LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën"/ Vjosa Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim, po barazohem me Vuçiç…

• Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena të panjohura nga procesi i zgjedhjes së ‘Presidentit të ri’ në krye të shtetit. • E ftuar në 'Çim Peka LIVE' në SYRI TV, Osmani theksoi se ndërkohë që ajo po përpiqej të siguronte votat e nevojshme, prapa shpinës së saj po punohej me kandidatë të tjerë. • Presidentja shprehet se vetëm dy net para skadimit të afatit, asaj iu bë një propozim befasues, që të futej në garë formalisht si kandidate kundër Glauk Konjufcës. • Duke hedhur poshtë çdo pretendim se ka kushtëzuar rikandidimin e saj, Osmani thekson se kërkesa e saj e vetme ishte që të testoheshin numrat në Kuvend. Ndër të tjera, Osmani theksoi se ishte e bindur se do t'i siguronte 81 deputetë në sallë, bazuar në garancitë individuale që kishte marrë nga deputetët, të cilët, sipas saj, nuk kishin ndërmend të bojkotonin procesin. • Aludimet për një pakt mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, për të rrëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Osmani i ka quajtur absurde dhe të rrezikshme. • Presidentja deklaroi, se këto teori konspirative kanë çuar deri në thirrje publike për pushkatimin e saj, teksa shtoi se e gjithë puna e saj gjatë mandatit presidencial i është kushtuar mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe demaskimit të Serbisë si agresore. • Gjithashtu ajo deklaroi se ka qenë e vetmja Presidente që s’ka dërguar përfaqësues në Dialog, por kishte besim të plotë tek Kryeministri Albin Kurti. • Pyetje se pse Kurti ndryshoi qëndrim ndaj saj, Osmani iu përgjigj, duke thënë se ai do një presidente që nuk merret me politikën e jashtme. • Sa i përket ftesën që ka marrë për të qenë pjesë në Bordin e Paqes, Osmani u shpreh se ftesa erdhi në 2:30 të natës. • Ajo tha se nuk e ka pasur asnjë plan për të udhëtuar për në Davos, por është nisur vetëm pasi është bërë e qartë që kërkohet në mënyrë eksplicite prezenca e saj si presidente. 

11 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

"Do ta shoh se cili është interesi më i madh i Republikës së Kosovës"/ Osmani zbulon lëvizjen pas 4 prillit dhe të ardhmen e saj politike

"Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën"/ Vjosa
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se do të vendosë për të ardhmen e saj politike pas datës 4 prill, kur edhe i përfundon mandati në këtë pozitë. Duke folur në Çim Peka Live në SYRI TV, Osmani theksoi se çdo hap i ardhshëm do të bazohet në atë që ajo e konsideron interesin më të madh të Republikës së Kosovës. Sipas Osmanit, deri më 4 prill, ajo do të vazhdojë të kryejë detyrën e presidentes dhe pas kësaj date, paralajmëroi se do të bëjë një vlerësim të ri të situatës politike për të përcaktuar se cili veprim i shërben më së miri vendit.

Në fund të intervistës, Osmani u ndal gjithashtu edhe te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për një masë të përkohshme pezullimi të dekretit të saj për shpërndarjen e Parlamentit të Kosovës, pas mosarritjes së kuorumit në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, i cili sipas saj, jep pak kohë për tu sqaruar gjërat para një vendimi përfundimtar.

Pjesë nga intervista: 

Presidentja Osmani: Do ta shoh se cili është interesi më i madh i Republikës së Kosovës në këto momente. Kjo do të determinohet edhe nga zhvillimet e tanishme. Siç e përmenda, ne derisa po e jepnim këtë intervistë edhe erdhi vendimi për masë të përkohshme. Ajo jep pak kohë për t'u sqaruar gjërat dhe përfundimisht Gjykata do ta marrë vendimin e vet. Unë do ta kryej detyrën time me nder si presidente e Republikës së Kosovës deri më datën 4 prill. Pas kësaj, ë, do ta bëj një vlerësim të ri se çka në momentin konkret është vërtetë në interes të Republikës së Kosovës dhe në bazë të këtij dhe vetëm këtij kriteri, do ta marr vendimin për rrugën përpara.

Çim Peka: Çfarë do të thotë se do të jeni aktive në politikë?

Presidentja Osmani: Çfarë do të thotë se do të shoh mundësinë më të mirë që ta ndihmoj Republikën që të ecë përpara. Se cila do të jetë ajo mundësi, varet shumë nga rrethanat. Ju e dini që politika nganjëherë është e paparashikueshme. Thjesht duhet ta japim kontributin tonë me tërë qenien tonë dhe ta kemi interesin e vendit si parësor. Kjo është më e rëndësishmja./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Pakt me Ramën për votat e PDK-së? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim, po barazohem me Vuçiç…

"Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën"/ Vjosa
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur aludimet për një pakt mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, për të rrëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, absurde dhe të rrezikshme. Gjatë intervistës në Çim Peka Live në SYRI TV, Osmani deklaroi se këto teori konspirative kanë çuar deri në thirrje publike për pushkatimin e saj. Osmani theksoi se e gjithë puna e saj gjatë mandatit presidencial i është kushtuar mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe demaskimit të Serbisë si agresore.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Është këtu që janë me me Kurtin dhe e shikojnë Ramën si tradhëtar, ka një konspiracion që ka ngjitë edhe në Tiranë deri diku te një pjesë e militantëve të djathtë dhe në Prishtinë tek pjesa e militantëve të VV-së. Se kishte një konspiracion ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës dhe ju e ftuat zotin Rama këtu, që ai t'u siguronte votat e PDK-së, ndërkohë që nuk ua siguroi dot. Gjithashtu, qëndrimet e mia, por edhe të shumë kolegëve të huaj ndaj zotit Rama në raport me Kosovën, janë publike dhe në gjykimin tim ai ka qenë një dëmtues i jashtëzakonshëm dhe vazhdon të jetë një dëmtues i jashtëzakonshëm i interesave të Kosovës. A ka pasur një afrimitet te Vjosa Osmanit me Edi Ramën në këmbim të ndihmës së votave nga PDK-ja?

Presidentja Osmani: Këto konspiracione, aq sa janë absurde, janë po ashtu të rrezikshme. Janë absurde sepse të thuhet për një presidente që e tëra që ka bërë, përgjatë këtyre viteve në presidencë, është mbrojtja e Republikës së Kosovës, shpërfaqja e qëndrimit të Serbisë si agresor, shpërfaqja e krimeve të Serbisë, dhe shpërfaqja e fytyrës së vërtetë të Serbisë në mënyrë që bota ta kuptojë se kush janë ata dhe të arrijë të përkrahjen në raport me ne.

Dhe tani të barazohem me Vuçiçin, kjo po e them është e rrezikshme sepse ka rezultuar edhe me thirrje publike për pushkatim. Sot gjë që siç e dini gjuha e atillë linçuese në vitet e pasluftës në Kosovë ka rezultuar me më të keqen. Natyrisht që këto konspiracione, këto shpifje, këto sulme në asnjë moment nuk do më zbrapsin. Por i ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndiheni e kërcënuar nga ky mesazh sot, nga kjo thirrje apo kjo analogji që në Turqi pushkatohen?

I kemi kërkuar ne institucioneve të rendit që të merren me me këto kërcënime. Nuk është e vetmja, dua ta them që nuk është e vetmja. Mirëpo sikur këta njerëz ta shfrytëzonin vetëm 10% të kësaj urrejtjeje, të kësaj energjie negative, të këtyre sulmeve që në fakt të merreshin me Serbinë, jo me presidenten e Republikës së tyre të zgjedhur nga vota e popullit dhe e konfirmuar në parlament. Por sikur kjo energji, sikur këto sulme në fakt të drejtoheshin në raport me Vuçiçin, nga presidenti i Serbisë, i cili kreu akt agresioni dhe së fundi ndaj Kosovës, jo vetëm, nuk i ka bërë fajet vetëm të viteve të 90-ta, por edhe të ditëve të sotme, Kosova do të arrinte shumë.

Por për fat të keq kanë gjetur gjuhën e linçimit pa asnjë argument të vetëm. Unë i bëj thirrje që të gjithëve, nga kryeministri deri tek deputeti i fundit, le t'i paraqesin faktet. Ku i keni faktet? Ku i keni dëshmitë që presidentja e Republikës së Kosovës është involvuar në ndonjë lloj komploti, në ndonjë lloj skenari e aq më pak me kryeministrin Rama. Raporti im institucional me kryeministrin është i tillë. Dihen dallimet që i kemi pasur me të. Akoma qëndroj në çdo milimetër, në qëndrimet që i kam thënë edhe për Open Balkans, edhe për çështje të tjera. Por ne si Republikë e Kosovës kemi qenë këto vite në një situatë sfidash të mëdha. Na janë dashur aleatë të Kosovës.

Llogariteni kur unë vizitoja vende të ndryshme në botë dhe filloja të flisja për Serbinë. Dhe sa po heqim nga Serbia, gjë që është e vërtetë. Po. Dhe përgjigja që e merrja ishte kjo: po mirë mirë me Serbinë, po me Shqipërinë çka patët? Si është e mundur që me Shqipërinë nuk ja kaloni mirë? Dhe momente të tilla duhet ta bëjnë secilin lider të reflektojë. Dhe ne e kemi bërë pikërisht këtë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Kurti më tha provo ta bindësh opozitën"/ Vjosa Osmani: Prapa shpinës punonte me kandidatë tjerë, kërkoi t’i bëj 85 vota

"Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën"/ Vjosa
Çim Peka, Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena të panjohura nga procesi i zgjedhjes së ‘Presidentit të ri’ në krye të shtetit. E ftuar në 'Çim Peka LIVE' në SYRI TV, Osmani theksoi se ndërkohë që ajo po përpiqej të siguronte votat e nevojshme, prapa shpinës së saj po punohej me kandidatë të tjerë. Presidentja shprehet se vetëm dy net para skadimit të afatit, asaj iu bë një propozim befasues, që të futej në garë formalisht si kandidate kundër Glauk Konjufcës.

Duke hedhur poshtë çdo pretendim se ka kushtëzuar rikandidimin e saj, Osmani thekson se kërkesa e saj e vetme ishte që të testoheshin numrat në Kuvend. Ndër të tjera, Osmani theksoi se ishte e bindur se do t'i siguronte 81 deputetë në sallë, bazuar në garancitë individuale që kishte marrë nga deputetët, të cilët, sipas saj, nuk kishin ndërmend të bojkotonin procesin.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Për të marrë vesh çfarë po ndodh. Arsyet e refuzimit të emrit të Vjosa Osmanit për presidente, kur ndërkohë, e vetmja kandidate që teorikisht, edhe me deklarata publike, kishte 81 deputetë në sallë, ishit ju. Ndërkohë që ajo që ofroi zoti Kurti me argumentin se ju nuk i keni të sigurta 81, ofronte vetëm 66. Kur jeni takuar për herë të fundit me Albin Kurtin dhe kur ka thënë jo-në e prerë, argumentin dhe a e keni kushtëzuar kryeministrin Kurti për rikandidimin tuaj?

Presidentja Osmani: Absolutisht nuk e kam kushtëzuar asnjëherë. E tëra që kam kërkuar, apo më mirë të them, propozuar, është që të më jepet një shans që të shkojmë në sallë dhe ta provojmë. Ta shohim sa deputetë po mblidhen, meqënëse unë kisha nga diskutimet individuale me deputetët, kisha garanca prej tyre se ata nuk do të bojkotojnë, sepse llogariteni tash, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kishin ngritur dorën dhe kishin marrë pjesë në votim edhe për Slavko Simiqin.

Një nënkryetar, për të cilin ka edhe aktakuzë për shkelje të rendit kushtetues. Dhe ata nuk donin deputetët që ta bojkotonin Vjosa Osmanin. Dhe natyrisht që kishte një pozitivitet, një qasje pozitive dhe unë isha e bindur se që bëhen numrat. Por edhe sikur mos të bëheshin, unë e tëra çfarë kërkoja ishte që të shkojmë deri në sallë dhe ta provojmë. Ajo nuk do të na dërgonte automatikisht në zgjedhje. Thjesht do ta shihnim, në qoftë se janë 79, gjë që nuk do të ishin, ju siguroj, do të ishin më shumë se 80. Por edhe sikur të ishin në në një rast kështu të paparashikuar, ne prapë nuk do të shkonim automatikisht në zgjedhje.

Do të mund të tërhiqeshim dhe pastaj të provonim me kandidatë të tjerë. Çfarë ndodhi në fakt ishte që prapa shpinës sime punohej me shumë kandidatë të tjerë. Dhe unë e kuptoja nga televizioni që po punohet me kandidatë të tjerë, përderisa mua më thuhej provo, provo, provo me i bindë opozitën dhe kur deputetë të caktuar të opozitës mua më thanë që do të rrinë në sallë dhe ai ishte numri i mjaftueshëm, pastaj m'u kërkua që t'i bëj 85. Pra, gjithmonë ngrihej kushti, edhe pse një gjë e tillë nuk është fare e nevojshme. 80 janë të mjaftueshme, por asnjëherë asnjë kusht, ta sqaroj. Po thuhet që kinse unë i kam kërkuar garancë kryeministrit për 80 vota. Nuk është e vërtetë.

Nuk i kam kërkuar atij garancë. Kam kërkuar përkrahjen e tij dhe natyrisht që unë punoja edhe me me opozitën, që ta arrijmë atë 80-shen në sallë dhe përkrahjen e 66 deputetëve të koalicionit. Pra, kjo është çështja. Pastaj thuhet që i ke kërkuar që me i dhënë LDK-së ministri. Kjo është një gënjeshtër. Kurrë nuk i kam kërkuar askujt që qoftë LDK-së, qoftë partive të tjera t'ia jap ndonjë ministri. Kurrë s'kam kërkuar që të bëhet ndonjë koncesion as me deputetë individualë, as me deputetë të komuniteteve jo shumicë. Kam kërkuar thjesht të flasim me ta dhe t'ua shpjegojmë pse është në interes të Kosovës që ky, që na njihnin në në publik dhe në popull si binom i shpresës, që ky binom i shpresës ta vazhdojë punën e përbashkët, sepse rizgjedhja ime si presidente do të nënkuptonte edhe vazhdimin e qeverisë, vazhdimin e sigurt, pa asnjë pengesë.

Pa asnjë pengesë të vetme, por me suksese të plota, me suksese të shumta. Pra, nuk i kam kërkuar asnjë kusht, asnjë koncesion, dhe pastaj kur thuhej që i ka refuzuar nënshkrimet, jo, nuk kam refuzuar unë nënshkrime. Çfarë më është thënë, diku dy netë, mos gabofsha, para skadimit të afatit, dy-tri netë, ishte, dhe kjo ishte pasi m'u komunikua mungesa e përkrahjes nga ana e kryeministrit, dhe po flas për mungesën e përkrahjes së atyre 57 votave. M'u tha, eja dhe futu si kandidate vetëm formalisht, si oponente e zotit Konjufca, me të cilin unë kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

Dhe ta shohim se si po rrjedh. Por unë kur i pyeta pse kemi nevojë unë dhe zoti Konjufca të jemi kundërshtarë? Kënd e përkrahni ju? A e kam unë përkrahjen tuaj në një votë të tillë? Natyrisht që një përkrahje e tillë nuk m'u dha sepse unë jam presidente e Republikës dhe do të ishte absurde./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Kurtit ia besova plotësisht dialogun"/ Osmani: E vetmja Presidente që s’dërgova përfaqësues, për marrëveshjet kuptoja nga mediat

"Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën"/ Vjosa
Çim Peka, Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentaja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se ka qenë e vetmja Presidente që s’ka dërguar përfaqësues në Dialog, por kishte besim të plotë tek Kryeministri Albin Kurti. E ftuar në Çim Peka LIVE, Osmani tha se edhe presidenti Thaçi dhe presidentja Jahjaga, kanë pasur përfaqësuesit e tyre, ndërsa vetë Osmani nuk ka dërguar përfaqësues, por pavarsisht kësaj, Presidentja theksoi se marrëveshjet i ka kuptuar nga mediat. 

“Unë ja kam besuar plotësisht udhëheqjen e dialogut Kryeministrit dhe kam qenë presidentja e parë dhe e vetme që nuk kam dërguar përfaqësues të vetin në Dialog. Edhe presidenti Thaçi ka pas përfaqësuesin e vet në Dialog, edhe presidentja Jahjaga e ka pas.

Përkundër faktit që unë pastaj marrëveshjet i kam kuptuar nga mediat. Për shumë gjëra që ai është pajtuar e ka ditë paraprakisht që une nuk pajtohem me ato qëndrime por nuk i kam ndërhyrë në punë”, shtoi Osmani./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Ftesa ishte me emër dhe mbiemër"/ Osmani zbulon ftesën për Bordin e Paqes: Erdhi në 2:30 të natës, udhëtuam me urgjencë drejt Davosit

"Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën"/ Vjosa
Foto ilustruse

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për ftesën që ka marrë për të qenë pjesë në Bordin e Paqes. Duke folur në një intervistë në 'Çim Peka LIVE' në Syri TV, Osmani u shpreh se ftesa erdhi në 2:30 të natës. Ajo tha se nuk e ka pasur asnjë plan për të udhëtuar për në Davos, por është nisur vetëm pasi është bërë e qartë që kërkohet në mënyrë eksplicite prezenca e saj si presidente. 

Gjatë intervistës, presidentja kujtoi lidhjet historike të Kosovës me SHBA-në. Osmani tha se uniformat e para të ushtrisë sonë kanë qenë donacion amerikan, policia jonë është ndërtuar nga Amerika dhe çdo institucion që ekziston sot në Republikën e Kosovës e ka shenjën dalluese amerikane.

"Këta kapituj të bashkëpunimit janë hapur pa na u kërkuar asnjë koncesion, as në dialog me Serbinë, as për raporte të tjera të brendshme, as ndonjë gjë tjetër. Pra, ky do të duhej të ishte sukses të cilin e festojmë të gjithë bashkarisht e jo sukses të cilit dikujt i pengon.

Unë e di që i pengon Serbisë, mirëpo nuk do të duhej që afria e madhe me aleatin tonë të lirisë, me aleatin tonë të sigurisë, me uniformën amerikane që sot afër 400 km të kufirit tonë akoma i ruan bashkë me policinë tonë, që kjo të jetë pengesë? Këtë unë nuk e kam pritur asnjëherë në jetën time. Sepse unë kam qenë këtu në këtë zyrë si shefe e stafit të presidentit, edhe kur është shpallur pavarësia, edhe kur i kemi arritur njohjet, edhe kur e kemi ndërtuar këtë ushtri për herë të parë.

Uniformat e para të ushtrisë sonë kanë qenë donacion amerikan. Policia jonë është ndërtuar nga Amerika. Çdo institucion që ekziston sot në Republikën e Kosovës, e ka atë që quhet footprint, e ka shenjën dalluese amerikane.

E deri tek veprimi i fundit, ku presidenti Trump nuk na la vetë, por na fuqizoi, na ftoi në Bordin e Paqes, në një institucion që ka potencial, ka potencial të shndërrohet në një organizatë ndërkombëtare me shumë konsekuencë në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe ku edhe presidentë të shteteve jo njohëse mua më kanë thënë direkt, deri tani nuk e kemi shqyrtuar njohjen, por kjo ndryshon gjithçka. Pse qenka kjo në kundërshtim me interesin e Kosovës? Le të përgjigjet kushdo. Pse qenka gjithë ky pozitivitet, gjithë kjo dritare e hapur për Kosovën, në kundërshtim me interesin e Kosovës?

Ftesa ishte nominalisht me emër dhe mbiemër, dhe në fakt erdhi në 2 e gjysmë të natës. Ne nuk e kemi pritur që do të vijë në ato momente. Unë vërtet nuk e kam pasur asnjë plan që të udhëtoj për Davos, mirëpo në momentin që na është dërguar ftesa, shefja ime e stafit ka qenë në komunikim me stafin e Shtëpisë së Bardhë, dhe pyetja e parë që ua ka bërë ka qenë; meqenëse kryeministri është në Davos, a mund të vijë ai? Ne nuk kemi pasur njohuri se çfarë ceremonie do të jetë ajo.

Neve na ka ardhur ftesa, unë e kam publikuar ftesën duke e vlerësuar gjithnjë, përfshirë edhe tani, që është në interes të madh të Republikës sonë që Kosova të ftohet, mirëpo nuk e kam pasur asnjë plan që të udhëtoj për Davos. Vetëm pasi na është bërë e qartë që kërkohet në mënyrë eksplicite prezenca ime si presidente, vetëm atëherë kemi udhëtuar.

Madje insistohej nga ana e administratës së ShBA-ve që unë të udhëtoj edhe më shpejt, mirëpo unë nuk e anulova sepse atë ditë ishte përkujtimi i presidentit Rugova, përkujtimi i datës së vdekjes së tij, dhe unë nuk desha që të mungoj atë ditë në Kosovë, prandaj kam shkuar në Davos shumë vonë dikur rreth mesnatës, mos gabofsha. Dhe ashtu edhe ka ndodhur, pra, kjo ka qenë kërkesë eksplicite, ka qenë nominale, dhe edhe ftesa për Uashington DC pastaj kur na është dërguar, na është komunikuar që nuk mund të transferohet. Unë kam qenë tërë kohën në komunikim me këshilltarët më të afërt të presidentit Trump. Ishte nominale dhe ata kërkuan që të jem unë aty.

Shefja ime e stafit qysh atë natë, sapo kemi arritur, në fakt ende pa arritur në Davos, sa ishim ende rrugës sepse ishte rrugë e gjatë, menjëherë atë natë ka tentuar që të kontaktojë me stafin e kryeministrit. Nuk kemi marrë përgjigje atë natë sepse kishte shumë pak orë para takimit. Ne ishim të ftuar në ceremoninë e nënshkrimit që të ishim në qendrën ku mbahej ceremonia qysh në orën 9 të mëngjesit, dhe ne kërkuam që sapo të nesërmen shumë herët në mëngjes, pra para se të shkoja unë atje, të komunikojmë me kryeministrin që ta njoftojmë për aq sa kishim informata se shumtën, them sinqerisht, nuk kemi pasur informata përtej ftesës.

Ftesa ka qenë publike, thjesht na është thënë në orën 9 duhet të jeni në këtë adresë dhe pastaj ju japim detaje të tjera. Nuk kemi marrë përgjigje atë natë. Të nesërmen na është komunikuar që kryeministri mundet vetëm në orën 9 e gjysmë, por unë në orën 9 e gjysmë veçse isha në ceremoni.

Dhe pastaj kemi komunikuar disa herë në të pas asaj ceremonie, i kemi ndarë me stafin e tij materialet e nevojshme. Përsa i përket Davos-it, për këtë çështje ne kemi marrë edhe rekomandim me shkrim nga komandanti i FSK-së që t'i japim përgjigje pozitive sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në ISF, International Stabilization Force, pra ka qenë edhe vlerësim paraprak, nuk është që kjo çështje është marrë kokë më vete. Ka qenë vlerësim i përbashkët institucional që është me rëndësi që Kosova të bëhet pjesë e kësaj," tha Osmani./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Besimi me aleatët hap dyer ndërkombëtare"/ Osmani: Asnjëherë nuk kam bërë pazare në dëm të Kosovës

"Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën"/ Vjosa
Foto ilustruse

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka bërë asnjëherë pazare në dëm të Kosovës. Duke folur në një intervistë në 'Çim Peka LIVE' në Syri TV, Osmani u shpreh se besimi me aleatët hap dyer ndërkombëtare.

Ajo tha se  parimi më i rëndësishëm në këto raporte është besimi. Presidentja deklaroi se është pikërisht ky besim i ndërsjelltë, ai i cili ka bërë të mundur që Kosovës t'i hapen dyert për në forume dhe samite ku s'ka qenë e ftuar kurrë më parë.

Osmani foli edhe për ftesën në Samitin e NATO-s dhe pjesëmarrjen në Bordin e Paqes. Ajo tha se kontributi i Kosovës është vlerësuar dhe vendi u ngrit në piedestal. Sipas saj kjo i ka hapur një kapitull krejtësisht të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare.

"Jo vetëm për këto 5 vite e gjysmë, por asnjëherë gjatë angazhimit tim politik, nuk kam bërë e as nuk do të bëj pazare në dëm të interesit të Kosovës. Në fakt ka ndodhur e kundërta dhe të gjithë aleatët tanë e dinë shumë mirë, që kanë biseduar me mua, më kanë ftuar mua dhe më kanë takuar si presidente.

E para, për shkak se vërtet nuk kam bërë kurrë pazare, as në dëm të sovranitetit, as në dëm të integritetit territorial, as në dëm të kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës dhe parimit të unitaritetit të shtetit, por i kam mbrojtur ato me argumente që edhe ata i akceptonin.

E dyta, për shkak se edhe kur nuk pajtoheshim me ta, unë i trajtoja përsëri si aleatë. Asnjëherë duke tentuar t'i mashtroj, asnjëherë duke tentuar t'i manipuloj, asnjëherë duke u premtuar gjëra që nuk do t'i nuk do të mund t'i mbaja më pastaj. Dhe aleatët, sikurse në jetë, në fakt edhe në marrëdhënie ndërkombëtare, parimi më i rëndësishëm në këto raporte është besimi. Dhe ajo çfarë kemi arritur ne si presidente, si ekip, bashkë me ekipin time, është ta ndërtojmë besimin.

Mos ta harrojmë edhe një fakt. Në Kosovë tradicionalisht presidentët kanë qenë shumë më të angazhuar në politikën e jashtme sesa kryeministrat, tradicionalisht. Pra, unë nuk do të thoja që ka qenë çështje e izolimit të kryeministrit. Ka qenë thjesht zbatim i kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë, edhe në të kaluarën, qoftë për samite, qoftë për angazhime të tjera, e kanë ftuar presidentin e vendit.

Natyrisht që ne kemi arritur që shkaku i këtij besimi të ndërsjelltë që kemi arritur me aleatët, që t'i hapim dyert për Kosovën në forume dhe samite ku Kosova s'ka qenë e ftuar kurrë. Llogariteni, Kosova është ftuar në samitin e NATO-s, pa qenë anëtare e NATO-s, pa qenë në PFP, në partneritetin për paqe, pa e pasur statusin e vendit partner. Dhe kam qenë presidentja e vetme pa këto që jam ftuar nga presidenti Biden të marr pjesë në samitin e NATO-s në Uashington DC.

Jemi ftuar në bordin e paqes, si një ndër shtetet ku kontributi i Kosovës është vlerësuar dhe Kosova është ngritur në piedestal, duke hapur një kapitull krejtësisht të ri të marrëdhënieve tona ndërkombëtare dhe duke fuqizuar subjektivitetin tonë ndërkombëtar, sepse aty jemi me shtete që nuk na kanë njohur dhe Amerika na ka siguruar, na ka garantuar që fakti që ato shtete nuk na njohin, në asnjë moment nuk do të na vendosë neve në pozitë të pabarabartë, por do të trajtohemi si shtet i barabartë, si shtet që nuk mund të na bllokojë askush.

E llogariteni, ne për vite të tëra jemi bllokuar nga Rusia në Kombet e Bashkuara, u bllokuam shkaku i Serbisë në Këshillin e Evropës. Pra, kjo ka qenë një shans i jashtëzakonshëm që Kosova të prosperojë në marrëdhënie ndërkombëtare dhe të hapë kapituj të ri me gjithë botën. Po, në anën tjetër, kryeministri, edhe sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e udhëheq dialogun. Unë ia kam besuar plotësisht këtë udhëheqje dhe kam qenë presidentja e parë dhe e vetme që nuk ka dërguar përfaqësues të vetin në dialog. Edhe presidenti Thaçi ka pasur përfaqësuesin e vet në dialog, kur kryeministri Mustafa e udhëhiqte atë. Edhe presidentja Jahjaga ka pasur përfaqësuesen e saj në dialog.

Unë kam qenë e vetmja që s'ka dërguar përfaqësues në dialog, duke treguar kështu besim të plotë në kryeministrin. Përkundër faktit që shumë prej marrëveshjeve, shumë prej gjërave që i ka arritur atje, unë pastaj i kam kuptuar nga mediat. E përkundër faktit që shumë gjëra për të cilat ai është pajtuar atje, e ka ditur paraprakisht që unë nuk pajtohem me me ato qëndrime. Por nuk i kam ndërhyrë në punë, përveç rasteve kur ai ka kërkuar komente nga ana ime dhe ato komente ia kam dhënë me shkrim, ia kam dorëzuar dhe ka ditur qëndrimin tim. Edhe për nenin shtatë të marrëveshjes së Brukselit, edhe për aneksin e Ohrit, edhe për statutin e asociacionit, për të gjitha këto, sepse janë edhe publike, pra nuk ka asnjë gjë të fshehtë," tha Vjosa Osmani./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Pse Kurti ndryshoi qëndrim? Vjosa Osmani: Dëshiron një president që nuk merret me politikën e jashtme

"Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën"/ Vjosa
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i kishte thënë se dëshiron një president që nuk merret me politikën e jashtme. Duke folur në një intervistë në 'Çim Peka LIVE' në Syri TV, Osmani tha se për arsyet e tjera, se pse Kurti ndryshoi qëndrim lidhur me Presidentin, do të flasë në një moment tjetër.

Ajo theksoi se gjatë mandatit të saj është përpjekur maksimalisht të punojë në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Kurti më ka thënë se e do një president që nuk merret me politikën e jashtme. Për gjërat e tjera më mirë nuk po flas tani, do të vijë momenti. Dua t’ua bëj të ditur qytetarëve të Kosovës se për gjatë këtyre pesë viteve e gjysmë kam bërë çmos për të mirën e Kosovës”, u shpreh Osmani gjatë intervistës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Kurti u zotua se do përkrahte kandidaturën time"/ Vjosa Osmani: Më tha se je Presidentja më e mirë e shekullit 21

"Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën"/ Vjosa
 Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Albin Kurti është zotuar se do përkrahte kandidaturën e saj dhe madje i ka thënë që është edhe Presidentja më e mirë e shekullit 21. E ftuar në Çim Peka LIVE, Osmani tha se edhe para edhe pas zgjedhjeve Kurti i ka pas këto vlerësime për të. Osmani foli gjithashtu edhe votat e 14 shkurt 2021, ku Kurti u zgjodh kryeministër dhe Vjosa Presidente dhe udhëhoqën vendin së bashku. 

“Ka qenë vetë zotimi i kryeministrit Kurti që do më përkrahte në një kauzë të tillë e cila është në interes të Kosovës, duke e kualifikuar vetë që bashkimi ynë si binom është diçka për të cilën Republika jonë ka nevojë akoma…Po flas për diskutimet tona.

14 shkurt 2021 ne morëm mbi 400 mijë vota bashkë dhe atëherë kryeministri u zgjodh kryeministër dhe me votat e përbashkëta që i morëm unë u zgjodha presidente dhe udhëhoqëm këtë vend së bashku", tha Osmani./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Kriza politike në Kosovë, Vjosa Osmani rendit arsyet pse mori vendimin për të shpërndarë parlamentin

"Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën"/ Vjosa
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka renditur arsyet pse mori vendimin për të shpërndarë parlamentin. E ftuar në Çim Peka LIVE, Osmani theksoi se nuk ka qenë dëshirë e saj, por detyrim kushtetues. Osmani u shpreh të gjithë janë pajtuar që në qoftë se nuk ka një president deri me 5 mars, atëherë vendi automatikisht shkon në zgjedhje dhe ka shpërndarje të parlamentit.

Ajo tha se ky është një fakt kushtetues që më herët asnjëherë nuk e ka kontestuar askush. Presidentja tha se është një pasojë dhe është thjesht formalizim i një pasoje që e ka shkaktuar kuvendi.

"Natyrisht që kjo është një pyetje e vazhdueshme e sidomos duke e ditur që sa i përket dekretit për shpërndarje, ajo në asnjë moment nuk ka qenë dëshirë e imja, por detyrim kushtetues, obligim kushtetues. Një formalizim do të thoja i një fakti ekzistent i cili qartë parashihet në kushtetutë dhe për të cilin ne të gjithë, e gjithë skena politike kemi pasur qartësi të plotë kushtetuese deri në natën e fundit.

Pra, në qoftë se i shihni deklaratat publike, qoftë të kryeministrit Kurti, qoftë të zyrtarëve të tjerë të partisë më të madhe në vend, qoftë edhe çdo zyrtari tjetër institucional apo edhe të opozitës, që të gjithë një zëri janë pajtuar që në qoftë se nuk kemi president me 5 mars, atëherë vendi automatikisht shkon në zgjedhje, ka shpërndarje të parlamentit. Pra, ky është një fakt kushtetues që më herët asnjëherë nuk e ka kontestuar askush.

Në asnjë moment. Në asnjë moment dhe nuk do të jetë ashtu as tash e tutje. Përkundrazi, sikur dikush të mendonte që ky dekret është nxjerrë për ndonjë interes personal, sikur dikush të mendonte që vërtet vlerësimi ynë ka qenë që bën të ketë edhe 60 ditë shtesë, a nuk do të më përshtatej pikërisht mua që t'i kem edhe ato 60 ditë shtesë?

Nuk ka, nuk ka këtu nervozizëm të momentit, sepse edhe arsyeja pse unë nuk kam dalë në publik deri pasi u kalua afati kushtetues ka qenë për shkak se unë nuk kam dashur në asnjë moment të ndërhyjë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Ka qenë shumë e qartë që partia fituese ka vendosur të shkojë me emra krejtësisht të tjerë, që të përkrahë emra krejtësisht të tjerë, që mos të përkrahë kandidaturën time dhe përkundër kësaj, unë nuk kam dalë në publik dhe ta tregoj këtë fakt të.

Unë kam qenë e bindur deri në momentin e fundit, pajtim për cilindo emër. Dhe ju e dini, kanë qarkulluar emra të ndryshëm, kryesisht nga parti të caktuara, mirëpo në asnjë moment nuk kam ndërhyrë, nuk kam dalë publikisht, sepse për mua ka qenë e rëndësishme që të kem mundësi që një presidenti të ri t'ia bart detyrën dhe këtë ja kam përcjellur edhe Lëvizjes Vetëvendosje që unë jam gati që jo vetëm t'ia bart detyrën presidentit të ri, këdo që ata e zgjedhin, por në të njëjtën kohë të jem kontakt i atij presidenti edhe për muaj e vite të tëra, t'i bart kontaktet, t'i bart të gjitha mundësitë të cilat i kemi ndërtuar bashkë me ekipin tim gjatë këtyre pesë viteve në presidencë dhe të sigurohemi që projektet e rëndësishme që kanë filluar në mbështetje të Kosovës, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t'ia bartim presidentit të ri.

Pra, të jem në dispozicion të plotë të presidentit të ri, kushdo që do të jetë ai. Kjo ka qenë ajo çfarë kam ofruar unë. E nesërmja, do të thotë, e nesërmja ka qenë nga mesnata në fakt, detyrim kushtetues i cilitdo president që të nxjerrë dekret. Arsyeja e vetme pse unë kam dalur në mëngjes ka qenë sepse ne kemi pasur të paralajmëruar vizitën në familjen Jashari dhe është dashur që të nisem nga Prishtina në orën 9:00 të mëngjesit, prandaj edhe kam dalë në konferencë rreth orës 8:45, sepse pastaj gjatë tërë ditës unë nuk do të kisha mundësi që të shpalos para popullit të Kosovës arsyet e këtij vendimi, i cili po e përsëris, nuk ka qenë i imi.

Është thjesht pasojë, është thjesht formalizim i një pasoje që e ka shkaktuar fatkeqësisht kuvendi. Dhe kemi ardhur në fakt në këtë situatë pa asnjë nevojë. Unë jam e bindur që kjo do të tejkalohej, por megjithatë tash jemi në një situatë krejtësisht tjetër. Por ju e thatë me të drejtë. Në qoftë se vërtet do ta bëja një akt të tillë nga interesi personal, mua shumë më shumë do të më përshtatej sikur t'i kisha 60 ditë shtesë për të biseduar sërish me partitë politike duke filluar nga partia më e madhe, apo të shtyheshin zgjedhjet pafundësisht që unë, në qoftë se e kisha pasur për qëllim të marr pjesë në proces zgjedhor, të kisha kohë të përgatitesha, të ndërtoja struktura.

Pra, në asnjë mënyrë mua nuk më është përshtatur një proces zgjedhor në këtë moment. Njeriu i fundit të cilit do t'i shkonte në interes personal një dekret i tillë, jam unë. Dhe cilido që mendon me kokë të ftohtë, cilido që mendon racionalisht, do ta kuptojë kështu", tha Osmani./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Osmani për dekretin: S’jam pejgamber që të mos bëj gabime, për atë ekziston Gjykata Kushtetuese

"Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën"/ Vjosa
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentaj e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e saj, tha se tha se “nuk është pejgamber të mos bëj gabime”. E ftuar në Çim Peka LIVE, Osmani theksoi se prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese. Sipas saj, edhe për president paraprak edhe për kuvend edhe për këtë kryeministër, ka dhjetëra herë që e kanë shkelur Kushtetutën.

“Unë nuk jam Pejgamber që të mos bëj asnjëherë në jetë gabime. Prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese. Edhe për president paraprak edhe për kuvend edhe për këtë kryeministër, ka dhjetëra herë që e kanë shkelur Kushtetutën. Përderisa unë jam e bindur vetëm duke u bazuar në interesin publik e kam marrë këtë vendim”, shtoi ajo për dekretin e nxjerrë nga ajo./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Osmani: Për shpërndarjen e Kuvendit vendosa pasi u konsultova me dhjetëra juristë brenda e jashtë kabinetit tim

"Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën"/ Vjosa
Çim Peka, Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se për dekretin që iu drejtua Kushtetueses është konsultuar me dhjetëra juristë. E pyetur a është e lirë Gjykata të marrë një vendim të pavaruar në rastin e saj, ajo tha do të duhej të ishte e lirë dhe shpreson që askush të mos tentojë presion ndaj gjykatës. 

E ftuar në Çim Peka LIVE, Osmani tha se cilido vendim i Gjykatës për të do të jetë i mirëseardhur.

“Ky nuk ka qenë një vendim që e kam marrë vetë, por pasi kam konsultuar dhjetëra juristë edhe nga kabineti im dhe jashtë tij. Të gjithë njëzëri e kan pas të njëjtin vlerësim”, tha Osmani./Dosja.al

kosove vjosa osmani albin kurti

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë