LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ BE rrjeshton kritikat për qeverinë: Korrupsioni ‘shqetësim thelbësor’! Mos ndërhyni në punën e drejtësisë 

• Grupi i punës për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, COELA miratoi sot raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme për progresin e deritanishëm të Shqipërisë. • Raporti final i IBAR i miratuar nga COELA, i cili nesër u kalon ambasadorëve të vendeve të BE, liston një sërë kritikash për qeverinë tonë lidhur me ecurinë e vendit në procesin e Integrimit. • Në raport theksohet, se korrupsioni në institucione mbetet shqetësues dhe jo në nivelet e BE-së. • Raporti përmend për herë të parë edhe rrjetet patronazhiste si problem që cenon standardet zgjedhore. • Në raport listohen edhe kritika e kushte të reja për pronat, zonat bregdetare dhe të drejtat e minoriteteve. • Dokumenti shton gjithashtu kërkesa konkrete për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe respektimin e standardeve të Komisionit të Venecias për imunitetin, reformën në polici dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. • BE thekson se korrupsioni vijon të mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe biznesit, duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore dhe vendore. • Theksi kryesor vihet mbi sektorët më të ekspozuar ndaj abuzimeve, ku sipas BE-së nevojitet zbatim më i fortë i ligjit.• Në veçanti përmenden tatimet, kadastra, shëndetësia, prokurimet publike, koncesionet dhe kontratat e partneritetit publik-privat (PPP), ku sipas vlerësimit në këta sektorë korrupsioni është në nivele shqetësuese. • Ndryshimet tregojnë se vendet e Bashkimit Europian kanë kërkuar kushte më të forta dhe më konkrete për Shqipërinë përpara avancimit të mëtejshëm të negociatave. • Ky dokument pritet të kalojë nesër në COREPER, mbledhja e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. • Pas kalimit në COREPER, hapi i radhës do të jetë Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të mbahet më 26 maj në orën 19:30, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. 

2 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Raporti i IBAR për Shqipërinë: Të luftohet korrupsioni te Tatimet, koncesionet dhe Prokurimet Publike

Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ BE rrjeshton kritikat për
foto ilustruese

BRUKSEL- Raporti i IBAR për Shqipërinë, i cili u miratua sot nga grupi i punës COELA ka listuar një sërë kritikash për vendin tonë, duke përmendur edhe korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të. BE thekson në raport, se korrupsioni vijon të mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe biznesit, duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore dhe vendore. Për Brukselin, ky është një nga shqetësimet më serioze për Shqipërinë në rrugën drejt Integrimit Europian.

Bashkimi Europian identifikon si sektorët më problematikë: Kadastrën dhe çështjet e pronës; Tatimet dhe administratën fiskale; Doganat; Infrastrukturën publike; Prokurimet publike; Kontratat PPP; Shëndetësinë dhe Arsimin.

“BE nënvizon se korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe të biznesit, duke përfshirë të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe lokale dhe institucionet dhe mbetet një fushë shqetësuese thelbësore. BE nënvizon se Shqipëria duhet të bëjë përparim të konsiderueshëm të mëtejshëm drejt parandalimit dhe trajtimit të natyrës së përgjithësuar dhe të përhapur të korrupsionit.

BE vëren progresin e Shqipërisë për të ndryshuar dhe plotësuar më tej kuadrin e saj ligjor dhe institucional në luftën kundër korrupsionit. BE nënvizon se këto masa tani duhet të zbatohen me vendosmëri dhe të kenë ndikim veçanërisht në sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni, mbi të gjitha infrastrukturën publike, kadastrën dhe të drejtat e pronës, doganat, administratën tatimore, arsimin, shëndetësinë, prokurimin publik dhe kontratat e Partneritetit Publik Privat”, thuhet në raport./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ BE rrjeshton kritikat për qeverinë: Korrupsioni ‘shqetësim thelbësor’! Mos ndërhyni në punën e drejtësisë

Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ BE rrjeshton kritikat për

BRUKSEL- Grupi i punës për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, COELA miratoi sot raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme për progresin e deritanishëm të Shqipërisë. Në raportin final të IBAR të miratuar nga COELA, i cili nesër u kalon ambasadorëve të vendeve të BE, është përmendur drejtpërdrejt SPAK dhe presionet politike ndaj tij. Duke rrjeshtuar kritikat për qeverinë, BE ka theksuar se korrupsioni është një shqetësim “serioz” dhe “thelbësor”. 

Raporti përmend për herë të parë edhe rrjetet patronazhiste si problem që cenon standardet zgjedhore. Në raport shtohen edhe kritika e kushte të reja për pronat, zonat bregdetare dhe të drejtat e minoriteteve.  

Po ashtu përmenden edhe ndërhyrjet parlamentare në hetimet në vijim të SPAK-ut. Dokumenti shton gjithashtu kërkesa konkrete për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe respektimin e standardeve të Komisionit të Venecias për imunitetin, reformën në polici dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. 

Ndryshimet kryesore politike në tekstin e majit 2026 përfshijnë:

(1) SPAK-u përmendet dhe mbrohet në mënyrë eksplicite — sulmet politike cilësohen si “në rritje dhe shqetësuese, përfshirë në nivele të larta”;

(2) Korrupsioni ngrihet nga një shqetësim “serioz” në një shqetësim “thelbësor” — një gjuhë pranë vijës së kuqe;

(3) Rrjetet patronazhiste përmenden për herë të parë si problem i qeverisjes zgjedhore;

(4) Ndërhyrja parlamentare në hetimet në vijim të SPAK-ut trajtohet specifikisht;

(5) Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe standardet e Komisionit të Venecias për imunitetin ngrihen në nivel kushti për mbylljen e benchmark-ut;

(6) Abuzimet me pronat lidhen me zonat e pakicave dhe zonat bregdetare; përmenden shpronësimet pa kompensim të drejtë;

(7) Integriteti i policisë, autonomia e pushtetit vendor dhe transparenca e ndërmarrjeve shtetërore kthehen në kërkesa specifike dhe të matshme;

(8) Benchmark-u për kriteret ekonomike zgjerohet nga një fjali e vetme në një kërkesë me shumë kushte./Dosja.al

coela ibar qeveria shqiperi

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci