Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka kryer ditën e sotme një vizitë në Kosovë. • Kos u prit të premten në mëngjes nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu dhe zhvilloi një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. • Gjatë një konference të përbashkët me Marta Kos, Kurti kërkoi që aplikimi i Kosovës në Bashkimin Europian të avancojë. • Ai tha se nuk duan rrugë të shkurtra apo derë të pasme por vetëm proces meritor, pasi Kosova ka përparuar shumë në plotësimin e kritereve. • Kurti theksoi se janë bërë 40 muaj që kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim dhe se është koha që BE ta avancojë atë, ndërsa u ankua për Serbinë duke përmendur sulmet terroriste në Banjskë dhe Iber Lepenc. • Kjo duke theksuar se Kosova është përpjekur për bashkëpunim rajonal. • Në fund, kryeministri shtoi se me komisioneren bisedoi dhe faktin se Bosnja e Hercegovina ende nuk i ka hequr vizat për Kosovës. • Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Albin Kurti, e vendosi theksin te stabiliteti i institucioneve dhe funksionimi i tyre. • Gjatë fjalës së saj, Kos tha se plani i rritjes falë fondeve të BE është një mbështetje e rëndësishme për vendin, ndërkohë shtoi, se BE është e përkushtuar në të ardhmen europiane të Kosovës. • Kjo është vizita e parë e Marta Kos në Kosovë që kur ajo e mori detyrën në Komisionin Evropian, më 1 dhjetor 2024.• Që prej marrjes së mandatit, ajo ka vizituar të gjitha shtetet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si në Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe në Partneritetin Lindor, disa prej tyre edhe më shumë se një herë.
5 artikuj për këtë temë.

KOSOVË- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, i ka bërë thirrje spektrit politikë në Kosovë gjatë një vizite në Prishtinë të gjejë gjuhë të përbashkët për t’i dhënë fund ngërçit të gjatë institucional dhe të formojë institucione të qëndrueshme, në mënyrë që vendi të ecë përpara drejt bllokut evropian.
Kos në vizitën e saj të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës më 2024 u prit të premten nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, para se të takohej me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Duke folur në një konferencë për media përkrah Kurtit, Kos tha se “nuk ka siguri në Evropë pa Kosovën”. Por, ajo tha se Kosova e cila ende nuk e ka statusit e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në bllok, duhet të ketë sa më parë institucione të qëndrueshme dhe funksionale.
“Thirrja ime e qartë në këtë vizitë është për të gjithë aktorët politikë për ta gjetur një mënyrë për ta kthyer stabilitetin institucional”, tha Kos.
Vizita e saj po zhvillohet në një kohë kur vendi ka institucione në detyrë pasi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për 7 qershor. Këto janë zgjedhjet e treta të njëpasnjëshme pas atyre në shkurt dhe dhjetor 2025, të cilat kanë gadalësuar reformat kyç dhe kanë krijuar kosto të vazhdueshme financiare për buxhetin e shtetit. Kos tha se shumë reforma kanë ngecur për shkak të përsëritjes së zgjedhjeve dhe Kosova duhet ta zërë hapin pas një vitit të humbur më 2025.
“Është e rëndësishme që pasi të bëhet Kuvendi i ri, liderët politikë në Kosovë të bashkohen dhe t’i themelojnë të gjitha institucionet, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ri përmes kompromisit dhe t’i japin fund këtij ngërçi të gjatë institucional”, tha ajo.
“Kosova ka një perspektivë të madhe evropiane. Dhe për mua personalisht, unë jam e etur për ta rritur intensitetin e punës me Kosovën pasi të jenë formuar institucionet e reja”, theksoi Kos.
Kurti, në anën tjetër, tha se “patëm një takim produktiv dhe të drejtpërdrejtë”. Ai tha se në takim me Kosin e ngriti çështjen e statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe të hapjes së negociatave me bllokun.
“Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtërirë i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të reflektojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për Bashkimin Evropian për anëtarësim në BE qëndron vazhdimisht rreth 90% në vendin tonë dhe është ndër më të lartat nga të gjitha vendet kandidate”, tha Kurti.
Kurti theksoi se vendi po punon me shtetet anëtare, por kërkoi nga BE-ja ta shtyjë përpara unitetin brenda bllokut për çështjen e Kosovës.
“Zgjerimi është mjeti më i suksesshëm i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Vakumi që lë Bashkimi Evropian po synohet që të mbushet nga akterë të tjerë dashakeq, të cilët i minojnë vlerat e Bashkimit Evropian dhe rrezikojnë sigurinë tonë të përbashkët, prandaj është përgjegjësi e të gjithë neve që Kosova të avancojë në procesin e integrimit”, tha ai.
Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Ndër pengesat kryesore për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së është edhe mosnjohja e pavarësisë së saj nga katër vendet anëtare, Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja. Ndërkohë, kjo ishte vizita e parë e Kosit në Kosovë qëkurse ajo e mori detyrën në Komisionin Evropian, më 1 dhjetor 2024.
Që prej marrjes së mandatit, ajo ka vizituar të gjitha shtetet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si në Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe në Partneritetin Lindor, disa prej tyre edhe më shumë se një herë. Gjatë vitit 2025, mungesa e vizitës së saj në Kosovë është arsyetuar nga zyrtarët evropianë me mungesën e institucioneve funksionale në vend, për shkak të krizës politike që e ka shoqëruar Kosovën gjatë muajve të fundit.
Një vizitë e Kosit në Prishtinë ishte planifikuar për 12 mars, por ajo u anulua pasi ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 6 mars vendosi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, javën e kaluar burime në Bruksel i thanë Radios Evropa e Lirë se tani vlerësohet se vizita duhet të zhvillohet pavarësisht gjendjes politike, pasi nuk pritet që ajo të ndryshojë thellësisht në një periudhë të shkurtër./REL
KOSOVË- Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Albin Kurti, e vendosi theksin te stabiliteti i institucioneve dhe funksionimi i tyre. Gjatë fjalës së saj, Kos tha se plani i rritjes falë fondeve të BE është një mbështetje e rëndësishme për vendin, ndërkohë shtoi, se BE është e përkushtuar në të ardhmen europiane të Kosovës.
“Të fuqizojmë integrimin dhe rrugën e Kosovës drejt BE. Të kërkojnë nga gjithë klasa politike që të rikthejnë stabilitetin dhe duhet të formoni institucione stabël dhe funksionale. Pasi të funksionalizohen institucionet pas zgjedhjeve, do të rikthehem dhe do të diskutojmë akoma tema me rëndësi për Kosovën e BE. Funksionalizimi i institucioneve është shumë me rëndësi. Besoj se ky do të jetë një vit dhe pikë kthese në marrëdhëniet tona. Dialogu me Serbinë, kërkohet të zgjidhen të gjitha çështjet me Serbinë.
Sa më i suksesshëm të jetë dialogu Prishtinë-Beograd aq më të larta do të jetë shanset që ne të nisim negociatat. Apeli im është që të angazhohet, nuk mund të jap një datë, por ju garantoj se do të punoj pa u lodhur që të afroj sa më shumë Kosovën me Bashkimin Europian. Kosova ka bërë shumë në periudhat e fundit dhe akoma mund të bëhet. Kosova dhe BE ndajnë fat të përbashkët. S’mund të mendohet pa Kosovën. BE mbetet e përkushtuar në të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Kos./Dosja.al
KOSOVË- Kryeministri në detyrë Albin Kurti kërkoi që aplikimi i Kosovës në Bashkimin Europian të avancojë. Gjatë një konference të përbashkët me Marta Kos, Kurti tha se nuk duan rrugë të shkurtra apo derë të pasme por vetëm proces meritor, pasi Kosova ka përparuar shumë në plotësimin e kritereve.
“Nuk duam rrugë të shkurtra apo derë të pasme, por vetëm proces meritor”, theksoi Kurti në fund të fjalës së tij.
Kurti më tej ka thënë se janë bërë 40 muaj që kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim dhe se është koha që BE ta avancojë atë.
“E kemi ngritur edhe çështjen e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave. Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtëritjes së zgjerimit nga BE-ja duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për anëtarësimin në BE qëndron vazhdimisht rreth 90% në vendin tonë dhe është më e larta ndër vendet kandidate”, tha Kurti.
Kurti tha se Kosova është plotësisht e rreshtuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.
“Me komisioneren Kos patëm një takim konstruktiv dhe të drejtpërdrejtë. Kemi ndarë progresin që ka bërë Kosova në vitet e fundit në avancimin e demokracisë, rritjes ekonomike si dhe në kapitujt e anëtarësimit. Jemi të 3-të në mesin e 15 shteteve të Evropës Juglindore dhe të dytët në mesin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për avancim në sundim të ligjit. Jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Kemi dënuar agresionin rus në Ukrainë në terma më të ashpër, kemi ofruar strehim për gazetarët ukrainas dhe ju kemi bashkuar të gjitha sanksioneve kundër Federatës Ruse”, tha Kurti.
Kurti u ankua për Serbinë duke përmendur sulmet terroriste në Banjskë dhe Iber Lepenc, duke theksuar se Kosova është përpjekur për bashkëpunim rajonal. Në fund, kryeministri shtoi se me komisioneren bisedoi dhe faktin se Bosnja e Hercegovina ende nuk i ka hequr vizat për Kosovës.
“Kosova ka përjetuar dy sulme terroriste në tri vitet e fundit. Në Banjskë me 24 shtator 2019 dhe në kanalin Iber-Lepenc në infrastrukturë kritike me 2024, që të dyja këto të financuara nga fqinji ynë verior. Llogaridhënia për këto sulme është thelbësore, pasi pa llogaridhënie, rreziku ndaj sigurisë sonë mbetet i lartë. E kemi një fqinj agresor e agresiv që të sulmon në vend se të jetë bashkëpunues, kjo është sfidë sa për sigurinë, po aq edhe për bashkëpunimin rajonal”, përfundoi ai./Dosja.al
KOSOVË- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka mbërritur në Kosovë të premten, ku pritet të takohet me udhëheqësit e vendit. Kos u prit të premten në mëngjes nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe më pas do ta zhvillojë një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Kjo është vizita e parë e Marta Kos në Kosovë që kur ajo e mori detyrën në Komisionin Evropian, më 1 dhjetor 2024. Që prej marrjes së mandatit, ajo ka vizituar të gjitha shtetet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si në Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe në Partneritetin Lindor, disa prej tyre edhe më shumë se një herë.
Gjatë vitit 2025, mungesa e vizitës së saj në Kosovë është arsyetuar nga zyrtarët evropianë me mungesën e institucioneve funksionale në vend, për shkak të krizës politike që e ka shoqëruar Kosovën gjatë muajve të fundit. Një vizitë e Marta Kos në Prishtinë ishte planifikuar për 12 mars, por ajo u anulua pasi ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 6 mars vendosi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Në fund të prillit, Kos tha në Parlamentin Evropian se pret të vizitojë së shpejti Kosovën për të folur me udhëheqësit e saj për reformat që lidhen me Planin e Rritjes.
“Kemi hequr masat dhe presim që Qeveria të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e BE-së. Së shpejti do të qëndroj në Prishtinë për ta çuar përpara këtë çështje”, kishte deklaruar ajo.
Kosova më 16 prill i mori 61.8 milionë euro parafinancim nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, pasi ratifikoi marrëveshjet përkatëse dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm në Komisionin Evropian. Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 është në vlerë prej 6 miliardë eurosh. Sipas ndarjeve buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro, prej tyre 253 milionë euro grante dhe 629 milionë euro kredi.
Gjatë një seance në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian në prill, Kos foli edhe për pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. E pyetur nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, lidhur me kontaktet me shtetet mosnjohëse, ajo tha se zhvillimet në këtë drejtim janë “inkurajuese”, pa dhënë më shumë hollësi. Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, gjë që konsiderohet pengesë për avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
KOSOVË- Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos sot do të jetë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Kos do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Konkretisht takimi me Haxhiun do të mbahet në ora 10:00.
“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kos do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë. Takimi do të mbahet në ora 10:45.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftim.
Vizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024. Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve, ku presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendi./Dosja.al