Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale pas miratimit të Buxhetit të vitit 2025 vetëm me votat e mazhorancës dhe refuzimi i amendamenteve të PD-së. Bardhi shkruan se Buxheti është i mirëqenies personale të kryeministrit Edi Rama dhe një grushti njerëzish rreth tij, dhe buxheti i thellimit të varfërisë për qytetarët shqiptar.
Ai shton se vota e Ramës dhe deputetëve të tij kundër 34 propozimeve të bëra nga Grupi Parlamemtar i PD në Buxhetin e Shtetit 2025 nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por është votë kundër pensionistëve, kundër fermerëve, kundër të rinjëve, kundër studentëve, kundër bizneseve, kundër ish- të përndjekurve, kundër pronarëve, kundër shërbimit cilësor shëndetësor apo arsimor, kudër qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme, kundër minatorëve dhe kundër mësuesve apo kundër mjekëve.
Sipas tij në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Rama provoi edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve.
Reagimi i Kryetarit të Grupit të PD, Gazment Bardhi:
Buxheti i miratuar për vitin 2025 është buxheti i mirëqenies personale të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish rreth tij, dhe buxheti i thellimit të varfërisë për qytetarët shqiptar.
Vota e Edi Ramës dhe deputetëve të tij kundër 34 propozimeve të bëra nga Grupi Parlamemtar i PD në Buxhetin e Shtetit 2025 nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por është votë:
kundër pensionistëve,
kundër fermerëve,
kundër të rinjëve,
kundër studentëve,
kundër bizneseve,
kundër ish- të përndjekurve,
kundër pronarëve,
kundër shërbimit cilësor shëndetësor apo arsimor,
kudër qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme,
kundër minatorëve,
kundër mësuesve apo kundër mjekëve.
Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. Në 12 vite vetëm kundër qytetarëve, kundër interesit publik, kundër Shqipërisë.