LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Qytetarët protestojnë jashtë Parlamentit, Berisha njofton protestën e radhës: Më 22 Mars e gjithë Shqipëria në Tiranë

• Qytetarët e thirrur nga Opozita janë mbledhur për të protestuar sot para Kuvendit. • Mijëra qytetarë me pankarta në duar i janë përgjigjur thirrjes së kreut të opozitës Sali Berisha për të protesuar, pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të hequr mandatin e Belinda Ballukut. • Protesta e sotme ka qenë e qetë dhe paqësore, ku nuk ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve që mbronin Kuvendin. • Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe i cilësoi ata si mbrojtës të Kushtetutës, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve. • Gjatë protestës kombëtare të zhvilluar para Parlamentit, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po përdor pushtetin për të mbrojtur korrupsionin dhe abuzimet e qeverisë. • Berisha deklaroi se kjo situatë përbën fundin politik të Ramës dhe e cilësoi atë si një nga qeveritarët më të diskredituar në historinë e vendit. •  Kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë protestat paqësore deri në largimin e qeverisë nga pushteti. • Ai njoftoi gjithashtu protestën e radhës më 22 mars në Tiranë, duke theksuar se opozita synon të vazhdojë protestat deri në fitoren përfundimtare.

10 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Berisha paralajmëron protestën e rradhës: Më 22 mars të gjithë në Tiranë

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Qytetarët protestojnë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestën e radhës më 22 mars, duke ftuar mbështetësit e opozitës nga e gjithë Shqipëria të marrin pjesë. Duke folur para selisë blu, Berisha u shpreh se duhet të vazhdojnë kryengritjen e tyre paqësore gjer në fitoren përfundimtare.

"Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Nuk ua mbante të kalonin këtej"/ Berisha për Ballën: Njëri kishte marrë rojet, të tjerën dolën nga pas

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Qytetarët protestojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas përfundimit të seancës plenare, iu bashku protestuesve jashtë godinës së Parlamentit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD nuk do të ndalet nga rruga e saj drejt lirisë, teksa theksoi se kryeministri Edi Rama do të mbahet mend si hajdut. Kryedemokrati gjithashtu ironizoi edhe Taulant Ballën, i cili kishte marrë roje tek tavolina brenda Kuvendit. 

“Ne do të fitojmë, kjo është pranvera që ne do i rikthejmë shpresën e madhe Shqipërisë. Në vazhdojmë në rrugën e dinjiteti, në rrugën e lirisë. Ju falënderoj për ardhjen tuaj sot. Ata i tmerruat sot… Nuk mund ta imagjinoni, njëri kishte marrë rojën. Të tjerën dolën nga pas, nuk ua mbante të kalonin këtej. Por do të vijë dita që ato do të largohen nga ai Parlament”, tha mes të tjerash Berisha./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

Protesta jashtë Kuvendit, Berisha: Rama votoi sot për veten e tij, për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet që ka bërë

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Qytetarët protestojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u është bashkuar protestuesve jashtë Kuvendit. Në fjalën e tij, ai tha se me vendimin e sotëm kryeministri Rama shënoi vetvrasjen dhe fundin e tij politik. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se, Edi Rama nuk votoi për Ballukun, por për veten e tij, për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet që ka bërë.

“Së pari, mirënjohje të pakufijshme për ju, burra e gra guximtarë që keni lënë çdo gjë për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë. Kemi ardhur në mbrojtje të Kushtetutës, të dinjitetit njerëzor, në mbrojtje të intersave të shqiptarëve nga një oragnizatë kriminale që përdor pushtetin e grabitur për të mbrojtur vjedhjet e veta. Sot Rama shënoi vetvrasjen e tij politike. Shënoi fundin e tij politik. Firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë nga pushteti i tij i krimit. Sot ai nuk votoi për Ballukun, por për veten e tij. Për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet që ka bërë”, tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës para Kuvendit, qytetarët u hedhin spraj efektivë të policisë

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Qytetarët protestojnë

FOTOLAJM/ Protesta e opozitës para Kuvendit, qytetarët u hedhin spraj efektivë të policisë

4 MUAJ ME PARE

Protesta e PD-së, tensionohet situata jashtë Kuvendit, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Qytetarët protestojnë

Protesta e PD-së, tensionohet situata jashtë Kuvendit, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë

4 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protesta e opozitës, krijohet kordoni i policisë përpara Kuvendit, Garda në gatishmëri sipër tarracës

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Qytetarët protestojnë

TIRANË- Pak para nisjes së protestës së opozitës, uniformat blu kanë krijuar perimetrin e sigurisë përpara godinës së Kuvendit. Siç shihet edhe në pamje, godina e Parlamentit është rrethuar nga kordoni i policisë dhe gardhi metalik.

 


Gjithashtu, për mbarëvajtjen e sigurisë, në protestë është angazhuar edhe Garda e Republikës, të cilët janë pozicionuar në tarracën e institucionit.

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Qytetarët protestojnë

Protesta do të nisë në orën 10:00, njëkohësisht kur do të nisë edhe seanca plenare./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta e PD-së, autobote uji dhe 1500 policë gati, bllokohet zona që te Ministria e Drejtësisë

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Qytetarët protestojnë

TIRANË- Opozita do të zhvillojë protestën para Kuvendit, teksa në sallë do të votohet në lidhje me kërkesën ne SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. 1500 efektivë do të jenë në gatishmëri dhe siç shihet në pamje, efektivët kanë rrethuar godinën e Kuvendit dhe autobote uji janë gati për ndërhyrje nëse do të ketë tensione.

Ndërkohë mësohet se bllokimi i zonës ka nisur që tek pedonalja e Ministrisë së Brendshme./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

FOTO/ Protesta e Partisë Demokratike, policia ‘blindon’ parlamentin, 1500 efektivë policie në terren

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Qytetarët protestojnë

TIRANË- Partia Demokratike do të protestojë sot para godinës së Kuvendit. Bëhet me dije se në gatishmëri janë vendosur 1500 efektivë policie. Protesta e opozitës, do të mbahet njëkohësisht me seancën plenare kur pritet të votohet kërkesa e SPAK për imunitetit e deputetes Belinda Balluku.

Protesta do të nisë në orën 10:00, ndërsa Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit. Në kuadër të planit të hartuar, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “George W. Bush”.

Gjithashtu policia bën të ditur se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të përkohshme edhe në akse të tjera, ndërsa trafiku do të devijohet në rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Sakaq, Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Opozita sot në protestë para Kuvendit, cilët janë skenarët që priten të ndodhin

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Qytetarët protestojnë

TIRANË- Partia Demokratike do të protestojë sot para Kuvendit, teksa në seancën plenare pritet të votohet kërkesa e SPAK për imunitetin e deputetes Belinda Balluku. Protesta do të nisë në orën 10:00, ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit.

Duke filluar që mbrëmjen e kaluar, zona përreth Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa pritet një prani e shtuar e forcave të policisë për të shmangur çdo incident.

Policia gjithashtu ka njoftuar planin e masave për protestën. Në kuadër të planit të hartuar, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “George W. Bush”.

Gjithashtu policia bën të ditur se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të përkohshme edhe në akse të tjera, ndërsa trafiku do të devijohet në rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Sakaq, Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

Imuniteti i Ballukut/ Hidhen sot për votim në Kuvend 2 raportet e PS dhe PD! Çfarë pritet të ndodhë në seancën plenare (Rendi i Ditës)

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Qytetarët protestojnë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në orën 10.00 në seancë plenare, ku do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. Kjo çështje pritet të shoqërohet me debate dhe tensione politike. Sipas njoftimit të rendit të ditës, kjo pikë do të jetë e para në axhendë, menjëherë pas nisjes së seancës në orën 10:00.

Sipas agjendës së Kuvendit, para prezantimit të dy raporteve të përgatitur nga PD dhe PS në Këshillin e Mandateve, do të shprehet deputetja Belinda Balluku. Më pas opozita do të paraqesë raportin e hartuar nga anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Po ashtu dhe shumica parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të paraqesin qëndrimin e tyre dhe më pas do të hidhet për votim.

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.3.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.3.2026.

2. Njoftime.

3. Projektvendimi "Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit".

4. Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Metrit, nënshkruar në Paris, më 20 maj 1875, të ndryshuar me konventën e nënshkruar në Sèvres, më 6 tetor 1921, dhe rregulloren përkatëse"

5. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfË, Frankfurt am Main (KfË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës".

6. Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 64/2025, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".

7. Projektvendimi "Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, "Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë

protesta e opozites

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale