LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lufta në Iran shkon në javën e dytë/ Izraeli godit depot e naftës në Teheran, humbin jetën 4 persona

• SHBA-të dhe Izraeli vazhdojnë të sulmojnë Iranin, duke goditur për herë të parë depot e magazinimit të naftës dhe uzinat e rafinimit në Teheran, dhe duke shkaktuar zjarre të mëdha në të gjithë kryeqytetin. • Një sulm me dron iranian shkaktoi dëme materiale në një impiant desalinimi uji në Bahrein, tha ministria e brendshme e vendit. • Kjo vjen një ditë pasi Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se SHBA-të bombarduan një impiant desalinimi të ujërave të ëmbla në ishullin Qeshm në Iranin jugor, duke vendosur një "precedent të papranueshëm". • Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë për sulme të tjera iraniane, pasi presidenti iranian Masoud Pezeshkian kërkoi falje dhe u zotua të ndalojë sulmet ndaj shteteve të Gjirit nëse nuk ka sulme që vijnë nga territoret e tyre. • Izraeli ka paralajmëruar banorët në periferitë jugore të Bejrutit të evakuohen, pasi synon grupin Hezbollah të mbështetur nga Irani. • Ministria e Shëndetësisë libaneze thotë se një sulm izraelit ndaj një hoteli në qendër të Bejrutit vrau katër persona.

10 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Analiza e REL: Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

Lufta në Iran shkon në javën e dytë/ Izraeli godit depot e

KOSOVË- Shumë shpejt pasi bombat e para ranë mbi Iran - duke ndezur një konflikt që brenda orësh mori përmasa rajonale - autoritetet e Kosovës nxituan të dilnin në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dënuan regjimin iranian dhe riafirmuan mbështetjen e tyre për aleancën perëndimore.

Presidentja Vjosa Osmani tha se, falë udhëheqjes së SHBA-së dhe presidentit Donald Trump, koha e lirisë për popullin e Iranit po vjen.

Në një reagim në X, ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë t’i mbështesë veprimet e ndërmarra nga SHBA-ja dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian, ndërsa dënoi fuqishëm sulmet e këtij të fundit kundër aleatëve në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet e përbashkëta kundër Iranit më 28 shkurt, me synimin për të frenuar programin bërthamor të këtij vendi. Në kundërpërgjigje, Irani dhe mbështetësit e tij po godasin objektiva në vendet aleate të SHBA-së - nga Arabia Saudite deri në Qipro - pavarësisht paralajmërimeve të Trumpit kundër hakmarrjes.

“Më mirë mos ta bëjnë këtë, sepse, nëse e bëjnë, do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë më parë”, shkroi Trump në rrjetin Truth Social.

Disa orë pas nisjes së sulmeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mblodhi Këshillin e Sigurisë për të diskutuar situatën, dhe tha se Kosova po monitoron nga afër implikimet e mundshme për vendin dhe rajonin.

Qeveria e tij nuk iu përgjigj Radios Evropa e Lirë mbi implikimet e mundshme apo masat konkrete që mund të merren. Po ashtu, as Presidenca, as Ministria e Punëve të Brendshme, as Policia e Kosovës dhe as Departamenti amerikan i Shtetit nuk dhanë asnjë koment.

Kosova strehon kampin Bondsteel - bazën më të madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Ballkan - dhe rreth 600 ushtarë amerikanë, që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, një zyrtar i NATO-s tha se KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Forca dhe pozicioni i KFOR-it rishikohen dhe përshtaten herë pas here, sipas zhvillimeve të situatës, në mënyrë që misioni të mbetet i efektshëm për qëllimin e tij. Aktualisht, nuk po shqyrtohen ndryshime të rëndësishme”, tha zyrtari i NATO-s.

Irani dhe mbështetësit e tij sulmuan disa baza dhe misione të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në Lindjen e Mesme. Një bazë britanike në Qipro ishte gjithashtu shënjestër e sulmeve me dronë. Autoritetet qipriote thanë se, sipas vlerësimeve fillestare, dronët u lëshuan nga Hezbollahu - grup militant i mbështetur nga Irani - nga territori i Libanit.

Incidenti nxiti reagim të menjëhershëm evropian: disa shtete dërguan avionë luftarakë dhe fregata në Qipro, për të forcuar mbrojtjen ajrore dhe detare të ishullit mesdhetar, mes frikës për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Kur bëhet fjalë për Kosovën, ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, argumenton se, edhe pse kampi Bondsteel është një instalim i madh amerikan, ai nuk ka gjasa të renditet ndër objektivat prioritare të Teheranit. Kjo, për faktin se Bondsteel-i nuk është bazë ajrore dhe nuk shfrytëzohet për të mbështetur opereacionet aktuale të SHBA-së kundër Iranit.

“Mësa kuptoj, Irani ka në dispozicion një numër të kufizuar raketash balistike. Duke qenë se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po godasin platformat e lëshimit të tyre, Irani duhet t’i përdorë ato në mënyrë të zgjuar, për të arritur efektin maksimal”, thotë Shea për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Sipas Zyrës së Drejtorit për Zbulim Kombëtar të SHBA-së, Irani ka rezervën më të madhe të raketave balistike në Lindjen e Mesme. Arsenali i tij përfshin raketa me rreze të gjatë që mund të arrijnë Izraelin, raketa lundruese Kh‑55 me rreze deri në 3.000 km dhe dronë Shahed, që besohet se kanë goditur bazën britanike në Qipro dhe arrijnë deri në 2.500 km.

Kjo do të thotë se, nëse lëshohet nga Irani, Ballkani mbetet jashtë rrezes së këtij arsenali.

Ish-komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, Ben Hodges, paralajmëron se brenda rrezes së kërcënimeve të mundshme, mund të jetë baza e Marinës amerikane në Kretë të Greqisë. Ai e konsideron atë si një objektiv të rëndësishëm në Evropë edhe për shkak të rolit të saj logjistik në rajon.

Hodges nuk përmend kërcënime specifike me raketa ose dronë ndaj Bondsteel-it, por thekson se baza duhet të trajtohet gjithmonë si nën rrezik potencial.

“Gjithmonë do të supozoja se ekziston një kërcënim, sidomos nëse ka organizata terroriste ose individë që mund të ndjehen të zemëruar për sulmet ndaj Iranit ose për vrasjen e Ajatollahut, dhe vendosin të veprojnë vetë. Prandaj, edhe në kampin Bondsteel duhet të mbahen masat e sigurisë dhe të llogaritet gjithmonë kjo mundësi”, thotë Hodges për Exposenë.

Shea thekson se për Evropën, përfshirë Kosovën, kërcënimet më të mundshme të veprimeve iraniane ose të frymëzuara nga Irani, janë sulmet terroriste, sulmet kibernetike dhe sulmet e individëve të njohur si “ujq të vetmuar” - persona të frymëzuar nga ideologji ose grupe, por që veprojnë në mënyrë të pavarur.

“Shumë kosovarë iu bashkuan Shtetit Islamik gjatë kohës së kalifatit; disa prej tyre mund të jenë kthyer në vend, disa mund të mbeten ende të radikalizuar. Kjo do të thotë se mund të ekzistojnë disa ‘xhepa’ të radikalizimit. Dhe, nuk po flas vetëm për Kosovën, sepse situatë e ngjashme mund të shfaqet edhe në vende të tjera të Evropës, brenda komuniteteve myslimane”, vlerëson Shea.

Ai paralajmëron se konflikti mund të sjellë edhe rritje të çmimeve të naftës dhe gazit, inflacion më të lartë dhe recesion të madh global. Pasojat do të jenë veçanërisht të rënda për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në tërësi - një rajon që ai e përshkruan si ekonomikisht të brishtë dhe të varur nga investimet e huaja.

E, përveç kësaj, gjenerali Hodges ndan edhe një shqetësim tjetër - sigurinë e qytetarëve evropianë, përfshirë edhe kosovarë, të bllokuar në vendet e Gjirit dhe Lindjes së Mesme.

“Nëse janë qindra mijëra evropianë të ngujuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar ose vende të ngjashme, për shkak se linjat ajrore janë ndalur, atëherë mund ta kuptoj përse Qeveria franceze mund ta ndiejë nevojën për të dërguar forcën e saj për t’i mbrojtur ata”, thotë Hodges.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi këtë javë se vendi i tij do të dërgojë aeroplanmbajtësin “Charles de Gaulle” në Mesdhe dhe se do të punojë për të formuar një koalicion që do të mbronte trafikun detar, i cili rrezikohet nga përshkallëzimi i krizës në Lindjen e Mesme.

Në kontekstin e masave të sigurisë për Kosovën, Shea sugjeron që autoritetet të forcojnë kontrollin e kufijve, të monitorojnë individët potencialisht të radikalizuar, të rrisin sigurinë rreth objekteve të SHBA-së dhe KFOR-it, si dhe të forcojnë bashkëpunimin operacional dhe të inteligjencës me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.

“Natyrisht, ekziston edhe një forcë rezervë e NATO-s që mund të dislokohet nëse situata e kërkon. Por, aktualisht, bëhet fjalë për masa të zakonshme parandaluese. Siguria duhet të përshtatet sipas vlerësimeve të kërcënimeve. Nuk duhet të reagosh më pak, por as ta teprosh me reagimin”, thotë Shea.

Me kalimin e çdo dite që lufta vazhdon, rreziqet bëhen gjithnjë e më të paparashikueshme. Hodges thotë se Uashingtoni nuk e ka përcaktuar kurrë qartë se si dëshiron të duket Irani kur lufta të mbarojë - gjë që, sipas tij, e bën konfliktin më të vështirë për t'u përfunduar.

Ai paralajmëron, gjithashtu, për presionin mbi rezervat ushtarake amerikane dhe mbi kapacitetin e përgjithshëm të parandalimit.

“Sa më gjatë që zgjat konflikti, aq më shumë vihet në provë aftësia e SHBA-së për të siguruar mjaftueshëm municion. Kjo nuk lidhet vetëm me operacionet aktuale, por edhe me ruajtjen e kapaciteteve të parandalimit ndaj Kinës. Unë jam i sigurt se po ushtrohet presion i madh mbi industrinë, për të rritur prodhimin. Por, këto nuk janë produkte të thjeshta - bëhet fjalë për armë shumë të sofistikuara, të shtrenjta dhe që kërkojnë kohë për t’u prodhuar. Nuk mund të trefishosh apo katërfishosh menjëherë prodhimin e interceptorëve Patriot, sistemeve HIMARS apo raketave Tomahawk”, thotë Hodges.

Presidenti Trump tha më 4 mars se forcat e Shteteve të Bashkuara janë në një pozicion shumë të fuqishëm në Iran. Sipas tij, ato kanë bërë një përparim të madh, “edhe pse lufta ka më pak se një javë që ka nisur”. Dhe, ndoshta, faktori më i rëndësishëm për këtë është “rindërtimi i ushtrisë gjatë mandatit tim të parë”, tha Trump.

Në Ballkan, Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës rriti masat e sigurisë në një nivel më të lartë, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e krahasoi sulmin e SHBA-së ndaj Iranit me fushatën ajrore të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë.

Me fjalët e Jamie Sheas, kjo është thjesht një “analogji krejtësisht e rreme” dhe retorikë e përsëritur e Serbisë, e cila ka mbështetjen edhe të Iranit në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

Irani, me një popullsi prej mbi 91 milionë banorësh, nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me vendin./REL

2 MUAJ ME PARE

Kur sistemet shemben, gratë ngjiten në skenë

Lufta në Iran shkon në javën e dytë/ Izraeli godit depot e

Është bërë shumë e vështirë për Rahën të thotë se si ndihet këto ditë. Nëse thotë se është mirë do të ishte gënjeshtër. Nëse thotë se nuk ndihet mirë, i duket sikur po dorëzohet.

Kështu i tha ajo Radios Evropa e Lirë nga Teherani, gjatë një momenti të shkurtër kur pati qasje në internet.

Ditët e saj janë të mbushura me ankth lufte dhe me pyetjen se çfarë do të vijë më pas, pasi Irani është tani në mes të një lufte dhe udhëheqësi i tij i kahershëm suprem, Ali Khamenei, është vrarë në një operacion të përbashkët amerikano-izraelit.

Nën Khamenein, autoritetin fetar dhe politik të Iranit për 35 vjet, gratë u përballën me ligje të detyrueshme për hixhabin, diskriminim dhe, siç është dokumentuar nga OKB-ja, rrahje dhe tortura të atyre që protestuan.

“Vdekja e Khameneit nuk ngjalli ndonjë ndjenjë të veçantë tek unë, as gëzim e as pikëllim”, thotë Raha, emri i së cilës është ndryshuar nga redaksia e REL-it për arsye sigurie.

“E vetmja fjali që më erdhi në mendje pasi lexova lajmin ishte: Ai vdiq dhe përmbushi një nga dëshirat e tij, por shkatërroi tonat dhe për këtë nuk u mbajt kurrë përgjegjës”, shton ajo.

Në vend të lehtësimit, thotë ajo, emocioni mbizotërues te shumë njerëz që njeh është ankthi për atë që do të vijë më pas.

“Tani për tani jam sinqerisht e shqetësuar për të ardhmen e Iranit dhe të popullit të tij”, thotë ajo.

Dhe ka shumë gjëra që ky vend me 93 milionë banorë ka përjetuar vetëm në muajt e fundit. Nga sulmet dhe kundërpërgjigjet deri te protestat mbarëkombëtare që shkaktuan dhunë të paprecedentë dhe vrasjen e disa mijëra demonstruesve.

Raha ishte ndër ata që kërkonin ndryshime në Iran në rrugë, dhe ajo thotë se në disa vende gratë dukeshin se ishin më të shumta se protestuesit burra.

Gratë ishin gjithashtu në ballë të protestës së vitit 2022, e cila shpërtheu pas vdekjes së Mahsa Aminit, një grua 22-vjeçare që vdiq në paraburgim policor pasi u arrestua për shkak se, sipas pretendimeve, nuk e kishte vendosur si duhet hixhabin. Ai ishte momenti kur lindi lëvizja “Gra, Jetë, Liri”. Gratë prenë flokët në shenjë proteste, dolën në rrugë, u vranë dhe u arrestuan.

Por, sot Raha thotë se përvoja e saj është se jeta publike ka ndryshuar dhe se gratë po ecin gjithnjë e më shumë pa hixhabin e detyrueshëm – madje edhe në lagje që dikur konsideroheshin bastione konservatore.

“Ka një moment”, thotë Raha, “kur e kupton se nuk je vetëm. Askush nuk reagon sepse nuk po i mbulon flokët. Nuk përballesh me askënd. Kjo ka rëndësi”.

Për të, hixhabi i detyrueshëm ka qenë prej kohësh një nga simbolet më të qarta të kontrollit të Republikës Islamike. Ajo beson se ky autoritet tashmë është zbehur në shoqëri – edhe nëse vazhdon të ekzistojë në kodin ligjor.

“Sado që të lexosh për Iranin”, thotë Raha, “të marrësh frymë në këtë ajër është ndryshe”. Dhe në atë ajër, mes pasigurisë dhe frikës, gratë vazhdojnë të rezistojnë.

Irani nuk është i vetmi në këtë histori. Nëpër konflikte dhe kriza politike, gratë po dalin gjithnjë e më shumë në ballë – duke marrë pjesë në protesta, duke mësuar në klasa sekrete, duke iu bashkuar ushtrive dhe duke sfiduar qeveritë.

Dhe askund situata nuk është më e rëndë për gratë dhe vajzat sesa në Afganistan, ku ato janë zhveshur nga pothuajse të gjitha të drejtat.

Që nga viti 2021, kur talibanët u rikthyen në pushtet, grave fillimisht iu mohua arsimi i mesëm dhe i lartë, iu ndalua puna në sektorë të ndryshëm dhe u rikthye hixhabi i detyrueshëm. Sot, madje, atyre u mohohet edhe vizita te mjekët, përveç nëse është grua, dhe lëvizja e tyre është e kufizuar.

Në një mjedis të tillë shtypës, një grua po u jep mësim vajzave. Në fshehtësi.

Pasi asaj dhe motrës së saj iu mohua vazhdimi i arsimit, Farishta, e cila ishte në vitin e parë të universitetit kur talibanët morën kontrollin e Afganistanit, vendosi të nisë programin arsimor larg syve të talibanëve.

“Doja që ato të ndienin se ka ende shpresë”, thotë ajo. “Këto gjëra mund të ndryshojnë dhe shkollat tona do të rihapen”.

Sot, kur një vajzë përfundon klasën e gjashtë, arsimi i saj merr fund. Sipas UNESCO-s, më shumë se 2.2 milionë vajzave dhe grave u ndalohet ndjekja e shkollimit përtej nivelit bazë.

Disa prej tyre janë nxënëset e Farishtës. Dhe klasat nuk po ndihmojnë vetëm ato, por edhe vetë Farishtën.

“Tani po bëj diçka me kohën time duke u dhënë mësim këtyre vajzave dhe shpresoj që një ditë, shkollat do të rihapen dhe ato do të mund ta vazhdojnë arsimin e tyre”, thotë ajo.

Ato mësojnë matematikë, anglisht dhe lëndë të tjera. Në fshehtësi, sepse nëse talibanët do ta merrnin vesh, ajo do të duhej t’i mbyllte. Por, ajo mbështetet nga banorë vendas që duan që vajzat e tyre të mësojnë përtej klasës së gjashtë.

Disa prej tyre janë adoleshente që u martuan sepse nuk po shkonin në shkollë. Njëra nga nxënëset e saj, shpjegon ajo, është shtatzënë dhe megjithatë vazhdon të vijë në klasë e vendosur për të mësuar.

“Ajo dëshiron të studiojë dhe të bëhet dikush në të ardhmen. Vetëm imagjinoni, çfarë mund të bëhet në të ardhmen një vajzë e klasës së gjashtë?” pyet Farishta.

“Por, unë dua që ato ta mbajnë gjallë shpresën se edhe nëse sot kushtet nuk janë të favorshme, ato mund të ndryshojnë nesër dhe ne nuk duhet ta humbim kohën dhe shpresën për një të ardhme më të mirë”, thotë ajo.

Në raportin e tyre më të fundit për të drejtat e njeriut në mbarë botën, Human Rights Watch (HRW) theksoi se gjatë vitit të kaluar talibanët e thelluan shtypjen duke “intensifikuar kufizimet ndaj të drejtave të grave dhe vajzave”. Në shtator ata ndaluan universitetet të përdornin libra të shkruar nga gra.

E vetmja gjë që Farishta dëshiron t’u thotë sot talibanëve është t'i hapin shkollat.

“Vajzat po rrinë në shtëpi pa asnjë qëllim. Familjet e tyre po i martojnë”, shton ajo.

Ndalimi, vëren ajo, nuk i pengon ato të dëshirojnë dije, por pavarësisht përpjekjes së saj për t’u dhënë mësim vajzave dhe grave që të kenë një perspektivë për të ardhmen, ajo thotë se arsimi formal është i domosdoshëm.

“Që të kemi mjeke, inxhiniere dhe gra profesioniste që punojnë në fusha të tjera të ngjashme për zhvillimin e vendit tonë”, sqaron Farishta.

Farishta ishte një studente që u bë mësuese. Diku tjetër, për shkak të trazirave në vendet e tyre, gratë po marrin role që nuk i kishin imagjinuar kurrë – përfshirë edhe në fushëbetejë.

Katerina Zarembo ishte një studiuese ukrainase, shkrimtare dhe nënë e katër fëmijëve para nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Pastaj ajo u bë mjeke luftarake.

Në fillim të luftës në vitin 2022 ajo u largua nga vendi, por më vonë u kthye për t’u bërë paramedike. Sot ajo është pjesë e forcave të armatosura të Ukrainës.

“E ndjeva që nga fillimi se vendi im ishte në luftë. Por, në fillim të pushtimit në shkallë të plotë, vajza ime ishte shumë e vogël. Me rritjen e saj, kjo bindje vetëm sa u forcua. Pashë shembuj të grave të tjera, por në fund thjesht e kuptova se nuk kishte rrugë tjetër për mua”, tregon ajo.

Bashkëshorti i saj po ashtu mbështet në mënyrë aktive ushtrinë, por familja kishte disa shqetësime dhe pyetje, megjithatë të gjithë e kuptuan se “nuk ka rrugë tjetër”. Për fëmijët e saj më të mëdhenj, shpjegon ajo, ishte e vështirë ta pranonin.

“Shpresoj që kuptimi i asaj që po bëj dhe pse, do të rrënjoset më vonë. Fëmijët nuk i rrisim me fjalë, por me veprime, dhe besoj se më vonë do ta kuptojnë vërtet”, thotë Katerina.

Shikojeni edhe këtë video: “Shtrigat e Buçës” – njësiti me rol kyç në mbrojtjen e Ukrainës

Në mbarë botën gjatë vitit të kaluar, rreth 676 milionë gra jetuan brenda 50 kilometrave nga një konflikt vdekjeprurës, sipas një raporti të Institutit për Kërkime të Paqes në Oslo (PRIO).

Në Ukrainë, që nga fillimi i luftës, shumë gra kanë ofruar ndihmë humanitare, kanë avokuar për të drejtat e grave, kanë luftuar kundër deportimit të fëmijëve ose i janë bashkuar ushtrisë. Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se më shumë se 70.000 gra shërbejnë në forcat e armatosura të Ukrainës.

Para luftës, Katerina shkruante libra. Sot, ajo nuk mund ta imagjinojë t’i kthehet kërkimit apo të shkruajë një punim.

“As që mund ta imagjinoj ta bëj këtë tani. Thjesht shërbej si mjeke luftarake dhe mbetem nënë dhe bashkëshorte”, thotë ajo.

Tani ajo punon nga bunkeri dhe studion në distancë në kolegjin mjekësor. Kur Ukraina ta fitojë luftën, thotë ajo, ka pak gjasa të qëndrojë në ushtri. Por nuk është e interesuar për jetën e mëparshme profesionale. Sepse tani nuk bëhet më fjalë për karrierë, por për thirrje, për shërbim.

“Sepse të shpëtosh apo të ndihmosh njerëzit – kjo është thirrja ime”, shpjegon Katerina. Ndoshta një ambulancë, shton ajo. “Kur flasim për kthimin nga lufta, më duket se brezat tanë, pasi kanë jetuar kaq gjatë në luftë, në njëfarë kuptimi janë të gjithë vërtet ‘të humbur’. Ne kurrë nuk do të kthehemi plotësisht”.

Detyra e tyre është, siç shpjegon ajo, ta jetojnë këtë sa më mirë që të munden.

Për Katerinën, misioni është bërë i thjeshtë. “Me aq forcë sa kemi, me dinjitet maksimal dhe me dashuri maksimale”. Pastaj ajo ndalet. “Dhe mendoj se është bërë edhe më e rëndësishme për mua t’u shërbej njerëzve dhe të luftoj kundër padrejtësisë”.

Për disa, lufta për drejtësi ka një çmim. Deri vonë, Jelena Kleut ishte profesoreshë në degën e komunikimit në Universitetin e Novi Sadit në Serbi. Tani, pas dy dekadash mësimdhënie, në vend të ligjëratave, ajo shkon në protesta dhe paraqet padi.

Në janar asaj iu dorëzua vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, gjë që nxiti një valë protestash dhe dënimesh nga qytetarët dhe publiku akademik.

Ndërsa administrata e Universitetit pretendon se gjithçka është bërë në përputhje me rregullat, ata që e kundërshtojnë vendimin besojnë se ligji është keqpërdorur dhe se Kleut u pushua nga puna sepse mbështeti publikisht studentët në protestat për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit. Edhe ajo beson se kjo ishte një nga arsyet.

“Mendoj se ishte projektuar qëllimisht si një akt që duhej t’i lëndonte të gjithë studentët dhe ata që uleshin në klasat e mia”, thotë Kleut.

Aksidenti shkaktoi një valë protestash masive kundër qeverisë në gjithë Serbinë, me akuza se korrupsioni sistemik çoi në aksident. Autoritetet e hedhin poshtë fajësinë dhe refuzojnë të shpallin zgjedhje.

Ashtu si ajo mbështeti studentët, tani ata po e mbështesin atë dhe po protestojnë kundër vendimit për ta pushuar nga puna. Më shumë se 1.200 profesorë gjithashtu dolën në mbështetje të saj.

“Mbështetja e studentëve vazhdon të më inkurajoj që të mos dorëzohem dhe të mos mendoj se tani gjithçka ka mbaruar. Përkundrazi, tani disi kam edhe më shumë energji për të marrë pjesë në protestat e tyre”, thotë ajo.

Akademikët dhe studentët kanë bllokuar fakultetet shtetërore për pothuajse një vit, që nga dhjetori 2024, duke kërkuar përcaktimin e përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave në stacionin hekurudhor në Novi Sad dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Që nga fillimi, Kleut i ka mbështetur publikisht studentët që kanë udhëhequr protestat kundër qeverisë në të gjithë Serbinë. Studentët e Fakultetit Filozofik në Novi Sad ishin ndër të parët që iu bashkuan bllokadës.

Por tani, ditët e saj duken krejt ndryshe. Një semestër i ri po fillon dhe për herë të parë në 20 vjet ajo nuk do të marrë pjesë. Jeta e saj gjithashtu ka ndryshuar shumë që nga fillimi i protestave. Që nga 1 nëntori dhe aksidenti, prioritetet janë riorganizuar ndryshe, beson ajo.

“Ishte një ngjarje kaq dramatike për vetë Novi Sadin, sa na la të gjithëve si kur dikush të godet fort në stomak dhe të merr frymën. Por pastaj nga ajo gjendje mosbesimi dhe tronditjeje, studentët sollën një shpresë të jashtëzakonshme se një shoqëri ndryshe mund të ekzistojë në këtë vend”, shton ajo.

Dhe pastaj jeta u përqendrua në aktivitete për të ndihmuar dhe mbështetur studentët. Pastaj nisën arrestimet, autoritetet u bënë më represive dhe protestat kundër qeverisë vazhduan. Dhe, siç thotë Kleut, e gjithë kjo hodhi hije mbi jetën private dhe profesionale.

Por, pavarësisht gjithçkaje, ajo beson se vendimi që mori, si edhe pjesëmarrësit e tjerë në bllokada dhe protesta, po kontribuojnë në ndryshimin e sistemit.

“Gjithçka filloi me individë që vendosën të sakrifikonin diçka nga vetja e tyre, qoftë sigurinë apo një vend pune”.

Ajo vazhdon të shkojë në protesta, të paraqesë padi kundër universitetit dhe e vendos shpresën te sistemi gjyqësor. Ajo është e vetëdijshme, thotë, se përpara ka një betejë të gjatë ligjore. Së bashku me të gjitha të tjerat që e presin.

Para sulmeve të fundit, Raha kurrë nuk do ta imagjinonte që Teherani mund të bëhej një fushëbetejë. Tani, çdo zhurmë sjell frikën e bombave të reja.

Ka kaluar një javë që nga sulmi i parë ndaj Iranit, i cili e shtyu Republikën Islamike të kundërpërgjigjej me sulme ndaj bazave amerikane në gjithë Lindjen e Mesme. Jeta tashmë kishte qenë e vështirë në Iran, thotë Raha, dhe tani lufta ka shtuar një shtresë tjetër pasigurie.

“Lufta është në thelb një fenomen kundërnjerëzor”, thotë Raha. “Dhe kur lufta vazhdon, pabarazitë që tashmë ekzistojnë forcohen”.

Vështirësitë ekonomike dhe sociale që iranianët kanë përjetuar i nxorën ata në rrugë në fund të vitit të kaluar duke kërkuar ndryshime.

Gjatë protestave, Irani hyri në një bllokadë digjitale dhe, sipas organizatës për të drejtat me seli në SHBA, HRANA, më shumë se gjashtë mijë demonstrues u vranë, ndërsa më shumë se 25 mijë u plagosën gjatë shtypjes nga qeveria.

Në kushte të tilla, jeta personale dhe planifikimi kalojnë në plan të dytë. Ashtu si një profesoreshë nga Serbia, jeta e përditshme përqendrohet në diçka tjetër. Gjithçka është pezull në pasiguri, shton Raha.

Megjithatë ajo i kthehet idesë së barazisë dhe thotë se çdo veprim i vogël që një grua bën për ta afruar pozitën e saj në shoqëri me atë të burrave “bëhet pjesë e një lufte më të madhe”.

Nëse ndonjëherë vjen ndryshimi politik, ajo beson se grave nuk duhet t’u kërkohet sërish të tërhiqen në emër të stabilitetit.

Gratë dhe vajzat kanë të drejtë, në thelb, të jetojnë në siguri dhe në paqe, të lira nga dhuna dhe diskriminimi, tha për Radion Evropa e Lirë, Sarah Hendriks, drejtoreshë për politika në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Gratë.

“Konfliktet dhe krizat zgjerojnë në mënyrë dramatike boshllëqet e drejtësisë për gratë dhe vajzat, përfshirë mënyrën se si mbrojtja e grave dhe vajzave është kaq shpesh jetike e nevojshme dhe megjithatë kaq shpesh mungon”, shton ajo./REL

2 MUAJ ME PARE

Sa mund ta përballojë Irani një luftë nga ana logjistike?

Lufta në Iran shkon në javën e dytë/ Izraeli godit depot e
Foto Ilustruese

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Irani ishte përgatitur për një luftë të gjatë, theksoi Ali Larijani, Sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, në ditën e tretë të luftës. Larijani përsëriti kështu atë që zyrtarë të tjerë (ende) të Republikës Islamike kanë shpallur që nga 28 shkurti: "Ne do të mbrohemi, pavarësisht kostos".

Që nga 28 shkurti, SHBA-ja dhe Izraeli po kryejnë një ofensivë ushtarake të koordinuar dhe masive kundër Iranit. Sulmet kanë në shënjestër në mënyrë specifike udhëheqësit, si dhe objektet ushtarake dhe qeveritare.

Irani po kundërpërgjigjet me sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe bazave amerikane në vendet fqinje të Gjirit Persik. Vetëm Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë raportuar, se janë përballur me qindra sulme nga Irani.

Deri të mërkurën, më 4 mars, Irani ka lëshuar më shumë se 500 raketa balistike dhe mbi 2.000 dronë, sipas Admiralit Brad Cooper, kreut të Komandës Qendrore të SHBA-së për Lindjen e Mesme (Centcom). Ai akuzoi Iranin për shënjestrimin pa dallim të civilëve.

"Nuk e dimë saktësisht se sa raketa balistike dhe dronë zotëron në të vërtetë Irani", i tha DW-së një ekspert armësh, i cili dëshiroi të mbetej anonim. Ai gjithashtu përsëriti një teori që është diskutuar midis ekspertëve ushtarakë që nga fillimi i luftës: Nëse Irani nuk do ta kishte sulmuar Izraelin me qindra raketa në tetor 2024 - në hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran - nuk do ta kishte hapur kutinë e Pandorës për vete.

Sulmi nxori në pah dobësinë e programit të raketave me rreze të gjatë veprimi të Iranit. Raketat me rreze të gjatë veprimi nuk ishin në gjendje të godisnin me saktësi objektivat e tyre. Si rezultat, programi i raketave jo vetëm që humbi potencialin parandalues, por kaloi edhe një prag psikologjik në përballjen e drejtpërdrejtë.

Logjistika dhe prodhimi i raketave dhe dronëve

Në fillim të luftës të shtunën (28.02.2026), ushtria izraelite vlerësoi se Irani zotëronte rreth 2.500 raketa balistike. Përveç raketave të lëshuara nga Irani, numri ka të ngjarë të jetë ulur më tej për shkak se shumë të tjera u shkatërruan ose u varrosën në tunelet e tyre të magazinimit gjatë sulmeve ajrore nga Izraeli dhe ushtria amerikane.

Imazhet satelitore që qarkullojnë aktualisht në internet dyshohet se tregojnë sulme ndaj bazave të raketave në Kermanshah, Karaj, Khorramabad dhe Tabriz Veri. Imazhet duket se tregojnë hyrjet e tuneleve të shembura të arsenaleve të magazinimit nëntokësor, të cilat thuhet se janë shkatërruar nga sulmet e fundit.

"Gjithashtu po shohim se raketahedhësit e lëvizshëm po ndiqen energjikisht", tha eksperti i armëve. "Ajo që ishte shumë e vështirë pesë vjet më parë, tani është e mundur falë përparimeve teknologjike. Megjithatë, mbetet pyetja se sa prej këtyre sistemeve janë shkatërruar në të vërtetë."

Megjithatë, nuk dihet se sa raketa u morën nga këto depo dhe u shpërndanë në të gjithë vendin para luftës së parashikueshme, ose sa raketahedhës ekzistojnë ende.

Gjithashtu thuhet se Irani është në gjendje të reagojë në mënyrë fleksibile ndaj ritmit të prodhimit të dronëve. Këto nuk janë objekte prodhimi të mëdha dhe lehtësisht të dukshme. Sipas dokumenteve ruse të rrjedhura, Teherani mund të prodhojë rreth 5.000 dronë në muaj. Dronët lëshohen nga një konstrukt i thjeshtë që mund të montohet brenda pak orësh.

Prodhimi i njërit prej këtyre dronëve, të quajtur Shahed, pritet t'i kushtojë Iranit disa mijëra dollarë. Në të kundërt, një raketë interceptuese Patriot kushton deri në afërsisht tre milionë dollarë secila.

Sipas një analize të New York Times bazuar në imazhe satelitore dhe video të verifikuara, Irani përdori raketat dhe dronët me rreze të shkurtër veprimi gjatë fundjavës dhe të hënës për të dëmtuar strukturat që janë pjesë ose afër sistemeve të komunikimit dhe radarit në të paktën shtatë baza ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Sulmet ndaj këtyre vendeve sugjerojnë se Irani donte të prishte aftësitë e komunikimit dhe koordinimit të ushtrisë amerikane. Infrastruktura e komunikimit e ushtrisë amerikane mbahet shumë sekret, duke e bërë të vështirë përcaktimin e saktë se cilat sisteme mund të preken.

Pasojat për popullsinë dhe rajonin

"Irani do të përpiqet ta zgjasë luftën dhe po luan me kohën", thotë Fawaz Gerges, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në London School of Economics, në një intervistë me DW.

"Udhëheqja iraniane ka pasur kohë për të planifikuar dhe koordinuar veprimet e saj. Mendoj se ata po përgatiten për një luftë të gjatë." Qëllimi kryesor i regjimit iranian është në thelb rezistenca, aftësia për të duruar në mënyrë që të përballojë goditjet e para, të dyta dhe të treta dhe më pas të vazhdojë të rezistojë.

Barrën e luftës e mban kryesisht popullsia iraniane, e cila është e pambrojtur kundrejt sulmeve. Edhe nëse SHBA-ja dhe Izraeli pretendojnë se po kryejnë sulme me objektiva të caktuara, dëmet e konsiderueshme kolaterale janë pothuajse të pashmangshme në qytetet me popullsi të dendur.

Në ditën e parë të sulmeve, sipas burimeve iraniane, u godit një shkollë fillore në qytetin jugor të Minabit. Mediat shtetërore iraniane treguan të martën (03.03.2026) imazhe të varrimeve masive të 168 fëmijëve të moshës shtatë deri në dymbëdhjetë vjeç dhe mësuesve të tyre. Kombet e Bashkuara e përshkruan sulmin si "absolutisht tronditës" dhe bënë thirrje për një hetim.

Izraeli mohoi se ka sulmuar shkollën në Minab, e cila ndodhet rreth 40 kilometra larg Gjirit të Omanit. SHBA-ja, që ka disa aeroplanmbajtëse në Detin Arabik, njoftoi se do të hetojë incidentin./DW

2 MUAJ ME PARE

Çarje në udhëheqjen iraniane? Kërkim falje, pastaj sulme të tjera rajonale

Lufta në Iran shkon në javën e dytë/ Izraeli godit depot e

IRAN- Irani mund të jetë duke iu afruar zgjedhjes së një lideri të ri suprem, ndërsa disa çarje duket se po shfaqen mes sundimtarëve të mbetur në Teheran, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli u zotuan ta godasin Iranin më fort se kurrë teksa lufta kaloi shifrën e një jave.

Pasi presidenti iranian, Masud Pezeshkian, tha se dëshironte të “kërkonte personalisht falje nga vendet fqinje” që ishin goditur nga raketat dhe dronët iranianë, shefi i fuqishëm i sigurisë kombëtare Ali Larijani dhe të tjerë më 7 mars reaguan me tone sfiduese, ndërsa Teherani goditi sërish aleatët arabë të SHBA-së në rajon.

Veçmas, media shtetërore iraniane në mbrëmjen e vonë të 7 marsit citoi klerikun ultrakonservator Ajatollah Hossein Mozafari, anëtar i Asamblesë së Ekspertëve — e cila do të zgjedhë sundimtarin e ardhshëm të vendit — të ketë thënë se ky organ mund të mblidhet brenda 24 orëve të ardhshme për të marrë një vendim.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sinjalizoi se nuk është i interesuar për negociata të mëtejshme me Iranin pas disa raundeve bisedimesh që nuk sollën përparim.

“Në një moment, mendoj se ndoshta nuk do të mbetet askush për të thënë: ‘Ne dorëzohemi’”, tha Trump.

Trump paralajmëroi në një postim në rrjetet sociale se më shumë zyrtarë iranianë do të bëhen objektiva në luftë. “Sot, Irani do të goditet shumë fort!”

“Nën shqyrtim serioz për shkatërrim të plotë dhe vdekje të sigurt, për shkak të sjelljes së keqe të Iranit, janë zona dhe grupe njerëzish që deri në këtë moment nuk janë marrë në konsideratë për t’u shënjestruar”, tha ai.

Ai gjithashtu përsëriti se kërkon rol në përzgjedhjen e udhëheqjes pasuese të Iranit, duke thënë se sundimtari i ardhshëm duhet të jetë “I MADH & I PRANUESHËM”.

“E di që ka një numër personash që agjencitë tona të inteligjencës dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara po i shqyrtojnë, por nuk do të shkoj më tej se kaq”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 6 mars sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Trump tha gjithashtu se nuk dëshiron që kurdët etnikë të nisin një sulm ndaj regjimit iranian. Këto komente erdhën pas raportimeve kontradiktore nëse Trump po inkurajonte një ofensivë tokësore nga kurdët iranianë në mërgim, të bazuar në Irak.

“Nuk po kërkojmë që kurdët të hyjnë”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One. “Jemi shumë miqësorë me kurdët, siç e dini, por nuk duam ta bëjmë luftën edhe më komplekse sesa është tashmë”.

“Nuk dua t’i shoh kurdët të lëndohen dhe të vriten. Ata janë të gatshëm të hyjnë, por u kam thënë se nuk dua që të hyjnë. Lufta është mjaft e komplikuar edhe pa u përfshirë kurdët”, tha ai.

Më 5 mars, Trump i kishte thënë Reuters se do të ishte “plotësisht pro” një ofensive nga luftëtarët kurdë iranianë në mbështetje të përpjekjes SHBA-Izrael.

Zyrtarë të një grupi në mërgim më 7 mars thanë se një bazë kurde iraniane në rajonin gjysmëautonom kurd të Irakut ishte goditur nga sulme ajrore, me gjasë nga dronë. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se kishin shënjestruar “grupe separatiste” në rajon. Raportimet nuk mund të verifikoheshin menjëherë.

Pezeshkian, mes zemërimit në rritje nga vendet e Gjirit dhe të tjerë — si Iraku, Azerbajxhani dhe Turqia — tha në një mesazh video se do të dëshironte të “kërkonte personalisht falje nga vendet fqinje që u prekën nga veprimet e Iranit”, ndërsa u bëri thirrje atyre të mos i bashkohen sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit.

Ai tha se këshilli i përkohshëm i udhëheqjes së Iranit kishte rënë dakord të pezullonte sulmet ndaj shteteve të afërta, përveç rasteve kur sulmet ndaj Iranit do të niseshin nga territori i tyre.

Megjithatë, disa orë më vonë Marina e IRGC-së nisi një sulm me dron ndaj bazës ajrore amerikane al-Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, një agjenci gjysmëzyrtare e lidhur me IRGC-në.

Kleriku ultrakonservator Hamid Rasai, deputet në parlament, e kritikoi Pezeshkianin për kërkimfaljen e tij, duke shkruar në X se “qëndrimi juaj ishte joprofesional, i dobët dhe i papranueshëm”.

Kreu i gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, gjithashtu i hodhi poshtë komentet e Pezeshkianit, duke thënë se “sulmet intensive ndaj këtyre objektivave [rajonale] do të vazhdojnë”.

Shpërthime të forta u dëgjuan në Dubai, Doha dhe Manama të Bahreinit, ndërsa sulme u raportuan edhe në Arabinë Saudite, Katar dhe Kuvajt, ku kompania kombëtare e naftës njoftoi një ulje “paraprake” të prodhimit.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammad bin Zayed Al Nahyan, tha në një fjalim televiziv se Emiratet ndodhen në “një periudhë lufte”, por “do të dalin më të forta” nga kriza.

Shumë nga shtetet arabe të Gjirit strehojnë baza ushtarake amerikane dhe objekte të tjera që janë bërë objekt i shumë sulmeve me raketa dhe dronë nga Irani.

Diku tjetër, raketa Katyusha goditën pranë ambasadës së SHBA-së në Bagdad — me gjasë të lëshuara nga milici në Irak të lidhura me Iranin. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kishte viktima apo dëme.

Reuters citoi një zyrtar të lartë të sigurisë në Irak të ketë thënë se sistemi i mbrojtjes C-RAM rrëzoi një nga raketat dhe se asnjëra nuk ra brenda kompleksit të ambasadës. Zyrtari tha se nuk kishte viktima amerikane.

Shefi i sigurisë së Iranit, Larijani, ndërkohë, pretendoi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po kërkonin shpërbërjen e vendit.

“Çështja e tyre ishte… shpërbërja themelore e Iranit”, tha Larijani në një intervistë të regjistruar në televizionin shtetëror.

“Mendoj se problemi më i rëndësishëm që kanë amerikanët është se nuk e kuptojnë kontekstin e Azisë Perëndimore, veçanërisht Iranin”, tha Larijani.

“Perceptimi i tyre ishte se do të ishte si Venezuela — do të godisnin, do të merrnin kontrollin dhe gjithçka do të përfundonte — por tani ata janë të bllokuar”.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të vazhdojë luftën me Iranin “me gjithë forcën tonë” dhe deklaroi se vendi i tij dhe forcat amerikane kanë arritur dominim pothuajse të plotë të qiellit mbi Teheran.

“Kemi një plan sistematik për ta çrrënjosur regjimin iranian dhe për të arritur shumë objektiva të tjerë”, tha Netanyahu në një fjalim televiziv.

“Qytetarë [të Izraelit], ju po më thoni mua, qeverisë dhe ushtarëve tanë heroikë të vazhdojmë deri në fitore, dhe ju falënderoj. Mund t’ju siguroj se do të vazhdojmë me gjithë forcën tonë”, tha Netanyahu.

“Do të vazhdojmë të veprojmë me gjithë fuqinë tonë derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona”, tha ai, duke pretenduar se Izraeli po “ndryshon fytyrën e Lindjes së Mesme”.

Izraeli gjithashtu intensifikoi ofensivën e tij kundër forcave të Hezbollahut, aleate të Iranit, në jug të Libanit./REL

2 MUAJ ME PARE

Ministria e Jashtme e Qipros: Dronët që shënjestruan bazat britanike u ngritën nga Libani

Lufta në Iran shkon në javën e dytë/ Izraeli godit depot e
Foto Ilustruese

QIPRO- Ministri i Jashtëm i Qipros, Konstantinos Kompos, zbuloi se dronët me eksploziv që u drejtuan ditët e fundit drejt bazave ushtarake britanike në ishull u nisën nga Libani. 

"Në këtë moment është fakt që duhet të shikojmë drejt frontit libanez. Nuk mund të përjashtojmë asgjë nga drejtimi më i gjerë i rajoneve verilindore. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm... duhet të sigurohemi që sistemet në vend mbulojnë të gjitha mundësitë e kërcënimit", tha ministri për Guardian, duke konfirmuar për herë të parë origjinën e dronëve.

Zyrtarët qipriotë theksojnë në çdo rast se bazat britanike dhe jo Republika e Qipros, ishin shënjestra pas nisjes së sulmit të udhëhequr nga SHBA-të kundër Iranit. Zbulimi erdhi ndërsa një armatë dhe mjete të mbrojtjes ajrore evropiane janë vërsulur drejt shtetit anëtar të BE-së, duke formuar një kordon sigurie të paparë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

NYT: Iranianët mund të kenë ende qasje në uranium të pasuruar në uzinën e Isfahanit

Lufta në Iran shkon në javën e dytë/ Izraeli godit depot e
Foto Ilustruese

SHBA- Iranianët mund të kenë akses dhe të transportojnë uranium të pasuruar në nivel të lartë në impiantin bërthamor të Isfahanit, i cili më parë mendohej se ishte varrosur nën tokë pas sulmeve amerikane qershorin e kaluar.

Sipas një raporti në New York Times, agjencitë e inteligjencës amerikane kanë përcaktuar se tani ekziston një "pikë hyrjeje shumë e ngushtë" përmes së cilës uraniumi mund të nxirret potencialisht.

Gazeta, bazuar në intervista anonime me zyrtarë amerikanë, raporton se agjencitë amerikane të inteligjencës po monitorojnë vazhdimisht impiantin e Isfahanit dhe besojnë se do të jenë në dijeni të çdo përpjekjeje iraniane për të transferuar uranium të pasuruar. Zyrtarët amerikanë thuhet se kanë diskutuar mundësi se si të sigurojnë uraniumin për disa javë.

Ky rezervë uraniumi do të ishte një gur themeli nëse Irani vendos të vazhdojë me ndërtimin e armëve bërthamore. Me Iranin në kaos nga sulmet e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, fati i uraniumit dhe opsionet për sigurimin e tij janë bërë çështje kritike për administratën Trump.

Që nga bombardimet e SHBA-së dhe Izraelit në qershorin e kaluar, Irani ka refuzuar të tregojë se çfarë ka ndodhur me rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë ose t'u lejojë inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) qasje në vendet ku u krye pasurimi.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk do ta përjashtonte idenë e dërgimit të trupave tokësore në Iran për të siguruar rezervat e uraniumit të pasuruar të vendit.

"Tani për tani po i shkatërrojmë, por nuk e kemi ndjekur ende këtë proces. Por është diçka që mund ta bëjmë më vonë. Nuk do ta bënim tani", theksoi ai.

Shtetet e Bashkuara zgjodhën të mos përpiqeshin të rikuperonin uraniumin vitin e kaluar pas një lufte 12-ditore në të cilën u bombarduan rëndë objektet bërthamore të Iranit. Trump gjykoi se një veprim i tillë në atë kohë do të kishte qenë shumë i rrezikshëm.

Çdo vendosje e forcave tokësore, ndoshta e Forcave Speciale në Iran do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Irani ka rreth 450 kilogramë uranium të pasuruar në nivel të lartë, pjesa më e madhe e të cilit ndodhet në Isfahan, sipas zyrtarëve amerikanë.

Stoku aktual është i pasuruar në 60% dhe do të duhej të pasurohej në mbi 90% për të prodhuar një armë. Por ky hap është relativisht i lehtë nëse centrifugat e Iranit janë funksionale.

Përpara sulmeve amerikane në qershorin e kaluar, zyrtarët iranianë ndërmorën veprime për të mbrojtur impiantet bërthamore, duke futur dhe në hyrjet e impianteve nëntokësore, përfshirë rrjetin e tuneleve në Isfahan ku ruhej uraniumi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Konsultime të ethshme në Iran/ Izraeli: Ne do të ndjekim çdo pasardhës të Khameneit

Lufta në Iran shkon në javën e dytë/ Izraeli godit depot e
Ushtria izraelite

IZRAEL- Ushtria izraelite paralajmëroi të dielën se do të vazhdojë të ndjekë çdo pasardhës të udhëheqësit suprem të Iranit, menjëherë pasi Asambleja e Ekspertëve njoftoi se zgjedhja e pasardhësit të Ajatollah Ali Khameneit kishte arritur një konsensus të shumicës.

Në një postim në X, në gjuhën persi, ushtria izraelite paralajmëroi gjithashtu se do të ndjekë penalisht çdo person që kërkon të emërojë një pasardhës të Ajatollah Ali Khameneit, duke iu referuar organit përgjegjës për përzgjedhjen e tij.

Të shtunën, një klerik i lartë në Asamblenë e Ekspertëve tha se anëtarët e saj do të takoheshin "brenda një dite" për të zgjedhur udhëheqësin. Mediat iraniane raportuan se Asambleja ka një mosmarrëveshje të vogël nëse vendimi përfundimtar duhet të merret pas një takimi fizik apo të nxirret pa ndjekur këtë procedurë formale.

Ajatollah Mohsen Heydari Alekashir, gjithashtu anëtar i Asamblesë së Ekspertëve, tha në një video të publikuar sot nga Nournews se në rrethanat aktuale, një takim me praninë fizike të pjesëmarrësve për të mbajtur votimin përfundimtar nuk është i mundur.

Ai shtoi se është përzgjedhur një kandidat, bazuar në këshillën e të ndjerit Ali Khamenei se udhëheqësi suprem i Iranit duhet të jetë dikush që "armiku e urren" në vend që ta lavdërojë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Katër të vdekur në sulmin ndaj rezervave të naftës në Teheran, sulme vdekjeprurëse dhe në Bejrut

Lufta në Iran shkon në javën e dytë/ Izraeli godit depot e
Foto Ilustruese

IRAN- Teherani ka pësuar sulme ndaj objekteve të tij të naftës për herë të parë, në një përshkallëzim të ri të konfliktit në Lindjen e Mesme. Në të njëjtën kohë, Izraeli po godet Libanin, duke synuar Hezbollahun, i cili gjithashtu po kërcënon me një goditje të re. Zona të tëra në vend janë evakuuar.

Irani ka sulmuar përsëri vendet e Gjirit, me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe që deklaroi se "Teherani tani është armiku ynë". Këto sulme erdhën vetëm disa orë pasi presidenti iranian "u kërkoi falje" vendeve arabe që u goditën dhe premtoi se kjo nuk do të ndodhte më.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka lënë të hapur mundësinë e një operacioni tokësor, një kërcënim ndaj të cilit Irani thotë se do të përgjigjet./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Trump: Mund të mos ketë mbetur asnjë udhëheqës iranian gjallë që të thotë 'ne dorëzohemi'

Lufta në Iran shkon në javën e dytë/ Izraeli godit depot e
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka ashpërsuar gjithnjë e më shumë qëndrimin e tij ndaj Iranit. Trump e ka bërë të qartë në deklaratat e tij se nuk është i interesuar të negociojë me Iranin për t'i dhënë fund konfliktit, madje duke lënë të hapur mundësinë që lufta të përfundojë vetëm nëse ushtria iraniane shkatërrohet plotësisht dhe udhëheqja politike dhe ushtarake e vendit eliminohet.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One të shtunën, Trump argumentoi se fushata ajrore e vazhdueshme mund t'i bëjë negociatat të pakuptimta nëse të gjithë udhëheqësit potencialë të Iranit vriten dhe udhëheqja ushtarake eliminohet.

Në një deklaratë veçanërisht të ashpër, presidenti amerikan tha: Në një moment, mund të mos ketë asnjë udhëheqës të gjallë për të thënë 'ne dorëzohemi'. Ne kemi neutralizuar 44 anije luftarake të marinës së tyre. Ne kemi shkatërruar forcën e tyre ajrore, çdo avion. Ne kemi shkatërruar shumicën e raketave të tyre. Raketat mezi po lëshohen më. Ne gjithashtu kemi goditur shumë fort uzinat e prodhimit ku ata prodhojnë raketat. Aftësia e tyre me dronë është zvogëluar në mënyrë drastike. Ushtria e tyre është pothuajse inekzistente. Ne mund ta godasim vetë ushtrinë shumë fort, por ndoshta do ta bëjmë, ndoshta jo. Ne nuk e kemi marrë ende këtë vendim.

Kjo deklaratë e intensifikon klimën tashmë të tensionuar në Lindjen e Mesme dhe forcon skenarët për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit midis Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Izraeli sulmon depot e naftës në Teheran, sulme të njëpasnjëshme mbi rafineritë iraniane

Lufta në Iran shkon në javën e dytë/ Izraeli godit depot e
Pamjet

IRAN- Një incident masiv zjarri u regjistrua pranë objekteve të magazinimit të karburantit në Teheran. Nga pamjet e mëposhtme shihen flakët që ngriheshin lart dhe tym të dendur që mbulonte qiellin pas sulmit izraelit.


Mësohet se katër tanke nafte dhe një strukturë logjistike e përdorur për të transportuar produkte nafte nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në Teheran dhe rrethinat e tij u goditën gjatë natës.

“Pesë vendet u dëmtuan, por zjarri është nën kontroll”, tha për televizionin shtetëror Keramat Veiskarmy, kreu i kompanisë kombëtare të shpërndarjes së naftës.


Videot tronditëse të publikuara të shtunën në mbrëmje tregojnë re të dendura tymi që ngrihen nga një zonë e gjeo-lokuar nga CNN pranë objektit të magazinimit të naftës Shahran, në veriperëndim të Teheranit./Dosja.al

lufta izrael-iran

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion