LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën/ Dardanët mposhten 0-1 nga Turqia në “Fadil Vokrri”

• Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të “play-offit” të Botërorit 2026. • Dardanët u mposhtën 1-0 në shtëpi nga Turqia, me një gol të shënuar në pjesën e dytë. • Ishte Kerem Akturkoglu që shënoi për 1-0, në minutën e 53-të. • Goli erdhi pas një depërtimi nga ana e Kenan Yildizit, nga pasimi i të cilit u krijua goli. • Kosova pati rastet e saja gjatë tërë ndeshjes, mirëpo nuk arriti të shënojë gol. • Fisnik Asllani dy herë e testoi portierin turk, Ugurcan Cakir, mirëpo nuk e mposhti. • Me këtë humbje, Kosova nuk arrin të kualifikohet në Botëror, me Turqinë që do të luajë verës në këtë turne. • Në shtator, Kosova i nis ndeshjet e Ligës së Kombeve.

8 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën/ Dardanët mposhten 0-1 nga Turqia në “Fadil Vokrri”

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën/ Dardanët

KOSOVË- Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të “play-offit” të Botërorit 2026. Dardanët u mposhtën 1-0 në shtëpi nga Turqia, me një gol të shënuar në pjesën e dytë. Ishte Kerem Akturkoglu që shënoi për 1-0, në minutën e 53-të.

Goli erdhi pas një depërtimi nga ana e Kenan Yildizit, nga pasimi i të cilit u krijua goli. Kosova pati rastet e saja gjatë tërë ndeshjes, mirëpo nuk arriti të shënojë gol.

Fisnik Asllani dy herë e testoi portierin turk, Ugurcan Cakir, mirëpo nuk e mposhti. Me këtë humbje, Kosova nuk arrin të kualifikohet në Botëror, me Turqinë që do të luajë verës në këtë turne. Në shtator, Kosova i nis ndeshjet e Ligës së Kombeve./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Dardanët pësojnë në “Fadil Vokrri”, Turqia kalon në avantazh

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën/ Dardanët

KOSOVË- Komëbtarja e Turqisë është e para që ka shënuar gol në “Fadil Vokrri”. Turqit kanë shënuar në minutën e 54-të, përmes Kerem Akturkoglut.

Goli erdhi nga një depërtim i Kenan Yildizit nga ana e djathtë e Kosovës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Mbyllet pjesa e parë, pa gola në “Fadil Vokrri”

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën/ Dardanët

KOSOVË- Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Turqisë në “Fadil Vokrri”. Pas 45-minutëshit të parë, finalja e madhe e “play-offit” për kualifikim në Botëror është mbyllur me rezultat të barabartë, pa gola. Dy kombëtaret patën raste të mira shënimi. Kosova pati dy mundësi të mirë me anë të Fisnik Asllanit.

Sulmuesi dardan një herë e goditi shtyllën, pas pritjes fenomenale të Ugurçan Çakir, teksa një tjetër ishte një krosim në zonë, por që i njëjti u prit nga portieri turk, para se të shkonte te Vedat Muriqi. Fituesi i kësaj përballjeje shkon direkt në Botëror, i cili mbahet gjatë verës, në SHBA, Kanada e Meksikë./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Starton ndeshja Kosovë-Turqi, shkelmohet topi i parë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën/ Dardanët

PRISHTINË- Ka startuar ndeshja Kosovë- Turqi. Dardanët pas një fushate kualifikuese shumë pozitive dhe pas suksesit në gysmëfinale ndaj Sllovakisë, kërkojnë kualifikimin historik.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, teksa si trajneri Foda, ashtu edhe homologu Montella kanë ndarë mendjen për rreshtimet. Mungesë e rëndësishme, siç dihet te dardanët është ajo e Amir Rrahmanit. Te skuadra turke nuk ia del Demiral, për shkak dëmtimi.

Kosova: Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;

Turqia: Ugurcan, Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Yuksek; Yildiz, Guler, Alper; Akturkoglu./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Çfarë ndodhi në stadiumin “Fadil Vokrri”, Policia arreston disa tifozë turq para ndeshjes Kosovë- Turqi

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën/ Dardanët

PRISHTINË- Ndeshja Kosovë-Turqi është finalja e vlefshme për fazën “play off” të Botërorit. Ky takim do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis prej orës 20:45. Tensioni nuk mungon në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“GazetaDemos” raporton se disa tifozë turq janë arrestuar nga Policia, për shkak të trazirave të shkaktuara. Kosova ëndërron të luajë në Botërorin e parë të saj. Ndërkohë Turqia kërkon të rikthehet në këtë kompeticion pas 24 vitesh mungesë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Ndeshja Kosovë- Turqi, publikohet formacioni i dardanëve

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën/ Dardanët

PRISHTINË- Kosova do të presë sot në orën 20:45 te stadiumi “Fadil Vokrri” Turqinë për finalen e “play off". Dardanët pas një fushate kualifikuese shumë pozitive dhe pas suksesit në gysmëfinale ndaj Sllovakisë, kërkojnë kualifikimin historik.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, teksa si trajneri Foda, ashtu edhe homologu Montella kanë ndarë mendjen për rreshtimet. Mungesë e rëndësishme, siç dihet te dardanët është ajo e Amir Rrahmanit. Te skuadra turke nuk ia del Demiral, për shkak dëmtimi.

Kosova: Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;

Turqia: Ugurcan, Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Yuksek; Yildiz, Guler, Alper; Akturkoglu.

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën/ Dardanët

3 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Me veshje tradicionale, flamurin kombëtar dhe tupana, tifozët në Kosovë e “djegin” para ndeshjes me Turqinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën/ Dardanët

PRISHTINË- Prishtina sot është kthyer në qendrën e shqiptarisë, pasi shqiptarët nga çdo vend i botës kanë udhëtuar për në kryeqytetin e Kosovës, ku dardanët do të sfidojnë Turqinë në finalen e play off të Botërorit.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe qindra shqiptarë janë nisur nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, për të mbështetur Dardadët. Edhe pse na ndajnë disa orë nga startimi i ndeshjes, atmosfera në rrugët e Prishtinës është ndezur.

Me flamuj të Kosovës, veshje kombëtare, flamuj kuqezi qytetarët kanë mbushur rrugët, ndërsa urojnë fitoren për ekipin e Kosovës. Ndërkohë në Prishtinë kanë mbërritur edhe tifozët turq për të mbështetur ekipin e tyre./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Sot ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë, shqiptarët nisen drejt Kosovës për finalen e madhe

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën/ Dardanët

KOSOVË- Kosova zhvillon sonte ndeshjen jetike ndaj Turqisë, e vlefshme për finalen e play-offit. Shumë tifozë janë nisur nga Shqipëria drejt tokës dardane, në mbështetje të përfaqësueses së Kosovës. Siç shihet në video, nuk mungojnë flamujt kuqezi, ndërsa radha e makinave është e gjatë.


Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur menjëherë, ndërsa miliona shqiptarë do ndjekin sfidën nëpërmjet ekraneve të mëdha të vendosura në qytete të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri. Ndeshja Kosovë-Turqi starton në orën 20.45./Dosja.al

 

ndeshja kosove- turqi prishtine fadil vokrri kosove

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale