LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova sërish zgjedhje të parakohshme/ Kurti: Mbështetja për ne vetëm do rritet. Opozita: Pushteti kërkoi nënshtrim

• Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi procesi për zgjedhjen e presidentit ka dështuar të përmbyllet brenda afateve kushtetuese, duke thelluar krizën politike dhe institucionale në vend. • Pas disa tentativave në Kuvend dhe mungesës së konsensusit politik mes pozitës dhe opozitës, partitë nuk arritën të sigurojnë kuorumin dhe marrëveshjen e nevojshme për zgjedhjen e kreut të shtetit. • Dështimi për zgjedhjen e presidentit e ka çuar vendin në një situatë të re politike, ku zgjedhjet e jashtëzakonshme konsiderohen si epilogu i vetëm institucional për dalje nga ngërçi. • Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues hap rrugën për shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare, duke e futur vendin në një tjetër cikël elektoral. • Pak para skadimit të afatit, kryeministri Albin Kurti tha se nuk kishte më hapësirë për zgjidhje tjetër. • Kurti akuzoi opozitën për mungesë bashkëpunimi, duke thënë se mazhoranca kishte ofruar zgjidhje, por ato nuk ishin pranuar. • Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se vendi shkoi në zgjedhje pasi pushteti me 51% kërkoi nënshtrim. • Sipas Abdixhikut, situata erdhi deri në këtë pikë meqë ish-presidenten Vjosa Osmani, Lëvizja Vetëvendosje e pa vetëm si kuorum e jo si një presidente dinjitoze. • Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se përfundimi i afatit për zgjedhjen e Presidentit ka parandaluar një shkelje të rëndë kushtetuese. • Sipas PDK-së, dështimi i procesit erdhi si pasojë e përpjekjeve të pushtetit për të imponuar zgjidhje të njëanshme.

5 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

"Mjaft më me propagandë"/ Kosova pa president, reagon Osmani: Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën

Kosova sërish zgjedhje të parakohshme/ Kurti: Mbështetja për
Vjosa Osmani

KOSOVË-  Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit dhe Kosova mbeti sërish pa president.

Në një video në rrjetet sociale, Osmani shprehet se aty ku ka propagandë duhet ta mbrojmë të vëtetën. Ajo tha se, se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli.

“Mbrëmë ka qenë natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritët në momentet edhe shumë më të rënda. Ka ardhur momenti që të jepim dashni, për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft me urrejtje, përçarje, ndjellje të frikës, mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashni për njëri-tjetrin dhe vendin tonë, aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Iu ftoj të bashkoheni në këtë mision, sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli”, tha Osmani./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Kosova pa president/ ​Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

Kosova sërish zgjedhje të parakohshme/ Kurti: Mbështetja për
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se vendi shkoi në zgjedhje pasi sipas tij, pushteti me 51% kërkoi nënshtrim. 

Sipas Abdixhikut, situata erdhi deri në këtë pikë meqë ish-presidenten Vjosa Osmani, Lëvizja Vetëvendosje e pa vetëm si kuorum e jo si një presidente dinjitoze.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja, pasi Kuvendi i Republikës, nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues, që përfundoi mesnatën e 28 prillit.

“Dhe këtë dallim do ta vulosë populli i Kosovës. Do ta zgjedhë vet. Tani është koha për bashkimin e njerëzve të mirë të këtij vendi, që duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë, me dinjitet brenda Lidhjes Demokratike. Do ta kemi!”, ka shkruar ai në Facebook./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Kosova pa president, kur pritet të mbahen zgjedhjet

Kosova sërish zgjedhje të parakohshme/ Kurti: Mbështetja për

KOSOVË-  Kuvendi i Kosovës nuk arriti të martën të zgjedh presidentin e Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme.

Në përfundim të seancës, kur ishte edhe afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se me moszgjedhjen e presidentit, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë.

“Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues”, tha ajo.

Referuar afateve kushtetuese zgjedhjet duhet të mbahen të pasktën deri me 7 qershor, pasi me moszgjedhjen e presidentit vendi shkon automatikisht në zgjedhje brenda 45 ditësh./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese

Kosova sërish zgjedhje të parakohshme/ Kurti: Mbështetja për

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se përfundimi i afatit për zgjedhjen e Presidentit ka parandaluar një shkelje të rëndë kushtetuese. Sipas PDK-së, dështimi i procesit erdhi si pasojë e përpjekjeve të pushtetit për të imponuar zgjidhje të njëanshme.

PDK e bën pushtetin aktual përgjegjës për krizat e njëpasnjëshme dhe keqqeverisjen, duke theksuar se zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja.

PDK i ka bërë thirrje ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që të shpallë datën e zgjedhjeve brenda afateve ligjore. Në përfundim, partia ftoi qytetarët që përmes votës të ndryshojnë drejtimin e vendit dhe të kthejnë stabilitetin institucional./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Nuk ka president të ri, Kosova sërish në zgjedhje

Kosova sërish zgjedhje të parakohshme/ Kurti: Mbështetja për

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje, meqë Kuvendi ka dështuar ta zgjedhë Presidentin e ri. Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja, që sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit edhe një herë, për të pestën herë në 16 muajt e fundit, nëse llogariten edhe dy rundet e lokaleve.

Të martën, në ditën e fundit të afatit kushtetues, partitë e përfaqësuara në Kuvend, kanë dështuar të zgjedhin presidentin, e për pasojë, vendi sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, do të shkojë në zgjedhje të parakohshme që duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Gjatë së martës janë bërë katër përpjekje për të zgjedhur presidentin. Përpjekja e parë u bë në orën 10:00, që ishte vazhdimësi e seancës së një dite më parë, më pas seanca ka vazhduar në orën 14:30, pastaj në 19:30 dhe në fund në orën 23:00.

Por në asnjë rast nuk pati kuorum për të proceduar me votimin për zgjedhje.

Deputetët e koalicionit qeverisës në krye me Lëvizjen Vetëvendosje ishin në sallë, por jo edhe ata të opozitës.

Në fakt, deputetët e opozitës para secilës përpjekje kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në votim pa një marrëveshje paraprake.

Kandidate për presidente ishin Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje pas tërheqjes të hënën mbrëma të Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakut.

Ndryshe prej së hënës mbrëma, kur ka nisur seanca për zgjedhjen e pasardhësit të Vjosa Osmanit, e kur pati votim, në katër përpjekjet e së martës nuk është votuar fare.

Edhe në seancën e fundit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, iu ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të kthehen në sallë dhe të marrin pjesë në votim.

“Po presim nëse deputetët e opozitës do të vijnë, t’i lënë anash barrikadimet. Kjo është arsyeja pse në vazhdimësi kam bërë thirrje që deputetët e opozitës të vijnë këtu. Janë minutat e fundit të kësaj legjislature. Kjo rrugë e nisur mbarë nuk meritonte të ndërpritej”.

E gjatë kohës sa deputetët e koalicionit qeveritar po prisnin, fjalën e ka marrë ministri në Qeverinë Kurti, Hekuran Murati.

Ai ka ftuar qytetarët që në zgjedhjet e reja të mos i votojnë partitë opozitare, pasi sipas tij, po e bojkotojnë Kuvendin dhe po e sabotojnë Republikën.

“Kur këta anëtarë të opozitës nesër të shkojnë e të kërkojnë vota, qytetarët duhet të pyesin veten ‘pse t’i votojmë’. Ata janë të deleguar të popullit, por ata në këtë rast nuk po e përfaqësojnë popullin”.

Ai po ashtu ka numëruar edhe humbjet që do të ketë vendi nga shkuarja në zgjedhje.

“Pos 10 milionëve që do të kushtojë organizimi i zgjedhjeve, do të humbin edhe dhjetëra miliona të tjerë. Kosova është paraparë të përfitojë 882 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, por për këtë duhet miratuar reformat një pas një. E pa Kuvend nuk do të jetë e mundur kjo”.

Pas tij, deputetëve në sallë u është drejtuar edhe Kurti. Ai ka thënë se në zgjedhjet e reja që po e presin vendin, VV-ja vetëm sa do të rritet si parti.

“Ata janë të vetëdijshëm që zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Ata nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet por dëshirojnë që këtë të mos e kemi as ne. Veçse për këtë nuk vendosin ata, por populli i Kosovës i cili gjithmonë e më shumë na ka mbështetur neve në përputhje me realizimin e zotimeve tona dhe përmirësimin e situatës së tij edhe në aspektin socio-ekonomik edhe në atë të sigurisë. Pas një qeverisjeje 5-vjeçare është rritur mbështetja për ne. Çdo herë kështu do të jetë. Ne do të jemi afër popullit t’i shërbejmë me aq sa dimë e mundemi dhe mbështetja për ne vetëm sa do të rritet”, ka thënë Kurti.

E pas seancës Kurti ka mbajtur konferencë me kandidaten e propozuar Feride Rushiti.

Në konferencën e dytë, ai ka ftuar LDK-në që të paraqesë 15 nënshkrimet e saj, e të tjerat do t’i plotësojë Vetëvendosje. Ka premtuar edhe tërheqjen e njërës prej kandidateve nga gara për t’i bërë vend asaj të LDK-së, që është përmendur të jetë Vjosa Osmani.

Por pas secilës konferencë të Kurtit gjatë së martës, të tilla kanë mbajtur edhe ato opozitare, sidomos LDK-ja, ku në një rast u paraqit kryetari i saj Lumir Abdixhiku e në një shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu.

Abdixhiku, propozimin e Kurtit për tërheqje të njërës kandidate e quajti lojë sa për të siguruar kuorum për votim.

Ai ka thënë se LDK-ja i ka ofruar 15 nënshkrimet dhe propozimin për kandidat, por se sipas tij kryeministri Albin Kurti s’ka qenë i interesuar.

“Nënshkrimet nuk dorëzohen te LVV-ja sepse LVV nuk është subjekt ku duhet t’i dorëzosh, as Nagavci nuk është autoritet. Këto janë çështje të marrëveshjeve politike, siç jemi ulur gjithmonë të bisedojmë kemi mundur të flasim për një emër. Çka po kuptoj është e qartë që Kurti do një kundërkandidat për njërën prej kandidatëve të vet, do kuorum që të zgjedhë presidentin karate. Ne i kemi 15 nënshkrime për kandidatin e LDK. Është propozuar kandidati, duhet të merresh vesh me palën tjetër se cili është kandidat. Ai duhet të na tregoj a i ka pasur votat për Vjosa Osmanin. Sa e kuptova, ai tha kam vota për ta bërë kundërkandidate Vjosën të Ferides. Këto rrethana ai kërkon kundërkandidat. Jemi në orët e fundit. Po shkojmë në situatë të zgjedhjeve të reja”.

Abdixhiku ka shtuar se Kurti nuk e deshi rikandidimin e Vjosa Osmanit, teksa ka thënë se populli do ta zgjedhë atë pavarësisht atij, duke iu referuar zgjedhjeve të parakohshme.

“Ndiej keqardhje që Kurti nuk ka arritur as minimalisht të shprehë gatishmëri për një konsensus për një emër që e konsideroj dhe e vlerësoj shumë, ai siç duket nuk e vlerëson. Çka nuk kuptoj, pse po i pengon kaq shumë Vjosa Osmani Kurtit? Ndoshta Kurti nuk do ta zgjedhë, por jam i bindur se populli do ta zgjedhë”.

Gjatë ditës së martë kanë reaguar edhe dy partitë e tjera opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja.

Partia Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka njoftuar se ka mbledhur edhe kryetarët e degëve të saj.

“PDK-ja rithekson se do të kundërshtojë çdo veprim të pushtetit që bie ndesh me Kushtetutën dhe rendin juridik, duke u angazhuar në të gjitha format demokratike dhe institucionale për mbrojtjen e tyre. Nëse sonte procedohet me këtë zgjedhje antikushtetuese, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar”, ka thënë Hamza para përpjekjes së fundit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin.

Ka reaguar edhe deputetja e kësaj partie Vlora Çitaku, duke thënë se Kurti nuk po e kupton që në zgjedhjet e fundit ka fituar veç 51 për qind të votave, e jo 100 për qind.

“Albin, Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin. Po 51% nuk janë 100%. Kush është shtetar, institucionalist dhe respekton Kushtetutën, nuk dëshmohet vetëm nga e kaluara e largët, por mbi të gjitha nga veprimet e sotme. Si opozitë, pa asnjë kusht, kemi votuar zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe dje, madje edhe me procedurë të përshpejtuar. Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK-ja nuk nënshtrohet”.

Gjatë së martës, kjo parti dhe AAK-ja i kanë bërë ftesë kandidates Feride Rushiti që të tërhiqet nga gara, gjë që nuk ka ndodhur.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ajo ka pranuar të bëhet pjesë e lojës së Kurtit.

“Seanca e dytë as nuk duhet të mbahet dhe as të nisë sepse kjo seancë përfaqëson një vazhdim të sulmit ndaj institucionit më të lartë të Kosovës. Nuk do lejojmë të rrezikohet dhe dëmtohet më tej rendi kushtetues… Kurti foli për tre emra por ai as nuk u konsultua me partitë që i thirri po në mënyra arbitrare i solli në Kuvend dy emra therë. Kjo qasje vetëm unifikuese nuk është… Propozimi ynë është që Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura sepse po bëhet pjesë e një procesi të montuar politik”.

Në legjislaturën që sapo është shpërndarë, VV-ja kishte 57 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 15 dhe AAK-ja 6.

20 ulëset e tjera ishin të komuniteteve.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mund të mbahet.

Sipas aktgjykimit të fundit të Kushtetueses, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen 45 ditë pas dështimit për të zgjedhur presidentin e ri./Monitor.al

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës