Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe SPAK, duke e cilësuar lajmin për një kërkesë të re ekstradimi si një "teatër" dhe "tymnajë" për të mbuluar skandalet. • I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj pretendoi se ka pasur një plan për eliminimin e tij fizik dhe dyshon se struktura brenda Prokurorisë së Posaçme janë të përfshirë në këtë skenar. Ahmetaj zbuloi se kërkesa e vetme zyrtare për ekstradim daton më 18 gusht 2023. • Ndërsa për lajmet se një transaksion është zbuluar nga ai në Austri prej 3 mln euro, Ahmetaj sfidoi SPAK dhe këdo tjetër të paraqesë prova, duke deklaruar se nëse do të ekzistonte qoftë edhe një transaksion i vetëm prej një euroje, ai do të ishte i varur në Tiranë. • Po sot Ahmetaj zbuloi se është përballur me kërcënime pas denoncimeve të tij publike, duke përmendur specifikisht ngjarje të ndodhura në muajin tetor. • Ai tha se ka kërkuar verifikimin e tre numrave telefoni nga institucione ndërkombëtare. • Ahmetaj ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke i lidhur me licencimin e kazinove për llogari të kartelit meksikan Sinaloa. • I pyetur për licencën e dhënë për familjen Hysa, e futur në listë të zezë nga SHBA-ja për pastrim parash të kartelit Sinaloa, Ahmetaj mohoi kategorikisht të ketë firmosur ndonjë licencë kazinoje gjatë kohës që shërbente si ministër i Financave. • Ish-zëvendëskryeministri ka hedhur akuza të rënda lidhur me kostot e fryra në projektet madhore infrastrukturore dhe aferën e inceneratorëve, duke vënë në dyshim fatin e miliona eurove nga buxheti i shtetit. • Ahmetaj ka detajuar një skemë abuzimi financiar me projektin e tunelit të Llogarasë, kostoja totale e të cilit arrin në 140 milionë euro, ndërsa ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për bashkëpunim me qeverinë. • Sipas llogaritjeve të tij, duke u bazuar në një normë fitimi historike prej 11% për ndërmarrjet shtetërore, kostoja reale e projektit nuk duhet të kalonte 93 milionë euro. • Ahmetaj ka akuzuar SPAK se po anashkalon hetimin e abuzimeve të mëdha financiare, siç është rasti i inceneratorit të Tiranës, dhe po përqendrohet në akuza të vogla e të pabazuara ndaj tij. • Në fund Ahmetaj ka deklaruar sot se urdhëri për Eco Parkun e Durrësit është firmosur nga vetë Rama. • Ndërsa për AKSH-in Ahmetaj ka ngritur dyshime se ku kanë shkuar paratë.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ish-zëvendës Kryeministri, Arben Ahmetaj ka deklaruar se kanabizimi i Shqipërisë u bë me qëllim nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj theksoi se do duhen 60 vjet dhe mbi 10 kryeministra me nga një e me nga dy mandate që të punojnë pastërtisht për të zhdukur influencën dhe dominimin e krimit të organizuar në Shqipëri.
"Si mos paskam luftuar. Po kam luftuar se kam, ja ku e ke, ja ku e keni konsekuencën e kanabisit. O shqiptarë të nderuar. U bë kanabisi që u bë droga, u bënë të pasur grupet kriminale që sot nuk ia del dot, kanë dyfish GDP-në. Do duhen 60 vjet dhe dhe mbi 10 kryeministra me me me me me nga një e me nga dy mandate që të punojnë pastërtisht për të zhdukur influencën dhe dominimin e krimit të organizuar në Shqipëri. Është vend i vogël, dreqi e mori. Është futur si kancer. Është futur si kancer. Ja, kjo është sot situata. Jo, kam luftuar me kanabisin. Po, po jo, s'kam lejuar unë që të bëjë koncesion të TVSH-së, se ishte kundër sigurisë kombëtare, së kundër sigurisë fiskale. Po more e kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Patjetër që e kam kundërshtuar," tha Ahmetaj./Dosja.al
TIRANË- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar sot se urdhëri për Eco Parkun e Durrësit është firmosur nga vetë Rama. Ahmetaj në një lidhje me emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, ka hedhur akuza ndaj SPAK se po gjejnë persona dhe po i fusin në burg pa prova. Me tej Ahmetaj foli dhe për AKSH-in, duke ngritur dyshime se ku kanë shkuar paratë e AKSH-it.
"Shkojnë edhe akuzojnë nga e para për Ecoparkun që e ka firmosur urdhrin për, për prokurim. E ka firmosur vetë Edi Rama. Këta shkojnë edhe e kanë gjetur Terrin në burg dhe akuzojnë Terrin. Terri kishte katër vjet që kishte ikur. Po është, është fundi i botës hajde të gjesh drejtësi. Hajde të numërojmë njerëzit që fusim në burg. Po ata që fusim në burg pastaj ka prova, s'ka prova, s'ka pikë rëndësie.
Kjo është pra. Pastaj të tjerat e të tjera e të tjera e të tjera e ka. Ku është, ku janë paratë e AKSH-it? Ça i harruan? I bëjnë për budallenj shqiptarët këta. Apo po merren me ekstradimin tim. Qejfin për të më parë në burg që mos të dal më. Po duroni mo. Duroni mo se ka një mision çdo njeri," tha Ahmetaj./Dosja.al
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda lidhur me kostot e fryra në projektet madhore infrastrukturore dhe aferën e inceneratorëve, duke vënë në dyshim fatin e miliona eurove nga buxheti i shtetit. Gjatë një interviste në Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj ka detajuar një skemë abuzimi financiar me projektin e tunelit të Llogarasë, kostoja totale e të cilit arrin në 140 milionë euro, ndërsa ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për bashkëpunim me qeverinë.
Duke iu referuar kostos së tunelit, Ahmetaj argumenton se shuma reale e punimeve është shumë më e ulët. Sipas llogaritjeve të tij, duke u bazuar në një normë fitimi historike prej 11% për ndërmarrjet shtetërore, kostoja reale e projektit nuk duhet të kalonte 93 milionë euro. Kjo ngre pyetjen se ku ka përfunduar diferenca prej dhjetëra milionë eurosh.
Ahmetaj e shtrin kritikën e tij edhe ndaj veprimtarisë së SPAK-ut, të cilin e akuzon për drejtësi selektive. Sipas tij, struktura e posaçme po anashkalon hetimin e abuzimeve të mëdha financiare, siç është rasti i inceneratorit të Tiranës, dhe po përqendrohet në akuza të vogla e të pabazuara ndaj tij.
"Ka ndryshuar kosto e e gjithë projektit? Po, jo, le ta thonë, le ta le ta nxjerrin. E treta, ka pasur një ndërmarrje, për ata që janë një çikë më të mëdhenj se unë e mbajnë mend. Ka pasur një ndërmarrje shtetërore në kohën e e Enverit. 21 dhjetori. Dhe e kishte, e kishte fitimin 11% fitimi i caktuar. Pra, në qoftë se janë 140 milionë, fitimi është 11%, pra është diku tek 15 e ca, 16. Thamë 82 milionë, edhe 15, u bënë 97 milionë. 90, vetëm 93 milionë i bie që ka kushtuar tuneli. 93 milionë. E dyta, më fole për Erion Velinë. Unë nuk gëzohem për kë për askënd. Për askënd, nuk gëzohem që të jetë në burg. Kemi thënë s'kemi nevojë t'i kthehemi zoti Peka. S'kemi nevojë t'i kthehemi.
Më fal, e kemi diskutuar, do të diskutojmë prapë zoti Peka, gjithë detajet. E kemi diskutuar. Ktheju, gjithë regjistrimit që ke, aty e ke bisedën se çfarë kam thënë konkretisht. E e para, e dyta, përsa i përket inceneratorit të Tiranës. Pra ku janë këto paratë e tunelit? Ku kanë ikur? Kush i ka marrë? Pse i ka marrë sekseri që s'ka bërë asnjë punë? Pse nuk janë urat?
Se merre, e dëgjoja një ditë dikë nga opozita që merrej me lejen. Ore dakord, do merresh me lejen se është, është fundi i botës që të bësh projektin pa leje. Është fundi i botës, më fundi i botës. Pse s'e bëmë ne rindërtimin pa pa leje? Pse s'e bëmë? Delnin lejet pa u bërë ai. Patjetër. Dilte lejet, nxirrnin bashkitë lejet pa u bërë. Rindërtimi për të futur njerëz në shtëpi. Po nuk është ky thelbi. Thelbi është, ore pse ku janë, ku janë paratë?
E dyta te inceneratori i Tiranës. Ore ç'është kjo histori vjedh vërdallë? Ore ku janë ku janë paratë? Ku janë paratë? I gjeti paratë Altin Dumani te, te pseudo 34.000 euro te hoteleve? Aty i gjeti. Aty i gjeti? Apo i gjeti te shtëpia e e Leos dhe shtëpia e Eldës? Aty i gjeti. Që s'kanë lidhje. Ku janë mo? Ku janë? Ku janë 130 milionët? Po të tjerat mo ku janë? E di çfarë bëjnë këta mo? Këta bëjnë gallatë mo.
Shkojnë edhe akuzojnë nga e para për Ecoparkun që e ka firmosur urdhrin për, për prokurim. E ka firmosur vetë Edi Rama. Këta shkojnë edhe e kanë gjetur Terrin në burg dhe akuzojnë Terrin. Terri kishte katër vjet që kishte ikur. Po është, është fundi i botës hajde të gjesh drejtësi. Hajde të numërojmë njerëzit që fusim në burg. Po ata që fusim në burg pastaj ka prova, s'ka prova, s'ka pikë rëndësie.
Kjo është pra. Pastaj të tjerat e të tjera e të tjera e të tjera e ka. Ku është, ku janë paratë e AKSH-it? Ça i harruan? I bëjnë për budallenj shqiptarët këta. Apo po merren me ekstradimin tim. Qejfin për të më parë në burg që mos të dal më. Po duroni mo. Duroni mo se ka një mision çdo njeri.
Zoti Peka, i kam dëgjuar shpesh edhe edhe opinionistë të nderuar që flasin për dy standarde. Ore jeni në vete apo jo? Më fal që flas kështu, ju kërkoj ndjesë. Po s'ka dy standarde.
Është bashkëpunim mor. Nuk, ju e quani standard tjetër atë që lënë x-in dhe y-in në detyrë dhe që kështu dhe që ashtu. Jo mor jo, është bashkëpunim i SPAK-ut me qeverinë. Nuk është standard. Standard, ka, ka dubël standard, ka për njerëz si puna ime që kreu i organizatës," tha Ahmetaj./Dosja.al
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se SPAK vepron me standard të dyfishtë. Gjatë një interviste në Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci nuk duhet të ishte në detyrë. Sipas tij nëse SPAK do të kishte një standard, Beci nuk do të ishte kryebashkiak.
"Benet Beci nuk duhet të jetë në detyrë. Mik e kam pasur, mik e kam, por Benet Beci nuk duhet të jetë në detyrë. Ky është standard i dyfishtë", tha Ahmetaj./Dosja.al
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke i lidhur me licencimin e kazinove për llogari të kartelit meksikan Sinaloa. Në një lidhje telefonike me Çim Peka Live në Syri Tv, i pyetur për licencën e dhënë për familjen Hysa, e futur në listë të zezë nga SHBA-ja për pastrim parash të kartelit Sinaloa, Ahmetaj mohoi kategorikisht të ketë firmosur ndonjë licencë kazinoje gjatë kohës që shërbente si ministër i Financave.
"Sa kam qenë unë Ministër i Financave nuk ka pasur asnjë lincensë për kazino. Pyeteni Edi Ramën, pyeteni a ka qenë ai që i ka pritur në zyrë", tha Ahmetaj./Dosja.al
TIRANË- Arben Ahmetaj ka deklaruar se është përballur me kërcënime pas denoncimeve të tij publike, duke përmendur specifikisht ngjarje të ndodhura në muajin tetor. Gjatë intervistës me telefon në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj zbuloi se ka kërkuar verifikimin e tre numrave telefoni nga institucione ndërkombëtare. Ahmetaj konfirmoi se ngjarjet kanë ndodhur në tetor, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën apo burimin e tyre.
Ahmetaj: Para se të flas për kërcënimet, ne do t'i shtjellojmë në të ardhmen. Unë i kam kërkuar institucioneve deri në, përtej oqeanit, për të verifikuar të gjitha numrat e telefonave, të tre numrat e telefonave. Po kjo s'ka rëndësi se s'dua të bëj sot devijim...
Çim Peka: Të tre numrat, të tre numrat e telefonit? Më fal, jeni kërcënuar tre herë?
Ahmetaj: Zoti Peka, zoti, zoti Peka...
Çim Peka: Jo, po thoni tre numra, tre numra telefoni. Jeni kërcënuar tre herë gjatë kësaj kohe?
Ahmetaj: Zoti Peka, zoti Peka, në tetor, por do ta shtjellojmë këtë pikë të kërcënimeve të mia. Unë po them vetëm kaq sot.
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda duke e cilësuar çështjen e ngritur ndaj tij si një "tymnajë" të qëllimshme për të shmangur vëmendjen e publikut nga skandalet qeveritare. Në një lidhje telefonike me Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj sfidoi SPAK dhe këdo tjetër të paraqesë prova për një "pseudo-transaksion", duke deklaruar se nëse do të ekzistonte qoftë edhe një transaksion i vetëm prej një euroje, ai "do të ishte i varur në Tiranë". Ahmetaj theksoi se një letër-porosi e ardhur nga Austria që në muajin maj, sipas tij, konfirmon se nuk ka asnjë lidhje me të.
"Pse prokurori e ka sjell sot kërkesën, sepse ka thënë që ska lidhje kjo me zotin Ahmetaj. Nëse ka një transakasion, sot do isha i varur. Nëse do kishte një gjysëm D jo 5 D por vetëm gjysëm D sot do isha i varur," tha Ahmetaj./Dosja.al

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda duke e cilësuar çështjen e ngritur ndaj tij si një "tymnajë" të qëllimshme për të shmangur vëmendjen e publikut nga skandalet qeveritare. Në një lidhje telefonike me Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj sfidoi SPAK dhe këdo tjetër të paraqesë prova për një "pseudo-transaksion", duke deklaruar se nëse do të ekzistonte qoftë edhe një transaksion i vetëm prej një euroje, ai "do të ishte i varur në Tiranë".
"Në rastin tim urgjenca ka qenë shembullore. Dhe e dyta është në fazën e tymnajes, për një transaksion. Unë do e lë në vazhdën tuaj. Nëse ka një transaksion të dali publikisht. Ka zero transkaksion, jo me Austrinë, por në asnjë vend as parajsa fiskale as kripto", tha Ahmetaj./Dosja.al
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe SPAK, duke e cilësuar lajmin për një kërkesë të re ekstradimi si një "teatër" dhe "tymnajë" për të mbuluar skandalet. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj pretendoi se ka pasur një plan për eliminimin e tij fizik dhe ka ngritur dyshime nëse struktura brenda Prokurorisë së Posaçme janë të përfshirë në këtë skenar.
Duke iu referuar lajmeve për një kërkesë të re ekstradimi nga autoritetet shqiptare drejt Zvicrës, Ahmetaj e quajti atë një "lajm të rremë". Ai zbuloi se kërkesa e vetme zyrtare për ekstradim daton më 18 gusht 2023. Ahmetaj deklaroi se kjo lëvizje është një manovër e qeverisë për të larguar vëmendjen nga skandalet që po dalin në dritë në Tiranë, ku janë të përfshirë anëtarë të lartë të kabinetit.
"Zoti Peka, sot ishte le të themi, teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është që drejtohet nga qeveria e Tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një në Tiranë dhe që përfshin persona anëtarë të qeverisë së lartë. Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eleminimi im fizik. Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo.
Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por ëh, për familjen time nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç se të jemi të drejtë, sqarues dhe patjetër trim. Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte një lajm i rremë. I dalë, shpresoj jo? I dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë. Për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord," tha Ahmetaj./Dosja.al