LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Berisha: Shtatori i fundit që na gjen në opozitë! Paloka: Përgjegjësia e zgjedhjeve bie tek ne si fillim (DISKUTIMET)

• Në selinë blu është zhvilluar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. • Kreu i partisë, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhje me lidhje live me video, ndërsa ka mbajtur fjalën i pari në mbledhje. • Berisha tha se ky është shtatori i fundit që PD ndodhet në opozitë. • Sipas tij në vitin 2025 do të ketë rrotacion dhe PD do të marrë pushtetin. • Berisha tha se vota e lirë, po "vdes para syve tanë, përpara syve të partnerëve tanë pa hyrë akoma në kuti". • Për këtë, kryedemokrati ka fajësuar kryeministrin Edi Rama. • Pas fjalës së Berishës, mbledhja ka vijuar pa praninë e kamerave, ndërsa janë zbardhur disa nga dikutimet e zhvilluara mes demokratëve. • Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se përgjegjësia e zgjedhve bie si fillim tek ata. • Paloka mësohet se ka thënë, "nëse na i vjedh prapë zgjedhjet nuk do dal më të them qe na i vodhi". • Ai i ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit që ndarjen e drejtuesve në qarqe mos ta shikojnë si sfidë me njëri tjetrin, por të jenë të bashkuar për të rrëzuar Ramën. • Në përfundim të mbledhjes, deputeti Flamur Noka tha se drejtuesit politik të qarqeve do të zbresin në terren dhe se duhet të bëhen gati për organizimin e aksionit. • Noka u shpreh se dy kërkesat e tyre janë lirimi i liderit të PD-së, Sali Berishës dhe qeveria teknike.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Drejtuesit politikë do të zbresin në terren", Noka: Kërkesat tona janë lirimi i liderit të PD dhe qeveria teknike

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Berisha: Shtatori i
flamur noka

TIRANË- Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, deputeti  Flamur Noka ka thënë se drejtuesit politik të qarqeve do të zbresin në terren. Ai tha se drejtuesit e degëve duhet të bëhen gati për organizimin e aksionit. 

Noka u shpreh se dy kërkesa e tyre janë lirimi i liderit të PD-së, Sali Berishës dhe qeveria teknike. 

"Drejtuesit politik do të zbresin në terren. Drejtuesit e degëve të bëhen gati për organizimin e aksionit. Lirimi i liderit tonë dhe qeveria teknike janë dy kërkesat tona. Jemi gati për aksion. Kjo është vjeshtë e zjarrit opozitar. Fshini nga mendja çdo hamendësim ndaj njëri-tjetrit. S’e kemi luksin të shohim tek njëri-tjetri defekte. Bashkë për gjunjëzimin e narkoshtetit.", tha Noka.

1 VITE ME PARE

Diskutimet në mbledhje/ Murrizi: Bardhi e Gjekmarkaj diversantë, të zgjidhen me votë! Noka: Kanë dënuar arrestin e Berishës dhe kanë luftuar Ramën

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Berisha: Shtatori i
mbledhja

TIRANË Një tjetër diskutim është zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Myslym Murrizi ka ngritur pikëpyetje për motivimin e demokratëve dhe shprehu pakënaqësinë me përzgjedhjet e disa figurave. Ai tha se Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj duhet të zgjidhen me votë.

Në përgjigje ndaj tij, Noka u shpreh se Gjekmarkaj e ka dënuar arrestin e Berishës, ndërsa Bardhi ka luftuar Ramën në Kuvendin e Shqipërisë.

DEBATI:

Murrizi: Do mërziteni nga ajo që do them, por se kam problem. Gabim që keni nxjerr mediat jashtë (I drejtohet Palokës). Berisha tha “sulm” por ne e kemi trajnerin me të kuqe. Me çfarë ta bëjmë sulmin me mbrojtës? Kush ka gjujt nga ju? Berisha i ka bërë listat e drejtuesve politikë, por ke qenë ti Flamur që i ke fryrë në vesh. E kemi parë në media me kohë listën e drejtuesve të qarqeve. Agron Gjekmarkaj ka thënë do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha. Jorida Tabaku tha vdiq Berisha politikisht. Si mund të motivohen demokratët? Ne e nisëm foltoren që të ketë vlerë vota. Por Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me votë. Erdhën si të bashkuar në diversitet e na u bene diversante. Te vijnë të votohen. Pyet Bardhin pse se ke çuar emrin e Berishës si anëtar i Grupit Parlamentar. Bardhi thotë nuk është e vërtetë, është dërguar në maj. Pse drejtuesit politik mos të votoheshin? A do ngjisni ju nëpër qarqe? Duhet të jemi të ndershëm me anëtarësinë. Nëse Berisha do të jetë i arrestuar harrojeni se do ngjisim tek qytetarët. Gjysma e këtyre që do marrin mandatet do të përjashtojnë ty prap, i drejtohet Flamurit. Si hyjmë në qeveri teknike? Keni bërë pazar me Ramën, na e sqaroni. PD duhet të hapet, kemi vuajtur sepse s’kemi folur duhet të flasin të gjithë.

Paloka: Qëllimi ynë të mundësojmë qeveri teknike. Askush nuk j’ua ka hequr të drejtën e fjalës.

Noka: PD ka si bazë debatin e brendshëm. Debati është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm. Ne jemi në demokraci, por jo në kaus. Çdo demokrat kudo të jetë ka të drejtë të flasë dhe ne do ta dëgjojmë. Postimet në rrjete sociale kundër figurave të PD-së janë propagandë. Drejtuesit politikë janë tager i Kryetarit të PD. Mund t’i fryj unë ose dhe ti Myslim, por nuk ndikohet Sali Berisha. Ne jemi duke hyrë në një betejë. A kemi difekte dhe të meta po kemi, se jemi njerëzor. Kemi 3 vjet ne luftën e brendshme, por sot jemi të gjithë bashkë. Ne jemi në demokraci, por jo në anarshi që do të thotë respekt për statutin, Kushtetutën tonë dhe institucionet e Partisë. Jemi duke hyrë në një betejë pa kthim dhe pa ndalim. Ndaj të stopojmë çdo sulm ndaj njëri- tjetrit. Gjekmarkaj si nënkryetar i PD artikulon në çdo institucion ndërkombëtar kërkesën për lirimin e liderit tonë. Vetëm të bashkuar ecim drejt fitores. Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shumë se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja. Jemi bashkuar dhe duhet te bashkohemi edhe me pjesët e tjera. Bardhi ka bërë betejën me të fortë në Kuvendin e Shqipërisë, kundër Ramës.

1 VITE ME PARE

"Përgjegjësia tek ne si fillim, s'do dal të them na i vodhi zgjedhjet"/ Zbardhen diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Berisha: Shtatori i
mbledhja

TIRANË- Janë zbardhur disa nga diskutimet e zhvilluara në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. 

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se “nëse Rama na i vjedh prapë zgjedhjet nuk do dal më të them qe na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë në zgjedhje për te marre një mandat”.

Ai i ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit që ndarjen e drejtuesve në qarqe mos ta shikojnë si sfidë me njëri tjetrin, por të jenë të bashkuar për të rrëzuar Ramën. Ndërkohë anëtari tjetër, Apollon Baçi ka pyetur për listat, si propozoi PD lista te hapura apo të mbyllura.

Diskutimet:

Osman Stafa (Kryetar i PD në Durres): Do e pranoni sfidën qe te jeni poshtë në listë?

Flamur NokaLista e drejtuesve  të qarqeve është kompetencë e Kryetarit te PD. Neni 46 pika 2 Kryetari mund te ngrejë ekipe ndihmese.

I pyetur nga një anëtar perse Alizoti nuk është me drejtues politik në Berat, Flamur Noka tha se eshte respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.

Edi Paloka i përgjigjet Stafës: Nëse Rama na u vjedh prapë zgjedhjet nuk do dal më të them që na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë ne zgjedhje për të marre një mandat. Nëse na i vjedhin prapë jemi ne qe ua kemi vjedhur demokrateve. Ta shohim ne këtë si beteje jete a vdekje. Mos e shihni këtë ndarje si sfide me njeri tjetrin. Te jemi bashke për te rrezuar Ramen.  Fushata te jete lufte, jo ne kuptimin figurativ.

1 VITE ME PARE

"Ekzekutimi publik i votës pa hyrë në kuti"/ Berisha: Ndodh para syve të partnerëve! Përgjegjësi e narko-regjimit të Edi Ramës

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Berisha: Shtatori i
mbledhja

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Berisha tha se vota e lirë, po "vdes para syve tanë, përpara syve të partnerëve tanë pa hyrë akoma në kuti". Për këtë, kryedemokrati ka fajësuar kryeministrin Edi Rama.

Pas fjalës së Berishës, mbledhja ka nisur zhvillimin e saj pa praninë e kamerave. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Të dashur miq, demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë kudo që jeni. Sot ne jemi në një moment përcaktues për të sotmen dhe të ardhmen tonë, apo në provën më të madhe, më të vështirë të ndërgjegjes, dinjitetit, të guximit, por edhe të së ardhmes sonë në 32 vite.

Kjo provë e madhe është ndër më komplekset që kemi kaluar ndonjëherë. Lidhet me qendrimin tonë si demokratë dhe demokrate, por tani edhe më shumë si qytetare dhe qytetarë ndaj të vërtetës. Në fakt, ndaj njërës prej të vërtetave më të mëdha, më sublime të njeriut të lirë dhe qytetërimit, pa të cilën nuk ka dhe nuk mund të ketë individ dhe shoqri të lirë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë dinjitet njerëzor, por as edhe sovranitet të vërtetë të brendshëm, dhe as shpresë dhe të ardhme për individin dhe shoqërinë.

Kjo e vërtetë është, e vërteta e votës së lirë, e cila sot në Shqipëri njëlloj si në diktaturën më Staliniste që kemi përjetuar vdes para syve tanë, përpara syve të partnerëve tanë pa hyrë akoma në kuti. Dhe jo vetëm kaq, por ky funeral i trishtë para ditës së votimit i votës së lirë, iu serviret me tamtame të mëdha shqiptarëve nga Edi Rama, propaganda e tij e shpifur koprolarike, mediat e blera prej tij.

Por edhe nga ndonjë McGonigal me kostum ambasadori apo diplomati i blerë prej tij, si një fitore e Edi Ramës dhe Tavove të tij. Përveç këtyre, për të përligj ekzekutimin publik të votës pa hyrë në kuti, Edi Rama mobilizon dhe rracën më të shpifur njerëzore, opozitarët e opozitës, të cilët si enukë psikikë pas çdo procesi kallp zgjedhor festojnë dhe bërtasin në kor: se zgjedhjet i fitoi Edi Rama dhe Tavot e tij dhe i humbi opozita, se ajo e tilla e atilla nuk fiton.

Në këtë rast, duke mos pranuar kurrë se opozita është e përsosur, se nuk ka të meta dhe dobësi, deklaroj para jush se ajo ka vetëm një përgjegjësi për funeralin elektoral që zhvillohet para ditës së zgjedhjeve në Shqipëri dhe të gjitha të tjerat janë pa përjashitm përgjegjësi direkte e Edi Ramës, narko-qeverisë së tij, lakejve, papagajve dhe korit të tij.

1 VITE ME PARE

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Berisha: Shtatori i
mbledhja

TIRANË- Në selinë blu po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kreu i partisë, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhje me lidhje live me video, ndërsa ka mbajtur fjalën i pari në mbledhje. 

Berisha tha se ky është shtatori i fundit që PD ndodhet në opozitë. Sipas tij në vitin 2025 do të ketë rrotacion dhe PD do të marrë pushtetin. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta ju anëtareve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD. Ju z.Paloka dhe drejtuesve, Sekretarit të Përgjithshëm, n/kryetarëve të PD. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë demokratet e demokratët, qytetaret dhe qytetarët që ndjekin këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD, mbledhjen më të rëndësishme.

Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë. PD në vitin 2025 merr pushtetin. Rotacioni nuk mund dhe nuk do të vonojë më. Rotacioni është në duart tona, në guximin, sakriuficën tonë dhe nuk ka asnjë opsion tjetër. I them këto, sepse kemi hyrë në muajin e 9[të përpara betejës finale elektorale. Në 9 muaj ne kemi përballjen finale kundër së keqes që në 11 vite asgjësoi procesin e vërtetë elektoral, plaçkiti, poshtëroi dhe dëboi masivisht shqiptarët.

I them këto se çdo demokrat dhe demokrate nga sot e tutje, kur të kërkojë votën e PD, demokratëve duhet t’i shihet në sy bindja për fitore. Demokratëve duhet t’i dëgjohet në zë bindja për fitore. Demokratëve duhet t’u lexohet në shpirrt, bindja për fitore. Demokratëve duhet t’u lexohet në trup, bindja për fitore.

E gjitha sot, më shumë se kurrë fitorja qendron në guximin, besimin dhe duart tona. Këto vite PD e plagosën jo pak, kjo nuk mohohet. E vërteta është se këto vite me sulmin që na u bë, ne kemi luftuar më shumë në mbrojtje se sa në sulm. Duhet të mbronim flamurin tonë, programin tonë, pluralizmin politik që po jepte shpirt në Shqipëri, duhet të mbronim opozitën shqiptare. Por sot kjo betejë ka mbaruar, realiteti është krejt i ri, kushtet kanë ndryshuar. Sot ne jemi të bashkuar. Sot ne jemi PD e Shqipërisë më e fortë se kurrë!

keshili kombetar i pd 6 shtator 2024 sali berisha edi paloka

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit