LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakra me 12 të vrarë në Cetinje/ Autori i dyshuar vetëflijohet! Kryeministri i Malit të Zi: Ndalim i armëve në mbarë vendin, tre ditë zi kombëtare

• Dymbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në pasditen e 1 janarit në Cetinje të Malit të Zi.• Sipas mediave vendase, i dyshuari për vrasje të shumëfishtë dhe plagosje, Aco Martinoviç, ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. • Vrasjet kanë ndodhur në pesë vendodhje të ndryshme, në lokacionin e parë dhe të dytë janë vrarë katër persona, në të tretin dy fëmijë, ndërsa në lokacionin e katërt dhe të pestë nga një person. • Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviç, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme në mesnatë se motivi i vrasjeve është i panjohur, pasi në mesin e viktimave ishin miq dhe kumbara e Martinoviç. • Ai dyshohet t'i ketë vrarë katër personat e parë në një lokal, pas një zënke që i kishte paraprirë një shoqërimi disaorësh. • Katër persona janë dërguar në Qendrën Klinike të Podgoricës në gjendje kritike, sipas drejtorit të këtij institucioni, Aleksandar Radoviç. • Kryeministri malazez, Millojko Spajiç e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme.• Ai ka paralajmëruar ashpërsimin e kritereve për mbajtjen e armëve. • Sipas mediave Qeveria e Malit të Zi shpalli tre ditë zie kombëtare që nga e enjtja dhe të gjitha festat e Vitit të Ri janë anuluar në mbarë vendin.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Sulmi me 12 viktima në Cetinjë/ Qeveria e Malit të Zi shpall tre ditë kombëtare! Ja çfarë dihet për lëvizjet e fundit të autorit para masakrës

Masakra me 12 të vrarë në Cetinje/ Autori i dyshuar
Foto nga vendi i ngjarjes

MALI I ZI- Autoritetet në Mal të Zi, bënë sot të ditur gjetjet paraprake të hetimeve, një ditë pasi një person i armatosur vrau 12 persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë dhe plagosi të paktën edhe katër të tjerë në qytetin e Cetinjës. Sipas autoriteteve malazeze autori i sulmit është 45 vjeçari, Aco Martinoviç, i dënuar në të kaluarën për ushtrim dhune dhe armëmbajtje pa leje. Ky është incidenti i dytë i kësaj natyre në tre vitet e fundit në këtë qytet të Malit të Zi, në veriperëndim të Podgoricës.

Sulmi i të mërkurës në Cetinjë ndodhi pas një përleshje në një lokal. Autori i sulmit, 45 vjeçari Aco Martinoviç, vrau pronarin e barit, fëmijët dhe anëtarët e familjes së tij, sipas autoriteteve malazeze. Policia njofton se i dyshuari ishte dënuar në vitin 2005 për dhunë, por dënimi ishte pezulluar dhe se së fundmi ai kishte dërguar në gjykatën e apelit edhe një dënim tjetër për armëmbajtje pa leje.

Mediat vendase njoftojnë se sulmuesi njihej për sjellje të dhunshme. Autoritetet thanë se i dyshuari e kishte kaluar ditën e mërkurë në bar me disa të njohur të tjerë kur shpërtheu përleshja. Më pas, ai shkoi në shtëpi dhe u kthye sërish në lokal i armatosur, duke hapur zjarr ndaj të pranishmëve rreth orës 5.30 të pasdites. Prokurorja e Mali të Zi, Andrijana Nastiç tha se autori i sulmit i vrau viktimat në gjashtë pika të ndryshme.

“Po i zhvillojmë hetimet në gjashtë vende të ndryshme. Janë gjashtë vende krimi. Dymbëdhjetë persona janë të vrarë, përfshirë dy fëmijë”, thotë ajo.

Sipas prokurores, katër viktimat e para u vranë në lokal. Më pas sulmuesi vazhdoi në një vend tjetër, ku vrau edhe katër persona të tjerë dhe dy fëmijët në një vend të tretë. Ai pastaj vrau edhe dy persona të tjerë në dy pika të tjera, tha prokurorja Nastiç.

Sulmuesi u largua më pas nga vendi i ngjarjes, por forcat policore malazese e zbuluan vendndodhjen e tij dhe e rrethuan atë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, ai vdiq rrugës për në spital nga plagët pasi qëlloi veten në kokë. Njëri nga të plagosurit është në gjendje kritike, sipas drejtorit të qendrës klinike të Malit të Zi, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme.

“Ajo që mund të them sot është se gjendja e pacientëve në spitalin tonë, dy burra dhe një grua, është e qëndrueshme. Ata iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjike mbrëmë. Pacienti i katërt është në gjendje tejet kritike. Ai ka pësuar lëndime në kokë”, deklaroi drejtori i spitalit, Aleksandar Radoviç.

Incidenti i të mërkurës i la banorët e Cetinjës të tronditur. Qeveria e Malit të Zi shpalli tre ditë zie kombëtare që nga e enjtja dhe të gjitha festat e Vitit të Ri janë anuluar në mbarë vendin./ VOA

1 VITE ME PARE

Masakra me 12 të vrarë në Cetinje/ Kryeministri i Malit të Zi: Ndalim i armëve në mbarë vendin

Masakra me 12 të vrarë në Cetinje/ Autori i dyshuar
Pamjet

MALI I ZI- Autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhura me armët, duke përfshirë ndalimin e armëve në mbarë vendin. Kryeministri malazez Milojko Spajiç tha se ky vendim vjen pasi një burrë kishte sulmuar me armë zjarri në qytetin e Cetinjes të mërkurën vrau të paktën 12 persona dhe plagosi rëndë katër të tjerë. 

“Në mbledhjen (e ardhshme) të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ne do të shqyrtojmë urgjentisht të gjitha opsionet, duke përfshirë një ndalim të plotë të posedimit të armëve. Armët nuk mund të jenë në rrugë dhe në duart e atyre që mund të lëndojnë të tjerët. Unë do t’i kërkoj krerëve tanë të sigurisë që nesër të ofrojnë zgjidhje konkrete për sigurinë e qytetarëve tanë”, tha Spajiç.

Policia e identifikoi vrasësin si 45-vjeçarin Aco Martinoviç. Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Sharanoviç tha se Martinoviç filloi të shtënat pasi shpërtheu një sherr në lokalin ku ai ndodhej. Policia thotë se ai qëlloi dhe vrau pronarin e lokalit, gruan dhe fëmijët e tij, si dhe anëtarët e familjes së tij pasi u largua nga lokali. Policia dërgoi forcat e saj speciale për të kërkuar sulmuesin në Cetinje, që ndodhet rreth 30 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Podgoricë. I dyshuari kreu vetëvrasje pasi policia e gjurmoi dhe e rrethoi.

1 VITE ME PARE

Dymbëdhjetë persona të vrarë mes tyre dhe dy fëmijë në Mal të Zi, autori vetëflijohet

Masakra me 12 të vrarë në Cetinje/ Autori i dyshuar

MALI I ZI- Dymbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në pasditen e 1 janarit në Cetinje të Malit të Zi, ka bërë të ditur prokurorja Andrijana Nastiç pas ekspertizës. I dyshuari për vrasje të shumëfishtë dhe plagosje, Aco Martinoviq, ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Vrasjet kanë ndodhur në pesë vendodhje të ndryshme, në lokacionin e parë dhe të dytë janë vrarë katër persona, në të tretin dy fëmijë, ndërsa në lokacionin e katërt dhe të pestë nga një person. Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviç, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme në mesnatë se motivi i vrasjeve është i panjohur, pasi në mesin e viktimave ishin miq dhe kumbara e Martinoviç.

Ai është thënë t'i ketë vrarë katër personat e parë në një lokal, pas një zënke që i kishte paraprirë një shoqërimi disaorësh. Katër persona janë dërguar në Qendrën Klinike të Podgoricës në gjendje kritike, sipas drejtorit të këtij institucioni, Aleksandar Radoviç.

Kryeministri malazez, Millojko Spajiç e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme. Ai ka paralajmëruar ashpërsimin e kritereve për mbajtjen e armëve.

“Do të shqyrtojmë ndalimin e plotë të mbajtjes së armëve,” ka thënë Spajiq.

Martinoviç ishte dënuar me një vit burgim me kusht në vitin 2005 për sjellje jo të mirë, por nuk është konsideruar si person me interes për sigurinë, ka thënë ministri Sharanoviç. Ai ka treguar se në vitin 2022 tek ai janë gjetur armë dhe eksploziv, për çka është dënuar në shkallën e parë me tre muaj burgim. Qyteza e Cetinjes është rreth 30 kilometra larg Podgoricës. Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar, për shkak të këtij rasti.

Koncertet për shënim të Vitit të Ri janë anuluar në Podgoricë, Budvë dhe Kotor, ndërsa kryeministri Spajiq u ka bërë thirrje edhe komunave tjera që t’i anulojnë organizimet e jashtme./REL

mali i zi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës