LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Çmontohen 'fijet' e krimit! Sekuestrohen 159 kamera në Tiranë e Vlorë, grupet kriminale monitoronin rivalët e Policinë e Shtetit, 37 nën hetim (EMRAT)

• 155 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në të gjithë qarkun e Tiranës janë çmontuar sot. 37 persona janë vënë nën hetim. Kamerat ishin vendosur në pemë, pallate shtylla, nga persona të inkriminuar që dëshironin të mbanin nën vëzhgim zonën ku jetonin, lëvizjet e rivalëve dhe ato të Policisë së Shtetit. • Lista e disa prej të hetuarve: Emiljano Shullazi, Pajti mSerjani, Baftjar Sufa, Bajram Gjoshi, Bledar Musaj, Boiken Spahiu, Denis Dervishi, Elidon Kotorri, Ervin Mansaku, Ervis Murati, Florand Karemani, Florian Dragoni, Gëzim Çelaj, Gjergj Cukali, Igli Selita, Ilir Oshafi, Rigers Krroqi, Valbona Drapi, Zenel Gjoshi, Genci Ferhati. • Operacioni ‘Fijet’ shtë shtrirë dhe në Vlorë. Mësohet se në lagjet e qytetit të Vlorës janë gjetur dhe çmontuar katër kamera. Zona e ‘Lungomares’ apo edhe Selenica shikohen si zona më problematike dhe pikërisht në këto vende janë gjetur dhe kamerat e sigurisë. • Operacioni "Fijet" është në zhvillim prej thuajse një jave. Gjithçka nisi në Shkodër ku policia pikasi kamera sigurie në shtyllat e energjisë elektrike dhe i çmontoi ato. Dhjetëra persona janë marrë nën hetim, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

‘Fijet’ shtrihen dhe Vlorë, çmontohen 4 kamera në dy lagjet më problematike

Çmontohen 'fijet' e krimit! Sekuestrohen 159 kamera në
Kamera

VLORË- Operacioni ‘Fijet’ shtë shtrirë dhe në Vlorë. Mësohet se në lagjet e qytetit të Vlorës janë gjetur dhe çmontuar katër kamera. Zona e ‘Lungomares’ apo edhe Selenica shikohen si zona më problematike dhe pikërisht në këto vende janë gjetur dhe kamerat e sigurisë. Kontrollet vijojnë, nuk ka ende një njoftim zyrtar për kamerat në Vlorë.

Nga ana tjetër, sot u bë me dije se janë hequr 155 kamera sigurie në Tiranë dhe janë vënë në hetim 37 persona. Në total deri më tani, që kur ka nisur operacioni në të gjithë vendin, janë çmontuar dhe sekuestruar mbi 350 kamera sigurie dhe janë nën hetim mbi 70 persona. 

3 VITE ME PARE

LISTA/ Të dënuar për vrasje e atentate, identifikohen të inkriminuarit e kamerave, mes tyre Gjergj Cukali e Genc Ferhati

Çmontohen 'fijet' e krimit! Sekuestrohen 159 kamera në
Gjergj Cukali

TIRANË- Janë zbardhur disa prej të inkriminuarve që janë vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pasi kishin vendosur kamera sigurie në pemë e pallate pa lejen nga autoritetet. Shumë prej tyre janë të akuzuar e dënuar për vrasje, atentate e vepra të tjera të rënda penale.

Lista e disa prej të hetuarve: Baftjar Sufa, Bajram Gjoshi, Bledar Musaj, Boiken Spahiu, Denis Dervishi, Elidon Kotorri, Ervin Mansaku, Ervis Murati, Florand Karemani, Florian Dragoni, Gëzim Çelaj, Gjergj Cukali, Igli Selita, Ilir Oshafi, Rigers Krroqi, Valbona Drapi, Zenel Gjoshi, Genci Ferhati.

Disa emra të tjerë kanë hequr kamerat në momentin që në media janë publikuar raportime mbi operacionin ‘Fijet’ dhe i kanë çmontuar vetë. Për pasojë, ku efektivët u kanë rrethuar banesat dhe kanë ushtruar kontroll, nuk kanë gjetur asnjë kamerë sigurie.

Në total deri më tani, që kur ka nisur operacioni në të gjithë vendin, janë çmontuar dhe sekuestruar mbi 350 kamera sigurie dhe janë nën hetim mbi 70 persona. 

3 VITE ME PARE

Nga Shullazi, Serjani e Kotori, kush janë të inkriminuarit që monitoronin kryeqytetin, disa emra vepruan para policisë, ‘pastruan’ muret e pemët

Çmontohen 'fijet' e krimit! Sekuestrohen 159 kamera në
Emiljano Shullazi, Pajtim Serjani dhe Elidon Kotorri

TIRANË- Operacioni i koduar “Fijet”, i organizuar për çmontimin dhe sekuestrimin e kamerave, zbuloi dhe të ‘fortët’ e Tiranës që ruhen nga kamerat e sigurisë. Fillimisht u raportua se Policia e Tiranës ka çmontuar 155 kamera sigurie në të gjithë qarkun e Tiranës, më pas u zbuluan detaje nga të inkriminuarit që monitoronin kryeqytetin.

Më konkretisht, 15 kamera janë çmontuar dhe sekuestruar jashtë banesave e Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. 6 kamera janë sekuestruar në banesën e Elidon Kotorrit në “Ali Dem” dhe ‘Vasil Shanto’.  Shullazi ndodhet pas hekurave. Ai ka qënduar 2 vite në regjimin "41 biss" ose siç njihet ndryshe burgu ‘i egër’. Ai është dënuar me 55 vite burg në total nga Gjykata e Krimeve të Rënda për disa ngjarje kriminale. E po ashtu, po gjykohet edhe për disa të tjera, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut të ndodhura në vitin 2005, pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi.

Pajtim Serjani njihet si mik i Shullazit. Atij i ka trokitur OFL në derë dhe i ka kërkuar të justifikojë pasurinë. Ai është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite. Në vitin 2015 Serjanit i është bërë atentat të Rruga e Kavajës. Ndërsa Elidon Kotorri ka qenë i dënuar për vrasje.

Disa emra të tjerë kanë hequr kamerat në momentin që në media janë publikuar raportime mbi operacionin ‘Fijet’ dhe i kanë çmontuar vetë. Për pasojë, ku efektivët u kanë rrethuar banesat dhe kanë ushtruar kontroll, nuk kanë gjetur asnjë kamerë sigurie.

Në total deri më tani, që kur ka nisur operacioni në të gjithë vendin, janë çmontuar dhe sekuestruar mbi 350 kamera sigurie dhe janë nën hetim mbi 70 persona. Persina të inkriminuar, të dënuar apo të vënë nën hetim për vepra të ndryshme penale montonin kamera në pemë apo mure rreth zonës ku jetojnë për të pasur nën kontroll lëvizjet e Policisë së Shtetit dhe të rivalëve të tyre.

3 VITE ME PARE

DETAJE nga operacioni 'Fijet', 15 kamera u çmontuan nga banesa e Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit

Çmontohen 'fijet' e krimit! Sekuestrohen 159 kamera në
Emiljano Shullazi dhe Pajtim Serjani

TIRANË- 15 kamera nga 155 në total janë çmontuar nga banesat e dy personave me precedentë penalë, Emiljano Shullazi dhe Pajtim Serjani. Këto janë detaje që zbardhen pas realizimit të operacionit "Fijet" në qarkun e Tiranës. Kamerat mësohet se ishin vendosur mes shtyllave dhe në muret e pallateve për kontrollimin e rrugës, në zonën e ish-Parkut në 'Rrugën e Kavajës'. 

Shullazi ndodhet pas hekurave. Ai ka qënduar 2 vite në regjimin "41 biss" ose siç njihet ndryshe burgu ‘i egër’. Ai është dënuar me 55 vite burg në total nga Gjykata e Krimeve të Rënda për disa ngjarje kriminale. E po ashtu, po gjykohet edhe për disa të tjera, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut të ndodhura në vitin 2005, pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi.

Pajtim Serjani njihet si mik i Shullazit. Atij i ka trokitur OFL në derë dhe i ka kërkuar të justifikojë pasurinë. Ai është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite. Në vitin 2015 Serjanit i është bërë atentat të Rruga e Kavajës.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Tirana në 'sytë e krimit'! Policia jep detaje nga operacioni "Fijet": Çmontohen 155 kamera sigurie në Tiranë, 37 persona nën hetim

Çmontohen 'fijet' e krimit! Sekuestrohen 159 kamera në
Tiranë

TIRANË- Policia e Tiranës ka bërë me dije se janë çmontuar 155 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në të gjithë qarkun e Tiranës. ë njoftim bëhet me dije se kamerat ishin vendosur në disa lagje të kryeqytetit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë. Për pasojë, kamerat janë çmontuar dhe 37 persona janë vënë nën hetim. Operacioni "Fijet" është në zhvillim prej thuajse një jave. Gjithçka nisi në Shkodër ku policia pikasi kamera sigurie në shtyllat e energjisë elektrike dhe i çmontoi ato. Dhjetëra persona janë marrë nën hetim, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. Personat që montojnë këto kamera janë kryesisht me precedentë penalë dhe pjesë e grupeve kriminale. Qllimi është monitorimi i lëvizjeve të Policisë së Shtetit, por edhe i kundërshtarëve. 

Njoftimi i policisë: 

Qarku Tiranë/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Finalizohet në Tiranë, faza e nëntë e këtij plani operacional mbarëkombëtar. Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Tiranës, 155 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 37 shtetas të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme. Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të kryeqytetit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së nëntë të këtij plani operacional, në Tiranë, në rrugët "Mustafa Grablleshi", "Pasho Hysa", "Gani Domi", "Muharrem Zalli", "Sali Nivica", "Mihal Grameno", "Brigada 8", "Ylbere Bylykbashi", "Irfan Tomini", "Anastas Shundi", "Shyqyri Berxolli", "Jusuf Gervalla", "Maliq Muço", "Sulejman Pasha", "Myslym Keta", "Thoma Filipeu", "5 Maji", "Ali Baushi", "Dalip Topi", "Kongresi i Manastirit", "Skënder Vila", "Muhamet Deliu", "Qemal Stafa", "Besa", "Marie Logoreci", "Sarina", "Kasem Qafzezi", bulevardin "Bajram Curri", Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë çmontuar 155 kamera, për vendosjen e të cilave janë në hetim shtetasit B. M., E. K., V. D., R. K., D. M. (D)., I. O., I. S., Gj. C., G. S., B. S., L. F., F. K., E. M., R. Ç., B. S., F. D., E. M., G. Ç., L. D., E. D., E. M., E. P., B. M., Z. K., Sh. Sh., A. M., A. Sh., Sh. A., A. D., A. D., U. M., F. I., A. A., E. E., K. B., E. M. dhe A. A. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

operacioni fijet policia e tiranes policia e vlores

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën