LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Mashtrime me shifrat e eksporteve", Berisha: Rama dhe INSTAT-i përllogarisin si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë! I caktoi vetes pensionin më të lartë në historinë e vendit

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me të dhënat e publikuara për eksportet në vend. • Berisha shprehet se të dhënat e INSTAT nuk janë të sakta teksa theksoi se kryeministri Rama po mashtron hapur duke përllogaritur si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë. •  Ai shtoi se eksportet janë shkaku i miliarda eurove me kontejnerë, me mikrobusa dhe mjete të tjera të karteleve të drogës që hyjnë në Shqipëri. • Berisha tha se 2-3 javët e fundit, ekspertë të qeverisë janë shprehur se ka patur rritje të eksporteve. • Sipas tij kjo nuk është e vërtetë pasi eksportet kanë rënie 7 përqind. •  Berisha u shpreh se eksportet në vendin tonë llogaritet ashtu siç kryeministri Edi Rama numëron turistët që kanë vizituar vendin. • Ai u shpreh se Rama regjistron si turistë edhe persona që pinë një kafe në aeroport dhe më pas shkojnë në destinacionet që u garantojnë linjat ajrore. • Sipas tij i njëjti rast ndodh edhe me eksportet pasi sipas tij Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë. •  Berisha gjithashtu është ndalur edhe lidhur me detajet e publikuara rreth pensionit për kryeministrin. • Berisha u shpreh se teksa vendi digjej nga zjarret e shumta kryeministri Edi Rama i përcaktoi vetes një pension prej 4 milionë lekë të cilin e cilësoi si pensioni më i lartë në historinë e vendit. • Teksa bëri llogaritë, Berisha u shpreh se Rama do të marrë 48 milionë lekë në vit pension. •  Ai tha se ky pension është 30 herë më i madh se mesatarja e pensionit në vend. • Kryedemokrati gjithashtu sot ka publikuar video të cilat sipas tij tregojnë se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë elektorale. • Në dy video e publikuara Berisha shprehet se tregohet qartë sesi disa votues kanë hedhur votën më shumë se një herë në kutitë e votimit. • Njëri rast është në Zall Bastar.  • Sipas tij në këtë rast voton një djalë në vend të zonjës.  • Por problemi është se zonja voton përsëri dhe djali edhe hedh votën për vete.  • Në këtë rast Berisha shprehet se janë hedhur 3 fletë votimi nga dy persona.

5 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Berisha: Rënie dramatike e turizmit, Rama do të llogarisë si turistë edhe pasagjerët që kalojnë transit në Rinas

"Mashtrime me shifrat e eksporteve", Berisha: Rama dhe INSTAT-i
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para gazetarëve ka folur në lidhje me turizmin ndërsa ka theksuar se ka një rënie të cilën e ka cilësuar dramatike. Berisha u shpreh se duhet të dallohet vizitori nga turisti.

Ai u shpreh se një pasagjer që kalon transit nuk është as vizitor, as turist. Berisha akuzoi qeverinë se marrin shifrat e aeroportit të Rinasit dhe i servirin si shifra të rritjes së turizmit. Kryedemokrati teksa po analizonte situatën në vend u shpreh se rënia katastrofike ka qenë në jug të vendit pasi hotelet dhe shtëpitë që jepen më qira kanë qënë bosh.

Ai u shpreh se në veri situata nisi mirë në disa vende turistike të veriut por sipas tij kryeministri Edi Rama vendosi të rrafshonte 100 ndërtime. Sipas tij kjo ka qenë një goditje për turizmin pasi shumë turistë panë një situatë të paknshme.

"Nuk nxjerrim ne shifrat, por ne kemi denoncuar siç ju kujtohet vjet, me forcën më të madhe rënien dramatike të turizmit dhe kemi vazhduar të denoncojmë. Këtë vit ka qenë dhe më e madhe.
Problemi është këtu. Konfuzioni në shifra, vjen nga konfondimi në Shqipëri i pasagjerit me turistin. Në përcaktimin e Organizatës Botërore të Turizmit, edhe vizitori duhet të dallohet nga turisti.

Dhe pasagjeri nuk mund të llogaritet në turizëm. Pasagjeri që kalon transit nuk është as vizitor, as turist. Këta marrin shifrat e aeroportit të Rinasit dhe i servirin si turizëm. Por ky vit ka qenë katastrofë në radhë të parë për jugun e Shqipërisë. Siç është dëshmuar me mijëra, mijëra shtretër hotelesh dhe shtëpish, bosh. Ky vit ka qenë i dobët dhe për Durrësin, zonën nga Durrësi gjer në Spille, e cila ç’është e vërteta me Golem, Qerretin, Karpenin e këto është përgjegjës për 70% të shtretërve të turizmit në Shqipëri.

Dhe ka qenë në nivel qartësisht të ulët. Turizmi filloi mirë në vendet turistike të veriut, ku zakonisht 80-90% e tyre janë të huaj, por aty Edi Rama me një akt barbarie të vërtetë, ndërhyri dhe rrafshoi 100 ndërtime që të gjitha në tokën e të zotëve dhe të gjitha në zonën e lejuar urbane të ndërtimeve.

I dha një goditje. Me mijëra turistë, pasi panë pamjet anuluan porositë që kishin bërë në Theth dhe në zona të tjerë të veriut. Këta do përpiqen, thashë siç përdorën naftën e Kosovës për eksport, se në Porto Romano shkarkohet anija, është port energjetik, me destinacion Kosovën, mundet dhe Serbinë Jugore, nuk mund të them. Por po kështu do ta mbushin numrin me pasagjerët e Rinasit," tha Berisha.

11 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha publikon pamje të tjera: Zgjedhëset votuan disa herë! Manipulimi ishte i pakufishëm

"Mashtrime me shifrat e eksporteve", Berisha: Rama dhe INSTAT-i
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat është ndalur edhe te zgjedhje e 11 majit. Berisha që pas zgjedhjeve vijon të publikojë fakte dhe video të cilat sipas tij tregojnë se zgjedhjet ishin një farsë elektorale.

Sot Berisha ka ndarë dy video të cilat tregojnë se disa votues kanë hedhur votën më shumë se një herë në kutitë e votimit. Njëri rast është në Zall Bastar. Sipas tij në këtë rast voton një djalë në vend të zonjës, një ndihmë që u është dhënë shumë të moshuarve për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Por problemi është se zonja voton përsëri dhe djali hedh votën për vete. Në këtë rast Berisha shprehet se janë hedhur 3 fletë votimi nga dy persona.


"Natyrisht të gjitha këto kanë një rezultante: farsën elektorale të 11 Majit. Ndaj dhe unë sot kam zgjedhur për t’iu rikthyer denoncimeve, dy votime në dy qendra votimi tipike, të cilat tregojnë se votimet ishin një farsë.

Ka kjo zonja voton njëherë... prisni tani. Voton edhe njëherë tjetër tani... Prapë përsëri, nuk mjaftoi e para. Tani është një qendër votimi, voton kjo zonja dhe del. Komisioneri shkon pas tyre për arsyet e tij. Shikoni çfarë veprimesh bën patronazhisti në komision. Ka për avokat Altin Troplinin.

Shikoni, për dy minuta sa doli ai, e bëri fletën gati, e lë aty, prit... Dy fletë votimi kjo. Fleta e parë, dy fletë. Ja pra, votim... Farsa elektorale ishte e pakufishme në narkodiktaturën autoritare të Edi Ramës,' tha Berisha.

 

 

 

11 MUAJ ME PARE

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pensionin më të lartë në historinë e vendit!

"Mashtrime me shifrat e eksporteve", Berisha: Rama dhe INSTAT-i
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij teksa fliste për eksportet ne vend është ndalur edhe lidhur me detajet e publikuara rreth pensionit për kryeministrin. Berisha u shpreh se teksa vendi digjej nga zjarret e shumta kryeministri Edi Rama i përcaktoi vetes një pension prej 4 milionë lekë të cilin e cilësoi si pensioni më i lartë në historinë e vendit.

Teksa bëri llogaritë, Berisha u shpreh se Rama do të marrë 48 milionë lekë në vit pension. Ai tha se ky pension është 30 herë më i madh se mesatarja e pensionit në vend. Këtë ndryshim, Berisha e ka quajtur si preokuptim veror të narkodiktatorit.

"Por, lajmi i verës, përveç këtij mashtrimi të shëmtuar publik, është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi. Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë.

Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete. E garantoj se kurrë nuk do e gëzojë sepse pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it në Shqipëri është gjithsej 1.6 milionë lekë. Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e sa herë më të madh se mesataren e pensionit në vendin e tij.

Nuk ka, përveç diktatorëve të rrallë sot, që mund të ndërmarrin një veprim të tillë. Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët atij. 3.5 milionë lekë. Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit. Pensioni i tij," tha ai.

11 MUAJ ME PARE

"Mashtrime me shifrat e eksporteve", Berisha: Me këtë akt, Edi Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë

"Mashtrime me shifrat e eksporteve", Berisha: Rama dhe INSTAT-i
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para gazetarëv ka folur në lidhje me shifrat e eksporteve të cila ai shprehet se janë mashtrime. Berisha u shpreh se eksportet në vendin tonë llogaritet ashtu siç kryeministri Edi Rama numëron turistët që kanë vizituar vendin.

Ai u shpreh se Rama regjistron si turistë edhe persona që pinë një kafe në aeroport dhe më pas shkojnë në destinacionet që u garantojnë linjat ajrore. Sipas tij i njëjti rast ndodh edhe me eksportet pasi sipas tij Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë.Berisha më parë u shpreh se ata quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës.

"Nuk ka mashtrim më banal, më primitiv. Shkarkon Kosova naftë në Durrës me cisterna për ta transportuar me autobote në Kosovë, ky quhet eksport i Shqipërisë në Kosovë. Ky transit. Identike me skemën e turistëve të Rinasit. Vijnë nga rajoni për të marrë linjat e lira, Easyjet apo Ryanair, dhe këta Edi Rama i regjistron turistë, paçka se ata maksimumi mund të pinë një kafe diku në aeroport apo jashtë tij dhe as nuk flenë dhe as shpenzojnë asgjë, thjesht shkojnë në destinacionet që u garantojnë linjat e lira ajrore.

Shikoni me çfarë zyrtarësh kemi të bëjmë, të shpëlarë nga çdo karakter, qoftë profesional, intelektual, zyrtar, se si mashtrojnë popullin e vet. Se si mashtrojnë botën. Mos harroni se statistikat e INSTAT-it janë statistika që në mirëbesim citohen nga EUROSTAT-i. Me këtë akt, Edi Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Narkoekonomia në Shqipëri është zhvillimi më dramatik i narkoshtetit. Është pikërisht narkoekonomia, ajo që ka sjellë rënie progresive të pandalshme në 3 vitet e fundit të prodhimit të përgjithshëm industrial, të prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe në veçanti të eksporteve të vendit. Ekonomia shqiptare bazohet kryekëput në narkondërtimin, i cili është tre herë më i lartë në tregues se sa mesatarja e ndërtimit në BE dhe është me distancë më i larti në Europë.

Pra, të mashtrosh me eksportet, të cilat po t’u zbresësh importet e Kosovës, që Edi Rama me ministrin e tij të financave dhe institutin e tyre, i llogarisin si ri-eksporte të Shqipërisë... Ri-eksporti është kategori krejt tjetër. Ai është transit. Shkarkohet në Porto Romano nafta dhe nga cisternat e Porto Romanos kalon me autobote në Prishtinë. Ky është një akt i paprecedent," tha ai.

11 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama dhe INSTAT-i po mashtrojnë hapur duke përllogaritur si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë

"Mashtrime me shifrat e eksporteve", Berisha: Rama dhe INSTAT-i
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me të dhënat e publikuara për eksportet në vend. Berisha shprehet se të dhënat e INSTAT nuk janë të sakta teksa theksoi se kryeministri Rama po mashtron hapur duke përllogaritur si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë. 

Ai shtoi se eksportet janë shkaku i miliarda eurove me kontejnerë, me mikrobusa dhe mjete të tjera të karteleve të drogës që hyjnë në Shqipëri. Berisha shtoi se 2-3 javët e fundit, ekspertë të qeverisë janë shprehur se ka patur rritje të eksporteve. Sipas tij kjo nuk është e vërtetë pasi eksportet kanë rënie 7 përqind.

"Mashtrimi publik i institucioneve të narkoshtetit është fytyra e vërtetë e tyre, është tipari më themelor i këtyre institucioneve. Në këtë garë të turpshme, mashtrimi publik përbën krim në ligjet e vendit dhe në ligjet e çdo shteti, është angazhuar me forcën më të madhe Instituti i Statistikave.
INSTAT, dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është në raport me një sektor jetik të ekonomisë siç janë eksportet.

Eksportet, për shkak të narkoeuros, shkaku madhor dhe më përcaktues është fluksi i miliarda, miliarda eurove me kontejnerë, me mikrobusa, me autobusa dhe mjete të tjera i karteleve të drogës që hyjnë në Shqipëri. Ky fluks ka rrëzuar përtokë euron në Shqipëri. Ky fluks ka zhvlerësuar euron në raportin me vitin 2014, 35 përqind. Ky fluks, ndërmarrjet që punojnë me euro dhe që janë që të gjitha ndërmarrjet e eksportit, i ka goditur në mënyrë fatale.

Shumë, shumë vështirë të ketë një ndërmarrje eksporti, për të mos thënë e pamundur, me një fitim 30 apo 35 përqind. Kjo ka bërë që eksporti të ketë rënie të vazhdueshme. Ka pasur raste nga një vit në vitin tjetër të zbresë në 32 përqind. Kjo zbritje vazhdon. Çfarë akti monstruoz ka bërë Edi Rama me Institutin e tij të Statistikave për të fshehur këtë dramë të madhe të ekonomisë shqiptare, të shkaktuar nga narkoeuro.

Nuk duhet të harrojmë një gjë, eksporti është baras prodhim, baras punësim më shumë se çdo sektor tjetër. Falimentimi i qindra dhe mijëra sipërmarrjeve të eksportit do të thotë humbja e dhjetëra mijëra vendeve të punës. Unë u them ju, se vite më parë, vetëm në industrinë e këpucëve ka pasur nga 80-100 mijë punëtorë. Natyrisht evoluon eksporti. Pra, kjo rënie dramatike ka sjellë shpunësimin dramatik të shqiptarëve dhe largimin nga Shqipëria.

Tani, 2-3 javët e fundit, ekspertë lakej të qeverisë kanë filluar të flasin për rritje të eksporteve. Rritje të ndjeshme të eksporteve, në një kohë kur edhe këtë vit, eksportet kanë rënie 7 përqind. Çfarë është rritja e eksporteve sipas Edi Ramës dhe INSTAT-it të tij? Askush nuk mund ta besojë këtë mashtrim të paskrupullt. Ata quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës.

Pra, importet e Kosovës, naftë në radhë të parë, por edhe importe të tjera, të cilat shkarkohen në Durrës për t’u transportuar me korridorin rrugor drejt Kosovës, Edi Rama dhe instituti i tij i turpshëm, i shpall ri-eksporte. Në botë, kjo është e para herë që dëgjohet. Domethënë rritet importet në Kosovë, ato shndërrohen në eksporte për Shqipëri," tha Berisha.

berisha rama instat

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale