LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ Debat mes Ballës dhe demokratëve: Revolucionet s'kanë për të ndodhur kurrë. Zhupa: Rama iu trajton si kartona

• Konferenca e Kryetarëve ka nisur me debate mes demokratëve dhe socialistëve ditën e sotme. • Në nisje të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla i ka bërë thirrje Opozitës që të nisin punën për kodin e ri për zgjedhoren. • Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla ka komentuar thirrjet për protestë të dëputetëve të PD-së, duke theksuar se revolucionet e tyre s'kanë për të ndodhur kurrë. • Ndërsa deputetja demokrate Ina Zhupa ka kundërshtuar socialistët, të cilët sesionin e kaluar parlamentar e kanë quajtur një sukses. • Duke iu kthyer Ballës, Zhupa u shpreh se Rama i trajton deputetët e tij si ushtar pa personalitet dhe kartona vetëm për miratimin e projektligjeve. • Deputeti Agron Gjekmarkaj nga ana tjetër ka deklaruar se maxhoranca ka marrë peng drejtësinë me dhunë. 

3 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

"Mos guxoni të merrni peng drejtësinë, do të keni përballë opozitën"/ Gjekmarkaj në Konferencë e Kryetarëve: Hakmarrja e drejtësisë, jo hakmarrja për drejtësi

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ Debat mes Ballës dhe
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, iu drejtua mazhorancës duke thënë se, Hakmarrja e drejtësisë, do të bjerë mbi ata. Në Konferencën e Kryetarëve ai u shpreh se,vetëm dy herë është arritur që të bëhet debat normal parlamentar në 11 seanca, ndërsa ka shtuar se në 2026 duhet të shihet si prioritet mos marrja peng e drejtësisë.

Sipas Gjekmarkaj, drejtësia duhet 'të mos merret peng' që viti mos të fillojë me 'hungërima' dhe përçarje. Ai shtoi gjithashtu se, mazhoranca po shmang atë që qyetatrët duan, dënimin e korrupsionit.

"Ju Zoti Kryetar na uruat Vitin e Ri dhe unë ju uroj vit të mbarë secilit në plan personal, po këtu nuk jemi përfaqësues të vetes dhe të shtëpive tona, por të qytetarëve të cilët shohin një Parlament të bllokuar! Viti nuk ka filluar mbarë, sepse viti tjetër mbaroi keq! Katër muajt nga shtatori në dhjetor kanë qenë muajt më të shemtuar të parlamentarizmit, dhunim i rregullores, dhunim i opozitës, në 11 seanca vetëm një a dy herë kemi bërë debat normal, sepse keni patur frikë nga fjala e opozitës, të përfshirë nga skandalet tuaja!

Që të kemi vit të mbarë duhet që drejtësia të mos merret peng, që viti mos të fillojë me hungërima, përçarje e çjerrje se si doni t’i tregoni vendin opozitës! Ju them: mos guxoni! Do ta keni përballë Opozitën në Kuvend dhe sheshët e Shqipërisë! Meqë zoti Balla iu referua raportit të OSBE/ODIHR, i them se ai raport jua rrëzoi zgjedhjet e vjedhura të 11 Majit, ato dy të tretat që ju thoni!Zoti Balla foli për një Shqipëri që nuk ekziston, foli për vizione, duke shmangur atë që Shqipëria reale pret të dëgjojë, atë që qytetarët duan: dënimin e korrupsionit. Çfarë keni për të thënë për drejtësinë e marrë peng me dhunë nga mazhoranca, për sekserin a taksidarin e republikës që ta ka pushuar nga puna edhe ty si ministër a ndonjë tjetër këtu! Hakmarrja e drejtësisë, jo “hakmarrja për drejtësi”, do të bjerë mbi ju, nga brenda, nga jashtë. Kësaj dialektike nuk i shmangeni dot.", tha Gjekmarkaj. /Dosja.al 

4 MUAJ ME PARE

Konferenca e Kryetarëve/ Zhupa i kthehet Ballës: Rama ju trajton si kartona dhe ushtarë pa personalitet

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ Debat mes Ballës dhe
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kundërshtuar socialistët, të cilët sesionin e kaluar parlamentar e kanë quajtur një sukses. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Zhupa u shpreh se Rama i trajton deputetët e tij si ushtar pa personalitet dhe kartona vetëm për miratimin e projektligjeve.  

“Duhet të kesh guxim të tepruar dhe pafytyrësi të thuash që sesioni i kaluar ishte sukses dhe dhënie hapësire për deputetët e opozitës. Treguesi kohor që citon Balla, ku opozita ka folur 48 orë dhe mazhoranca 40 orë, tregon që paskeni folur shumë. Sepse Edi Rama ju trajtoi si kartona dhe ushtarë pa personalitet, teksa ju tha: ju mos diskutoni, por vetëm miratoni projektligje. Edhe në këtë porosi, ku askush nga ju s’e kundërshtoi, ju ftoj që këtë sesion të flisni 4 orë gjithsej, sepse atë rol ua kanë dhënë: si kartona.

Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve sipas rregullores, ju e shkelni. Opozita kërkon mocion me debat për problemet e shqiptarëve, ju e mohoni. Opozita kërkon interpelanca me kryeministrin, ju s’i lejoni. Për çfarë flisni atëherë? Mjafton të shikosh edhe këtë projekt-kalendar: asnjë nga projektligjet e deputetëve të opozitës nuk ka një datë për shqyrtim. Zero, asnjë, sa për sy e faqe. Data kanë vetëm projektligjet e qeverisë dhe ato të deputetëve tuaj, që nuk i kanë bërë as vetë, por i sjellin të qeverisë për të shmangur procesin e konsultimit publik.

S’keni as guxim t’i fusni dhe t’i rrëzoni, sepse nuk thoni dot publikisht që kundërshtoni interesin qytetar. Rri në sirtar projektligji im për pagat e mësuesve, heqja e 5-mijë lekëshit të kategorisë. Nuk e fusni, sepse nuk e rrëzoni dot, por as nuk e miratoni, sepse s’ju lë qeveria. Ky është realiteti i një parlamenti që nuk respekton asgjë dhe nuk ka asnjë rol përtej dëshirave dhe vullnetit të Edi Ramës”, tha Zhupa./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Konferenca e Kryetarëve/ Balla thirrje Opozitës: Të punojmë për Kodin e ri për ‘Zgjedhoren’

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ Debat mes Ballës dhe
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla i ka bërë thirrje Opozitës ditën e sotme që të nisin punën për kodin e ri për zgjedhoren. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla ka komentuar thirrjet për protestë të dëputetëve të PD-së, duke theksuar se revolucionet e tyre s'kanë për të ndodhur kurrë.

Po ashtu Balla ka deklaruar se reformat do të vazhdojnë të gjitha dhe nuk mund të bllokohen nga Opozita. 

“Zonjat dhe zotërinjtë e opozitës, Mos humbisni kohë kot me thirrje dhe përbetime revolucionesh që nuk kanë për të ndodhur. Mos humbisni kohë kot as me “shtrimin e tapetit” të alibisë për humbjen e radhës. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju plotësisht për t’i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor sipas standardeve më të mira zgjedhore, Ndarje Administrative Territoriale funksionale, e gjithçka tjetër. Duhet ta fiksoni mirë në mendje se ju nuk mund te bllokoni reformat. Kemi bere nje marreveshje ne sesionin e kaluar per ngritjen e komisioneve. Nese ju sot thoni terhiqeni nga komisionet kjo është shkelje e marrëveshjes në mënyrë te njëanshme. Ne do të detyrohemi të vazhdojmë punën dhe pa ju.

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it ku përparësi të veçantë ka depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore. Duhet të marrë fund kjo qasje e papranueshme për një vend anëtar të BE, partitë votohen, partitë numërojnë. Gjithashtu të gjithë ia themi njëri tjetrit majtas-djathtas, në ato netët pafund të numërimit në oakkatet e sportit apo palestrat e shkollave, sa herë kemi zgjedhje. Dhe këtu duhet ta ripërsërisim me zë të lartë nevojën e nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve në një kohë më të shkurtër, pse jo të mos kryhet numërimi në qendrat e votimit.

Fakti është se qoftë për komisionet zgjedhore partiake, qoftë për vonesën në nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, koha nuk pret më as për zgjedhjet vendore 2027.
Reforma zgjedhore sa i përket Kodit Zgjedhor kërkon të paktën 84 vota në Kuvend. Por ne e kemi bërë publike ambicjen tonë për një reformë më të thellë e cila të përfshijë edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 100 apo 101 deputetë. Dëgjova zotin Gjekmarkaj se opozitës i eshtë mohuar e drejta e fjalës. Ka nje indikator shumë domethënës nga sesioni i kaluar. Koha e diskutimeve. Opozita ka marrë 48 orë diskutime, shumica bashkë me Qeverinë 40 orë diskutime në seancë plenare,” tha Balla./Dosja.al

konferenca e kryetareve taulant balla ina zhupa agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend