LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro dhe 49 kundër! Albin Kurti kryeministër dhe Albulena Haxhiu kryeparlamentare (KABINETI I PLOTË)

• Kuvendi i Kosovës ka votuar sot Qeverinë e re të vendit, me Albin Kurtin në krye. • Qeveria e re e mori 66 vota pro, 49 vota kunder dhe asnjë abstenim. • Kurti bëri betimin duke premtuar se do të kryejë me përkushtim detyrën e tij dhe do të respektojë Kushtetutën dhe do të angazhohet për përparimin e Kosovës. • Formimit të Qeverisë i hapi rrugë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i cili u përmbyll po më 11 shkurt. • Gjatë fjalës së tij Kurti prezantoi kabinetin qeveritar dhe programin qeverisës. • Kurti ka emëruar zëvendëskryeministër të parë dhe ministër i Punëve të Jashtme Glauk Konjufcën, ndërsa zëvendëskryeministër të dytë dhe ministre të Drejtësisës, Donika Gërvallën dhe Fikrim Damka zëvendëskryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim. • Kabineti përfshin gjithsej 21 ministri, mes të cilave Financat (Hekuran Murati), Mbrojtja (Ejup Maqedonci), Shëndetësia (Arben Vitia), Arsimi (Hajrulla Çeku), dhe Kulturë e Turizëm (Saranda Bogujevci). • Ndërkohë Kryetare e Kuvendit është zgjedhur Albulena Haxhiu, e cila mori 66 vota pro, 44 kundër dhe 8 abstenim. • Gjithashtu janë zgjedhur edhe pesë nënkryetarët, që janë: deputetët Ardjan Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Sllav Kosimiç dhe Emilja Rexhapin. • Haxhiu gjatë fjalës së saj, premtoi se do u shërbejë me përkushtim qytetarëve të Kosovës. 

18 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

66 vota pro dhe 49 kundër, Kuvendi i Kosovës voton qeverinë “Kurti 3”

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e qeverisë Kurti 3, me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim. Më herët Albin Kurti prezantoi emrat e kabinetit të ri, ku ish-kreu i Kuvendit Glauk Konjufca do të jetë zv.kryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm dhe Diasporës.

Kurti ka premtuar se në katër vjetët e ardhshme të qeverisjes së tij do të investojnë 1 miliard euro në mbrojtje.

 “Në katër vitet e ardhshme do të forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishojmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”, deklaroi Kurti.

Kabineti i Albin Kurtit:

Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca;
– Zv/kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla;
– Zv/kryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka;
– Ministër i Financave – Hekuran Murati;
– Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare – Andin Hoti;
– Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci;
– Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla;
– Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu;
– Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia;
– Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Çeku;
– Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci;
– Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani;
– Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi;
– Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli;
– Ministër i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja;
– Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha;
– Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari;
– Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli;
– Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq;
– Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri. /Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Gjyqi në Hagë, Kreu i PDK-së njofton rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Pavarësisht dallimeve politike, dinjiteti institucional dhe mbështetja e drejtë për ta, janë detyrim i...

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
 Bedri Hamza

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se i kanë paraqitur Kuvendit të Kosovës një Rezolutë ku kërkohet gjykim i drejtë për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Hamza theksoi se të gjitha subjektet politike në Kosovë, pavarësisht ndasive, kanë detyrimin që të mbështesin themeluesit e UÇK-së, që sipas tij janë edhe themeluesit e shtetit të Kosovës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai u shpreh se pavarësisht dallimeve politike, dinjiteti institucional dhe mbështetja e drejtë për ta, janë detyrim i përbashkët.

“Dua ta përmbyll fjalimin me një shqetësim lidhur me procesin gjyqësor në Hagë. Raporti i shtetit tonë me themeluesit e UÇK-së, që njëherësh janë edhe themelues të shtetit, me procesin që po zhvillohet kundër tyre në Hagë, kërkon qasje më dinjitoze dhe të matur. Prandaj, pavarësisht dallimeve politike, dinjiteti institucional dhe mbështetja e drejtë për ta, janë detyrim i përbashkët i yni.

Në seancën e parë të Kuvendit do të procedojmë votimin e Rezolutës së hartuar nga ekspertë të pavarur, Rezolutë që i është dorëzuar Kuvendit, me të cilën kërkohet gjykim i drejtë, i paanshëm dhe profesional, në përmbushje të standardeve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut”, tha Hamza./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci/ Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar (EMRAT)

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
Albin Kurti 

KOSOVË- Albin Kurti ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës kabinetin e ri qeveritar, teksa pritet edhe votimi i qeverisë së re në Parlament. Kurti ka emëruar zëvendëskryeministër të parë dhe ministër i Punëve të Jashtme Glauk Konjufcën, ndërsa zëvendëskryeministër të dytë dhe ministre të Drejtësisës, Donika Gërvallën dhe Fikrim Damka zëvendëskryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim.

Kabineti përfshin gjithsej 21 ministri, mes të cilave Financat (Hekuran Murati), Mbrojtja (Ejup Maqedonci), Shëndetësia (Arben Vitia), Arsimi (Hajrulla Çeku), dhe Kulturë e Turizëm (Saranda Bogujevci).

Lista e plotë e kabinetit të propozuar nga Kurti: 

Zëvendës kryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës -Galuk Konjufca

Zëvendës kryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësië – Donika Gërvalla

Zëvendës kryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik – Fikrim Damka

Ministër i Financave -Hekuran Murati

Ministër e Ekonomisë-Artane Rizvanolli

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Handin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme -Xhelal Svelca

Ministër i Administratës Publike dhe Dixhitalizimit – Lulzon Jakxhiu

Ministri i Shëndetësisë -Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Ceka

Ministër i Kulturës dhe Turizmit -Saranda Bodujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë -Blerim Gashani

Ministër i Adminstrimit të Pushtetit Lokal -Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor -Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pulltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha

Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane -Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë dhe Minierave –

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashic

Ministër për Zhvillim Rajonal -Rasim Demiri

5 MUAJ ME PARE

"Do të vazhdojë lufta kundër korrupsionit"/ Albin Kurti prezanton programin qeverisës: Reforma në Drejtësi do të hyjë në fazën vendimtare

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë. Gjatë fjalës së tij, Kurti vendosi një theks të veçantë te Reforma në Drejtësi, për të cilën tha se do të hyjë në fazën vendimtare.

Kurti tha se vitin e shkuar PBB ka arritur në 11 miliardë euro, nga 7 miliardë, ndërsa këtë vit projektohet të arrijë në 12 miliardë euro. Kreu i qeverisë u shpreh se ligji për Byronë Shtetërore duhet të ecë para bashkë me vettingun.

“Këto gati 5 vitet e fundit, nga të cilat 1 vit pa kompetenca të plota, kemi ndërtuar një Kosovë më të fortë e më gjithëpërfshirëse. Kemi pasur rritjen ekonomike më të lartë në rajon, përkundër sfidave globale, me një rritje prej 6 %. Vjet PBB ka arritur në 11 miliardë euro, nga 7 miliardë euro kur erdhëm në pushtet. Ndërkohë projektojmë që sivjet PBB të arrijë në 12 miliardë euro.

Kemi forcuar policinë dhe mbrojtjen e ligjit, ushtrinë dhe mbrojtjen e vendit. Investuam në forcimin e ushtrisë dhe në luftën kundër kriminalitetit. Reforma në drejtësi në këtë mandat do të hyjë në fazën vendimtare. Do të vazhdojë lufta kundër korrupsionit dhe ligji do të zbatohet pa frikë e pa favore. Reforma në Drejtësi ka nisur të bëhet realitet. Ligji për Byronë Shtetërore duhet të ecë para bashkë me vettingun. Do themelohet Prokuroria e re e specializuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Kurti./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Seanca për votimin e qeverisë së re të Kosovës/ Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, është i papranueshëm

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
Albin Kurti

KOSOVË- Seanca për votimin e Qeverisë së re të Kosovës ak nisur, pasi Presidentja Vjosa Osmani mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kurti foli edhe për gjyqin në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, ku tha se është e papranueshme që të barazohen drejtuesit e UÇK-së me regjimin e Millosheviçit.

Ai theksoi se kërkesa për 45 vite burgim për secalin, ku përfshihen pretendimet për krime kundër njerëzimit, është orvatie që bie ndesh me të vërtetën.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Më lejoni që t’ju përgëzoj të gjithëve për konstituimin e Kuvendit të legjislaturës së 10-të. Këto ditë po zhvillohen seancat e fundit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Kërkesa për 45 vite burgim për secalin, ku përfshihen pretendimet për krime kundër njerëzimit, është orvatie që bie ndesh me të vërtetën.

Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit dhe ato i ka kryer regjimi i Millosheviçit. Kjo është e dokumentuar dhe e njohur ndërkombëtarisht. Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe të një regjimi genocidal është i papranueshëm”, tha Kurti./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

Albin Kurti mandatohet nga presidentja Osmani për formimin e qeverisë

 

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
Albin Kurti, Vjosa Osmani

 

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti si mandatar për formimin e qeverisë së re. Me anë të një porimi në Facebook, Osmani shkruan se në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ka caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Postimi i Vjosa Osmanit:

Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!

Kuvendi pritet të mblidhet sërish sonte për formimin e qeverisë. Më herët, u mbajt seanca konstituive ku u zgjodh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu si edhe pesë nënkryetarët Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Sllavko Simiq dhe Emillija Rexhepi.

Në fjalimin e saj të parë, Haxhiu tha se do të sigurojë funksionim me dinjitet të Kuvendit, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Seanca konstituive u zhvillua pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe certifikimit të rezultateve./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

LVV letër Vjosa Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
Albin Kurti

KOSOVË- Pas konsituimit të Kuvendit të Kosovës, pritet që sot të mbahet edhe seanca për votë-besimin e qeverisë së re. Deputetja Arbërie Nagavci, njofton se në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, i ka dorëzuar Presidentes Vjosa Osmani, propozimin për caktimin e Albin Kurtit si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Nagavci në një postim në rrjetet sociale./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Albulena Haxhiu u zgjodh Kryetare e Kuvendit të Kosovës/ Reagon Vjosa Osmani: Thirrje për bashkëpunim institucional

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës këtë të mërkurë dhe zgjedhjes së Kryetares së re, Albulena Haxhiu.

Osmani uroi Haxhiun për zgjedhjen e saj në postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, si dhe nënkryetarët për përgjegjësinë e re që u është besuar. Ajo theksoi se Kuvendi është themeli i demokracisë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve.

Presidentja gjithashtu shprehu besimin se udhëheqja e re do ta ushtrojë mandatin me përgjegjësi demokratike, në respektim të Kushtetutës dhe në shërbim të interesit të Republikës.

Në mesazhin e saj të postuar në Facebook, Osmani ritheksoi nevojën për bashkëpunim konstruktiv ndërinstitucional dhe për një Kuvend plotësisht funksional, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik dhe avancimit të agjendës euroatlantike të Kosovës.

Reagimi i Vjosa Osmanit:

Uroj znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen e saj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe nënkryetarët e Kuvendit për përgjegjësinë që u është besuar nga përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve tanë.

Kuvendi i Republikës është themeli i demokracisë sonë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve. Besoj fuqishëm se udhëheqja e re e Kuvendit do ta ushtrojë këtë mandat me përgjegjësi demokratike në respektim të Kushtetutës dhe me përkushtim ndaj interesit të Republikës së Kosovës.

Në këtë moment të rëndësishëm institucional, ritheksoj nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional e konstruktiv dhe funksionim të plotë të Kuvendit, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik, mbrojtjes së vlerave tona shtetërore e historike dhe avancimit të agjendës sonë euroatlantike.

Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore, kulturë të lartë demokratike dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë! Punë të mbarë dhe suksese në detyrën tuaj të lartë shtetërore!/Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Konstituohet Kuvendi i Kosovës, pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
Kuvendi i ksoves

KOSOVË- Pas zgjedhjes së Kryetares së Kuvendit Albulena Haxhiu, janë zgjedhur edhe pesë nënkryetarët. Për nënkryetarët e Kuvendit 104 deputetë votuanpro, 3 deputetë kundër dhe 6 deputetë kanë abstenuar.

Pesë nënkryetarët janë deputetët Ardjan Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Sllav Kosimiç dhe Emilja Rexhapin./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit në Kosovë me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo e nisi mandatin e saj me një fjalim para deputetëve, gjatë të cilit theksoi rëndësinë e funksionimit të institucioneve dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Haxhiu shtoi se detyra e saj kryesore do të jetë të sigurojë që Kuvendi të funksionojë me dinjitet dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

“Të jesh në krye të Kuvendit do të thotë t'i shërbesh Republikës. Kuvendi është shtëpia e të gjithë qytetarëve tanë. Një Kuvend funksional është parakusht për një shtet të fortë dhe një demokraci të qëndrueshme. Sot në këtë sallë kemi një detyrë të përbashkët: t’u shërbejmë qytetarëve me ndershmëri. Kemi dallime, por përgjegjësitë i kemi të përbashkëta”, theksoi Haxhiu.

Haxhiu ishte kandidate edhe në përpjekjet e deputetëve për formimin e legjislaturës së nëntë që përfundimisht rezultoi me zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Seanca konstituive në Kosovë, betohen 118 deputetë

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
Foto ilustruse

KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës janë betuar 118 deputetët të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Teksti i betimit u nënshkrua personalisht nga deputetët e pranishëm.

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, thuhet në tekstin e betimit.

Sipas përbërjes së mandateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 57 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 dhe Lista Serbe 9./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Kuvendi i Kosovës miraton raporton e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e mandateve

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro

KOSOVË- Raporti i Komisionit të Përkohshëm të Kuvendit të Kosovës, për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve është miratuar. Ndërkohë, janë betuar 118 deputetët të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se pas kësaj seance pritet të jetë edhe një tjetër seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Rendi i ditës për këtë seancë:

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
Betimi i deputetëve,
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

5 MUAJ ME PARE

Albin Kurti për kryeministër dhe Albulena Haxhiu për kryetare Parlamenti/ Mblidhen deputetët për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
Foto ilustruse

KOSOVA- Albin Kurti pritet të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje si kandidati për kryeministër i Kosovës. Ndërsa Albulena Haxhiu pritet që jetë kandidate për kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Emri i saj ka qarkulluar në disa media, por u përmend më herët edhe nga kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiç.

“Sa di unë, Haxhiu do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit”, u tha ai gazetarëve para fillimit të seancës konstituive./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Avni Dehari drejton seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
Avni Dehari

KOSOVA- Seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës po drejtohet nga Avni Dehari. Avni Dehari është deputeti që po drejton seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Dehari është deputeti më i vjetër në sallë.

Fillimishat ai u ka uruar mirëseardhjen dhe punë të mbarë deputetëve të zgjedhur, të cilët kanë kanë dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetor të vitit të kaluar. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është gjithashtu i pranishëm në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

118 deputetë prezentë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës! Ngrihet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
Foto ilustruse

KOSOVA- Në sallën e Kuvendit të Kosovës, po mbahet seanca konstituive. Në sallë janë të pranishëm 118 deputetë.

Ndërkohë, është formuar komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës/ LDK: Nuk votojmë kryetarin e Kuvendit pa marrëveshje politike

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
Foto ilustruse

KOSOVA- Deputeti i zgjedhur i Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi se i takon partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, të sigurojë votat për formimin e institucioneve.

Zemaj, tha se nuk duhet të përsëriten bllokadat si vitin e kaluar. Kjo pasi përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon fituesit të zgjedhjeve.

Deputeti paralajmëroi se LDK-ja nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit pa një marrëveshje politike mes partive.

“Asnjëherë nuk i kemi lidhur vendimet tona me emra të përveçëm; krejt çka kemi thënë është se pa marrëveshje politike ne nuk votojmë asnjë kandidat”, tha ai para nisjes së seancës konstituive./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës/ Nga betimi i deputetëve tek zgjedhja e kryetarit dhe nëkryetarit, ja rendi i ditës

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro

TIRANË- Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila shënon hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja. Seanca vjen pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe certifikimit të rezultateve. Konstituimi i Kuvendit i hap rrugë formimit të Qeverisë së re.

Vendimi u mor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani një ditë më parë. Fillimisht, presidentja Vjosa Osmani njoftoi se seanca do të mbahej në orën 12:00, por ajo u shty për disa orë.

Kryetari i legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Dimal Basha, bëri të ditur se shtyrja u bë me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës, për shkak të deklaratave përmbyllëse të ekipeve mbrojtëse në Hagë, në procesin ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në respekt për atë që po ndodh në Hagë, të gjitha subjektet politike janë pajtuar që seanca të mbahet në orën 17:00”, tha Basha.

Rendi i ditës, sipas rregullores, përmban katër pika. Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Rendi i ditës:

1.Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

2. Betimi i deputetëve,

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,

4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Presidentja Osmani e kishte thirrur seancën në orën 12:00, por u shty për shkak të procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Vendimi i presidentes vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20% apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24%, apo 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50%, apo gjashtë ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, dhe një ulëse Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Në 17:00 zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës/ A do i hapet rrugë formimit të qeverisë së re?

Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Votohet qeveria e re me 66 vota pro
foto ilustruese

KOSOVË- Sot në orën 17:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila shënon hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja. Seanca vjen pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe certifikimit të rezultateve. Konstituimi i Kuvendit i hap rrugë formimit të Qeverisë së re.

Vendimi u mor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani një ditë më parë. Fillimisht, presidentja Vjosa Osmani njoftoi se seanca do të mbahej në orën 12:00, por ajo u shty për disa orë.

Kryetari i legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Dimal Basha, bëri të ditur se shtyrja u bë me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës, për shkak të deklaratave përmbyllëse të ekipeve mbrojtëse në Hagë, në procesin ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në respekt për atë që po ndodh në Hagë, të gjitha subjektet politike janë pajtuar që seanca të mbahet në orën 17:00”, tha Basha.

Rendi i ditës, sipas rregullores, përmban katër pika. Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Rendi i ditës:

1.Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

2. Betimi i deputetëve,

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,

4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Presidentja Osmani e kishte thirrur seancën në orën 12:00, por u shty për shkak të procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Vendimi i presidentes vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20% apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24%, apo 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50%, apo gjashtë ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, dhe një ulëse Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë./Dosja.al

kuvendi i kosoves albulena haxhiu albin kurti

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale