All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Pengmarrje për 'shtëpitë e barit' në Angli, 7 shqiptarë torturuan dhe shantazhuan familjen e Nertil Buzit pas sherrit për drogën

• Një konflikt për drogën dyshohet të ketë qenë dhe "molla e sherrit" mes grupeve kriminale që çoi në rrëmbimin e 30-vjeçarit me origjinë nga Fieri, Nertil Buzi. • Zhdukjen e tij e kishte denoncuar në Policinë e Fierit, i vëllai duke vënë alarmin. Para uniformave blu ai kishte thënë se i kanë rrëmbyer të vëllanë dhe në këmbin të lirimit të tij ata kërkonin 400 mijë paundë. Madje i dërgonin video dhe foto duke e torturuar. • Kjo ka alarmuar autoritetet shqiptare të cilat vunë menjëherë në dijeni Policinë britanike, e cila u vu në kërkim të të riut shqiptar. • Buzi gjet në bagazhin e një makinë me këmbë e duar të lidhura si dhe gojën e bllokuar me ngjitëse që të mos kishte mundësi të bërtiste. • Edhe pse në fillim u raportuan si 7, është bërë me dije se në pranga kanë përfunduar vetëm 6 persona, mes tyre një vajzë. • Emrat e tyre janë: Nekid Arapi, Xhon Guveli, Fation Arapi, Armando Brahashaj, Eduart Cepele, Emanuela Arapi. Vetëm Arapi ka precendentë penalë në Shqipëri. • Edhe pengu, në Shqipëri rezulton të ketë një dosje të pastër ndërsa në Britani dyshohet se merret me trafikun e lëndëve narkotike që besohet të jetë bërë dhe shkaku i rrëmbimit të tij. • Hetimet kanë nisur për të zbuluar grupet kriminale, të cilëve u përket droga.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO- U mor peng nga shqiptarët në Angli për 400 mijë paund, ky është Nertil Buzi

Pengmarrje për 'shtëpitë e barit' në Angli, 7
Nertil Buzi
All - Paragraf - 1

BRITANI- Ky është Nertil Buzi, i riu i cili u mbajt peng në Angli nga 7 shqiptarë. Shkak i pengmarrjes janë bërë pazaret e drogës. Nertil Buzi nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa, personat e tjerë të arrestuar janë me precedentë penalë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një vajzë, për të cilën ende nuk dihet roli i saj. Nertil Buzi është shpëtuar nga policia angleze, e cila u kontaktua nga homologët në Shqipëri. Deri më tani dyshohet se Buzi punonte në një shtëpi bari.

30-vjeçari Buzi shqiptar u mbajt peng për një javë nën kërcënimin se do ta vrisnin nëse nuk paguheshin 400 mijë paund nga te afërmit e të marrurit peng. Shkaku pengmarrjes dyshohet se është përplasja mes dy grupeve rivale në kontrollin e shtëpive të barit. Shuma pretendohej se ishte fituar nga puna e përbashkët e tyre dhe nuk ishte ndarë si duhet, ndaj dhe morën peng.

3 VITE ME PARE

Pengmarrja e Buzit në Angli, zbardhet dëshmia e të vëllait në polici: E torturuan për ditë me radhë

Pengmarrje për 'shtëpitë e barit' në Angli, 7
Policia

TIRANË- Dëshmia e vëllait të Nertil Buzit, i cili u rëmbyë në Angli për 400 mijë paund është zbardhur në polici. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi për News 24 se sipas dëshmisë së vëllait të Buzit, atë e kanë torturuar për disa ditë më radhë dhe i bënin video ku ja dërgonin familjarëve. Po ashtu ai mësohet të ketë thënë se më videot kërkonin 400 mijë paund. 

“E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund”, mësohet të ketë deklaruar i vëllai i 30-vjeçarit në polici.

30-vjeçari Buzi shqiptar u mbajt peng për një javë nën kërcënimin se do ta vrisnin nëse nuk paguheshin 400 mijë paund nga te afërmit e të marrurit peng. Shkaku pengmarrjes dyshohet se është përplasja mes dy grupeve rivale në kontrollin e shtëpive të barit. Shuma pretendohej se ishte fituar nga puna e përbashkët e tyre dhe nuk ishte ndarë si duhet, ndaj dhe morën peng.

3 VITE ME PARE

Mori peng 1 javë Buzin me 5 "shokët"/ Kush është Nekid Arapi, u kap sot nga Policia angleze, dosja me vrasjen e biznesmenit në Vlorë

Pengmarrje për 'shtëpitë e barit' në Angli, 7
Nekid Arapi

BRITANI E MADHE- Detaje të reja janë zbuluar me pengmarrjen e ndodhur në Britaninë e Madhe, ku për ditë të tëra u mor peng dhe u torturua Nertil Buzi, 30 vjeç, nga Fieri. Deri më tani është mësuar se në pranga kanë përfunduar: Nekid Arapi, 26 vjeç, banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim person, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë; Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim person; Fation Arapi, 27 vjeç, banues ne Neë Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim person; Armando Brahashaj, 26 vjeç, banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim person; Eduart Cepele, 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim person dhe Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.

Por nga kërkimi i bërë deri më tani, vetëm një rezulton me precedentë penalë, edhe pse shumica e të arrestuarve konsiderohen si anëtarë të një grupi kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Manchester dhe qytete të tjera të Anglisë.

Nekid Arapi akuzohet si një ndër të përfshirëve në vrasjen e ndodhur më 4 Qershor 2018, ku u qëllua për vdekje biznesmeni 29-vjeçar, Vasil Dervishaj. Asokohe, kreu i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj tha se janë identifikuar dy autorët e dyshuar të krimit, E.A, 31-vjeç, A.C, 28-vjeç, të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë. Ndërsa në pranga përfunduan dy bashkëpunëtorët e vrasësve Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi (Muka). Mesa duket pas vuajtjes së dënimit Arapi është nisur në Angli, ku ka vazhduar "punën" e re. 

30-vjeçari Buzi shqiptar u mbajt peng për një javë nën kërcënimin se do ta vrisnin nëse nuk paguheshin 400 mijë paund nga te afërmit e të marrurit peng. Shkaku pengmarrjes dyshohet se është përplasja mes dy grupeve rivale në kontrollin e shtëpive të barit. Shuma pretendohej se ishte fituar nga puna e përbashkët e tyre dhe nuk ishte ndarë si duhet, ndaj dhe morën peng.

3 VITE ME PARE

Mes tyre dhe një vajzë- Emrat e te arrestuarve në Angli, morën peng të riun nga Fier dhe kërkonin £400.000

 

Pengmarrje për 'shtëpitë e barit' në Angli, 7
Foto ilustruese

 

BRITANI E MADHE- Gjashtë shqiptarë, mes tyre një grua, dolën sot përpara një gjykate në Londër si të akuzuar për pengmarrjen e një shqiptari ne kryeqytetin britanik. Shumica e të arrestuarve janë një grup kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë.

Zyra e shtypit në Metropolitan Police i Top Channel se për pengmarrjen e të riut nga Fieri, emigrant në Angli, akuzohen këta persona:

Nekid Arapi 26 vjeç banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.

Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme.

Fation Arapi 27  vjeç, banues ne New Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.

Të gjashtë të arrestuarit iu komunikuan akuzat në gjykatën Willesden Magistrates.

28 tetor ata do të dalin përpara gjykatës së krimeve Harrow Crown Court.

Mësohet se 30-vjeçari u mbajt peng për 12 ditë dhe pak përpara se të mbaronte afati për të paguar 400.000 stërlina u arrestuan. Për lirimin e tij, u përfshi Policia e Shtetit, duke bashkëpunuar me NCA- FBI-n britanike dhe Policinë Metropolitane londineze. Top Channel e disponon emrin e personit të marrë peng, por në kushtet kur ai është viktimë e një krimi të tillë, rezervohet t’i publikojë emrin.

Pas lirimit, 30-vjeçari i marrë peng ndodhet në spital, nën ruajtjen e policisë. Mësohet se ai ka dëmtime të shumta trupore pas një dhune të fortë gjatë kohës kur u mbajt peng ne lindje të Londrës./TopChannel

3 VITE ME PARE

Konflikti për drogën/ Denoncimi i vëllait alarmoi Policinë, si ranë autoritetet në gjurmët e shqiptarit që mbahej peng në Angli

Pengmarrje për 'shtëpitë e barit' në Angli, 7
Pamje nga aksioni i Policisë

TIRANË- Një konflikt për drogën dyshohet se të ketë qenë dhe arsyeja e pengmarrjes së 30-vjeçarit shqiptar Nertil Buzi në Londër. 

Ka qenë vëllai i tij ai që ka bërë denoncimin në Polici ku ka thënë se për lirimin e të vëllait i ishte kërkuar një shumë prej 400 mijë paundësh. Kjo ka vënë në alarm Policinë shqiptare e cila menjëherë ka vënë në dijeni autoritetet britanike.

Ai pretendonte se pengmarrësit e kishin kërcënuar se nëse nuk paguante shumën, atëherë vëllai do të vritej. Kështu në fshehtësi të plotë autoritetet shqiptare komunikuan me policinë Britanike dhe kërkuan ndihmë për rastin. Një skuadër prej 8 hetuesish Britanikë zbuluan se pengu mbahej në një ambientet në Londrën Lindore. Ai quhej Nertil Buzi dhe në Shqipëri nuk kishte asnjë rekord kriminal, por duket se në Angli ishte përshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Sipas informacioneve 30-vjeçari Nertil Buzi ishte dhunuar rëndë gjatë mbajtjes peng. Në pranga për marrjen peng të tij përfunduan 7 shtetas shqiptarë të gjithë të evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli. Policia bëri me dije se Operacioni është në vijim dhe ka gjasë që numri i të arrestuarve të rritet.

3 VITE ME PARE

U mor peng dhe u torturua në Angli, zbulohet emri i shqiptarit! U lirua pas denoncimit të familjarëve

Pengmarrje për 'shtëpitë e barit' në Angli, 7
Foto ilustruese

TIRANË- Denoncimi i një fieriku se vëllai i tij ishte marrë peng në Britaninë e Madhe dhe për lirimin e tij ishte kërkuar një shumë prej 400 mijë paundësh, vuri në alarm policinë shqiptare.

Ai pretendonte se pengmarrësit e kishin kërcënuar se nëse nuk paguante shumën, atëherë vëllai do të vritej. Në fshehtësi të plotë autoritetet shqiptare komunikuan me policinë Britanike dhe kërkuan ndihmë për rastin. Një skuadër prej 8 hetuesish Britanikë zbuluan se pengu mbahej në një ambientet në Londrën Lindore. Ai quhej Nertil Buzi dhe në Shqipëri nuk kishte asnjë rekord kriminal, por duket se në Angli ishte përshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Operacioni për lirimin e tij u kodua Pengu dhe u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike, Agjencia kombëtare kundër krimit të organizuar.

Burime të besuara thanë se 30-vjeçari ishte dhunuar rëndë gjatë mbajtjes peng. Në pranga për marrjen peng të tij përfunduan 7 shtetas shqiptarë të gjithë të evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli. Policia bëri me dije se Operacioni është në vijim dhe ka gjasë që numri i të arrestuarve të rritet.

3 VITE ME PARE

“Duam 400 mijë £”, merret peng dhe lirohet shqiptari në Angli, 7 bashkëkombësit në pranga

Pengmarrje për 'shtëpitë e barit' në Angli, 7
Foto ilustruese

TIRANË- Një 30-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ishte marrë peng nga bashkëkombës të tij, nga të cilët 7 kanë rënë në pranga.

Mësohet se pengmarrësit kishin kërkuar 400 mijë paund për lirimin e 30-vjeçari, ndërsa ishin në listën e personave me rekorde kriminale në Angli.

I riu tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet një tjetër operacion policor ndërkombëtar, për lirimin e një personi të marrë peng nga disa persona të tjerë.

Operacioni policor i koduar “Pengu”, u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike. Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.

Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se një 30-vjeçar shqiptar, ishte marrë peng në Angli nga persona, me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.

Policia e Shtetit shkëmbeu menjëherë me Policinë Britanike, informacionin e marrë, falë të cilit, Policia britanike zhvilloi operacionin policor të koduar “Pengu”. Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja dhe lirimi i personit të marrë peng, i cili tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.

Po në kuadër të operacionit u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë që kishin marrë peng 30-vjeçarin. Operacioni është në vijim dhe për këtë arsye nuk bëhen publike të dhënat e personit të marrë peng dhe të personave të arrestuar, deri në përfundim të operacionit.

Finalizimi i këtij operacioni është rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Autoriteteve Ligjzbatuese Britanike.

lirohet nertil buzi nertil buzi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen