LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Në biseda përmendej emri i KM shqiptar”/ Gazetari Italian: Nga Rama nuk mora përgjigje për takimin në Aruba, hetimi u konfirmua nga Drejtoria e Antimafias

• Gazetari Italian Nello Trocchia ka deklaruar se emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama është përmendur gjatë bisedave të përgjuara të organizatave kriminale. • Trocchia thekson se e ka pyetur Ramën për këtë gjë si dhe nëse ka qenë ndonjëherë në Aruba. • Por Trocchia nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Kryeministri dhe sipas tij hetimi u konfirmua nga Drejtoria e Antimafias. • Ai thekson se Drejtoria e Antimafias thotë se është konfirmuar një takim në Aruba midis këtyre personave, Artur Shehut dhe shokëve të tij, me figura të pacaktuara të qeverisë në detyrë. • Gazetari tregon gjithashtu edhe lidhjet e forta të Artur Shehut me qeverinë Rama dhe investimet e tij që ai ka bërë në Shqipëri. • Trocchia nënvizon se Shehu ka investime në Shqipëri dhe Itali, duke përfshirë sektorin e turizmit dhe ndërtimit, dhe vazhdon të ketë leje ndërtimi në Vlorë. • Sipas gazetarit edhe pse disa ish-bashkëpunëtorë të tij janë hetuar dhe më pas janë liruar, Shehu vazhdon aktivitetet e tij biznesore dhe kriminale. • Trocchia i cili është autori i librit "La mafia albanese da Roma alla conquista del Mondo" nënvizon se mafia shqiptare sot përfaqëson në Europë një fuqi kriminale që nuk ka më asgjë për t’i pasur zili as ’Ndranghetës, organizata mafioze më e madhe dhe më e fuqishme ndërkombëtare. • Trocchia tregon se mafiat shqiptare funksionojnë me celula dhe të përkujtojnë përvojën italiane barbare dhe të tmerrshme të Brigadave të Kuqe. • Më tej gazetari italian ka treguar bisedëm me anëtarin e Ndraghetasm ku thotë se mafia Shqiptare do të jenë zotër të Europës. • Trocchia theksoi se qëllimi i mafias shqiptare, si për të gjitha mafiet është të bëjë para dhe këto grupe për pasur një strukturë funksionale, duhet të kenë edhe lidhje me politikën. • Ai ka treguar se mafia shqiptare nuk ka formë piramidale, por një formë që rrënjoset në grupe dhe grupe që janë në gjendje të menaxhojnë dhe të qëndrojnë në territore dhe më pas të shpërbëhen shpejt. 

7 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

"Rama ka krijuar pozitën e një Ministre IA..."/ Gazetari italian: Kjo tregon se tema e korrupsionit shihet si një problem që duhet trajtuar

“Në biseda përmendej emri i KM shqiptar”/ Gazetari
Nello Trocchia

ITALI- Gazetari investigativ Nello Trocchia tha se Kryeministri shqiptar Edi Rama, kohët e fundit ka krijuar pozitën e tij, Ministre e IA, ku thotë me qëllim parandalimin e korrupsionit. Dhe sipas gazetarit kjo tregon se tema e korrupsionit shihet si një problem që duhet trajtuar.

Ai gjithashtu ka cituar Nicola Gratterin, prokurorit të Antimafias Italiane i cili thotë se Berisha nuk është i ekzagjeruar kur thotë narkoshtet, por Shqipëria është më shumë se kaq. Duke folur në një intervistë për SYRI.TV, Trocchia tha se Shqipëria në zhvillim përballet edhe me rivlerësimin e pushteteve kriminale të mafias shqiptare.

Nello Trocchia: Në libër unë gjithashtu intervistoj një ish-magistrat, Francesco Mandoi, që ka punuar me qeverinë Rama, dhe ai tregon për funksionimin e strukturës anti-korrupsion dhe të policisë gjyqësore. Kreu i policisë gjyqësore emërohet në bashkëpunim me qeverinë. Autoriteti anti-korrupsion ka pavarësi, por gjithashtu një lidhje me qeverinë.

Disa biznesmenë që kam intervistuar, shumë flasin për Shqipërinë si një “shtet i parave cash”.  Kur kam pyetur Nicola Gratteri, shefi i prokurorisë në Napoli,  se a është i ekzagjeruar Berisha kur thotë narkoshteti për Shqipërinë ai më ka thënë se është më shumë se kaq... Edhe prokurori tjetër Mandoi konfirmon se ka korrupsion të përhapur.

Kur ka korrupsion të përhapur, mund të flitet edhe për “narco-shtet”, sepse krimi ka pushtet të thellë dhe të gjerë në Shqipëri. Mafia shqiptare ka një karakteristikë të fortë territoriale: investon në vendet ku operon, por pjesë të fitimeve i rikthen në Shqipëri.

Kryeministri juaj, Edi Rama, kohët e fundit ka krijuar pozitën e një Ministre për Inteligjencën Artificiale, siç e ka quajtur ai, me qëllim parandalimin e korrupsionit. Kjo tregon se tema e korrupsionit shihet si një problem që duhet trajtuar.

Çfarë bëj unë? Sigurisht, e përfshij këtë temë edhe në librin tim, duke e treguar edhe nga aspekti i kundërshtimit të saj. Për shembull, intervistoj një ish-magjistrat që ka pasur marrëdhënie me qeverinë Rama dhe ka punuar në Shqipëri, i quajtur Francesco Mandoi, i cili më tregon funksionimin e strukturës suaj anti-korrupsion dhe të policisë gjyqësore. Ai më shpjegon se kreu i policisë gjyqësore emërohet në bashkëpunim me qeverinë, që do të thotë se autoriteti anti-korrupsion ka një prezencë brenda autonomisë dhe pavarësisë së qeverisë përkatëse.

Kur ekziston një korrupsion i përhapur, kur mund të flasësh pa u kundërshtuar dhe pa ekzagjeruar edhe për një “narko-shtet” – gjë që ka ndodhur në disa forma të tij – dhe në disa raste gjyqësore që kanë dalë në dritë, kjo tregon se pushteti kriminal është hegjemonik. Kjo do të thotë se në Shqipëri pushteti kriminal ka rrënjë të thella, të gjera, të përhapura dhe të zgjeruara sot, jo tridhjetë vjet më parë.

Dhe Gratteri, në mënyrë të qartë dhe të dukshme, përshkruajnë një tipar të krimit të organizuar shqiptar: ai ka një territorialitet të madh. Shqiptarët që bëjnë biznes në Londër, ata që bëjnë biznes në Dubai, shqiptarët dhe mafia shqiptare që veprojnë në Guayaquil, shqiptarët që bëjnë biznes në Romë, mafia shqiptare që vepron në Hollandë – një pjesë e këtyre të ardhurave pastaj rivlerësohet në territorin e origjinës, duke ruajtur kështu një karakter të thellë dhe një territorialitet të fortë. Kështu, kjo Shqipëri në zhvillim përballet edhe me rivlerësimin e pushteteve kriminale të mafias shqiptare

Pse i quani të pamposhturit?

Nello Trocchia:  Sepse kanë aftësinë të operojnë jashtë vëmendjes së organeve dhe kanë një kapacitet ndërkombëtar. Janë të pranishëm në një territor, por menjëherë “shpërndahen” dhe gjejnë rrënjë në vendin e origjinës përmes sistemeve korruptive. Ky është arsyeja pse pothuajse të gjithë Narcos që përmend në librin tim janë të lirë.

Për shembull?

Nello Trocchia; Arben Zogu, Donian Petoku,  Sinomati – të gjithë janë të lirë. Elvis Demce ishte i lirë për shumë vite. Donian Petoku ishte i lirë dhe ndërtoi një klan brenda komunitetit ku u dërgua për vartësi droge, por pastaj u arratis. Madje ishte në Dubai e u tha u arrestua. Në Shqipëri, nuk ka pasur një strukturë të fortë kundër tyre për shumë vite. Ndërsa në Itali kemi bërë 30 vite antimafia, atje ky sistem nuk ekzistonte. Prandaj ata bëhen të paprekshëm, sepse nuk ka kapacitete për t’i përballuar si sistem.

Ju e keni përdorur termin “mafie shqiptare”. Jeni i dyti pas Nicola Gratterit. Mund ta shpejgojmë?

Nello Trocchia: Pasi kjo strukturë ka karakteristika tipike të mafies: kontroll territorial, përdorim të dhunës kur është e nevojshme, ndikim dhe korrupsion ndaj pushtetit shtetëror, dhe dominim në territor deri në arritjen e një lloj “hegjemonie” që krijon heshtje dhe impunitet. Edhe nëse individët nuk kanë dënime, struktura ekziston dhe funksionon si mafia.

Pra, ata janë të lirë dhe të paprekshëm.

Nello Trocchia: Po, omertà dhe impuniteti janë tipike të strukturave mafioze. Edhe pse shumë prej tyre nuk kanë pasur ndonjë dënim, kjo nuk do të thotë se nuk kanë pushtet kriminal.

 

8 MUAJ ME PARE

"Investitor në bregdet, njerëzit e tij drejtësia i liroi"/ Gazetari italian: Artur Shehu lidhje të forta me qeverinë Rama

“Në biseda përmendej emri i KM shqiptar”/ Gazetari
Nello Trocchia

ITALI- Gazetari italian Nello Trocchia ka treguar lidhjet e forta të Artur Shehut me qeverinë Rama dhe investimet e tij që ai ka bërë në Shqipëri.  Në një intervistë për SYRI.TV, Trocchia thekson se Shehu ka investime në Shqipëri dhe Itali, duke përfshirë sektorin e turizmit dhe ndërtimit, dhe vazhdon të ketë leje ndërtimi në Vlorë. Sipas gazetarit edhe pse disa ish-bashkëpunëtorë të tij janë hetuar dhe më pas janë liruar, Shehu vazhdon aktivitetet e tij biznesore dhe kriminale.

Nello Trocchia: Pra, ky është një hetim i Drejtorisë Hetimore Antimafia të Prokurorisë së Firences që në thelb hetonte investimet në Itali të Artur Shehu. Kush është Artur Shehu? Artur Shehu është një individ që vjen nga Vlorë, i cili në vitet ’90 shpëtoi në mënyrë të mrekullueshme nga ajo që ishte një lloj lufte civile, mund të themi, pas krizës së piramidave, dhe që bëri biznese me gommonët, pra me trupat e njerëzve, sepse ai kishte gommonë në Vlorë që niseshin drejt Italisë, pra trafikim i qenieve njerëzore, më pas u bë një individ në marrëdhënie, me biznese të dokumentuara, më pas u mbyll hetimi, por janë të dokumentuara marrëdhëniet e tij biznesore me Albino Prudentino, që ishte një njeri i lidhur me Sacra Corona Unita, në kazino dhe në sektorin e turzimin e më pas i transferuar në W. Artur Shehu nuk ka dënime të rëndësishme, por ka raporte me narkotrafikantet shqiptarë.

Rasti i Artur Shehut tregon nivelin e lartë të lidhjeve të mafias me biznesin dhe qeverinë. Ai ka marrë pjesë në investime në Shqipëri dhe Itali, duke përfshirë sektorin e turizmit dhe ndërtimit, dhe vazhdon të ketë leje ndërtimi në Vlorë. Edhe pse disa ish-bashkëpunëtorë të tij janë hetuar dhe më pas janë liruar, Shehu vazhdon aktivitetet e tij biznesore dhe kriminale. Një tjetër rast që tregon fuqinë e mafias shqiptare është vrasja në Itali në vitin 2020 në plazhin e Torvaianika të një shtetasi shqiptar, ku rezultoi se i dyshuari kryesor kishte lidhje me vrasësin e dënuar më parë.

8 MUAJ ME PARE

“Mafia shqiptare nuk ka formë piramidale”/ Gazetari Italian: Zhduken sapo ndjejnë rrezikun

“Në biseda përmendej emri i KM shqiptar”/ Gazetari
Nello Trocchia

ITALI- Gazetari italian Nello Trocchia ka treguar se mafia shqiptare nuk ka formë piramidale, por një formë që rrënjoset në grupe dhe grupe që janë në gjendje të menaxhojnë dhe të qëndrojnë në territore dhe më pas të shpërbëhen shpejt. Duke folur në një intervistë për SYRI.TV, Trocchia thekson se këta grupe kriminale kur zbuloheshin ose kur kishin dyshime se mund të zbuloheshin zhdukeshin dhe sipas tij këtë mundë ta bënin në vendet europiane, sepse kanë një territor përkatësie dhe origjine si Shqipëria. 

Nello Trocchia: Jo, mafia shqiptare ka vetëm një tipar të përbashkët me Brigate Rosse: është struktura me qeliza. Pra, nuk ka formë piramidale, por një formë që rrënjoset në grupe, grupe që janë në gjendje të menaxhojnë dhe të qëndrojnë në territore dhe më pas të shpërbëhen shpejt. Qelizat terroriste kishin të njëjtën karakteristikë: praktikisht kur zbuloheshin ose kur kishin dyshime se mund të zbuloheshin, zhdukeshin.

Këtë ata mund ta bëjnë sidomos në vendet europiane, sepse kanë një territor përkatësie dhe origjine si Shqipëria, ku ata kanë padyshim një rrënjosje. Pra, nëse vendosen në Londër, në Holandë, në Romë – kur hetimet ngrihen në nivel, ata zhduken ose largohen. Ndonjëherë edhe në mënyrë të qartë dhe të vetëdijshme. Mendoni për disa narkotrafikantë që kanë bërë historinë e krimit roman të 20 viteve të fundit, të cilët janë larguar, për shembull, për të vuajtur një pjesë të dënimit në Shqipëri, për shkak se ka marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë, e më pas sot janë njerëz të lirë që vazhdojnë trafikun e tyre. Kjo është e vetmja karakteristikë e ngjashme.

Qëllimi i mafias shqiptare, si për të gjitha mafiet është të bëjë para. Për të bërë para dhe për të pasur një strukturë mafioze funksionale, duhet të kesh lidhje me politikën, me sipërmarrësit dhe me botën e profesionistëve. Si i ke këto lidhje? Përmes sistemeve korruptive. Më tregonte një ish-vrasës i Kamorës, që pata mundësinë ta njoh vitet e fundit, dhe që ka strukturë kriminale për të na treguar se çfarë janë mafiet, dhe vlen për ato italiane, vlen për ato të huaja si ajo shqiptare. Qartë, para armës, para K47, para Feroce, janë paratë. Paratë janë instrument që lejon të lubrifikohen sistemet, të arrish kudo dhe nëse duhet të ndërtosh një kullë të madhe, nëse duhet të ndërtosh një zinxhir të madh hotelesh, edhe të shkojë në kadastër, tek ata që japin koncesionet dhe në një farë mënyre të zbutësh sistemin e kontrollit. Kjo mënyrë realizohet vetëm nëse ke shumë para, dhe shqiptarët, mafia shqiptare, qartë kur them shqiptare, them mafia, kriminelët shqiptarë, kanë shumë para që vijnë nga sektori i parë i biznesit, që sot është bërë trafikimi i drogës.

Në vitet ’90 ata u strukturuan me karakteristika të ndryshme dhe ishin sektorë të tjerë biznesi. Sot sektori kryesor i biznesit është trafiku i drogës. Kur ke shumë para, ke nevojë t’i riinvestosh. Kur duhet të riinvestosh, ke nevojë të bisedosh me pushtetet e tjera që janë në territor. Në territor, cilët pushtete ka? Ka pushtete shtetërore. Dhe me pushtetet shtetërore ti bisedon. Si bisedon? Me paratë që ke. Dhe paratë janë instrumenti kryesor në vendet me nivel të lartë korrupsioni, që lejon pushtetet kriminale, përmes sipërmarrjes së miqësuar, të mund të pastroni dhe riinvestoni, duke futur në ekonominë ligjore miliona e miliona euro.

Shifër e rëndësishme. Më tregon prokurori Gratteri: ne arrijmë të sekuestrojmë vetëm një përqindje të vogël të ngarkesave të lëndëve narkotike që vijnë. Jemi rreth 10–15 për qind. Por sidomos në Europë, sepse nuk kemi një legjislacion të harmonizuar, arrijmë të kapim, të sekuestrojmë vetëm një pjesë të vogël, nën 10–15% të pasurive të paligjshme, që bëhen ligjore dhe shkojnë të ushqejnë ato që janë numrat e ekonomive legale të vendeve. Pushtetet kriminale, pushteti i mafies urbane është një nga ato pushtete që rrit ekonominë legale dhe që sidomos është strukturuar tashmë falë një rrjeti bashkëpunëtorësh dhe kokave të rreme.

8 MUAJ ME PARE

"Qëllimi i mafias shqiptare është të bëjë para"/ Gazetari italian: Për të pasur një strukturë mafioze funksionale, duhet të kesh lidhje me politikën

“Në biseda përmendej emri i KM shqiptar”/ Gazetari
Nello Trocchia

ITALI- Gazetari investigativ Nello Trocchia tha se qëllimi i mafias shqiptare, si për të gjitha mafiet është të bëjë para. Duke folur në një intervistë për SYRI.TV, Trocchia thotë se mafiet për pasur një strukturë funksionale, duhet të kenë edhe lidhje me politikën. Gazetari gjithashtu nënvizoi se mafia shqiptare, kriminelët shqiptarë, kanë shumë para që vijnë nga sektori i parë i biznesit, që sot është bërë trafikimi i drogës.

Nello Trocchia: Qëllimi i mafias shqiptare, si për të gjitha mafiet është të bëjë para. Për të bërë para dhe për të pasur një strukturë mafioze funksionale, duhet të kesh lidhje me politikën, me sipërmarrësit dhe me botën e profesionistëve. Si i ke këto lidhje? Përmes sistemeve korruptive. Më tregonte një ish-vrasës i Kamorës, që pata mundësinë ta njoh vitet e fundit, dhe që ka strukturë kriminale për të na treguar se çfarë janë mafiet, dhe vlen për ato italiane, vlen për ato të huaja si ajo shqiptare.

Qartë, para armës, para K47, para Feroce, janë paratë. Paratë janë instrument që lejon të lubrifikohen sistemet, të arrish kudo dhe nëse duhet të ndërtosh një kullë të madhe, nëse duhet të ndërtosh një zinxhir të madh hotelesh, edhe të shkojë në kadastër, tek ata që japin koncesionet dhe në një farë mënyre të zbutësh sistemin e kontrollit. Kjo mënyrë realizohet vetëm nëse ke shumë para, dhe shqiptarët, mafia shqiptare, qartë kur them shqiptare, them mafia, kriminelët shqiptarë, kanë shumë para që vijnë nga sektori i parë i biznesit, që sot është bërë trafikimi i drogës.

8 MUAJ ME PARE

Gazetari italian zbulon bisedën me anëtarin e Ndraghetas: Mafia Shqiptare, 'do të jenë zotër të Europës'

“Në biseda përmendej emri i KM shqiptar”/ Gazetari
 Nello Trocchia

ITALI- Gazetari italian Nello Trocchia ka treguar bisedëm me anëtarin e Ndraghetas. Në një intervistë për SYRI.TV, Trocchia thekson se mafia Shqiptare do të jenë zotër të Europës. Më tej Gazetari nënvizon se mafia shqiptare sot përfaqëson në Europë një fuqi kriminale që nuk ka më asgjë për t’i pasur zili as vetë ’Ndranghetës’. Sipas tij këto grupe kanë strukturim në territore me 30, 40, 50 anëtarë, të cilët kanë një aftësi shpërbërjeje të menjëhershme dhe të shpejtë.

Nello Trocchia: Mafia shqiptare sot përfaqëson në Europë një fuqi kriminale që nuk ka më asgjë për t’i pasur zili as vetë ’Ndranghetës’, e cila është organizata mafioze më e madhe dhe më e fuqishme ndërkombëtare, sidomos në nivel europian. Për mafian shqiptare kishte nevojë të rrëfehej për shkak të karakteristikave, të veçantisë, të elementeve dalluese, duke filluar nga ndërtimi dhe struktura e saj, që nuk është piramidale por me qeliza, dhe kujton një përvojë italiane barbare dhe të tmerrshme: Brigate Rosse, pra një formë terrorizmi mafioz e pushtetit kriminal, që ngjan me atë të brigadistëve. Pse? Sepse janë të përbërë me qeliza. Ka një strukturim në territore me 30, 40, 50 anëtarë, të cilët kanë një aftësi shpërbërjeje, pra të zhdukjes së menjëhershme dhe të shpejtë.

Këtë fakt e kam vërtetuar edhe nëpërmjet punës së kryer nga drejtësia mbi mafiet tradicionale. Një ish-boss i “mafias foggiane” më ka treguar se në vitet 2000, kur kanë pasur rastin të hyjnë në kontakt me pjesë të krimit shqiptar, kanë parë se në momentin kur lindnin mosmarrëveshje, ata kishin aftësinë të zhdukeshin në mënyrë të menjëhershme. Kjo i bën të pakapshëm, i bën të aftë të shpërndahen në territorin europian e jo vetëm, dhe tashmë, një tjetër element që më ka shtyrë të merrem me mafian shqiptare, është kontrolli i porteve, të cilat janë qendrore në rrugët e narkotrafikut. Prokurori i Napolit, Nicola Gratteri, i cili në një intervistë tregon që ka kaluar vite në Kalabri dhe ka studiuar ’Ndranghetën, më thotë qartë se sot mafia shqiptare arrin të bashkëpunojë në mënyrë të barabartë me ’Ndranghetën. Një bashkëpunëtor i drejtësisë nga një prej familjeve më të fuqishme të ’Ndranghetës, familjes Mancusi, më tregon qetësisht: “Do të jenë zotër të Europës”.

8 MUAJ ME PARE

“Pyeta Ramën a ke qenë ndonjëherë në Aruba?” Gazetari Italian: Nuk mora përgjigje, hetimi u konfirmua nga Drejtoria e Antimafias

“Në biseda përmendej emri i KM shqiptar”/ Gazetari
 Nello Trocchia

ITALI- Gazetari Italian Nello Trocchia Ka deklaruar se emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama është përmendur gjatë bisedave të përgjuara të organizatave kriminale. Trocchia tha se e ka pyetur Ramën për këtë gjë si dhe nëse ka qenë ndonjëherë në Aruba. Por Trocchia nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Kryeministri dhe sipas tij hetimi u konfirmua nga Drejtoria e Antimafias.

Ai thekson se Drejtoria e Antimafias thotë se është konfirmuar një takim në Aruba midis këtyre personave, Artur Shehut dhe shokëve të tij, me figura të pacaktuara të qeverisë në detyrë.  Trocchia thotë se Shehu ka investime në Shqipëri dhe Itali, duke përfshirë sektorin e turizmit dhe ndërtimit, dhe vazhdon të ketë leje ndërtimi në Vlorë. Madje edhe pse disa ish-bashkëpunëtorë të tij janë hetuar dhe më pas janë liruar, Shehu vazhdon aktivitetet e tij biznesore dhe kriminale.

"Po, drejtuesit e lartë. Pra, ose ministrat ose nënsekretarët. Është e qartë që ata përmendin këtë lloj reference, por nuk ka ndonjë çertifikatë që e fotografon takimin në Aruba.

Ka edhe biseda të përgjuara, ku flitet për njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së Edi Ramës, duke përmendur Edi Ramën si krye të qeverisë. Kush ishte aty duhet të sqarohet; për këto pyetje Rama nuk ka pranuar të përgjigjet, por duhet të tregojë nëse këta persona ekzistojnë apo janë vetëm trillime të të interceptuarve.

Në fakt, një fakt i njohur: Drejtoria e Antimafias thotë se është konfirmuar një takim në Aruba midis këtyre personave, Shehut dhe shokëve të tij, me figura të pacaktuara të qeverisë në detyrë, jo qeveri lokale. Ky ishte në 2019, e njëjti qeveri që sot qeveris Shqipërinë, pra Rama.

Lidhen fuqishëm politika dhe krimi. Unë rikonstruktoj, për shembull, raste ku janë hetuar edhe figura të tjera politike shqiptare, ish-presidenti, ministri i Brendshëm i qeverisë Rama, por edhe ministra të tjerë. Ka pasur hetime për ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama, por edhe për ministra të tjerë, për shembull për ndërtimin e impianteve të mbetjeve. Pra, nuk është se nuk ka pasur hetime mbi figura të larta qeveritare.

Kjo kërkon një nivel transparence edhe më të madh. Kryeministri Rama ka vendosur kohët e fundit një ministër për inteligjencën artificiale për të parandaluar korrupsionin, që tregon që problemi ekziston.

Unë i shkrova Edi Ramës, si në WhatsApp, SMS, edhe përmes zëdhënësit të tij, për t'i bërë një pyetje shumë të thjeshtë: a e ke takuar ndonjëherë Artur Shehun? A ke qenë ndonjëherë në Aruba? A kanë ministrat e tu, në vitin 2019, zhvilluar udhëtime apo takime me të? A ekzistojne udhëtime të tyre në Aruba me Artur Shehun? Nuk mora asnjë përgjigje. Kur pyeta Drejtorinë Antimafia, u konfirmua se ai hetim, mbi të cilin bazoheshin informatorët dhe letrat sekrete që unë kam publikuar, ishte mbyllur, jo sepse mungonin elementët," tha Trocchia.

8 MUAJ ME PARE

Gazetari i njohur investigativ, Nello Trocchia tregon karakteristikat e mafias shqiptare: Të përkujtojnë përvojën italiane barbare

“Në biseda përmendej emri i KM shqiptar”/ Gazetari
Nello Trocchia

ITALI- Gazetari i njohur investigativ italian, Nello Trocchia ka folur për mafian shqiptare. Në një intervistë për SYRI.Tv Trocchia tregon karakterisitkat e mafiave shqiptare, ku thotë se ata funksionojnë me celula dhe të përkujton përvojën italiane barbare dhe të tmerrshme të Brigadave të Kuqe. Gazetari thekson se këta grupe kanë formë e terrorizmit mafioz të ngjashme me atë atë brigadiste.

Nello Trocchia: Kishte nevojë ta tregosh mafian shqiptare për karakteristikat e saj, për unikitetin, për elementët dallues, duke nisur nga ndërtimi dhe formimi i mafies shqiptare, e cila nuk është më për t'u zili, por funksionon me celula, dhe të përkujton përvojën italiane barbare dhe të tmerrshme të Brigadave të Kuqe, pra një formë e terrorizmit mafioz, e fuqisë kriminale që të kujton atë brigadiste. Në mënyrë të menjëhershme ishte e jashtëzakonshme. Kjo i bën të pakapshëm, i bën në gjendje të shpërndahen

 

nello trocchia

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje