për të bërë arkitektin, për të bërë projektin, përpara se projekti të dilte në tender. Është ky fakt apo jo. Unë nuk jam gjarpri që pickon në gji, gjarpri është ai, që nxjerr në pritë. Unë e kam defektin në të qenit i drejpërdrejtë. Kam dhe defekte të tjera unë, që nuk e mbaj dot nganjëherë që duhet mbajtur. Po të kam besuar dhe me naivitet kam punuar 24 orë. E kam bërë për Shqipërinë. McGonigal se po lexoja dosjen. E dini që në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë," tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

Arben Ahmetaj: Top Channel e Report Tv ka marrë miliona nga afera e inceneratorit

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar televizionin kombëtar Top Channel si të “përlyer” në aferën e inceneratorëve. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj gjithashtu tha se pronarja e Top Channel Vjollca Hoxha dhe Karlo Bolino i Report Tv kanë marrë miliona nga inceneratorët dhe SPAK nuk i heton.

“Top Channel ka fol dy muaj për mua, është paguhet nga inceneratorët Vjollca. I gjithë territori i Top Channel është i përfshirë nga afera e inceneratorëve, të dalë dhe të japë llogari, cdo lajm episodik që del për mua , Report tv dhe top channel me vrap më sulmon, sepse paguhen nga incneratorët. Unë jam një individ i akuzuar padrejtësisht dhe i përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratoraëve. Nuk ka incenerator. Media e përfshirë. Kam thënë që ka një strukturë gjysmë të përfshiirë ku është politika dhe media," tha Ahmetaj. 

1 VITE ME PARE

"AKSHI është kopshti privat i Ramës "Ahmetaj: Përgjim ambiental ku del familja e kryeministrit, afera 43 milionë euro nëpërmjet prestanomeve

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ekziston një përgjim ambiental ku del familja e kryeministrit Edi Rama te AKSHI. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se ky përgjim ambiental ndodhet në një kuti i fshehur. Ahmetaj duke folur për AKSHI-n, ka theksuar se ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit që ka marrë 43 mln. Ahmetaj ka përmendur dhe një emër gjatë intervistës, që është ish-nëndrejtori i AKSHI-t, Danieli, që sipas tij është kërcënuar nga vetë Rama që të mbyllë gojën. 

Pjesë nga Intervista:

Peka: AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës?

Ahmetaj: Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Meqë është futur tek familja ime, kanë kaluar derën në mënyrë të paligjshme. Shumë e kollajtë është të futesh brenda shtëpisë së një burri, nuk e di sa kollaj është të dalësh. Ja AKSHI ku është. Ka 8 muaj që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush e ka tjetër. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve.

Peka: Ka rënë familja e kryeministrit tek AKSHI në përgjim ambiental…

Ahmetaj: I është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme. Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak. Pse, se u thërrit në SPAK dhe deponoi. U thërrit në SPAK dhe deponoi. Çfarë ka thënë në SPAK unë e di. Me siguri edhe kryeministri e di. Deri sa e di unë, sigurisht që e di dhe kryeministri. Këtu janë 43 mln. Dhe tani është në kontroll të dikujt tjetër. AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…

1 VITE ME PARE

Arben Ahmetaj: Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama me Erion Veliajn, emi 700 mln dollarë

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se aferat korruptive bëhen gjithmonë me dijeninë e kryeministrit. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë viktima në historinë e inceneratorëve nga Rama dhe Veliaj. Ahmetaj është shprehur se Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama bashkë me Erion Veliajn.

Pjesë nga Intervista:

Peka: Asnjë garanci nuk janë. Të kthehemi tek thelbi. Është vjedhur tek Tirana, miliona euro. Ju e keni refuzuar e ka shtyrë Rama e Veliaj dhe me këto që po shoh, edhe Belind Balluku. Kush i mori këto para që janë vjedhur?

Ahmetaj: Nuk e di, nuk është detyra ime. Unë kam kërkuar ndjekjen e parave, këto ndjekin kunatën e Eriolës nga pas.

Peka: I mori Mirel Mërtiri këto para...

Ahmetaj: Çfarë Mireli, ai është viktimë. Një djalë dikur punëtor, këta e kanë përdorur dhe e kanë eliminuar dhe syrgjynosur. Mos e zini më Mirel Mërtirin, e gjithë historia është një zhvillim i teorisë së konspiracionit se Mërtiri dhe Zoto janë kokat. Kush e ka bërë Tiranën?

Peka: Kush e ka bërë inceneratorin e Tiranës?

Ahmetaj: E ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Peka: Dhe dëmi ekonomik do të shkojë 700 milionë euro...

Ahmetaj: Do të shkojë nëse nuk ndërpritet sot. Dhe cila është arsyeja që nuk ndiqen paratë.

Peka: Dhe dëmi ekonomik do të shkojë 700 milionë euro nëse nuk ndërpritet sot dhe po thoni se Mirel Mërtiri është viktimë. Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Ahmetaj: Mirel Mërtiri është viktimë. Është përdorur. Mërtiri një djalë punëtor dikur, që ngrihej në orën 5 të mëngjesit, e futën në një rrugë me xm y, z,  që do ta themi në detaje tek takimi ynë i tretë. I kanë thënë se, ai maskarai ju ka penguar. Unë nuk kisha fuqi ti pengoja se nuk merrja dot pjesë në procedurë. Isha në një pozicion që nuk kishte lidhje me procedurën. As nuk isha autoritet kontraktor.

Peka: Por keni refuzuar me një shkresë...

Ahmetaj: Kam refuzuar patjetër. Kam kërkuar që të gjithë rrisqet e një investimi publik të ishin me privatin. U ka pëlqyer apo jo, punë e tyre.

Peka: Ju po thoni se, Mirel Mërtirit i është thënë që ju i keni penguar tek inceneratori i Tiranës...

Ahmetaj: Kur i kanë dërguar diku tjetër, jo në zyrën e të madhit (Edi Rama), por diku tjetër. Ai i kontrollon të gjitha. Madje dhe lutjen për mua, përveçse është pronari i flamurit, atdheut, që unë jam pa atdhe, që unë jam derri në pyll, pra unë isha një derr në pyll. Për këtë dhe mediat shqiptare ishin kazani, se kështu i trajton mediat, si kazani që nga Top Channel, tek Karlo. Kryeministri ka thënë me të drejtë, që thembra e Akilit të korrupsionit janë tenderat. Thashë do sjell katër shembuj.

Peka: Ju po thoni shumë gjëra... në cilën zyrën e dërguan Mirel Mërtirin...

Ahmetaj: Nuk e di në çfarë zyre. Le të investigojë Altin Dumani, mos të merret 5 herë, se pas daljes time të intervistës, përveç se bëri akuza familjare, persekutim si çifute, si në 39-40 në Poloni, përveç se bëri persekutim familjar, përtej kufijve ligjor, tani e ka për detyrë të investigojë që të mos ketë gjakderdhje. A ka thënë kryeministri që, thembra e Akilit të korrupsionit janë tenderat. Katër shembuj. Infrastruktura me të gjitha institucionet e varësisë, ka bërë diku tek 10 miliardë euro tendera nga 2019.

1 VITE ME PARE

Ahmetaj: Edi Rama të tregojë çfarë i kam thënë në korridorin e kryeministrisë për Inceneratorin e Fierit

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ai e ka kundërshtuar ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se për inceneratorin e Fierit i ka thënë Ramës në korridorin e kryeministrisë se ishte investim publik deri në fazën fillestare. 

Pjesë nga Intervista:

Ahmetaj: Nuk ka rëndësi, pyeteni ta kujtojë. E treta, çfarë ka ndodhur në verën e 2017 që në 31 gusht u firmos Tirana. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Çfarë ka ndodhur me aktorët. A mund ta pyesni këtë kryeministrin e drejtësisë së re, pyeteni të ju kthejë përgjigje. Zero me Elbasanin.

Peka: Zero komunikim për Elbasanin, zero për Fierin ...

Ahmetaj: Për Fierin, investim publik në fazën fillestare të investimit publik, jo të procedurës kam biseduar me të në korridor të kryeministrisë. 

Ahmetaj: Për Tiranën janë letrat, refuzimi. Po, janë letrat.

Peka: Kur e keni refuzuar, çfarë ju ka thënë...

Ahmetaj: Çfarë të më thotë, kush ka punuar me mua që pastaj del në ekran dhe thotë, ai ska folur, ka heshtur, e di shumë mirë që nuk më mbyllet goja. Madje në një moment i kam thënë, edhe publikisht që, ndoshta doja do të jetë dhe armiku im. Nuk më mbyllej goja për këto gjëra.

1 VITE ME PARE

Ahmetaj PLAS BOMBËN: Edi Rama është një nga 6 emrat e personave përgjegjës nëse më ndodh gjë

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është një nga 6 emrat e personave përgjegjës nëse atij i ndodh gjë. Në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se janë 6 emra, që nëse i ndodh gjë janë personat përgjegjës, me emra dhe me profilizime për arsyet. Po ashtu ai ka deklaruar se është akuzuar dhe përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratorëve.

Biseda në studio:

Peka: Kaq ndikim ka mbi Altin Dumanin sipas jush?

Ahmetaj: Jo vetëm mbi Altin Dumanin, por mbi të gjithë strukturën e drejtësisë. I di me detaje, kemi kohë të flasim me emra dhe mbiemra. Do jemi tek takimi i tretë dhe i katërt, unë nuk ndaloj. Ky është një nga 6 emrat, që nëse më ndodh, del dosja dhe rekordet. Po. As nuk dua të ja di fare.

Peka: Ky është një nga 6 emrat ... Edi Rama?

Ahmetaj: Po mo po. Nuk ka rëndësi. Janë 6 emra, që nëse më ndodh gjë janë personat përgjegjës, me emra dhe me profilizime pse.

Peka: Nëse ju ndodh gjë ju?

Ahemtaj: Po dhe nuk dua të ja di.

Peka: Ju po thoni se diku keni depozituar garancinë...

Ahmetaj: Nuk është garanci, nuk janë të rëndësishme për qytetarët se çfarë kam bërë unë. Unë jam një individ i akuzuar padrejtësisht dhe i përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratorëve. Nuk i shkoj, sepse ajo gjëja është bërë kavaletë. E kupton çfarë ka ndodhur. Nuk ka incenerator dhe nuk janë paratë. Kontrata me 1 mln dollarë në muaj dhe andej e këtej. Media e përfshirë. A kam thënë tek intervista që ka një strukturë që ja di krahët, por nuk ja di kokën që praktikisht përfshin politikë-media-incenerator. Më vjen keq. Nuk e dua, nuk dua të shoh kënd në situatën që jam. Janë përdorur nga Vjollca Hoxha. Si ka mundësi që TCh nuk flet fare për Eco Parkun. Pse? Ka thënë një ish-krushqia ime se TCH është partizan i antikorrupsionit. Ku e ke? Ka folur 2 muaj për mua. Për asgjë. Janë marrë me jetën time. Pse? Paguar nga inceneratorët, faktet po dalin. Kontratat e shitblerjeve të aseteve të kompanive, i përfshirë drejtori i TCH. Sa herë del ndonjë lajm episodik për mua, TCH nxiton ta nxjerrë, Karlo po, i paguar nga inceneratorët. Të gjithë janë të paguar nga inceneratorët. Edhe ai që ka bërë akuzën e ka deklaruar, ka thënë se më kanë bërë kontratë me Klod Zoton, kanë ngatërruar emrin. Ka bërë me një nga inceneratorët për të më goditur mua. Okej, e bëri, mirë bëri, nuk kam gjë unë me të, është mercenarë.

 

 

1 VITE ME PARE

‘Do të çoj te dhoma e sh*rrës’/ Denoncimi i Ahmetajt: Enkeleda Millonai kërcënon dëshmitarët si prokurore e Gestapoje

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-numri 2 i Edi Ramës Arben Ahmetaj ka deklaruar se kryeprokurori i SPAK Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai kanë kërcënuar dëshmitarët. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se Dumani i ka kërkuar një dëshmitari që të ndryshoj dëshminë, ndryshe nuk do të thirret më. Ndërsa për Millonain, Ahmetaj tha se ka kërcënuar me gjuhë gestapoje dëshmitarët. 

Pjesë nga Intervista:

Ahmetaj: Unë mendoj që përgjegjësi ka sot dhe Altin Dumani. Pse ka dhe ky për inceneratorin e Tiranës. Tha se kemi merak për arbitrazhin. Unë do të ju sjell një shembull alogjik, llogjike.

Peka: Altin Dumani ka përgjegjësi, ata kanë përgjegjësi apo jo?

Ahmetaj: Do të vijmë, po të përdor një rast të një alogjike të ministres Balluku. Ka refuzuar ti paguajë paratë e fundit inceneratorit të Fierit që është investim publik. Kjo në një dimension është praktikisht dëm ekonomik për një vepër e cila degradon. Në anën tjetër pse nuk përdoret e njëjta alogjik tek inceneratori i Tiranës. Ndërpriteni sot gjakderdhjen buxhetore, ndërpriteni. Anulojeni kontratën sot dhe ndiqni paratë. Mos më ndiqni pllakat e banjës së Eriolës. Ndiqni dhe ato. E dini ju se kanë thërritur dëshmitarë dhe i kanë kërcënuar.

Ahmetaj: Ky i ka thënë dikujt, është hera e fundit që unë të thërras si person në dijeni, nëse ti nuk ndërron dëshminë. E di çfarë i ka thënë dikujt, prokurorja Enkelejda Millonaj.

Peka: Altin Dumani i ka thënë dikujt, që nëse ti nuk e ndërron dëshminë, herës tjetër nuk të thërras më si person në dijeni...

Ahmetaj: Po në korridor, se nëpër dhoma kanë kamera.

Peka: Po Millonaj çfarë ka bërë?

Ahmetaj: Millonaj i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur, do të të çoj tek vendi i shurrës. Kjo përfaqësuesja e drejtësisë së re, i flet sikur të jetë gestapo një qytetareje përballë.

Ahmetaj: Për çështjen time, trego ti të vërtetën se unë ty do të të çoj tek vendi i shurrës. Sikur të jetë gestapo. Kjo është drejtësia e re, këtë kemi aspiruar. Për këtë kemi votuar. Jo. Për këtë kanë aspiruar SHBA, që janë e vetmja garanci, që i gjithë ku degradim i kësaj drejtësie të re, të rregullohet, që të drejtat e njeriut dhe prezumimi i pafajësisë të rivendosen. E vetmja garanci janë SHBA.

1 VITE ME PARE

Akuza e Arben Ahmetajt: Prokurori i SPAK-ut ka blerë vilë ngjitur me të Erjolës

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka

ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj nuk ka kursyer akzuat ndaj kryeprokurorit të SPAK Altin Dumanit si dhe ndaj prokurorëve të tjerë. I ftuar në emisionin “Çim Peka live” në Syri Tv, Ahmetaj është shprehur se disa prokurorë janë shkarkuar nga vetingu për një “koshere blete” apo për një “udhëtim”. Ndërkohë që përmendi dhe një prokuror të SPAK, që sipas tij ka marrë një vilë me gjysmën e çmimit pranë shtëpisë së Erjolës.

“Blerjen e viletës në Hamallaj që ka bërë familja e Eriolës dhe Eriola, e quan pastrim parash. E di ti si e lidh? Do ta dëgjosh, ta dëgjojnë shqiptarët që të qeshin. Nuk e di a e ka lexuar ky në dosje, se ja kanë bërë këta që i urdhëron Ulsi Manja, Besmiri me shokë që i ka referuar në punë Ulsi Manja. Imagjino lidhjet, nepotizmi deri tek vetingu që është i konsilduar nepotizmi. Arrin që vetingun e kalon një njeri që i falet një shtëpi, por nuk e kalon një ish- prokuror apo gjyqtar që i është prerë një biletë për të shkuar tek motra, apo që ka një koshere bletësh një fshat. 

I kalon vetingu një prokurori të SPAK që e ka blerë vilën në të njëjtin vend me Eriolën, gjysmën e shumës së Eriolës, dhe duke e blerë me paratë jo të reja, të freskëta të vënë dje në llogari, por me dhjetëra vite, u cilësoka pastrim parash. E dini ju që ka një letër SPAK, që është e “Nixon Peabody”, që nuk e ka lexuar as inspektori i Lartë i Drejtësisë, kryetarja e Kuvendit nuk e hapi, unë e di pse nuk e hapi, por do ta themi tek e treta. Ulsi Manja e shkarkoi, por nuk e ka lexuar ti thotë kryeministrit shiko çfarë i kemi bërë këtij djali, nuk e di pse. Se Ulsiu mbase nuk e di pse ka ndodhur kjo me mua. Ti thotë shiko, çfarë i kemi bërë. E di çfarë ka thënë”, tha ai.

1 VITE ME PARE

"Zero komunikim për Elbasanin dhe Fierin"/ Ahmetaj: E kam kundërshtuar ndërtimin e inceneratorit të Tiranës

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar atë si trurin e inceneratorëve dhe pronarin faktik së bashku me Erion Veliajn. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka thënë se ka kundërshtuar ndërtimin e inceneratorin e Tiranës dhe këtë gjë ia ka bërë të ditur Edi Ramës në 31 gusht 2017. Ndërkohë që ka deklaruar se për inceneratorin e Elbasanit dhe për të Fierit nuk ka pasur asnjë komunikim.  

Pjesë nga Intervista:

Peka: Çfarë i keni thënë...

Ahmetaj: Nuk ka rëndësi, pyeteni ta kujtojë. E treta, çfarë ka ndodhur në verën e 2017 që në 31 gusht u firmos Tirana. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Çfarë ka ndodhur me aktorët. A mund ta pyesni këtë kryeministrin e drejtësisë së re, pyeteni të ju kthejë përgjigje. Zero me Elbasanin.

Peka: Zero komunikim për Elbasanin, zero për Fierin ...

Ahmetaj: Për Fierin, investim publik në fazën fillestare të investimit publik, jo të procedurës kam biseduar me të në korridor të kryeministrisë. 

Ahmetaj: Për Tiranën janë letrat, refuzimi. Po, janë letrat.

Peka: Kur e keni refuzuar, çfarë ju ka thënë...

Ahmetaj: Çfarë të më thotë, kush ka punuar me mua që pastaj del në ekran dhe thotë, ai ska folur, ka heshtur, e di shumë mirë që nuk më mbyllet goja. Madje në një moment i kam thënë, edhe publikisht që, ndoshta doja do të jetë dhe armiku im. Nuk më mbyllej goja për këto gjëra.

Peka: në fakt kjo është pjesa më interesante. Ja çfarë keni thënë përpara se të fillonte ky sulm prej Edi Ramës ndaj jush.  Zero komunikim për Elbasanin dhe komunikim me shkresa për Tiranën ku keni refuzuar. Keni thënë, nuk isha unë atë fuqinë madhore të firmosja 17 vkm brenda ditës.

Ahmetaj: E dini pse e kam thënë atë? Jo për të bërë fajtor dikë, apo këdo, unë e kam thënë për ti treguar Edi Ramës dhe SPAK që kam qenë jashtë procedurës dhe që procedura është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë kolegjiale me vendim të Këshillit të Ministrave. Për çfarë i vijnë vërdallë Elbasanit. Ka dy teori interesante konspiracioni. Kur ka teori konspiracioni të pavullnetshme dhe të vullnetshme të promovuara dhe sponsorizuara e vërteta fundoset, nuk ka më vlerë. Ku është bazuar e gjithë kjo historia e Ben Ahmetaj dhe inceneratorëve. Te njohja ime me Mirel Mërtirin. Tani kur dalin letrat unë e kam refuzuar inceneratorin e Tiranës. Sa për dijeni, pyesni dhe prokurorët, pyesni dhe Belinda Ballukun, kanë dalë me humbje kompanitë dhe te Fieri e Elbasani. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Kjo bullshit që këta thonë nëpër ambasada, nëpër media, jo po fjetja atje, fjeti këtu, fjetën bashkë apo veç, nuk ka lidhje fare. E nuk ka lidhje fare me akuzat që bëjnë. Të them dhe stilin e akuzave. Unë kam marrë dhe prevaluar në varësi të interesit publik, pavarësisht miqësisë së dikurshme që kisha me një njeri normal, që nuk është pronari i inceneratiorit të Tiranës. Ja kanë marrë, ata djem janë masakruar. Ata janë përdorur edhe nga SPAK në mënyrë ilegale. Herën e tretë do të nxjerr se për veset e mia imagjinare kanë përdorur komunikim ilegal mes Altin Dumanit dhe inceneratorëve. Ta zgjidhë vetë Altin Dumani, se si e ka bërë këtë gjënë. Këtë e ka me veten dhe me publikun një ditë. Si ka mundësi që kërkohet kjo gjëja, nga e ka ditur Altin Dumani, për pseudo sajesa vesesh. Edhe po ti kisha veset, unë në punën time zyrtare ...

Peka: Altin Dumani po ju heton edhe për sjellje të pahijshme...

Ahmetaj: Besoj tani në qëllim të angazhimit që ka marrë ndaj uzurpatorit në reformën në drejtësi të Edi Ramës, indirekt Erion Veliajt, indirekt dhe Belinda Ballukut dhe Ulsi Manjës, të bëjë salto mortale.

1 VITE ME PARE

"Kam prova që prokurorët marrin urdhra nga Rama"/ Ahmetaj: Dumani nuk ka kurajo të marrë dëshminë time, letrat janë atje

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-krahu i djathtë i kryeministrit Rama, Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. Ahmetaj në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, ka paralajmëruar se disponon prova që vërtetojnë se kreu i SPKA dhe prokurorët e gjyqtarët e tjerë janë të kontrolluar nga Rama. Në lidhje me deklaratat e Dumanit në Parlament se ka kërkuar ekstradimin e tij, Ahmetaj ka thënë se Dumani nuk guxon ta marrë në pyetje me atë dosje të sajuar e të montuar politikisht me porosi të Edi Ramës.

"Unë kam një pyetje për ty. A ka kurajon me atë shkelje ligjore që ka bërë Altin Dumani të vijë të kërkojë dëshmi. A e ka kurajën? Jo nuk e ka kurajën. Del e thotë në ekrane se kemi kërkuar ekstradimin, për sa na përket ne është në kërkim nga drejtësia e tij, nga drejtësia që ai thotë, gjykata do bëjë çfarë i themi ne. Apo nga drejtësia e Edi Ramës, që njëherë e shan SPAK dhe e kërcënon kur i duhet, pastaj e mbron. Pastaj i sulet prokurorit të Tiranës, pastaj merr SPAK kur i duhet për ndonjë projekt i bën presion, pastaj në anën tjetër i thotë, ja ku është ai që duhet, ky nuk vjen se është 3 metra, ky që është 173 cm ky vjedh. Orienton. Nuk ka kurajo Altin Dumani. Do të kishte kurajo nëse do të ishte i pastër në integritetin e prokurorit dhe institucionit. Patjetër. Nuk ka kurajo. E dyta, o i dashur. Letra janë atje, nuk do ti shohë. Ku janë 80 mln dollarë e inceneratorit të Tiranës, ndiq paranë, ku janë. Të më falë kjo zonja që do i zë emrin në gojë. Denisa Tollkuçi, e dini që kjo negocionte rrogën për 1500 euro, punonte te inceneratori i Tiranës. E akuzojnë për grup të strukturua kriminal. Ndërkohë që mungojnë 80 mln dollarë dhe nuk ka incenerator. Kush mban përgjegjësi, t’i vish vërdallë gjithë gjësë. Pyeteni Edi Ramën, a ke folur ti për procedurën e inceneratorit të Elbasanit me Arben Ahmetaj. Zero. Pyetja e dytë, a mban mend çfarë të ka thënë Ahmetaj në korridorin e kryeministrisë për investimin publik të Fierit. E treta, çfarë ka ndodhur," tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

Prezumimi i pafajësisë/ Ahmetaj: Pse Rama ndryshe flet për mua dhe ndryshe për Erion Veliajn e Plarent Ndrecën

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-Zëvendëskryeministri i qeverisë Rama Arben Ahmetaj, ka treguar se Rama ndryshe flet për të dhe ndryshe për Ilir Beqajn. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se ai ka lënë letra për sterilizimin, por ato janë zhdukur, ashtu si dhe disa dokumenta të tjera të cilat Rama e Dumani i kanë zhdukur tashmë. Ndërkohë që ka përmendur dhe raste të tjera që po hetohen nga SPAK siç janë kryebashkiaku Erion Veliaj, deputeti socialist Plarent Ndreca apo dhe ish-ministrja Frida Krifca.

Biseda në studio: 

Peka: Ndryshe nga intervista e parë, sot paske ardhë me shumë letra.

Ahmetaj: Sa letra ka. Altin Dumani vjen dhe sjell arrestimin pas tre muajsh. A di çfarë tha në korrupsion, kur e ka pyetur një i opozitës, më dinjitoz ai, jurist që e pyet; çfarë nxitimi ke ti që e sjell arrestin. Se na prish provat, ka thënë Dumani. Tani, unë po të numëroj sjelljen me standard totalisht ndryshe. Rasti Beqaj. Normale, në gjendje të lirë. Rasti Mediu, normale, padrejtësi e madhe ndaj tij, në gjendje të lirë. Rasti Veliaj, është në krye të detyrës, vazhdon paguan inceneratorin, 5D në anën tjetër, nuk i prish provat Erioni, unë i prishja, që nuk isha asgjë. Rasti Olta Xhaçka, normale, rasti i Krifcës, normale, rasti i Plarent Ndrecës, normale. Nuk duhet të ketë arrestim, nuk duhet të ketë, smund të trajtohen si në mesjetë. Rasti Beqajt. Si ka mundësi që e arrestojnë Beqaj, 6 muaj pasi pseudoprovat u deklaruan nëpër media. Pse duhej arrestuar, pse. Teatër i Edi Ramës, ta arrestojmë për këtë gjënë e vogël, ta mbyllin gojën këta. Teatër komplet. Kam lënë letra unë për sterilizimin, le ti zhdukë, siç kanë zhdukur një letër të EcoParku, por nuk e dinë që ekziston diku. Duhet ta dinë që ajo letër ekziston diku.

Peka: Keni lënë letër për sterilizimin... 

Ahmetaj: Po, në nëntor dhe dhjetor 2018, le ti zhdukin, ti fshehin, aty janë dhe ato letra janë të gjitha në një kuti.

Peka: Çfarë letre keni lënë për sterilizimin...

Ahmetaj: Që është shkatërrues, dhe ti vendoset tavan. Por nuk ka rëndësi kjo. Po i kthehem standardit të dyfishtë. Po pyes qytetarëve shqiptarë, unë përmenda të gjithë këto emra, të më falin, kanë prezumim pafajësie tek unë, të gjithë që kam përmendur. Çfarë isha unë? Unë mund të jem përfolur për lloj-lloj gjërash. Por unë për lidhje me krimin, e di gjithë Shqipëria, gjithë bota që unë nuk kam pasur lidhje. Ka pasur një njeri, Sali Berisha që më ka goditur pa të drejtë, tërë kohës. Një gjë e ka thënë publikisht, ky njeri të paktën nuk e akuzon dot për lidhje me krimin. Pse duhej të sillte urdhër-arresti, të kënaqte bosin të shkojë në të s’ëmës. Cila ishte arsyeja, statistikë, guxon e mburret me emrin tim dhe pastaj thotë, e kanë personale. Ej djalë, të lutem foli mendjes, nuk është kjo reforma në drejtësi. Ti jo vetëm që po shkatërron reformën, se bashku me Ramën, ti po përmbys demokracinë. Sepse ditën që drejtësia bie pre e presionit politik dhe kthehet në polici politike, dëmi që i shkakton demorkacisë është fondamental dhe po ju them, kapja e drejtësisë, o zot larg qoftë, fton dhunë. I them si qytetar tani dhe si njeri që kam kontribuar në atë vend që ti thërrasë mendjes.

1 VITE ME PARE

'Bos unë po bëj detyrën'/ Denoncim i Ahmetajt: Dumani nuk do të hetojë inceneratorët ku është i përfshirë Edi Rama dhe Erion Veliaj

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka

ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka përsëritur se pronarët faktikë të inceneratorëve janë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se bosi i Altin Dumanit është Edi Rama dhe se ai nuk guxon të hetojë inceneratorët sepse aty është Rama. Ahmetaj u shpreh se Dumani po më sulmon për t’i treguar Ramës se, “boss unë po e shkrij këtë maskarain”.

Pjesë nga intervista: 

Peka: Tek inceneratori i Elbasanit është angazhuar vetë tek dosja për shkakun tuaj. Tek Tirana është jashtë, nuk përfshihet sepse sipas jush është Rama dhe Veliaj.

Ahmetaj: 100%. Shiko çfarë po ndodh tek inceneratori i Tiranës. Dy muaj e dinin të gjithë shqiptarët, do arrestohet ky e ajo, u katandis kokoshi një thelë. Po pse? Se shkoi aty ku duhet, e morën ata ustallarët që kontrollojnë makinerinë e SPAK dhe thanë, ky duhet, ky sduhet, ky shtohet, ky hiqet, dhe pastruan listën. Dy muaj e dinin gjithë dynjaja. Si ka mundësi që dy muaj para se të sekuestrohej inceneratori i Tiranës e dinte gjithë Tirana. Si ka mundësi u gjetën vetëm 2 mijë euro tek inceneratori i Tiranës. Sepse ishte thënë përpara çfarë do të ndodhte, ishte bërë ajo që është bërë, pastruar lista.

Peka: Për të qenë pak më konkret për publikun, ju po thoni tek Elbasani dhe Fieri, ku presupozohet se mund të ishit ju, u angazhua vetë Altin Dumani

Ahmetaj: Tek Elbasani ...        

Peka: Ndërsa tek Tiranë ku ju thoni që dëmi do të shkojë 700 milion dollarë dhe në intervistën e kaluar keni thënë se, shkon shumë lart, do të llahtarisen shqiptarët...

Ahmetaj: Kjo është arsyeja që nuk hetohet...

Peka: Ku nuk hetohet Rama e Veliaj, ai nuk bëhet pjesë e dosjes...

Ahmetaj: Si mund të bëhet pjesë e dosjes. Ai është i kontrolluar politikisht, procedurialisht dhe jo nga ligji, por është politikisht i kontrolluar. E patë në parlament si fliste në emër, PD i fliste zoti filan. Pse ku jemi, treg shokësh jemi këtu dhe pastaj PS duartrokisht. Në ç’vend të botës duartrokitet prokurori. Për çfarë e duartroket. Për çfarë... për statistikën apo që ka zbatuar urdhrat. Dakord, si ka mundësi që për 3 muaj nxori urdhër arresti. Si ka mundësi ...

Peka: Ta them unë se është shumë interesante. Në fakt kemi një tjetër insert. Është e qartë për Altin Dumanin, është një krim intelektual dhe intelektuali para se të kryejë krimin, mundohet ta fshehë. Për çështjen konkrete është në hetim paraprak po hetohet, por gjithsesi duket sikur pas dështimit për të ju hetuar për inceneratorin e Elbasanit ka hetuar hetimi pasuror sepse ndoshta ju, për Altin Dumanin jeni shumë intelektual dhe i keni marrë masat që krimi të fshihet.

Ahmetaj: Nuk dua ti komentoj këto shprehje se seriozisht këto do të futen nëpër analet e drejtësisë se si nuk duhet thënë gjëja e gabuar para publikut, deputetëve dhe si nuk duhet të përdoren shprehje të kësaj natyre, për të fshehur krimin intelektual. Realisht është qesharake. Ky djali e ka personale me mua, unë nuk e di arsyen, ai e di arsyen, unë i kam bërë karshillëk bosit të vet, kryeministrit, ish shefit tim. Kështu thotë ai nëpër korridore. Dhe herë pas here, sa herë që pyetet nga gazetarët off the records, më thoni çfarë do të thotë, ai thotë ka surpriza për Ahmetajn, ka të reja. Këtij dmth koshienca dhe nënkoshienca i sjell emrin tim. Sepse ky vrapon të tregojë se po bën detyrën, bos unë po bëj detyrën, po e shkri këtë maskarain, e kam personale. Nuk ka firmosur?  Nuk do të ja dijë Altin Dumani, kam firmosur apo jo unë. Ai quan punën, shitjen e pasurisë të vënë para 20 vitesh, e cilëson pastrim paraje. Blerjen e viletës në Hamallaj që ka bërë familja e Eriolës dhe Eriola, e quan pastrim parash. E di ti si e lidh? Do ta dëgjosh, ta dëgjojnë shqiptarët që të qeshin. Nuk e di a e ka lexuar ky në dosje, se ja kanë bërë këta që i urdhëron Ulsi Manja, Besmiri me shokë që i ka referuar në punë Ulsi Manja. Imagjino lidhjet, nepotizmi deri tek vetingu që është i konsilduar nepotizmi. Arrin që vetingun e kalon një njeri që i falet një shtëpi, por nuk e kalon një ish- prokuror apo gjyqtar që i është prerë një biletë për të shkuar tek motra, apo që ka një koshere bletësh një fshat. I kalon vetingu një prokurori të SPAK që e ka blerë vilën në të njëjtin vend me Eriolën, gjysmën e shumës së Eriolës, dhe duke e blerë me paratë jo të reja, të freskëta të vënë dje në llogari, por me dhjetëra vite, u cilësoka pastrim parash. E dini ju që ka një letër SPAK, që është e “Nixon Peabody”, që nuk e ka lexuar as inspektori i Lartë i Drejtësisë, kryetarja e Kuvendit nuk e hapi, unë e di pse nuk e hapi, por do ta themi tek e treta. Ulsi Manja e shkarkoi, por nuk e ka lexuar ti thotë kryeministrit shiko çfarë i kemi bërë këtij djali, nuk e di pse. Se Ulsiu mbase nuk e di pse ka ndodhur kjo me mua. Ti thotë shiko, çfarë i kemi bërë. E di çfarë ka thënë.

Ahmetaj: Arben Ahmetaj ka nominuar anëtarët e bordit të OSHEE-së dhe thotë, Klodian Zoto, me biznesmenin që ka shitur shtëpinë kanë hyrë në një tender tek OSHEE dhe aty kanë fituar, 700-800, por në fakt kanë fituar mbi 1 milionë dhe aty ka mjaft para dhe për shtëpinë e Hamallajt. Mos u habisni, kështu kanë thënë.

Peka: Kjo është lidhja që ka bërë në dosjen e tij..

Ahmetaj: Ta lexojë kush të dojë, gazetarët le ta marrin dhe të qeshin.

Peka: Pra ju keni dominuar anëtarët e bordit të OSHEE...

Ahmetaj: Aty është bërë një tender që e ka fituar Zoto me biznesmenin që i ka shitur shtëpinë Eriolës, aty kanë fituar ku di gjë unë se sa, këtu ka mjaft para edhe për të blerë shtëpinë. Kjo nuk është lidhje juridike, është lidhje o zot i madh na ruaj. E para, për të gjithë ata që nuk e dinë, anëtarët e bordit të OSHEE-së nuk i emërtonte ministri i Ekonomisë, ministri bënte procedurën si përfaqësues i pronarit. Ministrat e linjave, drejtësia, infrastruktura nominonim, sillnin emrat dhe ministri i Ekonomisë, bënte procedurën. Edhe sikur të ishte e vërtetë, sikur unë ti kisha emëruar, bordi nuk bën tendera. E treta me vendim qeverie OSHEE-ja raporton e varet tek ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë që është përtej çdo lloj pozicioni që unë kam pasur. E katërta dmth, Banka Botërore dhe OSHEE, kanë bërë këtë tenderin dhe e kanë fituar këta. Ky tenderi nuk është korrupsion, por paratë mi kanë sjellë mua, për shtëpinë. E dini çfarë kanë bërë këta, fusin në dosje ujëra pa fund, sepse gjykatat gjithsesi vendosin si duam ne. Çojmë një dosje 600 faqe, 200 faqe janë vetëm për procedurën e Terit dhe Alqit atje. 100 faqe janë e njihja unë Mirelin apo jo. Pjesa tjetër pastaj është nga këto sajesat, ka qenë në këtë udhëtim, ka qenë në atë udhëtim, si agjenci udhëtimesh. Ka udhëtuar me Terin dhe Alqin dhe Eriolën. Asnjëherë nuk kam udhëtuar me Terin dhe Alqin. Kurrë. Budallaqe të kësaj natyre. I bie që ky tenderi pa korrupsion, paska paguar para për çfarë? Se do ti, se ti ke kërkuar me të gjitha mënyrat bashkë me Edi Ramën, që unë të akuzohem gjatë muajve shtator-dhjetor të 2022, kur morët vesh që nuk isha pjesë e procedurës dhe nuk isha pjesë e fajësisë nëse do dhe për të gjithë ata prezumohen nga pafajësia do më shumë respekt. Jo për njërin të thuhet, se po të isha unë gjyqtar dhe prokuror, thotë kryeministri ai do ta kishte më keq. Ndërsa për tjetrin thotë; mos më folni mua për Beqajn, ka prezumim pafajësia. Për mua nuk paska prezumim pafajësie, për Beqajn të ketë. Po unë, apo unë ai që të shkoja në të s’ëmës, se kisha prishur unitetin. Dmth unë të vazhdoja rrjedhën e të shkuarin në të s’ëmës, që nga mirë ja bëmë maskarait, të shkojë në të s’ëmës, e ruajt Zoti, pa atdhe, në kërkim të drejtësisë, se ky është bërë dhe zot i atdheut dhe flamurit. Tani, po vij te tjetra. Për çfarë arsye nxirri urdhër arresti për mua, ndërkohë që ditën që ky kërkonte imunitetin tim në akordancë me kryeministrin, me Ramën. 

Peka: Të flasim me emra, që ti kuptojë populli. Kur thua ky, e keni për Altin Dumanin.

Ahmetaj: Po, Altin Dumani. Njëri ishte me kabrio, me zv/kryeministren dhe ish-drejtorin, festonin me demek rrugët që do ti vijmë se si janë bërë, festonin heqjen e imunitetit tim dhe arrestimit. Ky përse nxitohej. Tani unë po të marr disa shembuj. Unë kam realisht tjetër besim për të gjitha rastet që do të përmend këtu. Tani unë po ndaj me qytetarët, se si ka mundësi që ky vjen, arreston.

1 VITE ME PARE

Ahmetaj: Altin Dumani është shprehur se e ka personale me mua, pasi i kam bërë karshillëk Ramës

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri i qeverisë Rama Arben Ahmetaj, ka treguar se kryeprokurori i SPAK Altin Dumanit e ka sulmuar personalisht. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se kreu i SPAK flet nëpër koridore se e kam personale me Ahmetajn pasi ka dalë kundër Edi Ramës. Po ashtu Ahmetaj ka theksuar se ai nuk ka marrë pjesë në asnjë procedurë të inceneratorëve as të Tiranës, as të Elbasanit apo Fierit. 

Pjesë nga Intervista: 

Peka: Është shprehur Altin Dumani se, e ka personale me ju, pasi ju i keni bërë karshillëk kryeministrit?

Ahmetaj: Është shprehur, nuk e di unë se çfarë quan ai karshillëk. Ai është shprehur se e ka personale. Kë ka personale.

Peka: E keni njohur ju përpara.

Ahmetaj: Zero. Unë i sugjeroj si të dojë ai ta marrë, si qytetarë, si i kërkuar nga drejtësia e Ramës, si i arratisur, siç e përdorin, si të dojë. I sugjeroj që një përfaqësues i drejtësisë nuk mund të ketë emocione, as negative, as pozitive ndaj një qytetari, një të investiguari, një të akuzuari, apo një të arrestuari. Si të duash ti. Jo nuk i lejohet. Po do ta mbajë personale me mua, unë i sugjeroj që jo. Po të dojë le ta mbajë, por i sugjeroj që jo, sepse është shkelje themelore e integritetit të punës së një pale në të gjithë strukturën e drejtësisë. Pse i them palë? Nuk është drejtësi SPAK-u. Duhet të ishin gjykatat.

