Rikthehet moti i keq në vend/ Shiu sjell rrëshqitje gurësh dhe përmbytje, dhjetëra fshatra në juglindje pa energji
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Fitorja e PS-së në Kukës, Majko: Na ka futur në borxh, do ja shpërblejmë me vepra 25 Shtator, 11:18 ...
Tensionet në veri/ Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës 25 Shtator, 12:10 ...
Vuçiç i prerë: Na vrisni të gjithëve po të doni, nuk do ta njohim Kosovën e pavarur 24 Shtator, 20:46 ...
•Arrestohet agjentja e shërbimeve postare në Korçë, Alma Beqiri. •Ajo ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare të postës private "Adex" në Korçë dhe Pogradec dhe dyshohet se gjatë periudhës 2021-2023 ka përvetësuar një shumë prej shumën 3 milionë euro. •46-vjeçarja shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim. •Shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj. •Ajo u vendos në pranga pas hetimeve 2-mujore dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kompania e njohur postare, 'Albanian Delivery Express' ka reaguar pas arrestimit të Alma Beqirit, agjentes së shërbimeve postare të postës private. Ato theksojnë se shërbimi i tyre nuk është cënuar në asnjë moment pavarësisht dëmit të madh që kanë pësuar.
Më tej, ADEx kërkon nga institucionet ligjzbatuese të thellojnë hetimin e tyre në provimin e çdo bashkëpunëtori në krim si dhe në rikuperimin e çdo shumë të vjedhur kompanisë.
Reagim i Albanian Delivery Express shpk (ADEx)
Albanian Delivery Express shpk përshendet dhe inkurajon institucionet ligjzbatuese shqiptare në hetimin e ngjarjes së rëndë të mashtrimit të një ish punonjëse në bashkëpunim me persona të tjerë. Kompania Albanian Delivery Express shpk është aktualisht operatori postar jopublik më i madh në vend, lider ne sherbim dhe inovacion, i certifikuar nga institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare në partneritet me disa prej liderëve botërore në këtë fushë.
Skema kriminale e mashtrimit u zbulua prej vetë kompanisë e cila në mënyrë të menjëhershme ka kryer kallëzimet pranë Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit dhe ka vendosur në dispozicion të tyre çdo material dhe provë. Nisur nga ngjarja e rëndë, Albanian Delivery Express shpk (ADEx) u ka kërkuar institucioneve ligjzbatuese të thellojnë hetimin e tyre në provimin e çdo bashkëpunëtori në krim si dhe në rikuperimin e çdo shumë të vjedhur kompanisë.
Albanian Delivery Express shpk (ADEx) siguron të gjithë klientët se shërbimi ynë nuk është cënuar në asnjë moment pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që kreu grupi i strukturuar kriminal që përvetësoi shuma të konsiderueshme parash në harkun kohor të dy viteve.
Albanian Delivery Express shpk (ADEx) ka siguruar edhe partnerët kombëtare dhe ndërkombëtare të biznesit se shërbimi i ADEX mbetet lider në vend të konfirmuar edhe përmes certifikimeve nga institucionet nderkombetare.
lma Beqiri, u arrestua nga policia e Korçës në kuadër të operacionit "Postmail". Ajo ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare të postës private "Adex" në Korçë dhe Pogradec dhe dyshohet se gjatë periudhës 2021-2023 ka përvetësuar një shumë prej shumën 3 milionë euro./Dosja.al
KORÇË- Denoncimet dhe ankesat e klientwve ndaj kompanisë postare zbuluan mashtrimin qw po po bwnte agjentja e shërbimit postar ADEX në Korçë, Alma Beqiri, e cila përfitoi përmes mashtrimit një shumë prej 3 mln euro.
Klientët ankoheshin se kishin kryer pagesat në kompaninë private postare për shërbimin e marrë, por rezultonin sërish debitorë në ADEX.
Alma Beqiri ishte menaxhere e postës private në Korçë dhe e gjithë vlera e përvetësuar monetare është mbledhur në rreth 2 vite. Policia po heton persona të tjerë të lidhur me të, bëhet fjalë për punonjës të tjerë brenda postës dhe familjar të te arrestuarës, që dyshohet se kanë bashkëpunuar për përvetësimin dhe fshehjen e parave të përfituara./Dosja.al
KORÇË- Kjo është Alma Beqiri, agjente e shërbimeve postare private, e arrestuar nga Policia e Korçës pasi akuzohet se përmes mashtrimit ka përvetësuar shuma të mëdha monetare. 46-vjeçar përmes mashtrimit ka mundur të përvetësojë 3 milionë euro për një periudhë 2 vjeçare.
Denoncimi për Alma Beqirin është kryer nga vetë kompania postare private ADEX, por edhe nga disa persona të tretë, të cilët kryen pagesa për shërbimin e marrë, por rezultuan përsëri debitorë kundrejt ADEX. Këta të fundit deklaruan që kishin kryer pagesat rregullisht pas marrjes së shërbimit.
Alma Beqiri ishte menaxhere e postës private në Korçë dhe e gjithë vlera e përvetësuar monetare është mbledhur në rreth 2 vite. Policia po heton persona të tjerë të lidhur me të, bëhet fjalë për punonjës të tjerë brenda postës dhe familjar të te arrestuarës, që dyshohet se kanë bashkëpunuar për përvetësimin dhe fshehjen e parave të përfituara./Dosja.al
KORÇË- Alma Beqiri, është arrestuar në Korçë gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec. Kjo grua, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro.
46-vjeçarja, me detyrë agjente e shërbimeve postare private, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
Shumat e përfituara, gruaja dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Postmail”. Operacioni, i finalizuar pas hetimeve të thelluara 2-mujore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e mashtrimit me pasoja të rënda.
Përfitonte shuma të konsiderueshme monetare, duke mos arkëtuar pagesat e klientëve që merrnin shërbimin postar, tek kompania private në të cilën ishte e punësuar agjente e shërbimeve postare private, vihet në pranga 46-vjeçarja. Sekuestrohen 2 automjete që i kishte në përdorim kjo shtetase. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas hetimeve 2-mujore, finalizuan operacionin e koduar “Postmail”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases:
-A. B., 46 vjeçe, banuese në Korçë.
Nga veprimet e thelluara hetimore rezulton se kjo shtetase, gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro. 46-vjeçarja, me detyrë agjente e shërbimeve postare private, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
Shumën e konsiderueshme të përfituar, kjo shtetase dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja. Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.