Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri për të diksutuar procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. • Kos ka zhvilluar takim me kryeministrin Rama dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka në kryeministri. • Vizita ishte një mundësi për të përcjellë rëndësinë e konsolidimit të arritjeve të deritanishme përmes rezultateve të mëtejshme të prekshme në reformat e kërkuara. • Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabku, Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, zhvilluan sot një takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.• Mësohet se demokratët e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke e garantuar se opozita e mbështet procesin e integrimit pasi është Partia Demokratike e cila e ka nisur këtë proces. • Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka vijuar takimet me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri për të diskutuar mbi reformën në drejtësi në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. • Pas takimit me Ramën dhe përfaqësues të opozitës Kos është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK Altin Dumani, atë të këshillit të lartë të drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Cela dhe kreun e ILD Artur Metani.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË - Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka vijuar takimet me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri për të diskutuar mbi reformën në drejtësi në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Pas takimit me Ramën dhe përfaqësues të opozitës Kos është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK Altin Dumani, atë të këshillit të lartë të drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Cela dhe kreun e ILD Artur Metani.
Bëhet me dije se komisionerja është interesuar të dëgjojë prej tyre se si është duke vijuar zbatimi reformës në drejtësi dhe sfidat e përditshme të organeve të drejtësisë.
TIRANA- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabku, Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, zhvilluan sot një takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Mësohet se demokratët e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke e garantuar se opozita e mbështet procesin e integrimit pasi është Partia Demokratike e cila e ka nisur këtë proces.
Ky proces sipas zyrtarëve demokrat duhet të jetë i bazuar në ligje e në reforma konkrete dhe jo të vijë si dhuratë nga Bashkimi Europian. Gjatë bisedës, demokratët e kanë njohur zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian, me tentativën e mazhorancës për të zhbërë rolin e opozitës në Kuvend dhe refuzimin për të zbatuar Vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Zgjedhjet Parlamentare ishin fokusi kryesor i bisedës, ku Marta Kos u njoh me shqetësimet e opozitës, nga përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore, presioni ndaj votuesve, përdorimi i artificave për të penguar regjistrimin e lirë të votuesve në diasporë si dhe përfshirja e krimit të organizuar në proces, sipas tyre.
"Demokratët e njohën Komsioneren edhe me faktin se opozita ndodhet nën sulm dhe se Kryeministri Edi Rama po përdor drejtësinë për këtë qëllim. Ata përmendën faktin se lideri i opozitës Sali Berisha u mbyll për më shumë se një vit në arrest shtëpie pa asnjë fakt dhe provë. Ish-Presidenti i vendit dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u arrestua në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut, ndërsa nënkryetari i Grupit Parlamentar Ervin Saljanji ndodhet në burg vetëm pse ka denoncuar lidhjet e mazhorancës me krimin e organizuar", thuhet në njoftimin e PD-së.
TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos ndodhet ditën e sotme në Tiranë. Kos e shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama.
Në takim ishin të pranishëm dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.


Pas takimit në Kryeministri, Kos dhe Rama do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat. Komisionerja për Zgjerimin në BE pritet të takohet dhe me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe nënkryetarin, Agron Gjerkmarkaj.
Gjatë vizitës së saj në Tiranë ajo do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të opozitës, me Kryetaren e Komisionit për Çështjet e BE-së, Jorida Tabaku dhe Kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
Gjithashtu komisionerja Kos do t’u drejtohet studentëve të Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës si dhe do të shkëmbejë pikpamje mbi rolin dhe angazhimin e të rinjve në politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Komisionerja Kos do të vizitojë edhe 3 projekte të financuara nga BE në Elbasan.
TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos do të vizitojë sot Shqipërinë për herë të parë. Kjo vizitë do të shërbejë si një rast për të diskutuar me autoritetet shqiptare mbi proçesin e anëtarësimit në BE, veçanërisht progresin në reformat themelore si ajo në drejtësi. Vizita do të jetë gjithashtu një mundësi për të përcjellë rëndësinë e konsolidimit të arritjeve të deritanishme përmes rezultateve të mëtejshme të prekshme në reformat e kërkuara.
Komisionerja mësohet do të mbërrijë në Kryeministri në orën 09:30 ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryenegociatoren Majlinda Dhuka, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali si dhe përfaqësues të opozitës. Më pas në rreth orës 10:40 së bashku do të kenë një konferencë për mediat. Ajo do të takohet me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile.
Gjithashtu komisionerja Kos do t’u drejtohet studentëve të Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës si dhe do të shkëmbejë pikpamje mbi rolin dhe angazhimin e të rinjve në politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Komisionerja Kos do të vizitojë edhe 3 projekte të financuara nga BE në Elbasan. Një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama është planifikuar për në orën 10:10.