Peka: Meqë këtu kemi një insert, nuk është drejtësia e SPAK, por duhet të jenë gjykatat. Këto e thoni ju, ndërkohë që drejtuesi i SPAK thotë që: afërmendsh gjykatat bëjnë çfarë vendosim ne. Është krejt i qartë drejtuesi i SPAK.

Ahmetaj: Në intervistën e parë, unë ju kam thënë ju dhe qytetarëve shqiptarë, se aty është përmbysur sistemi i drejtësisë. Praktikisht Edi Rama, nëpërmjet SPAK, ta kam thënë dhe ty dikur, të kam thënë Çim Peka, ky njeriu kontrollon makinerinë dhe makinerinë ua vë përballë njerëzve që nuk i do, armiqve të tij, armiqve të përkohshëm, të përhershëm, apo kujt i duhet për të pastruar rrugën. Ky ka kapur makinerinë, e kemi diskutuar herën e parë, gjithë procesi ndaj meje. Po ta vini re çfarë ka thënë Altin Dumani aty, është tmerrësisht interesante. Pse është interesante. Ka dy gjëra bashkë plus pastaj konsekuencat institucionale. E di për çfarë ka folur që afërmendsh vendosin gjykatat? Për atë pjesë që sipas tij, merr pafajësi. Pra, ky ka qëllimshëri jo drejtësinë, por 100% dënimin, ky ka qëllimshëri statistikën. Thyerje e integritetit të SPAK dhe të reformës në drejtësi. Nuk ka qenë ky aspirimi i reformës në drejtësi, të krijojë statistika. Nuk është reforma në drejtësi të mburret me emrin tim, e kemi ndaluar ish-zv/kryeministrin për inceneratorët. O ti djalë, a ke mundësi ti tregosh dhe Edi Ramës, Ulsi Manjës, të gjithë atyre që të kontrollojnë dhe qytetarëve shqiptarë, një letër cilin incenerator, për cilin incenerator më akuzon ti mua? Për Elbasanin, jo nuk kam marrë pjesë në procedurë. Për Fierin, jo nuk kam marrë pjesë në procedurë, për Tiranën, jo nuk kam marrë pjesë në procedurë. Ti ke sajuar hetim pasuror duke më kthyer mua në një shënjestër dhe duke shkatërruar reformën në drejtësi. Më thoni ju të nderuar qytetarë, ndash ekonomist, avokat, jurist, gjyqtar, ministrat, kryeministrat, president, më thoni nëse në një vend normal demokratik, kryeprokurori do të thoshte atë që ka thënë ai; afërmendsh gjykata vendosin siç i kërkojmë ne. Çfarë do të ndodhte me atë. Kam një avokat këtu që ka qenë, shefi i antikrimit ekonomik në prokurorinë federale. Do të vijë në Shqipëri dhe si asistent i avokatëve të mi në Tiranë. Dhe ka bërë edhe ai një vëzhgim të dosjes. Më tha dy gjëra. Është shumë e çuditshme çfarë ndodh me këtë dosje. Unë nuk e di tha është qëllimshëri politike, apo tjetër. Por këtu nuk merret parasysh themeli i elementit të korrupsionit që është një klasifikim ndërkombëtar. E para. E dyta  mungon pra në këtë dosje. E dyta, si mund të flasë prokurori kështu. Ishte shkarkuar në atë sekondë nëse nuk do të kishte dhënë dorëheqjen. Tani përpos nga mediat e drejtuara nga Edi Rama dhe do ti zejë në gojë, një e nga një nuk e përmendën, si ka mundësi që KLP nuk bëri asnjë koment. Janë autoriteti që duhej të kontrollonte në bazë të strukturës që ka bërë reforma në drejtësi, që të kontrollonte këta, të pahetueshmit. KLGJ asnjë koment, dhoma e avokatëve asnjë koment. Më thoni në çfarë vendi normal, të dalë një njeri që është kryeprokurori dhe të thotë, afërmendsh gjykatat vendosin siç i kërkojmë ne. Rënie e një sistemi dhe në fakt, i foli e vërteta në subkoshiencë dhe unë di shumë fakte dhe ne kemi përsëri takim bashkë, se si është ushtruar presion mbi prokurorë, gjyqtarë për të arritur statistikisht ku duan këta, apo emocionalisht personale.

Peka: Presion në rastin tuaj apo në përgjithësi...

Ahmetaj: Në rastin tim është persekselentë, sepse në rastin tim  kanë shkuar edhe ... kur thotë që nuk kemi staf, 20 veta i kanë shkuar kunatës së Eriolës në kontroll për ti marrë telefonin e tretë, 20 veta dhe është një çështje që nuk kam firmosur dhe nuk kam marrë pjesë në procedurë. Është një çështje që nuk ka asnjë nominim dëmi ekonomik, nga buxheti. Nuk ka lidhje. Si ka mundësi që ky vrapon në të gjitha mënyrat që unë i di, ai i di për të marrë dosjen time, pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama, ndërkohë që nuk ka marrë dosjen e Tiranës, me minimalisht 700 milionë dëm. Pse ky heroi i fëmijëve tanë nuk ka marrë ketë dosje.

1 VITE ME PARE

Kërcënimi në Zvicër/ Ahmetaj zbulon 2 raste: Qytetarë shqipfolës më janë afruar pranë banesës

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj ka zbuluar sot se ka marrë kërcënime disa herë në Zvicër gjatë kësaj kohë që jeton aty. Duke folur në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Ahmetaj ka zbuluar se persekutimi ndaj tij po ndodh për shkak të shënjestrimit nga kryeministri Rama dhe Altin Dumani, të cilin e quan shërbëtor të kryeministrit. Po ashtu Ahmetaj ka deklaruar se disa herë është përballur me kërcënime në Zvicër, ku persona shqipfolës e kanë ndjekur në banesë dhe në kafen që frekuenton. 

Pjesë nga Intervista:

Peka: Këtu do të flasim gjatë, por janë ditë të vështira. Mediat e Ramës, dhe konkretisht Report TV e Karlo Bolinos, është kujdesur që të fotografojë një banesë në Zvicër, ku në sytë e opinionit nuk jetoni ditë të vështira, por jetoni në luks. Si jeton Arben Ahmetaj?

Ahmetaj: Qesh. Edhe njëherë, me median, mediat e Edi Ramës, personale të tij, do të merrem më vonë në këtë intervistë. Unë i referohem situatës time të përditshme. Mund ta vizitosh shtëpinë time, je i lutur të kuptosh pseudo luksin. Jetojmë në një shtëpi në kushte normale, që më në fund kemi mundësi që sa herë më viziton nëna ime 83 vjeçe, apo prindërit e Eriolës, pak më të rinj, po kaq të vjetër, të kenë mundësinë të kenë një hapësirë ku të rrinë dhe të flenë. Ky është ndryshimi i pseudoluksit që kujdesen dhe arsyet pse kujdesen kaq shumë do ti themi më vonë në këtë intervistë, kujdesen e merren me mua në pafundësi. Është urdhër dhe zell.

Peka: Në gjykimin tuaj, ajo foto e publikuar ishte për të krijuar një perceptim që akuzat ndaj Ahmetajt qëndrojnë dhe po jeton në luks, apo ishte për të treguar vendndodhjen dhe ju e morët edhe si njëfarë kërcënimi.

Ahmetaj: Ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe pas atij publikimi, unë kam pasur dy episode. Një episod u tre qytetarë shqiptarë, njëri prej tyre me qëndrim në Zvicër, të cilët i njoh, nuk i bëj publike për qytetarët shqiptarë, nëse do të duhet një ditë për të verifikuar vërtetësinë e asaj që them, i them edhe me emër se cilët janë, kanë ardhur kanë bërë foto tek dera e pallatit dhe janë regjistruar rastësisht nga një njeri i imi, se çfarë kanë thënë. Një episod të cilin unë e kam ndarë me autoritet këtu, ku duke zbritur nga një ambient publik në ashensor, një bashkëqytetar që shprehte në mërmëritje dhe sipër egërsi dhe sharje dhe i njëjti person, në kafen ku unë pi kafen e paradites, se aq është dita ime në këtë vend, sërish aty përballë. E kam fotografuar, depozituar tek autoritetet, e kam marrë seriozisht, si ato tre kërcënimet të jetës time, plus atë provokim që i është bërë fëmijës tim në Tiranë, gocës time të vogël, Kelis dhe sigurisht që jam shumë alert, ashtu siç vetë kam deponuar në të tre shërbimet, të 6 emrat që janë iniciatorë të goditjeve të mundshme kundër meje dhe familjes time.

Peka: Jeni në alert. A ndjeheni i tërhequr, apo jeni njëlloj i motivuar për ti shkuar të drejtës tuaj, deri në fund. Po e them këtë sepse kjo është intervista e tretë, e dyta bashkë, dhe një intervistë deri diku e vjedhur nga kolegët e Report në RAI3, për të cilët do të ju pyes dhe më vonë, e cila ka krijuar jo pak turbullira në Tiranë, sidomos intervista e dytë.

Ahmetaj: Përsa i përket vendosmërisë dhe motivimit tim për të vazhduar betejën për të drejtën tim dhe për ti kthyer reston ligjore, të gjithë atyre që kanë kaluar në mënyrë të paligjshme pragun e shtëpisë time, nuk ka kthim pas. Kjo nuk diskutohet. Kushdo që ka shkelur në mënyrë të paligjshme pragun e shtëpisë time, do të marrë resto të ligjshme deri në fund. Kjo nuk diskutohet. Unë jam i bindur në pafajësinë time. Unë e di çfarë kryqi duhet të mbaj në kurriz, por jo këto. Jo këto të sajuara nga Altin Dumani, pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama. Dhe si thotë Edi Rama, ankohen për PS. Nuk kam gjë unë me PS, unë PS e kam aty ku duhet ta kem. Me PS-në, atë krijesë të madhe unë jam rritur.

1 VITE ME PARE

"Rama tha mirë ja ben maskarait," Arben Ahmetaj: Pse kolegët e mi nuk lexuan dosjen, po i besuan kryeministrit 

"Rama ka firmosur për aferën e EcoPark-ut, AKSHI-in e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar dosja hetimore ndaj tij për aferën e inceneratorit, është improvizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Altin Dumani. Duke folur në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka folur edhe rreth kolegëve të tij socialistë si Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj, Gjiknuri e Bushka të cilët thotë se nuk kanë marrë mundimin që as ta lexojnë dosjen.

"Do të ju lutesha që për hir të transmetimit të mesazhit, edhe në respekt të punës dhe mundimit që ke marrë për intervistën, të mos më ndërprisje se dua të çoj mendimin deri në fund. Del Edi Rama dhe thotë, këta kërkohen nga drejtësia dhe ankohen për PS. Unë nuk ankohem për PS, unë vetëm një kërkesë kam për ish-kolegët e mi. Si ka mundësi, që asnjëri nga ana, që nga ministri i Drejtësisë, që nga kë të duash ti, jurist dhe jo jurist, Fatmir Xhafaj, Klotilda Bushka, Ben Pëllumbi, alamet burrash dhe grash nuk lexuan dosjen që solli Altin Dumani aty. Ju referua Edi Rama dosje voluminoze, por po ta lexoni dosjen që nuk e ka lexuar, që ta lexonte Ulsi Manja, Xhafaj, Bushka, të thonin shiko çfarë është, Damian Gjiknuri, kë të duash ti, nga juristët dhe jo juristët, të thoshte shiko se çfarë bëjnë këta njerëz. Shiko çfarë standardi krijojnë, shiko çfarë sjellin. Është shprehur pas heqjes së imunitetit tim, mirë ja bënë maskarait. Kryeministri Edi Rama, mirë ja bënë maskarait. Një nga ish-kolegët e mi, ka thënë, bobo çfarë bëmë, çfarë precedenti kemi krijuar. Mirë ja bënë maskarait. Unë isha maskarai, dhe më pas dikush që paguhet nga inceneratorët më quan i poshtë, etj. Të kam thënë Çim Peka, pas intervistës lufta e tyre me supozime dhe sajesa, ka për tu kaluar në një nivel të ri. Kaloi në një nivel të ri. U akuzua ish-bashkëshortja ime, dhe bashkëshortja ime sot, me akuzë për pastrim parash dhe është një jurist shumë i zoti në Shqipëri, ka bërë një kërkim, se i turren, siç i turren kujtdo. Do të them një moment që ankohet për staf, është qesharake që ankohet për staf ky drejtuesi i SPAK. Po i kthehem logjikës së persekutimit familjar. Ka bërë një kërkim dhe ka thënë është i vetmi rast në botën demokratike, ku akuzohet e gjithë familja. Ta zëmë se të gjitha ëndërrat e këtyre ishin të vërteta, çfarë kanë nënshkruar këta. O i kam bërë unë, o i kanë bërë ata. Ku keni parë ju që akuzohen, as firmë, as vulë, as pjesë e institucioneve publike. Po pse e kanë bërë? Është kërcënim i hapur," tha Ahmetaj. 

arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër