Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni ka mbërritur ditën e sotme vendin tonë. • Fokusi i vizitës së Melonit është kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku pritet të strehohen qindra emigrantë, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë. • Meloni do të bëjë nga afër një inspektim te punimeve në këto kampe. • Rama dhe Meloni në orën 12:00 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. • Marrëveshja mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për strehimin e emigrantëve u nënshkrua më 6 nëntor të vitit të kaluar. • Pakti i firmosur nga kryeministri Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni parashikon krijimin e dy qendrave për identifikimin dhe pritjen e emigrantëve të menaxhuar nga autoritetet italiane në tokën shqiptare, njëra pranë portit të Shëngjinit në veri të vendit, dhe tjetra në brendësi, në Gjadër. • Brenda kampeve mund të strehohen deri në 3000 emigrantë, dhe siç parashikon pakti atje do t'u duhet të presin vendimet nëse mund të shkelin ose jo në territorin italian ose, në të kundërt do të riatdhesohen me shpenzimet e Romës.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i vizitoi të mërkurën dy qendrat për pritjen dhe strehimin e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër në veriperëndim të Shqipërisë. Me një marrëveshje me Romën, të nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, Tirana ra dakord që t’i pranojë azilkërkuesit e kapur nga autoritetet italiane në Detin Mesdhe dhe t’i strehojë ata derisa kërkesat e tyre të përpunohen.
Duke folur në një konferencë për media bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Meloni tha se kjo marrëveshja “po shërben si model për shtete të tjera të Bashkimit Evropian”, pavarësisht kritikave nga opozita në të dy vendet.
“Emigracioni i jashtëligjshëm është fenomen shqetësues në BE, asnjë shtet nuk mund ta përballojë i vetëm, por duhet edhe ndihma e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe e atyre jashtë BE-së. Nuk na mbetet tjetër, veç ta forcojmë këtë bashkëpunim”, tha Meloni.
Italia do ta financojë ngritjen e qendrave të pritjes në Shëngjin dhe në Gjadër - si dhe do t’i paguajë shpenzimet për sigurinë dhe kujdesin mjekësor të emigrantëve. Në Shqipëri, opozita e kundërshtoi marrëveshjen, duke thënë se kishte mungesë transparence. Meloni shtoi se “15 vende të BE-së tashmë kanë firmosur dhe i kanë dërguar një apel Komisionit Evropian për të kërkuar që të ndiqet ky shembull. Edhe vetë Qeveria gjermane; ministri i saj i Brendshëm këshilloi ndjekjen e këtij modeli”.
Ndërkohë, Rama tha se Shqipëria ka marrëdhënie të veçanta me Italinë dhe kjo është arsyeja pse ka bërë marrëveshje për emigrantët me të. Ai tha se ka Shqipëria i “refuzuar të tilla kërkesa” nga shtete të tjera.
“Këtë mundësi e kemi dhe këtë mund ta shfrytëzojmë vetëm me Italinë për 1001 arsye, të së sotmes dhe të nesërmes, nuk ka asnjë kalkulim tjetër… Do funksionojë apo jo, këtë do ta tregojë koha, por kjo është një marrëveshje zemre, jo e bazuar në llogaritje”, tha Rama.
Sipas marrëveshjes, fillimisht pritet të strehohen rreth 3.000 persona, ndërsa në një vit fluksi emigrator mund të shkojë deri në 36.000 persona. Në qendrën e pritjes së emigrantëve në Shëngjin, punimet përfunduan të martën mbrëma, ndërsa në atë të Gjadrit punimet po vijojnë. Meloni tha se të dyja qendrat do të jenë funksionale nga 1 gushti. Ajo e falënderoi homologun e vet Edi Rama për ndihmën që Shqipëria ka dhënë për çështjen e emigrantëve duke nënshkruar marrëveshjen me Italinë./ REL
SHENGJIN- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbërritur para pak minutash në Shëngjin, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Kryetarja e qeverisë ka udhëtuar me helikopter nga Rinasi në Shëngjin, ndërsa do të nisë edhe inspektimin e qendrave të pritjes së emigrantëve.
Më poshtë janë edhe pamjet nga brenda kampit të emigrantëve në portin e Shëngjinit. Siç shihet, duket se puna në këtë kamp ka mbaruar. Këto ambiente do të shërbejnë provizorisht për emigrantët, të cilët më pas do të kalojnë në qendrën e pritjes në Gjadër.
TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Fokusi i vizitës së Melonit do të jetë kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku pritet të strehohen qindra emigrantë, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë.
Forca të shumta policie janë vendosur në disa pika të Lezhës për të garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e delegacionit të kryeministres italiane Giorgia Meloni drejt qendrës së pritjes në Shëngjin. Gjithashtu edhe në rrugën Milot në drejtim të Gjadrit ka prani të shumtë të makinave të policisë.

TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni do ttë vizitojë ditën e sotme vendin tonë. Fokusi i vizitës së Melonit do të jetë kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku pritet të strehohen qindra emigrantë, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë.
Mësohet se Meloni do të bëjë nga afër një inspektim te punimeve në këto kampe. Raportohet se Meloni e shoqëruar nga homologu i saj Edi Rama, do të jenë në Lezhë në orën 11:15 për të vizituar dy kampet, dhe më pas në orën 12:00 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
AXHENDA:
Ditën e sotme(Datë 05 Qershor), Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadërit, Lezhë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.
Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për shtyp.
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët
Marrëveshja mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për strehimin e emigrantëve u nënshkrua më 6 nëntor të vitit të kaluar. Pakti i firmosur nga kryeministri Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni parashikon krijimin e dy qendrave për identifikimin dhe pritjen e emigrantëve të menaxhuar nga autoritetet italiane në tokën shqiptare, njëra pranë portit të Shëngjinit në veri të vendit, dhe tjetra në brendësi, në Gjadër. Brenda kampeve mund të strehohen deri në 3000 emigrantë, dhe siç parashikon pakti atje do t'u duhet të presin vendimet nëse mund të shkelin ose jo në territorin italian ose, në të kundërt do të riatdhesohen me shpenzimet e Romës.
Qeveria italiane synon që në kampet që do të hapen në Shqipëri, do të dërgohen personat e shpëtuar nga autoritetet në det, pra jo ata të cilët shpëtohen nga organizatat jo qeveritare. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se vlera e projektit parashikohet të jetë rreth 34 milionë euro. Vlerë kjo të cilës duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, lidhjen Wi-Fi dhe kujdesin shëndetësor. Megjithatë pakti i nënshkruar mes dy vendeve ka shkaktuar reagime të ashpra si nga opozita shqiptare ashtu dhe nga opozita italiane, pasi sipas tyre kjo marrëveshje shkel të drejtat e njeriut.