LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTA Ukrainë-Rusi/ Zelenskyy pas telefonatës me Jinping: Ishte kuptimplotë. SHBA: Ukrainasit janë në pozicion të mirë për kundërsulm

• Zhvillime të reja nga lufta në Ukrainë. Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë zhvilluar një bisedë telefonike, e para që nga nisja e luftës. • Ukrainasit janë në një pozicion të mirë për një kundërsulm kundër ushtrisë ruse, tha një komandant i lartë ushtarak amerikan para një komiteti të Kongresit. • Administrata ushtarake rajonale e Zaporizhzhia tha se ka regjistruar më shumë se 80 sulme ruse në rajon gjatë ditës së kaluar, duke vrarë dy burra. Shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka sulmuar ‘vendimmarrësit’ rusë, duke i quajtur tradhtarë. Po ashtu Prigozhin ka hedhur herë pas herë akuza ndaj Rusisë për mungesë të municioneve luftarake. • Një zyrtar rus i identifikuar me emrin Oleksandr Mishchenko është vrarë në një shpërthim mëngjesin e sotëm në Melitopol, në Zapoizhzhia Oblast. • Biseda telefonike mes presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka alarmuar Kremlinin. • Peskov tha se gjatë vizitës së tij në Moskë muajin e kaluar, presidenti kinez nuk diskutoi me presidentin rus Vladimir Putin kthimin e Ukrainës në sovranitet të plotë mbi territorin e saj brenda kufijve të vitit 1991. • Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaron se Rusia nuk ka në plan të përdorë armët bërthamore, por të tjerët nuk duhet të testojnë durimin e saj. • Komentet e saj vijnë pas një mori paralajmërimesh nga zyrtarë të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, se mbështetja ushtarake perëndimore për Ukrainën po rrit rreziqet e një konflikti katastrofik bërthamor. • Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg deklaron se më shumë se 98% e mjeteve luftarake që NATO i premtoi Ukrainës tashmë janë dorëzuar. 

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Banditët nuk na japin municione'/ Prigozhin nuk kursehet ndaj zyrtarëve rusë: Tradhëtarë! Kjo që po bëni është krim

LUFTA Ukrainë-Rusi/ Zelenskyy pas telefonatës me Jinping: Ishte
Yevgeny Prigpzhin

RUSI- Shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka sulmuar ‘vendimmarrësit’ rusë, duke i quajtur tradhtarë. Po ashtu Prigozhin ka hedhur herë pas herë akuza ndaj Rusisë për mungesë të municioneve luftarake.

Një grup kriminal nuk na dha municion”, tha Prigozhin në një deklaratë audio pesëminutësh në platformën Telegram.

Prigozhin pretendoi se armët nuk ishin dorëzuar në fushën e betejës dhe tha se luftëtarët e tij nuk kishin municion për të luftuar kundër artilerisë ukrainase për shkak të “tradhtisë” nga zyrtarët rusë, të cilët ai i përshkroi si “banditë”, shkruajnë mediat e huaja. 

“Unë mendoj se kjo që po ndodh sot është një krim kundër Rusisë dhe popullit rus. Kriminelët duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha kreu i Wagner. 

3 VITE ME PARE

'Ku janë armatimet tona? Ku është udhëheqësi ynë?'/ Prigozhin thirrje gjeneralëve: Për çdo ushtar ukrainas vdesin pesë rusë

LUFTA Ukrainë-Rusi/ Zelenskyy pas telefonatës me Jinping: Ishte
Yevgeny prigozhin

RUSI- Kreu i merenarëve rusë 'Wagner', Yevgeny Prigozhin ka pranuar se numri i forcave ruse që humbën jetën në frontin e luftës është i lartë. 

Sipas tij për çdo ushtar ukrainas të vrarë, balanca nga ana e trupave të Putinit është 5 ushtarë. Ai theksoi se ushtarët rusë po vriten pasi nuk janë të mobilizuar me armë dhe municione, shkruajnë mediat e huaja. 

Askush nuk po na mbulon krahët. Askush nuk na jep municion. Numri i njerëzve në Wagner është duke u reduktuar. Po përballemi me të vdekurit, të plagosurit dhe ata që u larguan pas përfundimit të kontratës së tyre. Nuk na jepen armatime dhe po bëjmë gjithçka është e mundur me sasinë minimale që kemi në dispozicion. Do të zgjasim edhe dy deri në tre javë derisa të mbetemi me vetëm një plumb në armët tona. Gjeneralët e luftës duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që po ndodh në vijën e frontit. Kundërofensiva e Ukrainës është e pashmangshme. Kjo do të ndodhë pas datës 2 maj. Kur ukrainasit të fillojnë të përparojnë, ushtarët rusë do nisin të pyesin: Ku janë armatimet tona? Ku është udhëheqësi ynë? Ku janë komandantët? Edhe një herë po ndodh një krim kundër Federatës Ruse. Çdo predhë që gjeneralët e luftës nuk dhanë nënkupton vdekjen e një ushtari tonë. Në vend që të vdisnin ndërsa sulmonin armikun, do vdesin sepse nuk kemi armatime të ndalim sulmin e ukrainasve. Ajo që po ndodh është një krim kundër Rusisë dhe popullit rus. Kjo nuk duhet të kalojë pa u vënë re. Kriminelët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, tha ai.

Që nga fillimi i luftës më shumë se një vit më parë, raportohej se numri i ushtarëve rusë që humbën jetën në Ukrainë ishte i lartë. Megjithatë Kremlini nuk e pranoi kurrë këtë fakt, madje ndaloi edhe raportimin e humbjeve shumë kohë pas nisjes së konfliktit të armatosur, me qëllim fshehjen e shifrave të vërteta.

3 VITE ME PARE

Shpërthim me bombë në Melitopol, vritet në atentat zyrtari rus

LUFTA Ukrainë-Rusi/ Zelenskyy pas telefonatës me Jinping: Ishte
Oleksandr Mishchenko

RUSI- Një zyrtar rus i identifikuar me emrin Oleksandr Mishchenko është vrarë në një shpërthim mëngjesin e sotëm në Melitopol, në Zapoizhzhia Oblast. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, ku fillimisht në qytet u dëgjuan të shtëna me mitraloz dhe më pas në shpërthim bombe. 

"Në orën 04:00 filloi të shtënat me mitraloz në qytet, dhe në orën 05:20 pati një shpërthim të vetëm, i cili ishte mjaft i fuqishëm, afërsisht në ndërtesën numër 67 në rrugën Heroiv Ukrainy. U dëgjua nga ora të paktën 10 shtëpi aty pranë. Ne e dimë mirë që në këtë adresë banonte një nga bashkëpunëtorët, që punonte në forcat e rendit”, njoftojnë autoritetet. 

Kanali rus Telegram ka deklaruar se objektivi ishte Oleksandr Mishchenko, një oficer policie 42-vjeçar. Shpërthimi ka ndodhur në hyrje të shtëpisë. Mishçenko thuhet se vdiq në spital. 

3 VITE ME PARE

Dëbimi me dhunë i fëmijëve nga Ukraina/ Këshilli i Evropës: Ky është genocid! Të merren urgjentisht masa

LUFTA Ukrainë-Rusi/ Zelenskyy pas telefonatës me Jinping: Ishte
Foto ilustruese

UKRAINË- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës deklaron se ndalimi me forcë dhe dëbimi i fëmijëve nga territoret e pushtuara ruse të Ukrainës është “gjenocid”.

Asambleja bëri thirrje për veprim urgjent për të ndaluar praktikat e transferimit dhe dëbimit të paligjshëm e të dhunshëm që po kryhen aktualisht nga Federata Ruse kundër popullsisë ukrainase. Veçanërisht politikat dhe praktikat e saj në lidhje me heqjen e fëmijët nga familjet dhe shtëpitë e tyre dhe përthithja e tyre pasuese në shtetësinë, identitetin dhe kulturën ruse.

Asambleja gjithashtu kërkoi që Rusia t’u jepte akses OJQ-ve dhe bamirësive, si dhe informacione se ku janë fëmijët tani. Gjykata penale ndërkombëtare lëshoi ​​një urdhër-arresti për Vladimir Putin në muajin mars në lidhje me deportimin e paligjshëm të të miturve, shkruajnë mediat e huaja. Një urdhër-arrest u lëshua gjithashtu edhe për komisioneren për të drejtat e fëmijëve Maria Alekseyevna Lvova-Belova , e cila besohet të ketë 18 fëmijë të birësuar, duke përfshirë një adoleshente nga Mariupol i Ukarinës. 

3 VITE ME PARE

Rusia refuzon kërkesën e SHBA-së për ta vizituar gazetarin e burgosur

LUFTA Ukrainë-Rusi/ Zelenskyy pas telefonatës me Jinping: Ishte
Evan Gershkovich

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, se e ka refuzuar një kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i bërë një vizitë gazetarin amerikan të The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili është burgosur në Rusi nën akuza për spiunazh. Ministria ruse tha se refuzoi kërkesën për një vizitë më 11 maj në shenjë hakmarrjeje për refuzimin e SHBA-së për t’u dhënë viza gazetarëve rusë që planifikonin ta shoqëronin ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në një udhëtim për në Kombet e Bashkuara (OKB).

Gershkovich ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij më 29 mars nga shërbimi i sigurisë ruse nën akuzat për spiunazh që ai, The Wall Street Journal dhe qeveria e SHBA-së i kanë mohuar. Gershkovich është korrespondenti i parë amerikan që nga fundi i Luftës së Ftohtë që është arrestuar në Rusi nën akuzat për spiunazh. Arrestimi i tij tronditi gazetarët amerikane dhe nxiti zemërim në mesin e shteteve të Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur Gershkovichin të “arrestuar gabimisht” dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Refuzimi rus i kërkesës së SHBA-së për një vizitë konsullore për Gershkovichin erdhi pas paralajmërimit nga Lavrov se Moska “nuk do ta harrojë dhe nuk do ta falë” refuzimin e vizave për gazetarët rusë.

Ministria e Jashtme ruse tha se po shqyrtonte gjithashtu ndërmarrjen e hapave të tjerë hakmarrës.

“Një shenjë proteste u paraqit në lidhje me sjelljen provokuese të misionit diplomatik të SHBA-së, e cila pengoi lëshimin e vizave për përfaqësuesit e mediave të zgjedhur nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të cilët supozohej ta shoqëronin atë në udhëtimin e tij drejt Nju Jorkut si pjesë e presidencës ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse.

“Ambasada e SHBA-së u informua në lidhje me këtë se kërkesa e saj për qasje konsullore ndaj shtetasit amerikan Gershkovich, të arrestuar nën dyshimin për spiunazh, më 11 maj, u refuzua”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Masa të tjera të mundshme hakmarrëse, për të cilat pala amerikane do të njoftohet në kohë, janë duke u shqyrtuar”./REL

3 VITE ME PARE

Kremlini: Xi Jinping nuk bisedoi me Putinin për sovranitetin e Ukrainës

LUFTA Ukrainë-Rusi/ Zelenskyy pas telefonatës me Jinping: Ishte
Dmitry Peskov

RUSI- Biseda telefonike mes presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka alarmuar Kremlinin. Peskov tha se gjatë vizitës së tij në Moskë muajin e kaluar, presidenti kinez nuk diskutoi me presidentin rus Vladimir Putin kthimin e Ukrainës në sovranitet të plotë mbi territorin e saj brenda kufijve të vitit 1991.

"Ne jemi të gatshëm të mirëpresim çdo gjë që mund të sjellë fundin e konfliktit në Ukrainë më afër dhe arritjen e Rusisë të të gjitha objektivave të paracaktuara", tha ai. 

Në terren, Ministria ruse e Mbrojtjes ngriti alarmin për Zaporizhzhia, shkruajnë mediat e huaja. Forcat ruse kanë ngritur pozicione luftimi me thasë rëre në çatitë e shumë prej ndërtesave që strehojnë reaktorët e termocentralit bërthamor. 

3 VITE ME PARE

'Do të ndalojmë bombardimet në Bakhmut'/ Prigozhin 'tallet' me ushtarët ukrainas në Bakhmut: Djema, thjesht po bëja shaka

LUFTA Ukrainë-Rusi/ Zelenskyy pas telefonatës me Jinping: Ishte
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Yevgeny Prigozhin tha se po bënte shaka kur tha se ushtarët e tij do të pezullonin granatimet e Bakhmutit me zjarr artilerie. 

"U mor një vendim për të pezulluar zjarrin e artilerisë në mënyrë që gazetarët amerikanë të mund të filmonin në mënyrë të sigurtë Bahamutin dhe të shkonin në shtëpi", tha ai më herët. 

Në të njëjtin mesazh, Prigozhin paralajmëron palën ukrainase të mos tentojë të fusë forca shtesë. 

Djema, kjo ishte një shaka e stilit ushtarak. Humor dhe asgjë më shumë... Ishte një shaka”, tha ai.  

Wagner ka drejtuar sulmin rus ndaj Bakhmut që nga vera e kaluar, shkruajnë mediat e huaja. Aktualisht në qytetin ukrainas po zhvillohet beteja më e përgjakshme, por forcat ukrainase deri më tani kanë penguar përpjekjet ruse për të kapur të gjithë qytetin.

3 VITE ME PARE

Armët bërthamore/ Kërcënon Rusia: Mos na testoni durimin!

LUFTA Ukrainë-Rusi/ Zelenskyy pas telefonatës me Jinping: Ishte
Maria Zakharova

RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaron se Rusia nuk ka në plan të përdorë armët bërthamore, por të tjerët nuk duhet të testojnë durimin e saj. Komentet e saj vijnë pas një mori paralajmërimesh nga zyrtarë të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, se mbështetja ushtarake perëndimore për Ukrainën po rrit rreziqet e një konflikti katastrofik bërthamor, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar zhvillimin e ngjarjeve sipas skenarit më të keq, por jo me koston e cenimit të interesave tona jetike. Unë nuk rekomandoj që dikush të dyshojë në vendosmërinë tonë dhe ta vërë atë në provë në praktikë," tha Zakharova në një konferencë të rregullt shtypi.

Rusia ka kritikuar ashpër furnizimin me armë për Ukrainën dhe zgjerimin e aleancës ushtarake të NATO-s më afër kufijve të saj. Finlanda, e cila ndan një kufi të gjatë me Rusinë, këtë muaj u bë anëtarja e 31-të e NATO-s, ndërsa vetë Ukraina gjithashtu dëshiron të anëtarësohet, megjithëse disa vende e kundërshtojnë. 

3 VITE ME PARE

Stoltenberg: Më shumë se 98% e mjeteve luftarake që NATO i premtoi Ukrainës janë dorëzuar

LUFTA Ukrainë-Rusi/ Zelenskyy pas telefonatës me Jinping: Ishte
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg deklaron se më shumë se 98% e mjeteve luftarake që NATO i premtoi Ukrainës tashmë janë dorëzuar, shkruajnë mediat e huaja

Në përgjithësi, përmes Grupit të Kontaktit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e NATO-s i kanë ofruar mbështetje të paprecedentë Ukrainës. Më shumë se 98% e mjeteve luftarake të premtuara Ukrainës tashmë janë dorëzuar. Kjo do të thotë mbi 1550 automjete të blinduara, 230 tanke dhe pajisje të tjera, duke përfshirë sasi të mëdha municionesh. Në total ne kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja të blinduara ukrainase,” vuri në dukje ai në një takim me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel në Bruksel.

Shefi i NATO-s paralajmëroi kundër nënvlerësimit të ushtrisë ruse dhe pretendoi se Rusia po dërgonte mijëra trupa për të sulmuar qytetin e Artyomovsk. 

lufta ukraine-rusi vladimir putin xi jinping

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës