Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxori dekret për shpërndarje të Kuvendit, pasi ky institucion dështoi të zgjidhte presidentin e ri deri më 5 mars. • Seanca e 5 marsit dështoi në mungesë kuorumi, pasi në sallë nuk ishin deputetët e partive opozitare. • Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu kërkoi menjëherë nga Gjykata Kushtetuese që të pezullohen afatet kushtetuese në mënyrë që presidenti të zgjidhet brenda 60 ditësh. • Megjithatë, sipas Osmanit, Kushtetuta është e qartë: procedurat për zgjedhjen e presidentit mund të nisin 60 ditë para afatit të fundit, por procesi duhet të finalizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. • Presidentja paralajmëroi se datën e zgjedhjeve të reja do ta shpallë pas konsultimeve me krerë të partive politike. • Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti tha se dekreti është "jokushtetues" dhe se vendi ka kohë 60 ditë për ta zgjedhur presidentin. • Në arsyetimin e tij Kurti thekson se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk ka mbërritur në raundin e tretë, që do të çonte në zgjedhje të reja. • Sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje dhe do të kushtonin 10 milionë euro.
7 artikuj për këtë temë.

BRUKSEL- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë. Me anë të një postimi në rrjetin social "X", Terras shprehet se zhvillimet e fundit në Kosovë janë prapakthim serioz dhe se vendi po përballet me një pasiguri të re politike.
"Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Ky është një prapakthim serioz. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese," tha Terras.
????????⚠️#Kosovo National Assembly failed to elect the President.
— Riho Terras (@RihoTerras) March 6, 2026
It is a serious setback.
Instead of stability, the country faces new political uncertainty.
Truly disappointing. @EU_Commission @Europarl_EN @EPPGroup pic.twitter.com/bVrV9emaK6
Seanca për zgjedhjen e Presidentit dështoni të enjten, për shkak se në Kuvend nuk pati kuorum. Për rrjedhojë, Presidentja Vjosa Osmani, gjatë një konference të sotme për media, tha se u detyrua të nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke e çuar kështu vendin në zgjedhje të reja.
Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti tha se dekreti është "jokushtetues" dhe se vendi ka kohë 60 ditë për ta zgjedhur presidentin. Në arsyetimin e tij Kurti thekson se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk ka mbërritur në raundin e tretë, që do të çonte në zgjedhje të reja. Sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje dhe do të kushtonin 10 milionë euro./Dosja.al

KOSOVË- Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka deklaruar se, është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo. Duke folur në një konferencë për mediat, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit deri më 5 mars, Kurti thekson se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk ka mbërritur në raundin e tretë, që do të çonte në zgjedhje të reja. Sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje dhe do të kushtonin 10 milionë euro.
“Ky proces nuk arriti ta konsumojë as rundin e parë, pasi munguan të gjitha deputetët e partive opozitare dhe partia e cila vazhdon të dirigjohet nga Beogradi. Të gjithë e keni parë mbrëmë pamjen e seancës, kush ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër nuk ishte sepse nuk erdhi. Asnjë deputet që mungoi nuk ka njoftuar kryetaren për arsyen e mungesës, prandaj është lënda në Kushtetuese. Është detyrë e deputetëve ta kryejnë detyrën e tyre për siç i ka zgjedhur populli, të vijnë në vendin e tyre të punës dhe aty të marrin pjesë dhe të votojnë.
Ndodhemi në një situatë kur unë nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën e fundit Kushtetuesja. Ata kanë një materie që duhet ta analizojnë. Duhet të ketë dështim në raundin e tretë që të shpërndahet kuvendi dhe të përgatitemi për zgjedhjet e reja. Nuk besoj që zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje e re përkundrazi do vazhdojë të ketë agoni legjislative që është e panevojshme dhe së paku zgjedhjet do të kushtojnë 10 milionë euro”, tha Kurti./Dosja.al
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kundërshtuar shpërndarjen e Kuvendit. Gjatë një deklarate për mediat, Kurti u shpreh se shpërndarja e Kuvendit nuk është kushtetuese.
Ai tha se pa folur Gjykata Kushtetuese, nuk mund flasim për zgjedhje të reja. Ai theksoi se duhet të ketë dështim të raundit të tretë, që të ketë shpërndarje të Kuvendit.
“Nëse nuk zgjidhet pas 6 ditësh atëherë të shpërndahet Kuvendi. Kjo dispozitë vendos afat maksimal. Duhet të ketë dështim të raundit të tretë që të ketë shpërndarje të Kuvendit.
Pa folur Gjykata Kushtetuese, nuk mund flasim për zgjedhje të reja. Nëse nuk zgjidhet Presidenti, Kuvendi nuk mund të shpërndahet. Nëse presidenti nuk zgjidhet nuk shkohet në zgjedhje. Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk është Kushtetues”, tha Kurti./Dosja.al

KOSOVË- Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se LVV do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Në një konferencë për media, Nagavci theksoi se shpërndarja e Kuvendit paraqet një akt të paprecedent që bie ndesh me rendin kushtetues.
“Jemi dëshmitarë që shpërndarja e Kuvendit paraqet një akt të paprecedent që bie ndesh me rendin tonë kushtetues dhe ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë. Nuk ka asnjë arsye pse kjo duhet të ndodhte sot një akt i tillë sot në mëngjes”, tha ajo.
Nagavci theksoi se sot ishte paraparë në ora 14:00 me kërkesë të Qeverisë të mbahet një seancë plenare, ku ne rend dite ishin disa marrëveshje ndërkombëtare.
“Duhet ta bëjmë të qartë për qytetarët se ne kemi qenë të vetëdijshëm që ka shumë palë dhe grupe të interesit të cilave u ka penguar mbështetja e madhe e qytetarëve për Lëvizjen Vetëvendosjen dhe kryeministrin Kurti. Gjithsesi ne kemi bërë gjithë çfarë ka qenë në dorën tonë për të shmangur edhe një palë zgjedhje”, tha ajo./Dosja.al

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar papërgjegjësi që Kuvendi nuk ka arritur ta zgjedhë presidentin e ri, derisa ka thënë se vendin në këtë situatë e sollën njerëz me qëllime të rrezikshme.
Në një deklaratë për median, Osmani u shpreh se, askush nuk do duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Osmani deklaroi se Kushtetuta e thotë qartë se afati për president ka përfunduar mesnatën e shkuar.
“Askush nuk do duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme. Procedura për zgjedhjen e presidentit edhe pse mund të fillojë deri 60 ditë para afati të fundit, nuk mund të shtyhet më tej por patjetër duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. Afati përfundimtar është i qartë, ka qenë mbrëmë në mesnatë dhe presidenti nuk mund të zgjidhet pas këtij momenti”, tha Osmani./Dosja.al
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se të premten ka nxjerr dekret për shpërndarje të Kuvendit, meqë sipas saj, përfaqësuesit e vendit “vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje”.
“Nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë...Është fatkeqësi e madhe që ata [deputetët] nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, ka thënë Osmani.
Sipas saj përpjekjet e dështuara të një nate më parë për ta zgjedhur presidentin në Kuvend, nuk ishin as rastësore, as të pamendura.
"Përkundrazi, shumë mirë të kalkuluara dhe ideuara, për fat të keq", ka shtuar Osmani.
Ajo i ka bërë këto deklarata pak orë pas përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të ri.
Procesi ka dështuar në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit. Kandidatë për president ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, të dy të propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Pas dështimit të procesit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese t’i pezullojë përkohësisht afatet kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës./REL

Parlamenti i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme në orët e vona të ditës së enjte, (05.03.) dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit, në mungesë kuorumi të deputetëve, duke bërë që kryetarja e Kuvendit ta ndërpresë seancën që në nisje të saj. Vetëm 66 deputetë të shumicës parlamentare morën pjesë në seancë, e cila nga ana tjetër u bojkotua tërësisht nga partitë politike opozitare.
“Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë në këtë seancë i bëra apele deputetëve të cilët mungojnë që të vijnë dhe të jenë të pranishëm në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Situata është që ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht nuk i kemi 2/3 e deputetëve”, tha kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu. Dy kandidatë ishin të propozuar për president, Glauk Konjufca nga Vetëvendosja dhe Fatmire Kollçaku, po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje.
Nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin, tha kryetarja e Kuvendit, Haxhiu dhe ndërpreu
Vetëvendosja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Aktualisht është e paqartë nëse seanca për zgjedhjen e Presidentit do të vazhdojë në raunde tjera, ndonëse sipas njohësve të Kushtetutës së Kosovës afati për zgjedhjen e presidentit skadon në mesnatën e datës 05.03. Megjithatë, sapo kryetarja e Kuvendit ndërpreu punimet e seancës ajo njoftoi se Lëvizja Vetëvendosje tashmë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, “lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.
“Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, shkroi kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu. Partitë politike opozitare që nuk morën pjesë në seancë, thanë se megjithatë, ata qysh më datën 06.05 presin nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, që të nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe të caktojë datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme parlamentare./DW